Seminari
Njësia 7: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 29:1–30


Njësia 7: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 29:1–30

Hyrje

Pak përpara një konference të Kishës më 26 shtator 1830, Zoti dha zbulesën që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 29 “në prani të gjashtë pleqve” (DeB 29, kreu i seksionit). Udhëzimet në këtë zbulesë gjejnë zbatim për të gjithë ata që thirren për të shpallur ungjillin.

Doktrina e Besëlidhje 29:1–5

Zoti dëshmon për Shlyerjen e Tij dhe dëshirën e Tij për të mbledhur popullin e Tij

A e keni pyetur veten ndonjëherë nëse Perëndia do t’ju donte, mbronte dhe falte? Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:1–5 duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari do, mbron dhe fal.

Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 29:2, me çfarë e krahasoi Shpëtimtari veten e Tij?

Kur një klloçkë e ndien rrezikun, ajo i thërret zogjtë e saj. Ata i afrohen dhe ajo i mbledh nën krahët e saj të shtrirë për t’i mbrojtur. Ajo do të sakrifikojë jetën e saj për të shpëtuar zogjtë e saj.

klloçkë me zogjtë

Merrni parasysh atë që zogjtë duhet të bëjnë me qëllim që të mblidhen të sigurt nën mbrojtjen e nënës klloçkë. Çfarë mund t’u ndodhë zogjve nëse ata nuk bëjnë atë që duhej të bënin? Në ç’mënyrë Jezu Krishti është si një klloçkë që i mbledh dhe i mbron zogjtë e saj?

Krishti me Fëmijët

Rishikoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:2 dhe mendoni rreth asaj që ne duhet të bëjmë për t’u mbledhur te Jezu Krishti për siguri. Shenjoni fjalët ose frazat në vargjet 1–2 që japin mësim këtë të vërtetë: Jezu Krishti do të na mbledhë në krahët e Tij të mëshirës nëse e dëgjojmë zërin e Tij, jemi të përulur dhe thërrasim në emër të Tij në lutje. (Kujtoni se fjala dëgjojmë do të thotë të mbajmë vesh me vëmendje dhe të bindemi.)

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë po bëni që ta dëgjoni zërin e Zotit tani në jetën tuaj? Çfarë mund të bëni më shumë?

    2. Kur jeni ndier më afër Shpëtimtarit nëpërmjet dëgjimit të zërit të Tij apo nëpërmjet lutjeve?

Doktrina e Besëlidhje 29:5 fillon me frazën “gëzohuni në zemrat tuaja e ngazëllehuni”. (Ju mund të doni ta shenjoni këtë frazë në shkrimet tuaja të shenjta.) Përse tha Zoti se ata duhej të jenë të ngazëllyer? Çfarë mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 29:1–5 rreth arsyes pse ne mund të gëzohemi në zemrat tona e ngazëllehemi?

Një parim që mund të mësojmë është që për shkak se Jezu Krishti shleu për mëkatet tona dhe është Avokati ynë me Atin, ne mund të gëzohemi në zemrat tona dhe të ngazëllehemi. Ju mund të doni ta shkruani këtë të vërtetë në anë të faqes te shkrimet tuaja të shenjta pranë vargut 5.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth mënyrës se si Shlyerja e Jezu Krishtit ka sjellë lumturi dhe gëzim në jetën tuaj apo në jetën e dikujt që ju njihni.

Doktrina e Besëlidhje 29:6–13

Jezu Krishti do t’i mbledhë të zgjedhurit e Tij në përgatitje për Ardhjen e Tij të Dytë

Pasi kemi marrë një dëshmi të Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne kemi përgjegjësi që ta ndajmë lajmin me të tjerët. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:7–8 duke kërkuar se kë donte Zoti që këta pleq të mblidhnin nëpërmjet predikimit të tyre të ungjillit. Çfarë tha Zoti rreth të zgjedhurve të Tij në vargun 7?

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nga ajo që keni mësuar rreth të zgjedhurve të Zotit, çfarë po bëni në jetën tuaj për të qenë një nga të zgjedhurit e Perëndisë?

Doktrinën e Besëlidhjet 29:10–13 Shpëtimtari dha mësim se Ai do ta “shfaq[ë] [veten e Tij] nga qielli me fuqi e lavdi të madhe” (vargu 11), ose me fjalë të tjera, Ai do të vijë nga qielli sërish në tokë dhe do të mbretërojë në drejtësi për 1 000 vjet. Kur Ai të vijë sërish, me Apostujt e Tij duke qëndruar në “të djathtën [e Tij]” (vargu 12), Ai do t’i gjykojë njerëzit e tokës dhe të drejtët që kanë vdekur, do të ringjallen.

Doktrina e Besëlidhje 29:14–21

Zoti përshkruan shenjat që do të paraprijnë Ardhjen e Dytë

Megjithëse asnjë njeri në tokë nuk e di kohën e saktë të Ardhjes së Dytë, Zoti na ka treguar shenjat që do të ndodhin përpara Ardhjes së Dytë, kështu që të drejtët të mund të përgatiten. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:14–21 dhe shenjoni disa nga ngjarjet që do të ndodhin përpara Ardhjes së Dytë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani se si njohja e shenjave të Ardhjes së Dytë mund të na ndihmojë të qëndrojmë besnikë.

Të kujtuarit e analogjisë së klloçkës që thërret zogjtë e saj, do t’ju ndihmojë të kuptoni mesazhin e Shpëtimtarit në këto vargje. Rilexoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:17 dhe përcaktoni atë që do t’u ndodhë atyre që nuk përgjigjen kur Shpëtimtari bën thirrje.

Te Doktrina e Besëlidhje 29:17 ne mësojmë parimin që nëse nuk pendohemi, gjaku shlyes i Shpëtimtarit nuk do të na pastrojë.

Përsiatni nëse ka ndonjë gjë në jetën tuaj për të cilën nevojitet të pendoheni dhe atë që duhet të bëni për t’u pastruar.

Doktrina e Besëlidhje 29:22–30

Mijëvjeçari dhe Gjykimi Përfundimtar

Pas dhënies mësim rreth Ardhjes së Dytë, Zoti i mësoi shenjtorët rreth asaj që do të ndodhte pas Mijëvjeçarit. Mijëvjeçari është një periudhë paqeje prej 1 000 vjetësh, që do të fillojë kur Krishti të kthehet për të mbretëruar personalisht mbi tokë. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 29:22–30 dhe përcaktoni atë që do të ndodhë pas Mijëvjeçarit. (Mund të jetë e dobishme të dini se Mikaeli, kryeengjëlli i përmendur te vargu 26, është Adami [shih DeB 107:54].)

Shqyrtoni se si të diturit e këtyre të vërtetave mund t’i kishte ndihmuar misionarët e hershëm t’i përmbushnin më mirë thirrjet e tyre për të predikuar ungjillin dhe për të mbledhur të zgjedhurit.

Lexojeni sërish Doktrinën e Besëlidhjet 29:27 duke kërkuar bekimin që u jepet atyre që mblidhen te Shpëtimtari. Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat që e japin mësim këtë parim: Ata që kanë jetuar drejtësisht dhe vijnë te Jezu Krishti, do të marrin jetë të përjetshme.

  1. ikona e ditaritShqyrtoni se ku qëndroni në përpjekjet tuaja për të ardhur te Jezu Krishti. Çfarë mund të bëni sot që të afroheni më pranë Tij? Shkruajeni planin tuaj në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 29:1–30 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: