Seminari
Njësia 4: Dita 3, Joseph Smith – Historia 1:68–75; Doktrina e Besëlidhje 13


Njësia 4: Dita 3

Joseph Smith – Historia 1:68–75; Doktrina e Besëlidhje 13

Hyrje

Teksa përkthenin pjesën e fletëve të Librit të Mormonit lidhur me shërbesën e Jezu Krishtit të ringjallur mes nefitëve (3 Nefi 11–28), Profeti Jozef Smith dhe Oliver Kaudëri patën pyetje rreth pagëzimit. Ata shkuan në pyllin pranë fermës së Jozefit në Harmoni të Pensilvanisë, për t’i kërkuar Zotit rreth kësaj çështjeje të rëndësishme. Teksa po luteshin, atyre iu shfaq një engjëll. Ai u dha atyre Priftërinë Aarone dhe i udhëzoi që ta pagëzonin njëri-tjetrin në lumin Saskehana aty pranë. Pas pagëzimeve të Jozefit dhe Oliverit, engjëlli i udhëzoi ta shuguronin njëri-tjetrin në Priftërinë Aarone. Fillimisht Jozefi vendosi duart e tij mbi kokën e Oliverit dhe e shuguroi atë në Priftërinë Aarone dhe më pas Oliveri bëri të njëjtën gjë për Jozefin.

Joseph Smith – Historia 1:68–72; Doktrina e Besëlidhje 13

Gjon Pagëzori u jep Priftërinë Aarone Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit

  1. ikona e ditaritPa shikuar në shkrimet tuaja të shenjta, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, sa më mirë që mundeni:

    1. Në ç’datë u rivendos Priftëria Aarone?

    2. Si quhej engjëlli që ua rivendosi Priftërinë Aarone Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit?

    3. Çfarë bëri engjëlli që t’ua jepte Priftërinë Aarone Jozefit dhe Oliverit?

    4. Ç’gjë tjetër u tha engjëlli se do të merrnin Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit pas Priftërisë Aarone?

Lexoni Joseph Smith – Historinë 1:68–72 dhe kontrolloni përgjigjet tuaja. Ju mund të dëshironi ta shkruani doktrinën vijuese pranë Joseph Smith – Historisë 1:68: Priftëria jepet me anë të vënies së duarve. Në përputhje me këtë, Gjon Pagëzori, si një person i ringjallur, ua dha Priftërinë Aarone Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit.

Kthehuni përsëri te Joseph Smith – Historia 1:68 duke kërkuar atë që po bënin Jozefi dhe Oliveri, që i bëri ta pyesnin Zotin rreth pagëzimit dhe marrjes së një heqjeje të mëkateve të tyre. Joseph Smith – Historia 1:69 përmban fjalët që Gjon Pagëzori ua tha Jozef Smithit dhe Oliver Kaudërit.

Rivendosja e Priftërisë Aarone është kaq e rëndësishme sa këto fjalë u përfshinë edhe te Doktrina e Besëlidhje si seksioni 13, që është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme që të mund ta gjeni me lehtësi në të ardhmen.

derë dhe unazë me çelësa

Cili është funksioni ose qëllimi i një dere?

Si lidhet një çelës me funksionin e një dere?

Zoti e përdor një çelës si një simbol për të paraqitur autoritetin e priftërisë, i cili hap mundësi dhe bekime të përjetshme. Kërkoni Doktrinën e Besëlidhjet 13 duke parë për çelësat që lidhen me Priftërinë Aarone. Merrni parasysh t’i shenjoni këto çelësa në shkrimet tuaja të shenjta teksa i gjeni ato.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta plotësoni listën vijuese duke shkruar tre çelësa të përmendur te Doktrina e Besëlidhje 13:

    Priftëria Aarone mban çelësat e:

    1)

    2)

    3)

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi çelësat e Priftërisë Aarone dhe bekimet që i bëjnë ato të vlefshme për anëtarët e Kishës:

Plaku Dallin H. Ouks

“Çfarë do të thotë që Priftëria Aarone mban ‘çelësin e shërbesës së engjëjve’ dhe të ‘ungjillit të pendimit e të pagëzimit dhe të heqjes së mëkateve’? Kuptimi gjendet në ordinancën e pagëzimit dhe në sakramentin. Pagëzimi është për heqjen e mëkateve dhe sakramenti është një ripërtëritje e besëlidhjeve dhe bekimeve të pagëzimit. Që të dyja duhet të paraprihen nga pendimi. …

Askush nga [ne] nuk ka jetuar pa mëkat që nga pagëzimi [ynë]. Pa disa masa për pastrimin e mëtejshëm pas pagëzimit tonë, secili prej nesh është i humbur prej gjërave shpirtërore. …

Ne urdhërohemi të pendohemi për mëkatet tona dhe të vijmë te Zoti me një zemër të thyer e një shpirt të penduar dhe të marrim sakramentin në përputhje me besëlidhjet e tij. Kur ne i ripërtërijmë besëlidhjet tona të pagëzimit në këtë mënyrë, Zoti e ripërtërin ndikimin pastrues të pagëzimit tonë. …

Ne nuk mund ta mbivlerësojmë rëndësinë e Priftërisë Aarone në këtë gjë. Gjithë këto hapa jetësorë, që lidhen me heqjen e mëkateve, kryhen nëpërmjet ordinancës shpëtuese të pagëzimit dhe ordinancës ripërtëritëse të sakramentit. Këto ordinanca, që të dyja, kryhen nga mbajtës të Priftërisë Aarone nën drejtimin e këshillit të peshkopit, të cilët ushtrojnë çelësat e ungjillit të pendimit e të pagëzimit dhe të heqjes së mëkateve” (“The Aaronic Priesthood and the Sacrament”, Ensign, nëntor 1998, f. 37–38).

Merrni parasysh se si na ndihmojnë çelësat e Priftërisë Aarone që të marrim bekimet e Shlyerjes së Jezu Krishtit. Sipas Plakut Ouks, kush i drejton çelësat e ungjillit të pendimit e të pagëzimit në secilën lagje?

Presidenti Gordon B. Hinkli e shpjegoi çelësin e shërbesës së engjëjve në këtë mënyrë:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Kur Uillford Udrafi, një burrë që kishte jetuar shumë vite dhe pati shumë përvoja, ishte Presidenti i Kishës, ai u tha djemve të Priftërisë Aarone: ‘Dëshiroj të ngulis tek ju faktin se nuk ka ndonjë ndryshim nëse një burrë është një Prift apo një Apostull, nëse ai e lartëson thirrjen e tij. Një Prift mban çelësat e shërbesës së engjëjve’, tha ai. ‘Kurrë në jetën time, si Apostull, si I Shtatëdhjetë apo si Plak, nuk kam pasur ndonjëherë më shumë mbrojtje nga Zoti sesa kur mbaja detyrën e një Prifti.’ (Millennial Star, 53:629.)

Mendoni për të, vëllezërit e mi të rinj, të dashur. Kjo priftëri, të cilën e mbani, mbart me vete çelësat e shërbesës së engjëjve. Kjo do të thotë, siç e interpretoj unë, se, nëse jetoni të denjë për priftërinë, ju keni të drejtën që të merrni e të gëzoni pikërisht fuqinë e qenieve qiellore për t’ju udhërrëfyer, për t’ju mbrojtur, për t’ju bekuar. Cili djalë, nëse është i matur, nuk do ta mirëpriste këtë bekim të mrekullueshëm?” (“The Priesthood of Aaron”, Ensign, nëntor 1982, f. 45).

Plaku Ouks dha disa ide shtesë lidhur me çelësin e shërbesës së engjëjve:

Plaku Dallin H. Ouks

“Si një mbajtës i ri [në moshë] i Priftërisë Aarone, nuk mendova se do të shihja një engjëll dhe pyesja veten se çfarë lidhje kishin shfaqje të tilla me Priftërinë Aarone.

Por shërbesa e engjëjve mund të jetë edhe e padukshme. Mesazhet engjëllore mund të jepen nga një zë apo thjesht nga mendimet ose ndjenjat e komunikuara në mendje. …

Në përgjithësi, bekimet e shoqërimit dhe të komunikimit shpirtëror janë në dispozicion vetëm për ata që janë të pastër. … Prandaj është që, ata që mbajnë Priftërinë Aarone, hapin derën për të gjithë anëtarët e Kishës, të cilët e marrin me denjësi sakramentin, që të gëzojnë shoqërimin e Shpirtit të Zotit dhe shërbesën e engjëjve” (“The Aaronic Priesthood and the Sacrament”, f. 39).

përgatitja, bekimi dhe shpërndarja e sakramentit.
  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund t’i ndikojë mendimet ose veprimet tuaja kuptueshmëria e fuqisë të Priftërisë Aarone kur e përgatitni, administroni ose merrni sakramentin këtë të diel?

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 13:1

  1. ikona e ditaritShkruajeni Doktrinën e Besëlidhjet 13:1 në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Thuajeni fragmentin me zë të lartë. Më pas mbulojeni një pjesë të fragmentit dhe thuajeni atë përsëri. Vazhdoni duke mbuluar gjithnjë e më shumë nga fragmenti dhe përsëriteni atë me zë të lartë derisa ta keni mësuar përmendsh.

Joseph Smith – Historia 1:73–75

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri përjetojnë bekime të mëdha pas pagëzimit të tyre

Zoti derdhi bekime të mëdha mbi Jozef Smithin dhe Oliver Kaudërin pas pagëzimit të tyre. Lexoni Joseph Smith – Historinë 1:73–74. Ju mund të dëshironi të shenjoni fjalë ose fraza që përshkruajnë atë që përjetuan Jozefi dhe Oliveri.

Është e rëndësishme të vihet në dukje se Jozefi dhe Oliveri përjetuan fuqinë e Frymës së Shenjtë, përderisa ende nuk iu ishte dhënë Priftëria Melkizedeke për dhënien e dhuratës së Frymës së Shenjtë (shih Joseph Smith – Historia 1:70; shih edhe Bible Dictionary [Fjalori Biblik] ose Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Frymë e Shenjtë”).

Nga ajo që përjetuan Jozefi dhe Oliveri në këtë rast, të përshkruar te Joseph Smith – Historia 1:74, plotësoni parimin vijues: Fryma e Shenjtë na ndihmon të kuptojmë e e shkrimeve të shenjta.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani mendimet tuaja rreth pyetjeve vijuese:

    1. Si mendoni, përse kemi nevojë që Fryma e Shenjtë të na ndihmojë t’i kuptojmë shkrimet e shenjta?

    2. Kur e keni ndier Frymën e Shenjtë që t’ju ndihmojë ta kuptoni “kuptimi[n] e qëllimi[n e] vërtetë” të shkrimeve të shenjta?

    3. Çfarë mund të bëni për ta ftuar ndihmën e Frymës së Shenjtë teksa studioni shkrimet e shenjta?

    4. Si mund ta ndikojë të kuptuarin tuaj të shkrimeve të shenjta ripërtëritja e besëlidhjeve të pagëzimit nëpërmjet marrjes së sakramentit?

Për ta mbyllur këtë mësim, lexoni përshkrimin e Oliver Kaudërit për ngjarjet që rrethuan rivendosjen e Priftërisë Aarone, të cilat mund të gjenden pas përfundimit të Joseph Smith – Historisë. Teksa lexoni, ju mund të dëshironi të shenjoni fjalë ose fraza që ju bëjnë përshtypje. Çfarë mund të mësoni nga përshkrimi i Oliverit?

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Joseph Smith – Historinë 1:68–75 dhe Doktrinën e Besëlidhjet 13 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: