Seminari
Njësia 31: Dita 3, Deklarata Zyrtare 1 dhe Zhvillimi i Vazhdueshëm i Punës në Tempull


Njësia 31: Dita 3

Deklarata Zyrtare 1 dhe Zhvillimi i Vazhdueshëm i Punës në Tempull

Hyrje

Martesa me shumë gra autorizohet vetëm kur urdhërohet nga Zoti për ta rritur farën që të përmbushë qëllimet e Tij (shih Jakobi [LiM] 2:27–30). Pasi Profeti Jozef Smith mori zbulesë që e udhëzonte atë të jepte mësim parimin e martesës me shumë gra, ai hyri në disa martesa dhe i autorizoi disa anëtarë të Kishës ta ushtronin martesën me shumë gra në fillim të viteve 1840. Në dekadat e mëvonshme, Kisha përjetoi kundërshtim publik për shkak të kësaj praktike. “Pasi mori zbulesën, më 6 tetor 1890, Presidenti Uilford Udraf nxori … Manifestin [Deklaratën Zyrtare 1], i cili u pranua nga Kisha si autoritativ dhe detyrues. Kjo çoi drejt fundit të praktikës së martesës me shumë gra në Kishë” (Deklarata Zyrtare 1, hyrje). Gjatë kësaj periudhe, shenjtorët punuan me zell për të ndërtuar tempuj, ku ata morën ordinanca shpëtuese për veten e tyre dhe për të vdekurit.

Zoti Zbulon Se Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Duhet ta Ndërpresin Praktikën e Martesës me Shumë Gra

A mund të mendoni ju për disa shembuj të individëve të drejtë që janë arrestuar ose burgosur ngaqë bënë atë që Perëndia i urdhëroi të bënin?

Shumë burra shenjtorë të ditëve të mëvonshme u arrestuan dhe u burgosën sepse vazhduan t’i binden urdhërimit për të praktikuar martesën me shumë gra, pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara miratoi ligje të cilat e bënë praktikën të paligjshme. U arrestuan edhe disa gra, zakonisht sepse ato nuk do ta zbulonin vendndodhjen e bashkëshortëve të tyre, të cilët ishin fshehur për t’iu shmangur arrestimit.

Ndërkohë që lexoni paragrafin vijues, shenjoni disa nga vështirësitë që përjetuan anëtarët e hershëm të Kishës ndërsa iu bindën udhëzimit të Zotit që të praktikonin martesën me shumë gra:

Në gusht 1852, si pjesë e një konference në Solt-Lejk-Siti, udhëheqësit e Kishës lajmëruan publikisht se, nën urdhërimin e Perëndisë, disa anëtarë të Kishës po praktikonin martesën me shumë gra. Shumë udhëheqës fetarë dhe politikë në Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan këtë sistem martese, të cilin ata e konsideronin të pamoralshëm dhe të paqytetëruar. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme u përqeshën në fjalime publike, libra, revista e gazeta. Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi ligje që e frenuan lirinë e anëtarëve të Kishës dhe e dëmtuan Kishën ekonomikisht, duke e kufizuar sasinë e pronave që Kisha mund të zotëronte. Këto ligje përfundimisht çuan në arrestimin dhe burgosjen e burrave që kishin më shumë se një grua. Këtyre burrave iu mohua e “drejta për të votuar, e drejta e privatësisë në shtëpitë e tyre dhe gëzimi i lirive të tjera civile” (Trashëgimia Jonë: Një Histori e Shkurtër e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme [2010], f. 97). Deri në vitin 1890, qindra shenjtorë besnikë të ditëve të mëvonshme kishin bërë burg ngaqë praktikonin martesën me shumë gra. Të tjerë u fshehën për t’iu shmangur arrestimit dhe burgosjes. Në këto kushte, shumë familje vuajtën nga shqetësimi, pikëllimi, varfëria dhe uria.

Presidenti Uilford Udraf

Presidenti Uilford Udraf

Këto rrethana të vështira e bënë Presidentin Uilford Udraf që të kërkonte plot lutje udhëheqjen e Zotit lidhur me praktikën e martesës me shumë gra të shenjtorëve. Në vitin 1889, Presidenti Udraf i udhëzoi udhëheqësit e Kishës ta ndërprisnin mësimdhënien e parimit të martesës me shumë gra. Megjithatë, disa njerëz botuan artikuj se Kisha ende po e përkrahte praktikën e martesës me shumë gra. Këto artikuj e nxitën më tej kundërshtimin ndaj Kishës. Në vitin 1890, Presidenti Udraf nxori një Manifest, që tani njihet si Deklarata Zyrtare 1 te Doktrina e Besëlidhje.

Në tre paragrafët e parë të Deklaratës Zyrtare 1, Presidenti Udraf deklaroi se artikujt të cilët pretendonin se Kisha ende po e përkrahte praktikën e martesës me shumë gra, nuk ishin të saktë.

Lexojini paragrafët e katërt dhe të pestë të Deklaratës Zyrtare 1 (duke filluar me “Për aq sa … ligje”) dhe deklaratën vijuese nga Presidenti Lorenco Snou, i cili atëherë ishte President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkoni dhe shenjoni atë që Presidenti Udraf i udhëzoi shenjtorët të bënin.

Sipas deklaratës nga Presidenti Lorenco Snou, përse është e rëndësishme që udhëzimi për t’iu shmangur lidhjes me kontratë së ndonjë martese me shumë gra erdhi nëpërmjet Presidentit të Kishës?

Është e rëndësishme të kuptoni se Presidenti i Kishës është i vetmi njeri mbi tokë që mban çelësat e ordinancave vulosëse. Martesa me shumë gra mund të autorizohej vetëm përmes çelësave të priftërisë që i jepen Presidentit të Kishës (shih DeB 132:7, 48).

Lexojeni me zë të lartë paragrafin e parë nga “Pjesë të Shkëputura nga Tre Fjalime të Presidentit Wilford Woodruff [Uilford Udraf] Lidhur me Manifestin”, i cili pason tekstin e Manifestit. Kërkoni dhe shenjoni një parim që Presidenti Udraf u mësoi shenjtorëve.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Çfarë parimi u mësoi Presidenti Udraf shenjtorëve?

    2. Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që ne të kemi një dëshmi se Zoti kurrë nuk do ta lejojë Presidentin e Kishës që ta udhëheqë Kishën në udhë të gabuar?

Disa anëtarë të Kishës u çuditën përse ata u udhëzuan ta jetonin parimin e martesës me shumë gra, por më pas u udhëzuan ta ndalonin atë. Zoti e udhëzoi Presidentin Udraf që t’u bënte shenjtorëve një pyetje. Lexojeni paragrafin e tretë, të katërt dhe të pestë nga “Pjesë të Shkëputura nga Tre Fjalime të Presidentit Wilford Woodruff [Uilford Udraf]”, (duke filluar me “Unë kam pasur … disa zbulesa”) duke kërkuar pyetjen që Presidenti Udraf u bëri shenjtorëve.

Shenjtorët rrezikonin që të humbisnin tempullin e Seint-Xhorxhit në Juta, tempullin e Loganit në Juta, tempullin e Mantit në Juta dhe tempullin pothuaj të përfunduar të Solt-Lejkut. Cila punë e rëndësishme do të ndalonte nëse tempujt do të konfiskoheshin?

Tempulli i Solt-Lejkut në ndërtim e sipër

Shenjtorët e dinin që rrezikonin t’i humbisnin tempujt

Lexojeni paragrafin shtatë nga “Pjesë të Shkëputura nga Tre Fjalime të Presidentit Wilford Woodruff [Uilford Udraf]” (duke filluar me “… Kam parë saktësisht”), duke kërkuar atë që Presidenti Udraf do të kishte bërë nëse Perëndia nuk do ta kishte urdhëruar atë që t’i udhëzonte udhëheqësit e Kishës ta ndërprisnin praktikën e kryerjes së martesave me shumë gra.

Çfarë mund të mësojmë nga thënia e Presidentit Udraf: “Shkrova çfarë Zoti më tha të shkruaja”?

Një doktrinë që ne mund të mësojmë nga kjo pjesë e shkëputur është se, Zoti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës që i jep Presidentit të Kishës.

  1. ikona e ditaritKryeni dy ose të gjitha veprimtaritë vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Mendoni për rastet kur ju e keni dëshmuar Zotin ta drejtojë Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës që i ka dhënë Presidentit të Kishës. Përshkruani dy shembuj që ju vijnë në mendje.

    2. Shkruani 2–3 fjali rreth mënyrës se si besimi juaj në këtë doktrinë ka ndikuar në zgjedhjet që keni bërë.

    3. Pyeteni një pjesëtar të familjes ose një shok/shoqe se si ai apo ajo e dinë që Zoti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës që i jep Presidentit të Kishës. Shkruani rreth asaj që mësuat nga biseda.

Një numër i vogël shenjtorësh të ditëve të mëvonshme vazhduan të hyjnë në martesa të reja me shumë gra pasi u dha Manifesti. Në vitin 1904, Presidenti Jozef F. Smith paraqiti një deklaratë zyrtare “se të gjitha martesat [me shumë gra] janë të ndaluara dhe nëse ndonjë drejtues apo anëtar i Kishës do të hamendësojë të bëjë celebrimin apo të hyjë në një martesë të tillë, ai do të mbahet [konsiderohet] në shkelje kundër Kishës… dhe si pasojë do të shkishërohet” (në Conference Report, prill 1904, f. 75). Kjo rregullore vazhdon sot. Për më shumë informacion, shkoni te LDS.org, përzgjidhni Gospel Topics [Tema të Ungjillit] dhe kërkoni për plural marriage [martesa me shumë gra].

Thënia e mëposhtme, e cila shërben si hyrje për Deklaratën Zyrtare 1 në botimin e vitit 2013 të shkrimeve të shenjta, mund t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni pyetjeve rreth praktikës së martesës me shumë gra të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në vitet 1800.

Presidenti Jozef F. Smith dhe familja

Fotografi e Presidentit Jozef F. Smith (në qendër) dhe e familjes së tij

“Bibla dhe Libri i Mormonit na mësojnë se monogamia është standardi i Perëndisë për martesën, nëse Ai nuk shpall ndryshe (shih 2 Samuelit 12:7–8 dhe Jakobi [LiM] 2:27, 30). Pas një zbulese dhënë Jozef Smithit, praktika e martesës me shumë gra nisi midis anëtarëve të Kishës në fillim të viteve 1840 (shih seksionin 132). Nga vitet 1860 deri në vitet 1880, qeveria e Shteteve të Bashkuara miratoi ligje për ta bërë të paligjshme këtë praktikë fetare. Këto ligje u përkrahën përfundimisht nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara. Pasi mori zbulesë, më 6 tetor 1890, Presidenti Uilford Udraf nxori Manifestin vijues, i cili u pranua nga Kisha si autoritativ dhe detyrues. Kjo çoi drejt fundit të praktikës së martesës me shumë gra në Kishë.”

  1. ikona e ditaritBazuar në atë që keni mësuar sot, si do të përgjigjeshit nëse dikush do t’ju pyeste nëse shenjtorët e ditëve të mëvonshme e praktikojnë martesën me shumë gra? Shkruajeni përgjigjen tuaj në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë.

Puna e Tempullit Shkon Përpara

Pasi u dha Manifesti, kërcënimi i qeverisë federale për konfiskimin e tempujve dhe të pronave të Kishës mori fund. Pa atë shpërqendrim, shenjtorët qenë në gjendje t’i kushtonin vëmendje më të madhe punës në tempull. Në vitin 1893, 40 vjet pasi u vendosën gurët e qoshes së tempullit të Solt-Lejkut, Presidenti Uilford Udraf e përkushtoi atë tempull, duke e çuar në katër numrin e plotë të tempujve funksionues.

Tempulli i Solt-Lejkut

Në prill 1894, një vit pas përkushtimit të tempullit të Solt-Lejkut, Presidenti Udraf lajmëroi se ai kishte marrë një zbulesë që qartësonte praktikën e ordinancave vulosëse ose të vulosjeve të përjetshme. Përpara kësaj zbulese, anëtarët e Kishës, duke vepruar sipas njohurisë që zotëronin, shpesh e kishin vulosur veten e tyre me udhëheqës të Kishës ose ishin “birësuar” tek ata në vend që të vuloseshin me vetë prindërit e tyre. Bazuar te zbulesa e re, për të cilën ai dëshmoi se ishte “vullneti i Zotit për këtë popull”, Presidenti Udraf i udhëzoi shenjtorët që “t’i gjurmonin gjenealogjitë e tyre sa më larg që të mundnin dhe të vuloseshin me etërit dhe nënat e tyre. Bëjini fëmijët të vulosen me prindërit e tyre dhe zgjateni këtë zinxhir sa më shumë që të mundeni” (Teachings of Presidents of the Church: Wilford Woodruff [2004], xxxiv–xxxv).

Bazuar në këtë thënie nga Presidenti Udraf, ne mësojmë parimin vijues: Ne mund të vulosemi me pjesëtarë të familjes sonë, duke përfshirë ata që erdhën përpara nesh dhe ata që vijnë pas nesh, nëpërmjet ordinancës vulosëse.

familje me Tempullin e Hong-Kongut në Kinë në sfond

Ordinancat vulosëse për t’i bashkuar familjet për përjetësi kryhen vetëm në tempuj.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Në ç’mënyrë ordinancat e vulosjes mund të jetë një bekim për ju dhe familjen tuaj gjatë kësaj jete dhe më pas?

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar mësimin “Deklarata Zyrtare 1 dhe Zhvillimi i Vazhdueshëm i Punës në Tempull” dhe e përfundova atë më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: