Seminari
Njësia 17: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 81


Njësia 17: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 81

Hyrje

Më 8 mars 1832, Zoti thirri Xhesi Gozin dhe Sidni Rigdonin që të shërbenin si këshilltarë të Jozef Smithit. Një javë më vonë, më 15 mars 1832, Zoti dha zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 81. Në këtë zbulesë, Ai përshkroi rolin e këshilltarëve në Presidencën e Parë dhe i premtoi jetë të përjetshme Xhesi Gozit nëse ai qëndronte besnik deri në fund. Xhesi Gozi nuk mbeti besnik dhe Zoti ia transferoi thirrjen për të shërbyer si këshilltar në Presidencën e Parë Frederik G. Uilliamsit, emri i të cilit më pas iu bashkua kësaj zbulese.

Doktrina e Besëlidhje 81

Zoti përshkruan rolin e këshilltarëve në Presidencën e Parë

Përse na jep Zoti thirrje në Kishën e Tij? Cilët janë bekimet e përmbushjes me besnikëri të një thirrjeje? Çfarë ndodh nëse dikush zgjedh të mos e përmbushë me besnikëri thirrjen e tij ose të saj? Edhe pse një udhëheqës i Kishës mund të marrë frymëzim për ta thirrur një anëtar të Kishës në një pozitë të caktuar, varet nga individi që e merr thirrjen, për t’iu përgjigjur asaj me besnikëri.

Lexojeni hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 81, duke kërkuar se kush u thirr fillimisht të shërbente si këshilltar në Presidencën e Priftërisë së Lartë (Presidencën e Parë) dhe çfarë i ndodhi atij.

Xhesi Gozi u thirr të shërbente si një këshilltar në Presidencën e Priftërisë së Lartë (Presidencën e Parë) në mars të vitit 1832. Gjashtë muaj më vonë, më 1 gusht 1832, ai u nis për të shërbyer në një mision me Zebedi Koltrinin. Xhesi u takua me bashkëshorten e tij dhe u përpoq ta bindte atë për vërtetësinë e Kishës së rivendosur, por ajo nuk pranoi të bashkohej. Pak kohë më vonë, misionari shoqërues i Xhesit, Zebedi, u sëmur rëndë dhe iu desh të kthehej në Kirtland të Ohajos. I lënë vetëm, Xhesi nuk e përfundoi misionin e tij dhe nuk qëndroi besnik në Kishë. Ai u shkishërua në dhjetor të vitit 1832.

Sipas hyrjes së seksionit te Doktrina e Besëlidhje 81, kë thirri Zoti që ta zëvendësonte Xhesin?

Ju mund të doni ta shenjoni frazën vijuese që gjendet te hyrja e seksionit: “Zbulesa … duhet të shihet si një hap drejt organizimit zyrtar të Presidencisë së Parë”. Zoti nuk ia zbuloi Profetit organizimin e plotë të Kishës së Tij të gjithën njëherësh. Përkundrazi, Ai zbuloi pjesë të ndryshme të organizimit kur u paraqit nevoja dhe kur shenjtorët ishin gati për t’i pranuar ato. Në mars të vitit 1832, Zoti zbuloi se kishte ardhur koha për të organizuar Presidencën e Priftërisë së Lartë.

Në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 81, Zoti shpjegoi një rol të rëndësishëm të Presidencës së Parë. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 81:1–2 dhe shenjoni fjalët që na mësojnë se Presidenca e Priftërisë së Lartë mban çelësat e mbretërisë së Perëndisë në tokë.

Mbani mend që çelësat e priftërisë janë autoriteti për të kryesuar mbi Kishën dhe për të drejtuar përdorimin e fuqisë së priftërisë. Më vonë, do të organizohej Presidenca e Parë. Çelësat e mbretërisë gjithmonë mbahen nga Presidenca e Parë, e kryesuar nga Presidenti i Kishës.

Presidenti Jozef Filding Smith

Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi se çfarë e aftësojnë çelësat e mbretërisë që të bëjë Presidencën e Parë në kohën tonë: “Këta çelësa janë e drejta e presidencës; ata janë fuqia dhe autoriteti për të qeverisur dhe drejtuar të gjitha punët e Zotit në tokë. Ata që i mbajnë ato çelësa, kanë fuqi për të qeverisur e kontrolluar mënyrën në të cilën të gjithë të tjerët mund të shërbejnë në priftëri” (“Eternal Keys and the Right to Preside”, Ensign, korrik 1972, f. 87).

Presidenca e Parë

Presidenca e Parë, 2013

Një mënyrë në të cilën Presidenca e Parë e drejton dhe e qeveris Kishën është nëpërmjet mësimeve të tyre.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një shembull të mënyrës se si jeni bekuar nëpërmjet mësimeve të Presidencës së Parë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 81:3, duke kërkuar atë që Zoti i tha Frederik G. Uilliamsit të bënte si një këshilltar në Presidencën e Parë.

  1. ikona e ditaritShkruajeni titullin Një Këshilltar në Presidencën e Parë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Nën këtë titull, renditni përgjegjësitë që i përcaktuat në vargun 3. Përveç kësaj, shkruani atë çfarë mendoni se do të thotë për një këshilltar/e që të jetë “besnik në këshillim[in]” e presidentit të tij ose të saj.

Për t’ju ndihmuar që ta kuptoni më mirë se çfarë do të thotë për një këshilltar që të jetë “besnik në këshillim[in]” e presidentit, merrni parasysh atë që Presidenti Gordon B. Hinkli na mësoi rreth mënyrës se si një këshilltar duhet të këshillohet me presidentin.

Presidenti Gordon B. Hinkli

“[Një këshilltar] është një ndihmës për presidentin e tij. …

Si një ndihmës, këshilltari nuk është presidenti. Ai nuk merr përgjegjësi dhe ecën përpara presidentit të tij.

Në mbledhjet e presidencës, secili këshilltar është i lirë të shprehë atë që mendon për të gjitha çështjet që ngrihen përpara presidencës. Megjithatë, është e drejta e posaçme e presidentit që ta marrë vendimin dhe është detyra e këshilltarëve që ta mbështetin atë në atë vendim. Vendimi i tij më pas bëhet vendimi i tyre, pavarësisht nga idetë e tyre të mëparshme” (“In … Counsellors There Is Safety”, Ensign, nëntor 1990, f. 49).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund ta ndihmojë të kuptuarit e detyrave të një këshilltari, dikë që po shërben si këshilltar në ndonjë presidencë të Kishës?

    2. Përse këshilltarët në një presidencë duhet ta mbështetin dhe forcojnë presidentin?

    3. Çfarë mund të bëni për të shërbyer më me efektshmëri në një presidencë, nëse e keni ose kur ta keni atë mundësi?

Zoti i dha një premtim të fuqishëm Frederik G. Uilliamsit, në qoftë se ai do të ishte besnik në thirrjen e tij. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 81:4 dhe gjejeni premtimin.

Fraza “të nxitësh lavdinë e … Zoti[t tënd]” në këtë kontekst, nënkupton se duke qenë besnikë në thirrjet tona, ne mund të ndihmojmë që t’i udhëheqim njerëzit për ta nderuar dhe adhuruar Zotin. Ky premtim zbatohet për ne gjithashtu. Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta: Nëse jemi besnikë në thirrjet tona, ne mund të bëjmë një të mirë të madhe për të tjerët dhe ta nxitim lavdinë e Perëndisë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund të na ndihmojë të shërbyerit besnikërisht në thirrjet tona në Kishë që të bëjmë një të mirë të madhe për njerëzit e tjerë?

    2. Kur i keni parë anëtarët e Kishës të bëjnë të mira të mëdha për të tjerët ngaqë ata ishin besnikë në thirrjet e tyre? Shkruani rreth asaj që keni vëzhguar.

    3. Si mund t’ju ndihmojë të shërbyerit me besnikëri në thirrjet tuaja në Kishë që ta nxitni lavdinë e Perëndisë?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 81:5, duke kërkuar këshillë shtesë që Zoti ia dha Frederik G. Uilliamsit.

Bazuar në atë që Zoti i tha Frederikut te vargu 5, çfarë mund të mësojmë rreth të qenit besnikë në thirrjet tona të Kishës ose të qenit anëtarë besnikë të Kishës?

Plaku Marvin J. Ashton

Thënia vijuese nga Plaku Marvin J. Ashton, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mund t’ju ndihmojë ta kuptoni këshillën e Zotit: “Te Doktrina e Besëlidhje 81:5, vargu mund të interpretohet si nxitja e Zotit drejtuar Frederik G. Uilliamsit për t’u dhënë forcë të dobëtëve (‘ndihmo të dobëtit’), për t’u siguruar nxitje atyre që janë të lodhur apo të shkurajuar (‘ngri duart që varen poshtë’) dhe për t’u dhënë kurajë dhe forcë atyre me gjunjë të këputur dhe zemra të frikësuara” (“Strengthen the Feeble Knees”, Ensign, nëntor 1991, f. 70).

grua në karrocë invalidi me një vajzë të re
  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një përvoje kur jeni lartësuar apo forcuar prej dikujt tjetër. Më pas renditni të paktën tri gjëra që mund të bëni për të “ndihm[uar] të dobëtit, ngri[tur] duart që varen poshtë dhe forc[uar] gjunjët e këputur” të të tjerëve. Shkruani një synim për ta ndihmuar dikë tjetër këtë javë duke bërë një prej gjërave në listën tuaj.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 81:6–7, duke kërkuar bekimet që Zoti ia premtoi Frederik G. Uilliamsit, në qoftë se do të ishte besnik deri në fund.

Po i njëjti premtim është i vlefshëm për ju gjithashtu. Nëse zgjidhni që të jeni besnikë ndaj Zotit, gjë që përfshin të qenit besnikë në thirrjet tuaja dhe të ndihmuarin e njerëzve përreth jush, edhe ju do të kualifikoheni për bekimet e Zotit.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjen 81 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: