Seminari
Njësia 20: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 90–92


Njësia 20: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 90–92

Hyrje

Më 8 mars 1833, Zoti dha zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 90, që përmban udhëzime drejtuar Presidencës së Priftërisë së Lartë. “Kjo zbulesë është një hap i mëtejshëm në ngritjen e Presidencës së Parë” (hyrja e seksionit të DeB 90). Ditën pasuese, Profeti Jozef Smith kërkoi nëse ai duhej ta përkthente Apokrifën si pjesë të rishikimeve të tij të frymëzuara të Biblës. Zoti iu përgjigj kërkesës së tij nëpërmjet zbulesës së shënuar te Doktrina e Besëlidhje 91 dhe i tha Jozefit se nuk ishte e nevojshme ta përkthente atë. Vetëm pak ditë më vonë, më 15 mars 1833, Profeti mori një zbulesë (DeB 92) që e udhëzoi Frederik G. Uilliamsin, një prej këshilltarëve të Profetit, për detyrat e tij në Ndërmarrjen e Bashkuar, që ishte themeluar për të mbikëqyrur mirëqenien dhe punët e biznesit të Kishës.

Doktrina e Besëlidhje 90:1–18

Zoti e udhëzon Presidencën e Priftërisë së Lartë lidhur me përgjegjësitë e tyre

Cila është dhurata më me vlerë që keni marrë ndonjëherë? Përse është e vlefshme ajo?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 90:1–3, duke kërkuar gjërat e vlefshme që iu dhanë Profetit Jozef Smith. Sipas këtyre vargjeve, çfarë mbante Profeti?

Fraza “çelësat e priftërisë” i referohet të drejtës së presidencës, ose autoritetit që Perëndia ia jep njeriut për të kryesuar mbi mbretërinë e Tij në tokë dhe për ta qeverisur e drejtuar atë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 90:4–5 dhe përcaktoni paralajmërimin që Zoti ua dha shenjtorëve. Siç përdoret në këto vargje, termi orakujt iu referohet zbulesave nga Perëndia nëpërmjet profetëve të Tij.

Presidenti Tomas S. Monson te foltorja

Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në anë të faqes në shkrimet tuaja të shenjta pranë vargut 5: Nëse i trajtojmë si [gjëra] me pak vlerë zbulesat që Perëndia i jep nëpërmjet profetëve të Tij, ne do të pengohemi dhe biem.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni, çfarë do të thotë t’i trajtojmë zbulesat që Perëndia i jep nëpërmjet profetëve të Tij “si gjë me pak vlerë” (DeB 90:5)?

    2. Cilët janë disa shembuj të zbulesave që njerëzit mund të tundohen për t’i trajtuar si [gjëra] me pak vlerë?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 90:6, duke kërkuar se kush tjetër tha Zoti që do t’i mbante çelësat e mbretërisë. Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat në këtë varg që japin mësim të vërtetën se Presidenca e Parë i mban çelësat e mbretërisë. (Anëtarëve të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve gjithashtu do t’iu jepeshin çelësat e mbretërisë kur ai kuorum të organizohej në vitin 1835. Përdorimi prej tyre i këtyre çelësave do të ishte nën drejtimin e Presidentit të Kishës.)

Më 18 mars 1833, 10 ditë pasi u dha zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 90, Jozef Smithi i veçoi Sidni Rigdonin dhe Frederik G. Uilliamsin si këshilltarë në Presidencën e Priftërisë së Lartë, e cila më vonë u bë e njohur si Presidenca e Parë e Kishës.

Doktrina e Besëlidhje 90:7–10 përmban udhëzim drejtuar Presidencës së Parë për të përgatitur anëtarë të Shkollës së Profetëve që ta predikonin ungjillin anembanë botës. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 90:11 dhe merrni parasysh se si ky varg po përmbushet sot.

Doktrina e Besëlidhje 90:12–18 përshkruan disa prej përgjegjësive të Presidencës së Parë, që përfshijnë vendosjen në rregull të të gjitha punëve të Kishës. Ngaqë Presidenca e Parë mban çelësat e mbretërisë, ju do të bekoheni kur i ndiqni mësimet e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 90:19–37

Zoti udhëzon shenjtorët në Sion

Çfarë bëni kur rrethanat në jetën tuaj bëhen shumë të vështira?

Kur Profeti Jozef Smithi mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 90, ai dhe udhëheqës të tjerë të Kishës ishin në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së burimeve financiare të Kishës. Doktrina e Besëlidhje 90:19–37 përmban udhëzimin e Zotit drejtuar udhëheqësve të hershëm të Kishës lidhur me mënyrën se si t’i trajtonin rrethanat e vështira me të cilat përballeshin.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjen 90:24 dhe përcaktoni këshillën që mund ta ngushëllojë çdo njeri që mund të jetë duke kaluar përmes një gjendjeje të vështirë.

Plotësojeni parimin vijues bazuar në premtimin e Zotit te vargu 24: Nëse ne do të me zell, gjithmonë, jemi dhe i mbajmë tona, gjithë gjërat do të punojnë për të mirën tonë.

Të kërkuarit me zell përfshin më shumë sesa të lexuarit e shkrimeve të shenjta. Presidenti Harold B. Li tha: “Zelli nënkupton që të jemi punëtorë, nënkupton të kundërtën e të qenit dembelë ose të pakujdesshëm apo mospërfillës. Me fjalë të tjera, ata duhet të kërkojnë t’i dinë doktrinat e Kishës” (Stand Ye in Holy Places: Selected Sermons and Writings of President Harold B. Lee [1974], f. 198).

Si mendoni, çfarë do të thotë që “gjithë gjërat do të punojnë së bashku për të mirën tuaj” (DeB 90:24)?

Kjo nuk nënkupton që asgjë e keqe nuk do të na ndodhë. Përkundrazi, do të thotë që Perëndia do të na forcojë gjatë kohëve të vështira, në qoftë se jemi besnikë dhe që sfidat tona mund të na sjellin përvojat dhe bekimet e nevojshme.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një përvoje që e keni pasur ju ose e keni dëshmuar në jetën e dikujt tjetër që e tregon vërtetësinë e këtij parimi.

Një anëtare e Kishës, e cila shfaqi besnikëri të madhe gjatë kohëve të vështira, ishte Viena Xheksi. Studiojeni Doktrinën e Besëlidhjet 90:28–31 dhe përcaktojini udhëzimet e veçanta që i dha Zoti asaj. Studiojeni informacionin vijues rreth Motrës Xheksi, duke kërkuar mënyra se si ajo ishte besnike ndaj udhëzimeve të Zotit. Teksa e studioni këtë, ju mund të doni të nënvizoni disa prej rrethanave të vështira që përjetoi Viena (përpiquni të gjeni të paktën tri rrethana).

Viena Xheksi

Viena Xheksi

Viena Xheksi është një shembull i besnikërisë së shumë shenjtorëve të hershëm të ditëve të mëvonshme. Ajo u lind më 10 qershor 1787. Pasi u takua me misionarët në Boston të Masaçusetsit në SHBA, ajo udhëtoi për në Kirtland të Ohajos në vitin 1831. Qëndroi atje gjashtë javë dhe u pagëzua. Pasi u kthye në Boston, Viena ndihmoi për të sjellë disa pjesëtarë të familjes së saj në Kishë. Ajo më pas “e rregulloi punën e saj dhe u kthye në Kirtland për t’i bashkuar interesat e saj përgjithmonë me Kishën” (“Home Affairs”, Woman’s Exponent, 1 korrik 1878, f. 21). Në vitin 1833, Viena ia përkushtoi të gjitha pasuritë e saj Kishës, duke përfshirë 1.400 dollarë, gjatë një kohe kur paratë ishin kaq shumë të nevojshme. Më pas ajo udhëtoi për në Misuri për të marrë trashëgiminë e saj në Sion. Megjithatë, pak kohë pasi mbërriti, ajo vuajti përndjekje me shenjtorët. Pasi u dëbua nga shtëpia e saj në Misuri, ajo u kujdes për të sëmurët në Kampin e Sionit. Hibër C. Kimballi shkroi: “Mora mirësi të madhe … nga Motra Viena Xheksi, e cila u administroi dëshirave të mia dhe gjithashtu të vëllezërve të mi – Zoti e shpërbleftë [atë] për mirësinë [e saj]” (“Extracts from H. C. Kimball’s Journal”, Times and Seasons, 15 mars 1845, f. 839–840).

Ndërsa ishte në Misuri, Viena Xheksi u martua me Daniel Shirërin. Në vitin 1847, në moshën 60 vjeç, ajo udhëtoi drejt perëndimit për në Juta, duke ngarë vetë karrocën e saj përmes rrafshinave. U vendos në Solt-Lejk-Siti dhe për kohën e mbetur të jetës së saj, ajo punoi shumë për ta mbështetur veten e saj dhe për t’i studiuar me zell shkrimet e shenjta. Motra Xheksi vdiq më 7 shkurt 1884 në moshën 96-vjeçare. Njoftimi i vdekjes së saj shkruante: “Ajo ishte e vërtetë ndaj besëlidhjeve të saj dhe e vlerësoi rivendosjen e Ungjillit si një thesar të paçmuar” (“In Memoriam”, Woman’s Exponent, 1 mars 1884, f. 152; shih edhe Susan Easton Black, “Happiness in Womanhood”, Ensign, mars 2002, f. 12, 14).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani atë që mësuat rreth vështirësisë dhe besnikërisë nga shembulli i Viena Xheksit.

Doktrina e Besëlidhje 91

Shpëtimtari e udhëzon Jozef Smithin që të mos e përkthejë Aprokrifën

Si mund ta dini nëse diçka që lexoni në internet ose në një gazetë apo revistë është e vërtetë? Zbulesa e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 91 e udhëzoi Profetin Jozef Smith se si të dallonte nëse diçka që po e lexonte, ishte e vërtetë. Lexojeni hyrjen e seksionit, duke kërkuar atë që Jozef Smithi po bënte në kohën kur ai e mori këtë zbulesë.

Apokrifa është një përmbledhje e librave të shenjtë të popullit judeas. Ata libra nuk u përfshinë fillimisht në Biblën hebrease, por u përfshinë në përkthimin grek të Biblës në kohën e Krishtit. Disa prej librave lidhin periudhat kohore midis Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re. Kur të krishterët e hershëm i përmblodhën librat e Biblës shekuj më vonë, ata i përfshinë librat e Apokrifës, por pati pyetje rreth faktit nëse ato përkisnin si pjesë e shkrimeve të shenjta. Kopja e Biblës që po përdorte Jozef Smithi, ndërsa punonte për përkthimin e tij të frymëzuar, e përmbante Apokrifën. Megjithatë, ngaqë vlefshmëria e Apokrifës ishte e dyshimtë, Jozefi i kërkoi Zotit nëse përkthimi i tij i Biblës duhej t’i përfshinte këta libra.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 91:1–3, duke kërkuar atë që mësoi Profeti Jozef Smith rreth Apokrifës. Ndërfutje[t] janë shtesa [që i bëhen] një dorëshkrimi, që nganjëherë e ndryshojnë kuptimin dhe e prishin tekstin origjinal.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 91:4–6 dhe përcaktoni se si ata që e studiojnë atë, mund të dinë atë çfarë ishte e vërtetë në Apokrifën.

Nga këto vargje ne mund të mësojmë të vërtetën vijuese: Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë nëse gjërat që lexojmë janë të vërteta.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, dha mësim:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Kurrë në historinë e botës nuk kemi pasur të drejtë përdorimi më të lehtë të më shumë informacioni – disa prej tij i vërtetë, disa prej tij i rremë dhe shumë prej tij pjesërisht i vërtetë.

Si pasojë, kurrë në historinë e botës nuk ka qenë më e rëndësishme që të mësojmë se si të dallojmë me saktësi midis së vërtetës dhe së gabuarës. …

Fryma e Shenjtë është një Dhuratë e Dëshiruar. Ai është Ngushëlluesi, që na mëson ‘[të] vërtet[ën] e të gjitha gjërave’. …

Dëshmia e së vërtetës nga Fryma e Shenjtë është në dispozicion për të gjithë, kudo, në të gjithë globin. Të gjithë që kërkojnë ta dinë të vërtetën, që e studiojnë atë tërësisht në mendjen e tyre dhe që ‘kërko[jnë] me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht, … [do ta dinë] të vërtetën, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë’. [Moroni 10:4.]” (“Çfarë Është e Vërteta?” [bisedë në mbledhjen shpirtërore të Sistemit Arsimor të Kishës, 13 janar 2013], f. 3, 6; speeches.byu.edu).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth një përvoje kur ju e ndiet Frymën e Shenjtë të pohonte se diçka që lexuat, ishte e vërtetë.

Doktrina e Besëlidhje 92

Frederik G. Uilliamsi duhet të pranohet në Ndërmarrjen e Bashkuar

Zbulesa e përmbajtur te Doktrina e Besëlidhje 92 i udhëzoi udhëheqësit e Kishës, të cilët ishin pjesë e Ndërmarrjes së Bashkuar (e cila gjithashtu quhej Urdhri i Bashkuar), për ta pranuar Frederik G. Uilliamsin në ndërmarrje. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 92:1–2 dhe përcaktoni se si Zoti donte që Vëllai Uilliams të vepronte si një anëtar i ndërmarrjes.

  1. ikona e ditarit“Një anëtar aktiv” i një grupi është një njeri që është veprues dhe i zotuar. Zgjidhni dy ose më shumë nga situatat vijuese dhe në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani atë që “një anëtar aktiv” i Kishës mund të bëjë në ato situata.

    1. Një i ri është caktuar për të qenë mësues shtëpie.

    2. Një e re është thirrur si presidente e klasës së Të Rejave ose një i ri si president i kuorumit të priftërisë.

    3. Një i ri është student në një klasë të Shkollës së Të Dielës.

    4. Një e re është fqinje e një çifti të moshuar.

Përsiatni se çfarë mund të bëni që të jeni një anëtar aktiv i Kishës sot.

Te Doktrina e Besëlidhje 92:2, Zoti gjithashtu e mësoi Frederik G. Uilliamsin se çfarë duhet të bëjë ai që të “bekohe[t] përgjithmonë”. Ju mund të doni ta shenjoni këtë udhëzim në shkrimet tuaja të shenjta.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 90–92 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: