Seminari
Njësia 6: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 20:38–67


Njësia 6: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 20:38–67

Hyrje

Organizimi i Kishës më 6 prill 1830 siguroi mënyrën që ordinancat e priftërisë t’u administroheshin fëmijëve të Atit Qiellor kudo në botë në ditët e mëvonshme. Përpara organizimit të Kishës, që në fillim të verës së vitit 1829, Zoti filloi t’i zbulonte Profetit Jozef Smith përgjegjësitë e detyrave në priftëri. Doktrina e Besëlidhje 20 parashtron shumë prej këtyre detyrave dhe i udhëzon mbajtësit e priftërisë për administrimin e ordinancave dhe vëzhgimin e shërbimin ndaj anëtarëve të Kishës.

Doktrina e Besëlidhje 20:38–59

Paraqiten përgjegjësitë e detyrave të priftërisë

Si do të përgjigjeshit nëse dikush do të pyeste: “Kush është shërbestari i kishës suaj?” Ndërsa studioni Doktrinën e Besëlidhjet 20:38–67, mendoni rreth mënyrës se si do t’i përgjigjeshit kësaj pyetje.

  1. ikona e ditaritKopjojini titujt dhe referencat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj lexojini këto shkrime të shenjta dhe renditini përgjegjësitë e detyrave të priftërisë nën titullin e duhur në ditarin tuaj. Mund të jetë e dobishme të dini se termi “plak” në këto vargje u referohet të gjithë mbajtësve të Priftërisë Melkizedeke.

    Pleqtë

    (DeB 20:38–45)

    Priftërinjtë

    (DeB 20:46–52)

    Mësuesit dhe Dhjakët

    (DeB 20:53–59)

    Pasi t’i keni shkruar përgjegjësitë nën titullin e duhur, nënvizoni ndryshimet që vini re midis detyrave të një plaku, prifti, mësuesi dhe dhjaku. Qarkoni ngjashmëritë.

Tani që keni studiuar paksa rreth detyrave të priftërisë, në tabelën vijuese, bëni një vijë nga detyra e priftërisë deri te përgjegjësitë që ata mbajtës të priftërisë kanë autoritetin për të kryer:

Plaku

Autoritet për të dhënë dhuratën e Frymës së Shenjtë

Prifti

Autoritet për të administruar (bekuar) sakramentin

Mësuesi

Autoritet për të shuguruar një dhjak

Dhjaku

Autoritet për të dhënë mësim

Përgjigjet për këtë veprimtari me kombinime gjenden në fund të këtij mësimi. Vini re se detyrat më të larta të priftërisë përfshijnë përgjegjësitë dhe autoritetin e detyrave më të ulëta.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani një parim që përmbledh përgjegjësinë e të gjithë mbajtësve të priftërisë.

Krahasojeni parimin tuaj me parimin vijues: Të gjithë mbajtësit e priftërisë kanë përgjegjësinë për të administruar ordinancat dhe për të vëzhguar mbi anëtarët e Kishës dhe për t’u shërbyer atyre. Ju mund të doni ta shkruani këtë të vërtetë në anë të faqes te shkrimet tuaja të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 20:38–59.

përgatitja e sakramentit

Për t’ju ndihmuar të kuptoni më shumë rreth përgjegjësisë së të gjithë mbajtësve të priftërisë për të vëzhguar mbi anëtarët e Kishës dhe për t’u shërbyer atyre, lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:53–54, 59, dhe përcaktoni mënyrat se si Zoti i udhëzoi mbajtësit e priftërisë që t’u shërbenin anëtarëve të Kishës dhe t’i forconin ata. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni. Cilat janë disa mënyra se si një mbajtës i Priftërisë Aarone mund të “vëzhgojë mbi kishën … dhe të jetë me ta e t’i forcojë ata”?

Përgjegjësitë e mbajtësve të Priftërisë Aarone shkojnë përtej administrimit të ordinancave. Përsiatni skenarët e mëposhtëm dhe merrni parasysh mënyrat se si mbajtësit e priftërisë po e kryejnë detyrën e tyre për t’i ftuar të tjerët të vijnë te Krishti dhe mënyrat se si nuk po e bëjnë atë:

  • Pasi një mbajtës i Priftërisë Aarone ndihmon në administrimin e sakramentit në mbledhjen e sakramentit, ai shkon te Shkolla e së Dielës dhe i trajton ashpër mësuesin dhe anëtarët e tjerë të klasës.

  • Një mbajtës i ri i priftërisë kthehet nga mësimi i shtëpisë dhe fillon të tregojë informacion të ndjeshëm apo vetjak rreth atyre që ai u dha mësim.

  • Një grup i mbajtësve të priftërisë takohet për një projekt shërbimi dhe ata fillojnë të tallin e të vënë në lojë një bashkëanëtar të kuorumit.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Përse është e rëndësishme që mbajtësit e priftërisë të dinë se detyrat e tyre përfshijnë më shumë se sa thjesht administrimin e ordinancave?

Riçard G. Skot

Ju mund të doni ta shkruani thënien vijuese nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në hapësirën e shkrimeve tuaja të shenjta ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: “Qëllimi i autoritetit të priftërisë është të japë, të shërbejë, të lartësojë, të frymëzojë” (“Nderojeni Priftërinë dhe Përdoreni Atë Mirë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 46).

Mendoni për rastet kur i keni parë të rinjtë në lagjen ose degën tuaj ta nderojnë priftërinë e tyre duke i vëzhguar, shërbyer, lartësuar, frymëzuar ose forcuar të tjerët. Nëse jeni mbajtës i priftërisë, merrni parasysh të shkruani një synim që do t’ju ndihmojë t’i administroni besnikërisht ordinancat dhe të vëzhgoni mbi Kishën e ta forconi atë.

ndihmë me kopshtarinë

Doktrina e Besëlidhje 20:60–67

Jepen udhëzime mbi shugurimet në priftëri

A keni përjetuar ose parë një shugurim në priftëri? Mendoni rreth ndjenjave që kishit kur u shuguruat apo dëshmuat dikë tjetër të shugurohej.

Shugurimi në Priftërinë Aarone

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:60 dhe përcaktoni fuqinë që duhet të përdorë personi që kryen ordinancën, përveç asaj të priftërisë. Sipas këtij vargu, çfarë fuqie duhet ta drejtojë një mbajtës të priftërisë ndërsa ai ushtron priftërinë?

Si sigurohet një mbajtës i priftërisë që ai i kryen detyrat e tij me këtë fuqi? Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se nga vjen fuqia e mbajtësit të priftërisë:

Presidenti Bojd K. Paker

“Autoriteti juaj vjen përmes shugurimit tuaj; fuqia juaj vjen nëpërmjet bindjes dhe denjësisë suaj.

Fuqia në priftëri vjen nga bërja e detyrës suaj në gjëra të zakonshme: pjesëmarrja në mbledhje, pranimi i detyrave, leximi i shkrimeve të shenjta, mbajtja e Fjalës së Urtësisë.

Presidenti Udraf tha: ‘Udhëtova qindra kilometra dhe e predikova Ungjillin si një Prift, dhe siç ua kam thënë bashkësive më parë, Zoti më mbështeti dhe e shpalosi fuqinë e Tij në mbrojtjen e jetës sime po aq shumë ndërsa e mbaja atë detyrë siç edhe ka bërë ndërsa kam mbajtur detyrën e Apostullit. Zoti mbështet çdo njeri që mban një pjesë të Priftërisë, nëse ai është një Prift, një Plak, I Shtatëdhjetë apo Apostull, nëse ai e lartëson thirrjen e tij dhe e bën detyrën e tij’” (“The Unseen Power”, New Era, maj 2007, f. 7; shih edhe “The Aaronic Priesthood”, Ensign, nëntor 1981, f. 32–33).

Nëse jeni një i ri, merrni parasysh plot lutje atë që Zoti do të donte që ju të bënit për ta ftuar fuqinë e Frymës së Shenjtë që t’ju shoqërojë ndërsa kryeni detyrën tuaj të tanishme dhe detyra të ardhshme të priftërisë. Nëse jeni një e re, merrni parasysh se si mund t’i ndihmoni të rinjtë në përpjekjet e tyre për ta marrë Shpirtin në jetën e tyre dhe në shërbimin e tyre priftëror.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:65. Nga ajo që keni mësuar në këtë varg, përse e ngremë krahun tonë në Kishë për të treguar një votë mbështetëse? Urdhërimi që Kisha të japë një votë mbështetëse në mënyrë publike erdhi nga Zoti.

Çfarë do të thotë ta ngresh krahun tënd dhe të tregosh një votë mbështetëse për një tjetër? Plaku Loren C. Dan, i cili ishte anëtar i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi përgjegjësitë që e shoqërojnë procesin e mbështetjes:

Plaku Loren C. Dan

“Kur ne i mbështetim udhëheqësit, na jepet mundësia të mbështetim ata të cilët Zoti i ka thirrur tashmë me anë të zbulesës. …

Atëherë Zoti na jep mundësinë të mbështetim veprimin e një thirrjeje hyjnore dhe në të vërtetë, të shprehim veten tonë nëse për ndonjë arsye ne mund të ndihemi ndryshe.

Të mbështetësh do të thotë ta bëjmë veprimin detyrues ndaj vetes sonë dhe ta zotojmë vetveten për t’i përkrahur ata njerëz të cilët ne i kemi mbështetur. Kur një person kalon përmes veprimit të shenjtë të ngritjes së dorës së tij lart, ai duhet të kujtojë, me qartësi, atë që ai ka bërë dhe të fillojë të veprojë në harmoni me votën e tij mbështetëse si në publik edhe në fshehtësi” (“We Are Called of God”, Ensign, korrik 1972, f. 43).

A keni qenë në një mbledhje sakramenti kur bashkësia mbështeti një të ri që të shugurohej në një detyrë në Priftërinë Aarone? A e ngritën [anëtarët] dorën e tyre? Si mund ta ndihmojë një të ri për t’i përmbushur përgjegjësitë e veta përvoja e të parit të të tjerëve duke e mbështetur shugurimin e tij?

mbështetje në mbledhjen e sakramentit
  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani disa fjali që shpjegojnë përse jeni mirënjohës për autoritetin e priftërisë. Ndajeni atë që keni shkruar me një nga prindërit ose udhëheqësit tuaj të Kishës, me një motër apo vëlla ose me një shok apo një shoqe. Kërkojini atij personi t’ju tregojë ndjenjat e tij apo të saj rreth kuptimit të priftërisë.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 20:38–67 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: