Njësia 29: Dita 3
Doktrina e Besëlidhje 134
Hyrje
Më 17 gusht 1835, kuvendi i përgjithshëm i Kishës u takua në Kirtland të Ohajos, për të marrë në shqyrtim përmbajtjen e propozuar të botimit të parë të Doktrinës e Besëlidhjeve. Për shkak se Profeti Jozef Smith po vizitonte shenjtorët në Miçigan, Oliver Kaudëri kryesoi në kuvend. Në mbledhje, shenjtorët votuan unanimisht për të përfshirë një shpallje që e kishte shkruar Oliver Kaudëri për sa i përket bindjeve të Kishës lidhur me qeverinë dhe ligjet.
Doktrina e Besëlidhje 134 përmban fjalë dhe fraza që mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Lista vijuese e përkufizimeve mund të jetë e dobishme ndërsa e studioni këtë seksion:
-
Të pashkelura (vargu 2): Të sigurta, të padhunuara
-
Gjykatës (vargjet 3, 6): Zyrtarë publikë që zbatojnë ligjin
-
Republikë (vargu 3): Një qeveri në të cilën njerëzit zgjedhin udhëheqës për t’i përfaqësuar ata
-
Sovrani (vargu 3): Një sundues i lartë, i tillë si një mbret apo mbretëreshë
-
Përgjegjës (vargu 4): I përgjegjshëm
-
Cenoj (vargu 4): Të ndërhysh, të kufizosh, të dhunosh
-
Rekomandim (vargjet 4, 6): Të vendosësh
-
Diktoj (vargu 4): T’i urdhërosh njerëzit që t’i bëjnë gjërat në një mënyrë të caktuar
-
Shtyp (vargu 4): Të kufizojë, të shtrëngojë
-
Të patjetërsueshme (vargu 5): Të pamohueshme, nuk mund të hiqen
-
Kryengritje (vargu 5, 7): Rebelim kundër udhëheqësve të qeverisë
-
Nderim (vargu 6): Bindje, nënshtrim
-
Zëvendësohen (vargu 6): I zë vendin
-
Anarki (vargu 6): Paligjshmëri – mungesë e rregullave dhe e qeverisë ose rebelim kundër rregullave dhe qeverisë
-
Pengoj (vargjet 7, 9): Të ndalosh
-
Komplot (vargu 7): Veprimi i të punuarit së bashku në fshehtësi për të rrëzuar një qeveri ose një organizatë tjetër
-
Prish (vargu 8): Të thyesh ose të cenosh
-
Rregulloj (vargu 11): Ta bësh diçka mirë
-
Dhunim i së drejtës (vargu 11): Ndërhyrje të paligjshme
-
Kohë krizash (vargu 11): Nevojë e ngutshme
-
Robëri (vargu 12): Nënshtrim, skllavëri
Doktrina e Besëlidhje 134:1–4
Paraqiten përgjegjësitë e qeverive
-
Përfytyroni sikur familja juaj po bashkohet me familje të tjera për të formuar një vend të ri me një qeveri të re. Përgjigjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:
-
Cili mendoni ju se është qëllimi i një qeverie?
-
Cilat janë disa nga ligjet që do të vendosnit nëse do të ishit udhëheqësi i një vendi të ri?
-
Rishikojeni hyrjen e këtij mësimi dhe hyrjen e seksionit për Doktrinën e Besëlidhjet 134. Kërkoni arsyen përse shenjtorët menduan se duhej të botonin një deklaratë për qeveritë dhe ligjet.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 134:1, duke kërkuar se kush e krijoi idenë e qeverive. Bazuar në atë që mësoni nga ky varg, plotësoni të vërtetën vijuese: Qeveritë krijohen nga për përfitimin e .
Nga vargu 1 ne mësojmë gjithashtu të vërtetën vijuese: Zyrtarët e qeverisë janë përgjegjës ndaj Perëndisë që të veprojnë “për të mirën dhe sigurinë e shoqërisë”.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, bëni sa vijon:
-
Renditni disa mënyra se si udhëheqësit e qeverisë mund të veprojnë “për të mirën dhe sigurinë e shoqërisë”.
-
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 134:2, duke kërkuar tri të drejtat që qeveritë duhet të mbrojnë. Renditini këto të drejta.
-
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 134:4 dhe shënoni një të drejtë tjetër që qeveritë duhet ta mbrojnë.
-
Presidenti Ezra Taft Benson dëshmoi për rëndësinë e atyre që ai i quajti “tri të drejtat e madhërishme të njerëzimit”. Në thënien e tij vijuese, fraza “Etërit Themelues” iu referohet burrave që krijuan qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Deklarata e Pavarësisë e pohoi bindjen dhe mirëbesimin e Etërve Themelues te Perëndia me këto fjalë: ‘Ne i mbajmë këto të Vërteta të jenë të vetëkuptueshme, se të gjithë Njerëzit janë krijuar në mënyrë të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me të Drejta të caktuara të patjetërsueshme, se midis këtyre janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë’.
Ne besojmë se asnjë qeveri nuk mund të ekzistojë në paqe, në qoftë se ligje të tilla nuk krijohen dhe mbahen të pashkelura, që do t’i sigurojnë çdo individi ushtrimin e lirë të ndërgjegjes, të drejtën dhe kontrollin e pasurisë dhe mbrojtjen e jetës’ (DeB 134:2). Jeta, liria, prona – tri të drejta të madhërishme të njerëzimit” (“Our Divine Constitution”, Ensign, nëntor 1987, f. 4).
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shënoni disa shembuj të mënyrës se si një qeveri mund t’i mbrojë të drejtat e renditura te Doktrina e Besëlidhje 134:2. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 134:3, duke kërkuar diçka që mund të bëjnë qytetarët e disa vendeve për t’u siguruar se udhëheqësit e qeverive të tyre do ta përkrahin ligjin.
Doktrina e Besëlidhje 134:5–6, 8
Paraqiten përgjegjësitë e qytetarëve
Përfytyroni sikur jetoni në një vend kur qeveria përgjithësisht i mbron të drejtat e qytetarëve të saj, por së fundi ka miratuar një ligj me të cilin ju nuk bini dakord. Cila nga [alternativat] e mëposhtme është një mënyrë e përshtatshme për të reaguar? (Rretho njërën.)
-
Të protestoni duke vendosur të mos i bindeni asnjë ligji të qeverisë.
-
Të kërcënoni ose të cenoni zyrtarët e qeverisë që krijuan ligjin me të cilin ju nuk bini dakord.
-
Të mblidhni njerëz të tjerë për të rrëzuar qeverinë.
-
T’i shprehni ligjërisht pikëpamjet ose shqetësimet tuaja, por ta mbështetni dhe përkrahni qeverinë duke iu bindur ligjeve.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 134:5–6, duke kërkuar atë që na mëson ajo rreth përgjegjësive të qytetarëve.
Një parim që na mëson ky varg është që ne duhet ta mbështetim dhe përkrahim qeverinë në vendin ku jetojmë.
Cilin nen të besimit ju kujton ky parim? (Kërkoni te Nenet e Besimit në Perlën me Vlerë të Madhe për ta kontrolluar përgjigjen tuaj.)
-
Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që qytetarët ta mbështetin dhe përkrahin qeverinë?
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 134:6, Perëndia do që ne t’i respektojmë dhe t’u bindemi ligjeve hyjnore dhe ligjeve njerëzore. Si mendoni ju, çfarë duhet të bëjmë ne kur një ligj i vendit është kundër bindjeve tona?
Ndërsa mendoni për këtë pyetje, lexoni thënien e mëposhtme nga Plaku Xhejms E. Talmixh, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Në rastin e një konflikti midis kërkesave të bëra nga fjala e zbuluar e Perëndisë dhe atyre që detyrohen nga ligji laik, kujt autoriteti janë të detyruar t’i binden anëtarët e Kishës? Në përgjigje, mund të zbatohen fjalët e Krishtit – është detyra e njerëzve t’i japin Cezarit atë që i përket Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë [shih Lluka 20:21–25] …
Në pritje të miratimit nga [Perëndia] në përkrahje të lirisë fetare, është detyra e shenjtorëve që t’ia nënshtrojnë veten e tyre ligjeve të vendit të tyre. Megjithatë, ata duhet të përdorin çdo metodë të përshtatshme, si qytetarë ose subjekte të disa qeverive të tyre, që të sigurojnë për vete dhe për të gjithë njerëzit përkrahjen e lirisë në shërbesat fetare. Atyre nuk u kërkohet të vuajnë pa protestuar për dhunën nga ana e përndjekësve të paligj, ose për funksionimin e ligjeve të padrejta; por protestat e tyre duhet të bëhen sipas rregullit ligjor dhe të duhur. Shenjtorët praktikisht kanë treguar pranimin nga ana e tyre të doktrinës se është më mirë të vuash të ligën sesa të veprosh gabim nga kundërshtimi i pastër njerëzor ndaj autoritetit të padrejtë” (The Articles of Faith, bot. 12-të [1924], f. 422–423).
-
Mendoni për njerëz që ju i njihni, të cilët e mbështetin dhe e përkrahin qeverinë e tyre dhe ligjin. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani për një ose dy prej tyre. Çfarë i keni parë ata të bëjnë për ta mbështetur dhe përkrahur qeverinë dhe ligjin?
Te Doktrina e Besëlidhje 134:8, ne lexojmë se qeveritë kanë përgjegjësinë t’i ndëshkojnë ata që kryejnë krime dhe qytetarët kanë përgjegjësinë që të ndihmojnë “për t’i sjellë fyesit përpara ligjeve të mira për t’u ndëshkuar”.
-
Shkruani një paragraf të shkurtër në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë duke shpjeguar atë që do të bëni ju për ta mbështetur dhe përkrahur qeverinë tuaj dhe ligjet e saj.
Doktrina e Besëlidhje 134:7, 9–10, 12
Përshkruhet marrëdhënia midis fesë dhe qeverisë
Te Doktrina e Besëlidhje 134:7, 9–10, 12, ne lexojmë se qeveritë duhet të vendosin ligje që i mbrojnë rregullat fetare, por nuk duhet ta përkrahin një fe më shumë sesa një tjetër. Ne gjithashtu lexojmë se shoqëritë fetare kanë të drejtën t’i ndëshkojnë anëtarët e tyre të çrregullt duke i shkishëruar ata ose duke u hequr shoqërimin, por shoqëri të tilla nuk e kanë autoritetin për të gjykuar ose të japin ndëshkime për të marrë pronën e anëtarëve të tyre ose t’i lëndojnë ata fizikisht.
Doktrina e Besëlidhje 134:11
Shpjegohet e drejta për të apeluar për ndihmë nga qeveria
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 134:11, qytetarëve duhet t’u lejohet që t’i kërkojnë ndihmë qeverisë së tyre nëse u është bërë keq. Ky varg përfshin gjithashtu një deklaratë se qytetarët shfajësohen kur e mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët, kur ka një nevojë të ngutshme dhe qeveria nuk është në gjendje të ndihmojë.
Mendoni rreth asaj që vlerësoni rreth vendit apo bashkësisë tuaj.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 134 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: