Seminari
Njësia 24: Dita 4, Doktrina e Besëlidhje 112


Njësia 24: Dita 4

Doktrina e Besëlidhje 112

Hyrje

Më 23 korrik 1837, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 112 në emër të Tomas B. Marshit, i cili atëherë ishte Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Në këtë zbulesë Tomas Marshi u këshillua lidhur me përgjegjësitë e tij dhe të atyre që ishin në Kuorumin e Të Dymbëdhjetëve.

Doktrina e Besëlidhje 112:1–13

Zoti i jep këshilla vetjake dhe i premton bekime Tomas B. Marshit

Mendoni për rastet kur jeni ndier të zemëruar, të irrituar, të fyer, ose ziliqarë si rrjedhojë e marrëdhënieve tuaja me të tjerët. Një Apostull i hershëm, Tomas B. Marshi, hasi një situatë që mund ta ketë çuar të përjetojë ndjenja të ngjashme.

Pak pasi u thirr për të qenë Apostull në vitin 1835, Tomas B. Marshi u caktua President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Në pranverën e vitit 1837, Presidenti Marsh mësoi se një nga Apostujt, Parli P. Prat, po planifikonte një mision në Angli pa mbikëqyrjen e Presidentit Marsh. Presidenti Marsh, i cili ishte në Misuri, i shkroi Plakut Prat dhe anëtarëve të tjerë të Të Dymbëdhjetëve dhe i ftoi që të takoheshin me të në Kirtland të Ohajos, më 24 korrik 1837, kështu që ata të mund të ishin të bashkuar në planet e tyre për misionet. Megjithatë, një muaj përpara se të ndodhte ajo mbledhje, dy anëtarë të tjerë të kuorumit, Hibër C. Kimballi dhe Orson Hajdi, u nisën për në Angli pasi morën thirrje misioni nga Profeti Jozef Smith. Presidenti Marsh me sa duket u mërzit që anëtarët e Të Dymbëdhjetëve po vazhdonin ta predikonin ungjillin në Angli kur kuorumi nuk ishte i bashkuar dhe pa përfshirjen e tij.

Në këtë situatë, çfarë mund të bënte Presidenti Marsh për të shmangur të qenit i zemëruar, i irrituar, i fyer apo ziliqar? Cilat janë disa rreziqe të lejimit të ndjenjave të tilla që t’i drejtojnë mendimet dhe veprimet tona?

Brigam Jangu, që ishte një anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve në atë kohë, e bindi Presidentin Marsh që të takohej me Profetin Jozef Smith. Në përgjigje ndaj shqetësimeve të Presidentit Marsh, Zoti i dha Profetit Jozef Smith zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 112.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 112:1–3, duke kërkuar paralajmërimet që Zoti i dha Tomas B. Marshit. Ndërsa lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se fjala përulurvargun 3 tregon se Presidenti Marsh e kishte përulur veten e tij. Çfarë paralajmërimesh i dha Zoti atij? Çfarë gjërash të mira, tha Zoti, kishte bërë Tomasi?

Te Doktrina e Besëlidhje 112:4–10, Zoti i dha këshilla të mëtejshme Tomas B. Marshit dhe e siguroi se ai mund të kryente gjëra të mëdha me ndihmën e Zotit.

  1. ikona e ditaritLexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 112:4–10. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, renditni premtimet që Zoti i bëri Tomas B. Marshit. (Në vargun 5 fjala mbroj nuk do të thotë të jesh i zemëruar ose kundërshtues; ajo do të thotë të punosh me zell për ta predikuar ungjillin.)

Plotësojeni parimin vijues “nëse–atëherë” duke u bazuar në atë që mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 112:10: Nëse ne , atëherë Zoti do të . (Ju mund të doni ta shenjoni këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta.)

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Si mendoni ju, përse përulësia na ndihmon ta pranojmë udhëzimin e Zotit?

    2. Kur jeni ndier i udhëhequr nga Zoti pasi e përulët veten tuaj?

Jozef Smithi

Kur Zoti e dha këtë zbulesë në korrik të vitit 1837, Kisha po përjetonte përçarje, grindje dhe braktisje të saj. Krenaria dhe lakmia i bëri disa anëtarë të Kishës që ta kritikonin haptazi Profetin Jozef Smith dhe ta vinin në pikëpyetje autoritetin e tij. Këto sfida qenë pjesërisht rrjedhojë e vështirësive financiare midis shenjtorëve në Kirtland të Ohajos. Për shkak të problemeve ekonomike gjithëpërfshirëse, të cilat më pas u përmendën si Paniku i vitit 1837, shumë banka falimentuan në mbarë Shtetet e Bashkuara. Edhe Shoqëria e Sigurisë së Kirtlandit, një institucion financiar i themeluar nga udhëheqësit e Kishës, falimentoi në vjeshtën e vitit 1837. Dyqind investitorë humbën pothuajse çdo gjë që kishin investuar, ku Jozef Smithi pësoi humbjet më të mëdha. Edhe pse Shoqëria e Sigurisë së Kirtlandit nuk financohej nga Kisha, disa nga shenjtorët e konsideronin atë si një bankë të Kishës ose bankën e Profetit, dhe ata fajësuan Jozef Smithin për problemet e tyre financiare. Madje disa filluan ta quanin atë një profet të rënë. Por shumë të tjerë vazhduan me besim dhe qëndruan të vërtetë ndaj Profetit, edhe pse humbën para për shkak të falimentimit të Shoqërisë së Sigurisë së Kirtlandit. (Shih Church History in the Fulness of Times Student Manual, bot. i 2-të [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2003], f. 171–173.)

Disa anëtarët të Kishës, përfshirë disa anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetëve Apostujve, madje kërkuan ta hiqnin Jozef Smithin si President të Kishës.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 112:11–13, duke kërkuar atë që Zoti e udhëzoi Tomas B. Marshin të bënte, për t’i ndihmuar anëtarët e tjerë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve që po hasnin vështirësi.

Doktrina e Besëlidhje 112:14–34

Zoti e mëson Tomas B. Marshin lidhur me detyrat e Dymbëdhjetë Apostujve

Presidenti Marsh ishte në një pozicion të rëndësishëm dhe kishte shumë përgjegjësi që i ishin dhënë nga Zoti.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Çfarë mund t’ju ndihmojë të jeni të përulur kur merrni vlerësime apo përgjegjësi të rëndësishme?

Zoti e ndihmoi Tomas B. Marshin ta njihte rëndësinë e përgjegjësive të tij si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve ndërkohë që vazhdoi t’i kujtonte atij të ishte i përulur. Plotësoni tabelën vijuese ndërsa studioni Doktrinën e Besëlidhje 112:14–22, 28–33.

Doktrina e Besëlidhje 112:14–22, 28–33

Fraza që theksojnë rëndësinë e përgjegjësive të Presidentit Marsh:

Fraza që i kujtojnë Tomas Marshit nevojën për të qenë i përulur:

  1. ikona e ditaritKryeni veprimtaritë vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Sipas vargjeve 16–17, cilat çelësa të priftërisë mbahen nga Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve? Shenjojeni në shkrimet tuaja të shenjta doktrinën që mësoni dhe shkruajeni atë në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë.

    2. Shkruani një parim që mësoni te vargjet 30–32 rreth çelësave të priftërisë të mbajtura nga Presidenti Marsh.

Merreni parasysh ta shenjoni doktrinën vijuese që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 112:30–32: Çelësat e priftërisë janë rivendosur për të fundit herë në periudhën e plotësisë së kohëve.

Një periudhë ungjillore është një periudhë kohore kur Zoti zbulon doktrinat, ordinancat dhe priftërinë e Tij. Është një periudhë në të cilën Zoti ka të paktën një shërbëtor të autorizuar në tokë, i cili mban priftërinë e shenjtë dhe që ka një detyrë hyjnore për ta përhapur ungjillin dhe për t’i administruar ordinancat e tij. (Shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Periudhë”.)

Përsiateni pyetjen vijuese: Te Doktrina e Besëlidhje 112:15, 30, çfarë thotë Zoti rreth marrëdhënies midis përgjegjësive të Tomas Marshit si President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe përgjegjësive të Profetit Jozef Smith?

Tomas B. Marshi pati vështirësi në ndjekjen e këshillave që mori në këtë zbulesë.

Jo shumë kohë pasi u dha zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 112, Tomas B. Marshi i tha Vajleta Kimballit (bashkëshortes së Hibër C. Kimballit) se Hibëri nuk do të ishte i efektshëm në misionin e tij. Presidenti Marsh me sa duket mendonte se meqenëse shpallja e ungjillit jashtë vendit ishte përgjegjësia e tij, dera për punën misionare në Angli nuk mund të hapej derisa ai të dërgonte dikë apo të shkonte vetë.

Mendoni për mënyrën se si kjo ngjarje ilustron [faktin] se Presidenti Marsh mund ta ketë pasur të vështirë të ishte i përulur.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, shpjegoi mënyrën se si mund të jemi më të përulur dhe ta shmangim krenarinë:

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Përulësi nuk do të thotë ta bindim veten se jemi të padobishëm, të pakuptimtë ose me pak vlerë. As nuk do të thotë që të mohojmë apo fshehim talentet që Perëndia na ka dhënë. Ne nuk e zbulojmë përulësinë duke menduar më pak për veten tonë; ne e zbulojmë përulësinë duke menduar më pak rreth vetes sonë. Ajo vjen kur ne e bëjmë punën tonë me një qëndrim të mirë për t’i shërbyer Perëndisë dhe bashkëqenieve tona.

Përulësia na e drejton vëmendjen dhe dashurinë tek të tjerët dhe te qëllimet e Atit Qiellor. Krenaria bën të kundërtën. Krenaria e merr energjinë dhe forcën e saj nga burimet e thella të egoizmit. Në çastin që ne ndalojmë së fiksuari me veten tonë dhe e humbasim veten në shërbim, krenaria jonë pakësohet dhe fillon të mbarojë” (“Krenaria dhe Priftëria”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 58).

  1. ikona e ditaritShpjegojini një anëtari të familjes apo një shoku atë që keni mësuar rreth përulësisë. Shkruajeni emrin e personit në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 112:34, duke kërkuar atë që duhej të bënte Tomas Marshi për t’i marrë këto bekime.

Plotësojeni parimin vijues: Ne duhet që t’i marrim bekimet e premtuara nga Zoti.

Rrëfimi vijues përmbledh largimin përfundimtar të Tomas B. Marshit dhe kthimin e tij në Kishë:

Për njëfarë kohe, Presidenti Marsh ndoqi këshillat që pati marrë. Ai punoi për ta forcuar Kishën dhe për ta mbështetur Jozef Smithin. Megjithatë, atij shpejt iu kthyen ndjenjat e tij kundërshtuese rreth mënyrës se si udhëhiqej Kisha. Këto ndjenja u ndërthurën me shqetësimet rreth konflikteve midis anëtarëve të pabindur e agresivë të Kishës dhe fqinjëve të tyre në Misuri. Në shtator 1838, ndërsa ishte mbërthyer nga ky shpirt i braktisjes, gruaja e tij, Elisabeta, u përfshi në një grindje. Ajo dhe një grua tjetër, të dyja anëtare të Kishës, kishin rënë dakord të shkëmbenin rregullisht qumësht për të pasur mjaftueshëm që të bënin djathë, por motra Marsh u akuzua se po e shkelte marrëveshjen e saj duke mbajtur pjesën e qumështit që ishte me më shumë ajkë. Çështja u soll përpara udhëheqësve të Kishës më shumë se një herë. Madje u soll edhe përpara Presidencës së Parë. Çdo herë, u vendos se motra Marsh qe në faj. Presidenti Marsh ishte i zemëruar dhe i pakënaqur me këto vendime (shih George A. Smith, “Discourse”, Deseret News, 16 prill 1856, f. 44) Ndonëse kjo situatë nuk e shtyu atë që të largohej nga Kisha, ajo u ndërthur me zhgënjimet e tij të tjera. Ai u bë gjithnjë e më kritikues ndaj udhëheqësve të tjerë të Kishës dhe, përfundimisht, u kthye kundër shenjtorëve. Më vonë ai kujtoi: “U bëra ziliqar për Profetin … dhe anashkalova çdo gjë që ishte e drejtë, dhe e kalova gjithë kohën time duke kërkuar të keqen” (“Remarks”, Deseret News, 16 shtator 1857, f. 220).

Tetëmbëdhjetë vjet pasi ishte larguar nga Kisha, Tomas Marshi i shkroi përulësisht një letër Hibër C. Kimballit, duke i kërkuar falje dhe leje që të ribashkohej me Kishën. Ai shpjegoi atë që kishte mësuar prej gabimeve të veta: “Zoti mund të vazhdojë shumë mirë edhe pa mua, dhe Ai nuk ka humbur asgjë përveçse unë u largova nga Kisha; por, o, çfarë kam humbur unë?!” (Letra e Tomas B. Marshit për Hibër C. Kimballin, 5 maj 1857, Koleksioni i Brigam Jangut, Biblioteka e Historisë së Kishës, siç citohet te Kay Darowski, “The Faith and Fall of Thomas Marsh” ,Zbulesat në Kontekst, [19 mars 2013]; history.lds.org).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, përmblidhni atë që keni mësuar nga studimi juaj sot. Zgjidhni një mënyrë se si mund të jeni më i përulur e besnik, dhe shkruani një synim për të vepruar sipas tij.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 112 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: