Seminari
Njësia 28: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 131


Njësia 28: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 131

Hyrje

Doktrina e Besëlidhje 131 përmban një përmbledhje të parimeve që Profeti Jozef Smith i dha mësim ndërkohë që ishte në Ramus të Ilinoisit, më 16–17 maj 1843. Ai dha mësim rreth besëlidhjes së re dhe të përjetshme të martesës dhe premtimit të jetës së përjetshme për besnikët. Ai gjithashtu dha mësim se i gjithë shpirti është materie.

Doktrina e Besëlidhje 131:1–4

Jozef Smithi jep mësim për rëndësinë e besëlidhjes së martesës së përjetshme

çift i veshur me të bardha, me tempullin në sfond

Përse Zoti dhe udhëheqësit e Kishës i japin kaq shumë rëndësi të qenit të martuar në tempull? Doktrina e Besëlidhje 131 na ndihmon t’i përgjigjemi asaj pyetjeje. Po kështu na ndihmon Doktrina e Besëlidhje 132, të cilën do ta studioni në mësimin e ardhshëm.

Më 16 maj 1843, Profeti Jozef Smith udhëtoi drejt Ramusit në Ilinois. Teksa qëndronte në shtëpinë e Beniamin dhe Melisa Xhonsonit, ai kreu vulosjen e tyre si burrë e grua për përjetësi (kjo ordinancë u autorizua përkohësisht derisa u përfundua tempulli). Ai u mësoi atyre gjithashtu se ç’lidhje ka martesa e përjetshme me mbretërinë çelestiale. Këto të vërteta shënohen te Doktrina e Besëlidhje 131:1–4. (Shih History of the Church, 5:391–392.)

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 131:1, duke kërkuar një të vërtetë që Profeti e zbuloi rreth mbretërisë çelestiale. Më pas plotësoni fjalinë vijuese: Ka qiej apo shkallë brenda mbretërisë çelestiale.

Ne shpesh i referohemi marrjes së shkallës më të lartë brenda mbretërisë çelestiale si ekzaltimi ose jeta e përjetshme. Ata që e fitojnë këtë shkallë të lavdisë çelestiale do të jetojnë të njëjtin lloj dhe të njëjtën cilësi jete që jeton Ati ynë Qiellor.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 131:2–4, duke kërkuar atë që duhet të bëjmë me qëllim që të fitojmë shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale. (Doktrina e Besëlidhje 131:1–4 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni t’i shenjoni këto vargje në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjeni lehtësisht më vonë.)

Nga ajo që mësojmë te vargu 2, plotësoni thënien vijuese doktrinore: Me qëllim që ta fitojmë shkallën më të lartë të mbretërisë çelestiale, ne duhet të hyjmë .

Te Doktrina e Besëlidhje 131:4, ne mësojmë që, nëse nuk vulosemi në tempull nga autoriteti i duhur, ne “nuk mund të ke[mi] rritje”. Fjala rritje i referohet mundësisë që të vazhdojmë të kemi fëmijë në mbretërinë çelestiale.

Vini re frazën “besëlidhja e re dhe e përjetshme e martesës” në vargun 2. Fjala e re në këtë kontekst do të thotë që kjo zbulesë u rivendos sërish në periudhën tonë ungjillore. Termi e përjetshme do të thotë që kjo besëlidhje thelbësore do të durojë gjatë gjithë përjetësisë. Ne hyjmë në këtë besëlidhje të martesës çelestiale vetëm në tempull.

Si mendoni ju, në çfarë mënyrash martesa çelestiale midis një burri dhe një gruaje i përgatit ata për ekzaltim? Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha disa ide të rëndësishme për këtë pyetje. Teksa lexoni atë që ai dha mësim, shenjoni fjalë ose fraza që shpjegojnë se si na ndihmon martesa çelestiale që të përgatitemi për jetë të përjetshme.

Plaku Dejvid A. Bednar

“Dy arsye doktrinore detyruese na ndihmojnë të kuptojmë përse martesa e përjetshme është thelbësore në planin e Atit.

Arsyeja 1: Natyrat e shpirtit të mashkullit dhe të femrës e plotësojnë dhe e përsosin njëri-tjetrin, prandaj burrat dhe gratë janë caktuar të përparojnë së bashku drejt ekzaltimit. …

Sipas planit hyjnor, burrat dhe gratë janë caktuar që të përparojnë së bashku drejt përsosjes dhe një plotësie të lavdisë. Për shkak të karaktereve dhe aftësive të tyre të dallueshme, meshkujt dhe femrat, secili, sjellin në një marrëdhënie martesore këndvështrime dhe përvoja të pashoqe. Burri dhe gruaja japin ndihmesa të ndryshme, por të barabarta në një bashkim dhe unitet që nuk mund të arrihen në ndonjë mënyrë tjetër. Burri e plotëson dhe e përsos gruan dhe gruaja e plotëson dhe e përsos burrin, teksa ata mësojnë nga njëri-tjetri dhe e forcojnë dhe e bekojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke. …

Arsyeja 2: Sipas planit hyjnor, që të dy, një burrë dhe një grua, duhen për të sjellë fëmijë në vdekshmmëri dhe që të sigurojnë kushtet më të mira për të rritur dhe edukuar fëmijë …

Një shtëpi, me një bashkëshort e një bashkëshorte të dashur dhe besnike është mjedisi ideal në të cilin fëmijët mund të rriten me dashuri e drejtësi dhe në të cilin përmbushen nevojat shpirtërore dhe fizike të fëmijëve. Ashtu sikurse tiparet e pashoqe si të meshkujve dhe të femrave luajnë rol në plotësinë e një marrëdhënieje martesore, po ashtu, të njëjtat tipare janë jetike për rritjen, ushqimin shpirtëror dhe të mësuarin e fëmijëve” (“Marriage Is Essential to His Eternal Plan”, Ensign, qershor 2006, f. 83–84; ose Liahona, qershor 2006, f. 51–52).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Si mund të ndikojë të kuptuarit e doktrinës se martesa çelestiale është thelbësore për ekzaltimin, në atë që ju kërkoni te një bashkëshort/e i/e ardhshëm/me?

    2. Përse është e rëndësishme në moshën tuaj ta bëni përparësi përgatitjen për të marrë “besëlidhjen e re dhe të përjetshme të martesës” (DeB 131:2) në tempull?

Bekimet e ekzaltimit janë në dispozicion të atyre që nuk e kanë mundësinë për një martesë çelestiale në këtë jetë: “Disa anëtarë të Kishës mbeten beqarë jo për faj të tyre, edhe pse ata dëshirojnë të martohen. Në rast se e gjeni veten në këtë situatë, jini të sigurt se ‘të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë’ (Romakëve 8:28). Kur qëndroni i denjë, në një ditë të ardhshme, në këtë jetë ose në tjetrën, do t’ju jepen të gjitha bekimet e një marrëdhënieje të përjetshme familjare. Zoti e ka përsëritur vazhdimisht këtë premtim nëpërmjet profetëve të Tij të ditëve të mëvonshme” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2005], f. 86).

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 131:1–4

  1. ikona e ditaritLexojeni tri herë Doktrinën e Besëlidhjet 131:1–4. Vizatoni një figurë që ndihmon për t’i shpjeguar të vërtetat në këto vargje. Gjeni një mundësi për t’ia dhënë mësim këtë fragment të zotërimit të shkrimit të shenjtë një pjesëtari të familjes apo një miku. Merreni parasysh ta përdorni këtë figurë për t’ju ndihmuar që të shpjegoni të vërtetat. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani se kujt i dhatë mësim dhe kur.

Doktrina e Besëlidhje 131:5–6

Jozef Smithi shpjegon shprehjen “fjala më e sigurt e profecisë”

Një garanci është një premtim ose një siguri se diçka do të ndodhë në të ardhmen.

Merrini parasysh pyetjet vijuese: Cilat janë përfitimet e të pasurit të një garancie? Përse do të ishte veçanërisht e vlefshme një garanci nga Ati Qiellor?

Në Ramus të Ilinoisit, në mëngjesin e 17 majit 1843, Profeti Jozef Smith dha një predikim mbi një frazë që gjendet te 2 Pjetër 1:19, e cila përfaqëson një garanci nga Perëndia (shih History of the Church, 5:392). Shkoni te 2 Pjetër 1:19 dhe gjeni frazën “më të vërtetuar fjalën profetike”. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 131:5 për të mësuar se çfarë do të thotë fraza “fjala më e sigurt e profecisë”.

  1. ikona e ditaritSipas Doktrinës e Besëlidhjeve 131:5, çfarë i garanton Ati Qiellor një njeriu nëpërmjet fjalës më të sigurt të profecisë? Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani rreth mënyrës se si do të ndiheshit nëse do të merrnit një garanci të tillë.

Disa individë e marrin këtë siguri të jetës së përjetshme teksa janë ende në vdekshmëri. Nganjëherë ne shohim fraza në shkrimet e shenjta që e paraqesin Zotin duke ua dhënë këtë garanci individëve të caktuar. Për shembull, Zoti ia shprehu këtë siguri Jozef Smithit te Doktrina e Besëlidhje 132:49 dhe Almës te Mosia 26:20. Megjithatë, kjo është një çështje private midis një individi dhe Zotit; ne nuk duhet të spekulojmë rreth individëve që e kanë marrë “fjal[ën] më [të] sigurt [të] profecisë”.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 131:6, duke kërkuar diçka që do t’ia ndalonte dikujt marrjen e jetës së përjetshme.

Çfarë tha Profeti Jozef Smith se do ta bënte të pamundur për një njeri që të shpëtohej ose të merrte jetë të përjetshme? Plotësojeni parimin vijues: Ne nuk mund të shpëtohemi .

Presidenti Marion  G. Romni

Presidenti Marion G. Romni, i Presidencës së Parë, dha një shpjegim se çfarë do të thotë kjo: “Njohuria për ‘të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin’ (Gjoni 17:3) është njohuria më e rëndësishme në gjithësi; ajo është njohuria pa të cilën Profeti Jozef Smith tha se askush nuk mund të shpëtohet. Mungesa e saj është padituria për të cilën flitet në zbulesën ku shkruhet: ‘Është e pamundur për një njeri të shpëtohet në padituri’. (DeB 131:6.)” (“Except a Man Be Born Again”, Ensign, nëntor 1981, f. 14).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Çfarë lloj njohurie duhet të kemi me qëllim që të marrim jetë të përjetshme? Si mendoni ju, përse kjo lloj njohurie është thelbësore për shpëtimin?

    2. Çfarë do të bëni që ta shtoni njohurinë tuaj për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Doktrina e Besëlidhje 131:7–8

Jozef Smithi jep mësim se i gjithë shpirti është materie

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 131:7–8, duke kërkuar se nga çfarë përbëhen shpirtrat.

Këto vargje na mësojnë se të gjitha krijesat përbëhen nga materie, por materia shpirtërore është “më [e] pastër [ose] më [e] përpunuar” (DeB 131:7). Materia është lënda nga e cila përbëhen objektet. Profeti Jozef Smith shpjegoi se shpirtrat tanë përbëhen nga një materie shumë e pastër ose e kulluar, e cila nuk mund të shihet me sytë tanë pa ndihmën e Zotit.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 131 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: