Seminari
Njësia 16: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 76:50–80


Njësia 16: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 76:50–80

Hyrje

Pasi pa në vegim lavdinë e Birit, rënien e Luciferit dhe gjendjen e bijve të humbjes, Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit iu treguan ata që do të marrin pjesë në ringjalljen e të drejtëve: banorët e mbretërive çelestiale dhe terrestriale.

Doktrina e Besëlidhje 76:50–70

Zoti zbulon kërkesat për marrjen e lavdisë çelestiale dhe bekimet e saj

Shtëpia e Xhon Xhonsonit

Dhoma ku u mor vegimi i shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76.

Ndërsa po punonin për përkthimin e Biblës, më 16 shkurt 1832, Profeti Jozef Smith bëri ndryshime të frymëzuara në formulimin e Gjonit 5:29 lidhur me ringjalljen e të drejtëve dhe të padrejtëve (shih DeB 76:15–17). Ai dhe Sidni Rigdoni po përsiatnin përshkrimin e Gjonit për ringjalljen e të drejtëve dhe ringjalljen e të padrejtëve, kur morën vegimin e përfshirë te Doktrina e Besëlidhje 76. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:50, duke kërkuar se kush iu tregua Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit pas vegimit për bijtë e humbjes. (Ndërsa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se në këtë varg fjala i drejtë do të thotë i vërtetë. Ju mund të doni ta shkruani këtë përkufizim në anë të faqes te shkrimet tuaja të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 76:50.)

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:70 dhe shenjoni se kush ishin në grupin e parë të njerëzve që panë Jozefi dhe Sidni, të cilët do të ringjallen gjatë ringjalljes së të drejtëve. Si pjesë të këtij vegimi, Zoti zbuloi cilësitë e atyre që do ta trashëgojnë mbretërinë çelestiale.

  1. ikona e ditaritShkruajeni titullin Të Bërët një Person Çelestial në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:51–53 dhe nën titullin në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditini cilësitë e përshkruara në këto vargje për ata që do ta trashëgojnë mbretërinë çelestiale. Përpiquni të gjeni të pakën katër cilësi.

Për t’ju ndihmuar t’i kuptoni më mirë disa fraza që keni gjetur, mund të jetë e dobishme të dini se të “[marrësh] dëshminë e Jezusit” (DeB 76:51) do të thotë të marrësh një dëshmi me anë të zbulesës vetjake se Jezu Krishti është Shpëtimtari dhe të veprosh sipas asaj dëshmie në jetën tënde. Të “k[esh] sukses nëpërmjet besimit” (DeB 76:53) do të thotë t’i mposhtësh tundimet dhe mëkatet duke ushtruar besim në Jezu Krisht. Një individ “vulose[t] me anë të Shpirtit të Shenjtë të premtimit” (DeB 76:53; shih edhe DeB 132:7) kur Fryma e Shenjtë konfirmon se marrja e ordinancave të priftërisë dhe besëlidhjet e bëra janë të pranueshme për Perëndinë. Ky miratim varet nga besnikëria e personit.

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar t’i kuptoni më tej cilësitë e një personi çelestial, përgjigjjuni njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë keni bërë për ta marrë dëshminë e Jezu Krishtit dhe për ta mbajtur të fortë atë dëshmi?

    2. Çfarë mund të bëni ju për ta pranuar më mirë dëshminë e Jezu Krishtit?

    3. Në ç’mënyrë marrja e dëshmisë së Jezu Krishtit dhe mbajtja e urdhërimeve të Tij, e ndihmon dikë të bëhet më i denjë për mbretërinë çelestiale?

Jezu Krishti

Përveç zbulimit të disa prej cilësive të atyre që do ta trashëgojnë mbretërinë çelestiale, Zoti vijoi të përshkruante disa nga bekimet që do të marrin banorët e mbretërisë çelestiale. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:54–68 dhe përcaktojini këto bekime. Merrni parasysh t’i shenjoni bekimet që janë veçanërisht kuptimplota për ju.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:69–70, duke kërkuar atë që u ndodh atyre që janë të denjë për mbretërinë çelestiale. Ndërsa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se fjala i përsosurvargun 69 nuk do të thotë i patëmetë; ajo do të thotë i plotë. (Mateu 5:48 poshtëshënimi b [te botimi shdm i Biblës], shpjegon se përkthimet alternative të fjalës në gjuhën greke janë “i plotë, i kryer, plotësisht i zhvilluar”.)

Ndërsa përpjekjet tona më të mira për t’i mbajtur të gjitha urdhërimet nuk na bëjnë të përsosur, përpjekjet tona bëjnë vërtet të mundur që ne të marrim hirin e Shpëtimtarit dhe të pastrohemi me anë të “shlyerje[s së Tij] të përsosur nëpërmjet derdhjes së vetë gjakut të tij” (DeB 76:69). Secili prej nesh mund të bëhet i përsosur nëpërmjet Jezu Krishtit dhe ne mund të ekzaltohemi me familjen tonë në shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale (shih Moroni 10:32–33). Kjo e vërtetë mund të na nxitë t’i zbatojmë urdhërimet dhe t’i marrim ordinancat e shpëtimit, që të mund t’i marrim këto bekime të mëdha. Pra, ne mund të bëhemi të përsosur nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Ju mund të doni ta shkruani këtë parim nën titullin “Të Bërët një Person Çelestial” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Në ç’mënyrë parimet e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 76:69–70 e forcojnë besimin tuaj dhe ju frymëzojnë ta kërkoni ekzaltimin në mbretërinë çelestiale?

    2. Si mund të na ndihmojnë parimet e dhëna mësim në këto vargje që ta mposhtim shkurajimin ndërsa përpiqemi për lavdinë çelestiale?

Doktrina e Besëlidhje 76:71–80

Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit iu tregohet në vegim mbretëria terrestriale

Në qoftë se do t’i pyetnit miqtë tuaj nëse ata besojnë se mund ta trashëgojnë mbretërinë çelestiale – që të kthehen të jetojnë përjetësisht me Atin Qiellor, me familjet e tyre – sa prej tyre mendoni se do të thoshin që besojnë se munden? A besoni se ju mund ta trashëgoni mbretërinë çelestiale?

Peshkopi Jozef L. Uirthlin, i Peshkopatës Kryesuese, dëshmoi: “Ne të gjithë jemi kandidatë për mbretërinë çelestiale” (në Conference Report, prill 1952, f. 118). Ju mund të doni ta shkruani këtë thënie në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta ose në anë të faqes të shkrimeve tuaja të shenjta.

Megjithëse të gjithë njerëzit janë kandidatë për mbretërinë çelestiale, disa zgjedhin të mos jetojnë në lartësinë e potencialit të tyre. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:71 dhe shenjojeni atë që Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdon panë më pas në vegim.

Vini re se si shkrimet e shenjta e përdorin ndryshimin midis dritës së pasqyruar nga hëna dhe dritës që rrezatohet drejtpërdrejtë nga dielli, për të simbolizuar ndryshimin midis lavdisë së mbretërisë terrestriale dhe asaj çelestiale. Ndërsa banorët e mbretërisë çelestiale dhe asaj terrestiale përfshihen së bashku në ringjalljen e të drejtëve, ata që marrin trupa çelestialë do të ringjallen me lavdi dhe bekime më të mëdha sesa ata që marrin trupa terrestrialë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:72–80, duke kërkuar mënyrën se si banorët e mbretërisë terrestriale ndryshojnë nga banorët e mbretërisë çelestiale.

Rishikojeni Doktrinën e Besëlidhjet 76:71–79 dhe shenjojeni atë që gjeni rreth asaj se kush do ta trashëgojë mbretërinë terrestriale. “Mbani mend që vetëm Perëndia, i cili njeh zemrën e secilit individ, mund t’i gjykojë përfundimisht njerëzit (shih Zbulesa 20:12; 3 Nefi 27:14; DeB 137:9)” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 59). Vetëm Zoti mund ta njohë zemrën tonë; ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos bëjmë gjykime se cilën mbretëri ne besojmë se të tjerët do të trashëgojnë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në ç’mënyrë disa njerëz sot po verbohen nga dinakëria e njerëzve?

Një ndryshim domethënës midis njerëzve që trashëgojnë mbretërinë çelestiale dhe terrestiale është ajo çfarë ata bëjnë me dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Ata që trashëgojnë mbretërinë terrestriale “nuk janë të guximshëm në dëshminë e Jezusit” (DeB 76:79). Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Plaku Brus R. Mek-Konki

“Çfarë do të thotë të jesh i guximshëm në dëshminë e Jezusit?

Do të thotë të jemi guximtarë dhe trima; të përdorim të gjithë forcën, energjinë dhe aftësinë tonë në luftën me botën; të luftojmë luftën e drejtë të besimit. … Gurthemeli i madh i guximit në kauzën e drejtësisë është bindja ndaj ligjit të plotë të të gjithë ungjillit. …

Të jesh i guximshëm në dëshminë për Jezusin do të thotë të besosh në Krishtin dhe ungjillin e tij me bindje të patundur. Do të thotë të dish të vërtetën [vërtetësinë] dhe hyjnueshmërinë e punës së Zotit në tokë.

Por kjo nuk është e gjitha. Është më shumë se sa thjesht të besuarit dhe të diturit. Ne duhet të jemi bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues. Është më shumë se sa thjesht fjalë boshe; nuk është thjesht të rrëfesh me gojë për Birninë hyjnore të Shpëtimtarit. Është bindje dhe pajtim dhe drejtësi vetjake. …

Të jesh i guximshëm në dëshminë e Jezusit do të thotë të … ‘duro[sh] deri në fund’. (2 Nefi 31:20.) Do të thotë ta jetojmë fenë tonë, ta praktikojmë atë që predikojmë, t’i mbajmë urdhërimet” (“Be Valiant in the Fight of Faith”, Ensign, nëntor 1974, f. 35).

Secili prej nesh ka potencialin për ta marrë mbretërinë çelestiale përmes zgjedhjeve që ne bëjmë. Siç u dha mësim në shkrimet e shenjta që ju keni studiuar në këtë mësim, nëse jemi të guximshëm në dëshminë për Jezusin, ne mund ta marrim mbretërinë çelestiale të Perëndisë. Shtojeni këtë parim nën titullin “Të Bërët një Person Çelestial” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Mendoni për dikë që ju njihni, të cilin do ta quanit të guximshëm në dëshminë për Jezu Krishtin. Cilat karakteristika dhe veprime tregojnë guximin e tij apo të saj?

    2. Çfarë ju ka ndihmuar të jeni të guximshëm në dëshminë tuaj për Jezu Krishtin?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 76:50–80 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: