Seminari
Njësia 5: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 19:23–41


Njësia 5: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 19:23–41

Hyrje

Në hyrjen e mësimit të fundit, ju mësuat se me qëllim që të garantonte pagesën e E. B. Grandinit për shtypjen e Librit të Mormonit, Martin Harrisi nënshkroi një marrëveshje hipotekore për fermën e tij. Në pjesën e dytë të kësaj zbulese për Martin Harrisin, Doktrina e Besëlidhje 19:23–41, Zoti e këshilloi Martinin të jepte lirisht nga prona e tij për shtypjen e Librit të Mormonit. Martini përfundimisht shiti 61 hektarë të fermës së tij për të mbuluar shpenzimet e shtypjes.

Doktrina e Besëlidhje 19:23–24

Shpëtimtari dëshmon se paqja vjen duke mësuar për Të

Kur ju është dashur të bëni diçka të vështirë që ju e dinit se ishte e drejtë, por ishit të pasigurt ose të shqetësuar për mënyrën se si do të përfundonte? (Për shembull, ju mund të keni ndier nevojën për të qëndruar larg nga disa miq ngaqë ishin një ndikim i keq për ju.) Çfarë ju ndihmoi të kishit besimin për të bërë atë që ju e dinit se qe e drejtë edhe pse ishte e vështirë?

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Cilat janë disa gjëra të vështira që ju është kërkuar të bëni ose mund t’u kërkohet të bëni ndonjëherë për shkak se jeni anëtar i Kishës? Përse qenë të vështira ose përse do të ishin të vështira për ju që t’i bënit?

    2. A do të ndryshonin ndjenjat dhe reagimet tuaja në varësi të asaj se kush ua kërkoi ta bëni gjënë e vështirë? Përse po ose përse jo?

Lexoni kreun e seksionit për Doktrina e Besëlidhje 19, dhe shenjoni se kush ia dha urdhërimin Martin Harrisit në këtë zbulesë. Nëse do të ishit në vend të Martinit, si mund t’ju ndihmonte dijenia se ky urdhërim erdhi nga Perëndia?

Martin Harrisi ishte i shqetësuar rreth hipotekimit të një pjese të fermës së tij që të paguante për shtypjen e Librit të Mormonit. Zoti iu përgjigj shqetësimit të Martinit duke zbuluar disa gjëra që ai duhej t’i bënte dhe disa gjëra që ai duhej t’i dinte. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:23 dhe shenjoni premtimin e Shpëtimtarit për Martin Harrisin. (Doktrina e Besëlidhje 19:23 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë.) Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Nëse mësojmë për Krishtin, i dëgjojmë fjalët e Tij dhe ecim në përulësinë e Shpirtit të Tij, atëherë ne do të kemi paqe.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Kur e keni ndier paqen e premtuar në këtë parim ndërsa keni bërë gjëra të tilla si studimin e shkrimeve të shenjta, dëgjimin e bisedave në konferencën e përgjithshme dhe mbledhje të tjera të Kishës, dhe përsiatjen e bekimeve të ungjillit?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:24 duke kërkuar atë që mësoi Martin Harrisi rreth Jezu Krishtit. Përsiatni se si të mësuarit e kësaj mund t’ju ndihmojë të ndieni paqe kur ju kërkohet të bëni diçka të vështirë për Zotin.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 19:23

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar që ta mësoni përmendsh këtë fragment të zotërimit të shkrimit të shenjtë, shkruani germat A–D në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 19:23, aq herë sa të mundeni brenda 2 minutash. Kur mbaron koha, mbyllini shkrimet tuaja të shenjta dhe pranë shkronjave A–C renditni tri gjëra që duhet t’i bëjmë. Më pas, pranë shkronjës D shkruani atë që Zoti premtoi që do të fitojmë, në qoftë se i bëjmë ato tri gjëra.

Doktrina e Besëlidhje 19:25–35

Zoti e urdhëron Martin Harrisin ta shesë pronën e tij për shtypjen e Librit të Mormonit

Pasi i premtoi Martin Harrisit paqe të kushtëzuar nga të mësuarit për Shpëtimtarin dhe dëgjimin e fjalëve të Tij, Zoti i dha urdhërime dhe këshilla shtesë. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:26 duke kërkuar atë që Zoti e urdhëroi Martin Harrisin të bënte. (Martini hipotekoi 61 hektarë të fermës së tij, gjë që bëri të mundur shtypjen e Librit të Mormonit.)

Ferma e Martin Harrisit

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:25–35 duke kërkuar urdhërimet dhe këshillat që Zoti i dha Martin Harrisit. Ndërsa lexoni, kërkoni dhe merrni parasysh frazat “unë të urdhëroj” dhe “ti duhet”.

Zoti e donte Martin Harrisin dhe i dha urdhërime të veçanta për rrethanat e tij individuale. Ne nuk kemi informacione të mjaftueshme për të kuptuar përse Martin Harrisit iu dhanë urdhërime të caktuara. Megjithatë, Zoti e bëri të qartë se çfarë do të ndodhte nëse Martini do t’i shpërfillte ato urdhërime. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:33 duke kërkuar atë që tha Zoti se do t’i ndodhte Martinit nëse “nuk do t’i përfill[te] këto këshilla”. Në këtë kontekst, fraza nuk përfill do të thotë të mos marrësh parasysh diçka për shkak se shihet si pa rëndësi apo me pak vlerë. Ju mund të doni ta shkruani këtë përkufizim në shkrimet tuaja të shenjta pranë frazës nuk përfill.

  1. ikona e ditaritMendoni për disa urdhërime dhe këshilla që keni marrë nga Zoti nëpërmjet fjalëve të apostujve dhe profetëve, bekimeve të priftërisë (duke përfshirë bekimin tuaj patriarkal nëse e keni marrë një të tillë) dhe të udhëheqësve të priftërisë. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani përse është e rëndësishme që ta ndiqni këtë udhërrëfim.

Presidenti Rasëll M. Nelson

Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha këshillën vijuese: “Mbani të gjitha urdhërimet e Perëndisë, duke ditur se ato janë dhënë për të bekuar fëmijët e Tij dhe për t’u sjellë atyre gëzim. “[Ju] do të has[ni] njerëz, që përzgjedhin se cilat urdhërime do të mbajnë dhe nuk i marrin parasysh [urdhërimet e] tjera, të cilat vendosin t’i shkelin. Unë e quaj këtë ta trajtosh bindjen si përzgjedhja e ushqimeve në një vakt tip bufe. Ky zakon i përzgjedhjes dhe i të vendosurit, nuk do të funksionojë. Do të çojë drejt mjerimit. Që të përgatitet të takohet me Perëndinë, një njeri i mban të gjitha urdhërimet e Tij. Duhet besim për t’ju bindur atyre dhe mbajtja e urdhërimeve të Tij do ta përforcojë atë besim” (“Të Përballosh të Ardhmen me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 34–35).

Shqyrtoni nëse keni prirje për të mos përfillur ose për të mos marrë parasysh, ndonjë nga urdhërimet që Zoti ju ka dhënë dhe nëse ka ndonjë urdhërim të veçantë të cilit mund t’i bindeni me përkushtim më të madh.

Doktrina e Besëlidhje 19:36–41

Zoti e këshillon Martin Harrisin në lidhje me shërbesën e tij

Ashtu si Martin Harrisi, ne të gjithë duhet të vendosim nëse do t’ia nënshtrojmë vullnetin tonë apo jo vullnetit të Atit, edhe kur ajo që Ai kërkon është e vështirë. Presidenti Tomas S. Monson tregoi rrëfimin e mëposhtëm për një të ri që duhej të vendoste nëse do t’ia nënshtronte vullnetin e tij vullnetit të Atit. Lexoni pjesën e parë të kësaj historie dhe krahasojeni përvojën e këtij të riu me atë të Martin Harrisit.

Presidenti Tomas S. Monson

“Hosé Garsía nga Meksika e Vjetër [u] lind në varfëri por u ushqye në besim; Hoseja u përgatit për një thirrje misioni. Unë isha i pranishëm në ditën kur u mor rekomandimi i tij. Atje u shfaq deklarata: ‘Vëllai Garsía do të shërbejë në saje të sakrificës së madhe të familjes së tij, sepse ai luan një rol të madh në mbështetjen e familjes. Ai ka vetëm një zotërim – një koleksion të çmuar pullash – të cilin është i gatshëm ta shesë, po të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në financimin për misionin e tij.’

Presidenti Kimball dëgjoi me vëmendje kur ky deklarim iu lexua atij dhe pastaj u përgjigj: ‘Thuajini ta shesë koleksionin e tij të pullave. Një sakrificë e tillë do të jetë një bekim për të’” (“Profiles of Faith”, Ensign, nëntor 1978, f. 56).

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në ç’mënyrë do të ishin më të lehta vendime të vështira, si ai që duhej të merrte Hoseja, nëse e kemi përjetuar tashmë paqen që vjen nga bindja ndaj urdhërimeve të Zotit?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 19:36–41 duke kërkuar fjalë ose fraza që japin mësim parimin vijues: Nëse do ta bëjmë vullnetin e Zotit, Ai do të na japë bekime që janë me vlerë më të madhe sesa thesaret e tokës.

Si mendoni ju, çfarë bekimesh me vlerë më të madhe se sa thesaret tokësore do të merrte Hoseja nëpërmjet shërbimit të një misioni? Lexoni përfundimin e historisë dhe kërkoni një bekim shtesë që Hoseja do ta merrte për vënien në zbatim të këtij parimi:

Presidenti Tomas S. Monson

“Pastaj, me një shkëlqim në sy dhe një buzëqeshje në fytyrë, ky profet i dashur [Presidenti Spenser W. Kimball] tha: ‘Çdo muaj në selinë e Kishës ne marrim mijëra letra nga të gjitha anët e botës. Kujdesuni që t’i ruajmë këto pulla dhe t’ia japim Hosesë në përfundim të misionit të tij. Ai do të ketë, pa asnjë shpenzim, koleksionin më të shkëlqyer të pullave nga cilido i ri në Meksikë’” (“Profiles of Faith”, f. 56).

Përsiatni se si doktrinat që ju i keni mësuar nga ky mësim, mund të ndihmojnë në forcimin e gatishmërisë suaj për t’ia nënshtruar vullnetin tuaj Perëndisë.

Martin Harrisi iu bind urdhrit që ta jepte pronën e tij për të paguar për shtypjen e Librit të Mormonit. Për shkak të zgjedhjes së Martin Harrisit, miliona jetë janë dhe do të vazhdojnë të bekohen. Përsiatni atë që mund të bëni, për t’ia nënshtruar më mirë vullnetin tuaj vullnetit të Atit Qiellor.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 19:23–41 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: