Seminari
Njësia 3: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 5


Njësia 3: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 5

Hyrje

Edhe pse Martin Harrisi i humbi 116 faqet e para të dorëshkrimit të Librit të Mormonit gjatë verës së vitit 1828, ai e ruajti dëshirën për të ndihmuar në sjelljen në dritë të Librit të Mormonit. Në mars të vitit 1829, Martini planifikoi të udhëtonte nga shtëpia e tij në Nju-Jork për të vizituar Jozef dhe Ema Smithin në Harmoni të Pensilvanisë. Megjithatë, bashkëshortja e Martinit, Lusi Harrisi, ishte e zemëruar rreth kohës dhe të ardhurave që burri i saj po i përkushtonte botimit të Librit të Mormonit. Ajo ishte e zemëruar edhe me Jozef Smithin që ia kishte mohuar asaj më parë kërkesat për t’i parë fletët e arta. Ajo plotësoi një ankesë ligjore kundër Jozefit dhe mblodhi një numër njerëzish të cilët ishin të gatshëm të dëshmonin se ai kishte gënjyer rreth ekzistencës së fletëve. Përveç kërcënimit me padinë ligjore kundër Jozefit, këta njerëz e paralajmëruan Martin Harrisin se, nëse ai nuk bashkohej me ta që të dëshmonte për mashtrimin dhe gënjeshtrat e pretenduara nga Jozef Smithi, Martini do të ishte gjithashtu fajtor dhe do të bashkohej me Jozefin në burg.

Në këtë kohë, Martini vetë nuk i kishte parë kurrë fletët e arta, edhe pse ai kishte vepruar si shkrues për Jozefin. Pasi udhëtoi për te shtëpia e Jozefit, Martini shprehu dëshirën e tij për të marrë dëshmim të mëtejshëm për vërtetësinë e fletëve të arta. Pasi Jozefi e dëgjoi kërkesën e Martinit që të shihte fletët, ai i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 5. Në këtë zbulesë, Zoti shpalli se tre dëshmitarë do të thirreshin për të dëshmuar për Librin e Mormonit dhe e njoftoi Martinin për atë që duhej të bënte për t’u kualifikuar që të bëhej një prej këtyre dëshmitarëve.

Doktrina e Besëlidhje 5:1–22

Zoti shpall se Ai do ta përhapë fjalën e Tij në ditët e fundit dhe dëshmitarët do të dëshmojnë

A ju është kërkuar ndonjëherë të jeni një dëshmitar? Çfarë ju duhet të kini që të bëheni një dëshmitar ekspert? A ka ndonjë ngjarje në historinë e botës që do të dëshironit ta kishit dëshmuar vetë? A ka ndonjë ngjarje në historinë e Kishës që do të dëshironit ta kishit parë ose dëshmuar? Përse?

Në hyrjen e këtij mësimi ju mësuat se Martin Harrisi dëshironte të shihte fletët e arta. A keni ndier ndonjëherë dëshirë për t’i parë fletët e arta? Përse?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:1–3 dhe kërkoni se si i tha Zoti Jozef Smithit që t’i përgjigjej kërkesës së Martin Harrisit. Sipas këtyre vargjeve, përse Jozef Smithi nuk mund t’ia tregonte fletët Martin Harrisit?

fletët e arta

A e keni pyetur ndonjëherë veten përse Zoti nuk i ka lejuar fletët e arta të paraqiten përpara botës? Presidenti Jozef Filding Smith shpjegoi të paktën një arsye përse njerëzit do të dëshironin t’i shihnin fletët: “Herë pas here, kur [njerëzit] … e dëgjojnë historinë e daljes në dritë të Librit të Mormonit, ata pyesin nëse fletët janë në ndonjë muze ku ato mund të shihen. Disa prej tyre, me një farë trajnimi shkencor, [sugjerojnë] që, nëse studiuesit mund t’i shihnin e shqyrtonin fletët dhe të mësonin t’i lexonin ato, ata më pas do të jepnin dëshmim për të vërtetën e Librit të Mormonit dhe vërtetësinë e Jozef Smithit, dhe mbarë bota atëherë do të kthehej në besim” (Church History and Modern Revelation, 2 vëll. [1953], 1:40).

Teksa lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:5–10, kërkoni përse Zoti i tha Jozef Smithit të mos i tregonte fletët përpara botës.

Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 5:7, ata që nuk i besojnë fjalët e Zotit, të zbuluara nëpërmjet Jozef Smithit, nuk do të besonin edhe sikur t’i shihnin fletët.

  1. ikona e ditaritBazuar në atë që keni mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 5:5–10, shkruani dy fjali në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth arsyes përse Zoti nuk dëshironte që Jozef Smithi t’i paraqiste fletët përpara botës.

Nga Doktrina e Besëlidhje 5:10 ne mësojmë se Zoti e thirri Jozef Smithin që t’ia jepte fjalën e Tij botës. Kjo ishte një thirrje e veçantë për Profetin Jozef Smith. Ju mund të dëshironi t’i shenjoni fjalët që na e mësojnë këtë të vërtetë te Doktrina e Besëlidhje 5:10.

  1. ikona e ditaritShkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përse mendoni se është e rëndësishme të keni një dëshmi për këtë të vërtetë.

Para se të merrej kjo zbulesë, Martin Harrisi u thirr përpara një gjykatësi në Nju-Jork që të dëshmonte lidhur me akuzat e mashtrimit dhe të gënjeshtrave të bëra kundër Jozef Smithit. Martini dëshmoi me guxim për ndershmërinë dhe karakterin e Jozef Smithit dhe i tha gjyqit: “Për sa u përket fletëve që ai thotë se i ka, zotërinj, nëse nuk e besoni atë, por vazhdoni ta kundërshtoni të vërtetën, një ditë ajo do të jetë mjeti i mallkimit të shpirtrave tuaj” (në Lucy Mack Smith, History of Joseph Smith by His Mother, bot. Preston Nibley [1958], f. 146). Pasi e dëgjoi dëshminë e Martinit, gjykatësi nuk pranoi ta shqyrtonte çështjen kundër Jozef Smithit.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:11 dhe kërkoni atë që Zoti tha se do të bënte për ta mbështetur dëshminë e Profetit Jozef Smithit për Librin e Mormonit. Nga ky varg ne mësojmë se Zoti shpalli që dëshmia e Tre Dëshmitarëve do të qëndrojë si provë e vërtetësisë së Librit të Mormonit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:11–15 duke kërkuar atë që Tre Dëshmitarët do të dëgjonin, shihnin e ngarkoheshin të bënin. Teksa lexoni, ju mund të dëshironi ta shenjoni atë që zbuloni.

  1. ikona e ditaritShkruajini mendimet tuaja për pyetjet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund të ishte e dobishme dëshmia e tre dëshmitarëve shtesë për fletët e Librit të Mormonit për dikë që nuk është anëtar i Kishës.

    2. Si mund të ishte e dobishme kjo e vërtetë për dikë që është anëtar i Kishës?

Përveç udhëzimit të Jozef Smithit dhe të Tre Dëshmitarëve që të jepnin dëshmi, Zoti siguroi mjete të tjera me anë të të cilave ne mund të dimë për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:16 dhe kërkoni atë që Zoti u premtoi atyre që besojnë te Libri i Mormonit.

Në bazë të asaj që lexoni, plotësoni të vërtetën vijuese: Nëse vërtet do të besojmë në fjalët e Zotit . (Ju gjithashtu mund të dëshironi ta shkruani parimin e plotësuar në shkrimet tuaja të shenjta pranë vargut 16.)

Presidenti Ezra Taft Benson

Presidenti Ezra Taft Benson foli për përgjegjësinë tonë individuale që të fitojmë dhe të shpallim një dëshmi për Librin e Mormonit: “Ne secili kemi nevojë ta marrim vetë dëshminë tonë për Librin e Mormonit nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Më pas dëshmia jonë, e shoqëruar me Librin e Mormonit, duhet të ndahet me të tjerët që edhe ata të mund të dinë nëpërmjet Frymës së Shenjtë për vërtetësinë e tij” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 84).

  1. ikona e ditaritShkruani njërën ose të dyja shprehjet vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Vetë dëshminë tuaj për Librin e Mormonit

    2. Çfarë mund të bëni ju që ta fitoni ose forconi dëshminë tuaj se Libri i Mormonit është i vërtetë

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:21–22 duke e zëvendësuar emrin “Joseph” me vetë emrin tuaj. Përsiatni se si mund ta shmangni dorëzimin ndaj “bindjeve të njerëzve”.

Çfarë premtoi Zoti se do të merrte Jozef Smithi, në qoftë se ai do të ishte besnik, edhe sikur të “vrite[j]”?

Doktrina e Besëlidhje 5:23–35

Martin Harrisi mund të thirret si një nga Tre Dëshmitarët nëse pendohet

Çfarë është e domosdoshme për ta bërë një poç drite të vihet në punë?

llambë dhe poç drite

Përveç rrymës elektrike, ne do të nevojitet ta vendosim poçin brenda një llambe, ta vëmë llambën në prizë dhe më pas ta ndezim llambën. Ashtu siç ka disa hapa për ta ndezur një poç drite, Martin Harrisi mësoi se do të kishte disa hapa për ta marrë dëshminë për fletët, që ai e dëshironte nga Zoti.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:23–24 dhe përcaktoni premtimin e kushtëzuar që Zoti ia dha Martin Harrisit. Teksa lexoni, kërkoni fjalën nëse dhe përcaktoni hapat ose kushtet e caktuara që e ndjekin atë fjalë. Plotësoni thënien vijuese bazuar në atë që lexoni: Nëse Martin Harrisi do të , atëherë Zoti do t’i japë atij një pamje të fletëve, sikurse ai dëshironte. Nëpërmjet këtij premtimi, Zoti po i ofronte Martin Harrisit mundësinë për të qenë një dëshmitar i Librit të Mormonit.

Premtimi që Zoti ia dha Martin Harrisit te Doktrina e Besëlidhje 5:24, gjen zbatim edhe për ne: Nëse lutemi sinqerisht, me përulësi e besim, atëherë ne mund të marrim përgjigje në përputhje me dëshirat tona të drejta.

Përsiatni se çfarë do të thotë të lutesh me përulësi, besim dhe sinqeritet. Mendoni rreth rastit kur e keni dëgjuar ose ofruar një lutje që e ndiet se u ofrua në këtë mënyrë. Çfarë e bëri këtë lutje të ndryshme nga lutje të tjera që keni dëgjuar ose ofruar?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:25–26 dhe kërkoni atë që Zoti tha se e priste Martin Harrisin të bënte, pasi të bëhej një dëshmitar për Librin e Mormonit. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 5:27–28, 32 dhe kërkoni këshillën dhe paralajmërimet shtesë që Zoti ia dha Martin Harrisit.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Çfarë e këshilloi dhe paralajmëroi Zoti të bënte Martin Harrisin?

    2. Çfarë tha Zoti se do t’i ndodhte Martin Harrisit nëse nuk përulej dhe nuk “merr[te] dëshmi” (DeB 5:32) nga Zoti?

    3. Si mund ta lidhim këshillën te Doktrina e Besëlidhje 5:32 me veten tonë?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 5 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: