Seminari
Njësia 9: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 36–37


Njësia 9: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 36–37

Hyrje

Në dhjetor të vitit 1830, Sidni Rigdoni udhëtoi nga Ohajo për në Nju-Jork me Eduard Partrixhin për t’u takuar me Profetin Jozef Smith. Edhe pse Sidni ishte pagëzuar kohët e fundit, Eduardi ende nuk ishte i bindur për vërtetësinë e ungjillit të rivendosur. Pasi u takua me Profetin dhe foli me ata që e njihnin atë, Eduardi i kërkoi Profetit ta pagëzonte. Në fillim të dhjetorit 1930, përpara se të pagëzohej Eduard Partrixhi, Jozef Smithi mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 36. Në këtë zbulesë Zoti i bëri thirrje dhe e urdhëroi Eduard Partrixhin që të predikonte ungjillin.

Gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit 1830, përndjekja ndaj Kishës po shtohej. Në dhjetor të vitit 1830 Jozefi mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 37, në të cilën Zoti i urdhëroi shenjtorët të largoheshin nga Nju-Jorku dhe të mblidheshin në Ohajo.

Doktrina e Besëlidhje 36:1–3

Zoti e fal Eduard Partrixhin për mëkatet e tij dhe e thërret atë të predikojë ungjillin

Mendoni rreth disa gjërave që misionarët i marrin me vete për t’i ndihmuar ata që ta përmbushin punën e tyre.

valixhe

Disa gjëra që iu nevojiten misionarëve përpara se të mund ta predikojnë me efektshmëri ungjillin, nuk mund të futen në valixhe. Teksa studioni Doktrinën e Besëlidhjet 36, kërkoni disa nga gjërat që i nevojiten një misionari dhe gjërat që duhet të bëjë përpara se ai ose ajo të përgatitet për të shërbyer në një mision.

Te Doktrina e Besëlidhje 36, Zoti e thirri Eduard Partrixhin për të shërbyer në një mision. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 36:1 duke kërkuar atë që Zoti i tha Eduard Partrixhit përpara se ta thërriste për të predikuar ungjillin.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani përse mendoni se është e rëndësishme për të gjithë ata që thirren për të predikuar ungjillin, që të pendohen dhe të falen për mëkatet e tyre. Merrni parasysh se si të qenit të pastruar nga mëkati do ta ndihmonte Eduard Partrixhin që ta predikonte ungjillin “si me zërin e një borie” (DeB 36:1).

Lexoni thënien vijuese nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe shenjoni fjalët ose frazat që ju ndihmojnë të kuptoni përse është e rëndësishme për ata, të cilët thirren për ta predikuar ungjillin, që të jenë të pastër:

Plaku Xhefri R. Holland

“Në këtë betejë mes së mirës dhe së ligës, ju nuk mund të luani për kundërshtarin sa herë hasni një tundim dhe pastaj të vishni uniformën e Shpëtimtarit në tempull dhe në kohën e misionit sikur s’ka ndodhur asgjë. Këtë gjë, miqtë e mi të rinj, nuk mund ta bëni. Nuk mund të talleni me Perëndinë.

… Në pjesën më të madhe të garave atletike që unë i njoh, ka disa vija kufizuese të vizatuara mbi dysheme ose në fushë brenda të cilave duhet të qëndrojë çdo pjesëmarrës në mënyrë që të konkurrojë. Pra, Zoti ka vizatuar vija denjësie për ata që u thirrën të punojnë me Të në këtë punë. Asnjë misionar nuk mund t’i ftojë të tjerët të pendohen për shkelje seksuale, gjuhë përdhosëse apo për shikimin e pornografisë nëse nuk është penduar vetë më parë që i ka bërë këto gjëra. Ju nuk mund ta bëni këtë! Shpirti nuk do të jetë me ju dhe fjalët do t’ju ngecin në grykë ndërkohë që i thoni. Ju nuk mund të shtegtoni nëpër ato që Lehi i quajti ‘shtigje të ndaluara’ [1 Nefi 8:28] dhe të prisni që t’i drejtoni të tjerët për te ‘shtegu i ngushtë dhe i ngushtuar’ [2 Nefi 31:18] – nuk mund të bëhet” (“Ne Jemi të Gjithë të Rekrutuar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 45).

Merrni parasysh se si do të ishte për ju që t’u flisnit të tjerëve për ungjillin, ndërkohë që e dinit vetë se ju nuk i keni jetuar të vërtetat që po u mësoni. Tani, merrni parasysh se si do të ishte për ju që t’u flisnit të tjerëve për ungjillin, duke pasur vetëbesimin që vjen nga të qenit të pastruar nga ndonjë gabim nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Plaku Xhefri R. Holland

Plaku Holland foli rreth asaj që mund të bëni tani për të qenë të pastër për shërbimin misionar: “Kushdo që të jeni dhe çfarëdo që të keni bërë, ju mund të faleni. Secili prej jush … mund të lerë pas çdo shkelje me të cilën është duke luftuar. Kjo është ‘mrekullia e faljes’, kjo është mrekullia e Shlyerjes së Zotit Jezu Krisht. Por ju nuk mund ta bëni pa një zotim veprues ndaj ungjillit dhe nuk mund ta bëni pa pendim, aty ku ai është i nevojshëm. Unë po ju kërkoj … të jeni aktivë dhe të jeni të pastër. Nëse është e nevojshme, unë po ju kërkoj të bëheni aktivë dhe të bëheni të pastër” (“Ne Jemi të Gjithë të Rekrutuar”, f. 45).

Përsiatni atë që nevojitet të bëni tani, që të bëheni të pastër ose të mbeteni të pastër.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 36:2–3 duke kërkuar atë që Zoti premtoi t’ia jepte Eduard Partrixhit përpara se të dërgohej për të predikuar ungjillin.

Presidenti Harold  B. Li

Presidenti Harold B. Li shpjegoi kuptimin e frazës “unë do ta vë dorën time mbi ty nëpërmjet dorës së shërbëtorit tim”, që gjendet te vargu 2: “Zoti këtu po thotë që, kur dikush nga shërbëtorët e Tij të autorizuar i vendos duart e tij me anë të autoritetit mbi kokën e një njeriu që të bekohet, është sikur Ai Vetë po e vinte dorën e Tij mbi të, së bashku me ta, për ta kryer atë ordinancë. Kështu ne fillojmë të shohim se si Ai e shfaq fuqinë e Tij mes njerëzve nëpërmjet shërbëtorëve të Tij, të cilëve Ai u ka dhënë çelësat e autoritetit” (Be Secure in the Gospel of Jesus Christ, Brigham Young University Speeches of the Year [11 shkurt 1958], f. 6).

Gjithashtu mund të jetë e dobishme të dini që fraza “të të mësojë gjërat paqësore të mbretërisë” te vargu 2, i drejtohet frymëzimit dhe udhërrëfimit që marrim nga Fryma e Shenjtë kur e jetojmë ungjillin.

Vini re te vargu 3 atë që Zoti i tha atij të bënte me atë që Fryma e Shenjtë ia kishte mësuar atij.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni, përse është e thelbësore për misionarët që ta kenë Frymën e Shenjtë si shoqëruesin e tyre? Pasi t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, ju gjithashtu mund të doni të shkruani rreth një rasti kur Fryma e Shenjtë ju mësoi diçka për “gjërat paqësore të mbretërisë” (DeB 36:2).

Doktrina e Besëlidhje 36:4–8

Zoti jep një urdhërim lidhur me ata që thirren për ta predikuar ungjillin

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 36:4–5, 7. Vini re se në këto vargje, Zoti po u flet “pleqve të kishës [së Tij]” (DeB 36:7). Teksa lexoni, kërkoni një përgjegjësi që Zoti ua dha mbajtësve të priftërisë.

Nisur nga ajo që mësuat në këto vargje, plotësoni parimin vijues lidhur me përgjegjësinë e të gjithë mbajtësve të priftërisë sot: Mbajtësit e priftërisë thirren që të .

misionarët te dera e shtëpisë
Presidenti Tomas S. Monson

Presidenti Tomas S. Monson komentoi për këtë parim: “Unë ju përsëris atë që kanë dhënë mësim prej kohësh profetët – që çdo i ri i denjë dhe i aftë duhet të përgatitet që të shërbejë në mision. Shërbimi misionar është një detyrë priftërie – një detyrim që Zoti e pret prej nesh, të cilëve na është dhënë kaq shumë” (“Ndërsa Prapë Takohemi së Bashku”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 5–6).

Peshkopët dhe presidentët e degëve punojnë me të rinjtë dhe të rejat që të përcaktojnë denjësinë dhe aftësinë e tyre për t’i shërbyer Zotit si misionarë kohëplotë. Disa të rinj mund të lihen jashtë nga shërbimi kohëplotë misionar për shkak të problemeve shëndetësore ose paaftësive fizike. Megjithatë, në raste të tilla ata duhet ta ruajnë denjësinë e tyre dhe ta përgatitin vetveten për t’i shërbyer Zotit në mënyra të tjera.

Rishikoni Doktrinën e Besëlidhjet 36:5, 7 për të parë atë që kanë nevojë të bëjnë udhëheqësit e priftërisë përpara se të shugurohen e dërgohen për ta predikuar ungjillin.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund t’i tregojë një i ri Zotit se ai e përqafon urdhërimin për të predikuar ungjillin?

Edhe pse shërbimi misionar kohëplotë është një detyrë priftërie, edhe të rejat mund të shërbejnë. Presidenti Tomas S. Monson tha: “Një fjalë për ju motra të reja: ndonëse ju nuk keni të njëjtën përgjegjësi priftërore siç e kanë të rinjtë për të shërbyer misione kohëplota, ju gjithashtu jepni një kontribut të çmuar si misionare dhe ne e mirëpresim shërbimin tuaj” (“Ndërsa Prapë Takohemi së Bashku”, f. 6).

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 36:6 duke kërkuar mesazhin që Zoti i urdhëron misionarët e Tij ta japin mësim. Fraza “rrobat e ndotura nga mishi” i drejtohet veshjes që është ndotur nga një sëmundje. Në Izraelin e lashtë, një veshje e tillë digjej për ta penguar sëmundjen që të përhapej. Në vargun 6 Zoti e krahason sëmundjen me mëkatin dhe na urdhëron ta shmangim gjithçka që lidhet me mëkatin.

Si lidhet mesazhi te Doktrina e Besëlidhje 36:6 që misionarët duhet të shpallin pendim, me thëniet e Plakut Holland në fillim të këtij mësimi, rreth mënyrës se si misionarët duhet të përgatiten?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 36:8 duke kërkuar atë që Zoti i tha Eduard Partrixhit në fund të kësaj zbulese.

Doktrina e Besëlidhje 37

Zoti e urdhëron Kishën e Tij të mblidhet në Ohajo

Gjatë muajve që çuan deri te koha kur Eduard Partrixhi udhëtoi për ta takuar Jozef Smithin, përndjekja ndaj shenjtorëve po rritej në Nju-Jork. Pranë fundit të dhjetorit të vitit 1830, pak javë pasi Sidni Rigdoni dhe Eduard Partrixhi mbërritën në Nju-Jork, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë në të cilën Zoti i urdhëroi shenjtorët që të shkonin për në Ohajo.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 37:1–4 duke kërkuar çfarë përgatitjesh donte Zoti që të bënte Profeti përpara se të shkonte në Ohajo. Vini re te vargu 2 përse Zoti i tha Jozef Smithit që të shkonte dhe t’i forconte anëtarët në Kollsvill të Nju-Jorkut.

Çfarë parimesh rreth lutjes mund të mësojmë nga këto vargje?

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta shkruani një parim që e mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 37:2 rreth lutjes. Gjithashtu, shpjegoni se çfarë do të bëni që të veproni sipas këtij parimi.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 36–37 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: