Njësia 17: Dita 4
Doktrina e Besëlidhje 82–83
Hyrje
Zbulesa që gjendet te Doktrina e Besëlidhje 82, u mor më 26 prill 1832, gjatë një këshilli të priftërinjve të lartë dhe të pleqve të Kishës në Indipendëns të kontesë Xhekson në Misuri. Në këtë zbulesë, Zoti ua fali vëllezërve shkeljet e tyre dhe i paralajmëroi ata kundrejt mëkatit të mëtejshëm. Zoti gjithashtu i udhëzoi këta vëllezër në Misuri lidhur me mënyrën se si t’i organizonin çështjet materiale të Sionit. Katër ditë më vonë, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 83, në të cilën Zoti i udhëzoi udhëheqësit e Kishës rreth mënyrës se si të kujdeseshin për të vejat dhe jetimët.
Doktrina e Besëlidhje 82:1–7
Zoti i paralajmëron ata që kanë marrë shumë prej Tij
Mendoni rreth një rasti kur patët një mosmarrëveshje me një shok ose një pjesëtar të familjes, e cila më së fundi u zgjidh. Si u ndiet pasi e zgjidhët mosmarrëveshjen tuaj?
Për disa muaj, ndjenja të pakëndshme ishin zhvilluar midis Sidni Rigdonit në Ohajo dhe Peshkopit Eduard Partrixh në Misuri. Në prill të vitit 1832, Profeti Jozef Smith dhe udhëheqës të tjerë të Kishës udhëtuan për në Misuri, duke iu bindur urdhrit të Zotit që ata të “ule[shin] në kuvend me shenjtorët që janë në Sion” (DeB 78:9). Kur ata mbërritën, u mbajt një këshill i priftërinjve të lartë dhe i pleqve të Kishës. Ndërmjet sesioneve të mëngjesit dhe të pasdites së konferencës, Sidni Rigdoni dhe Eduard Partrixhi i zgjidhën mospajtimet e tyre. Zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 82 u mor gjatë sesionit të pasdites.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:1, duke kërkuar atë që Zoti ua tha Sidni Rigdonit dhe Uilliam Partrixhit rreth zgjidhjes së mospajtimeve të tyre.
Bazuar në atë që mësoni te vargu 1, plotësojeni parimin vijues duke përshkruar marrëdhënien midis faljes së të tjerëve dhe marrjes së faljes nga Zoti: është një pjesë e nevojshme e marrjes së faljes së Zotit për mëkatet tona. (Krahasojeni me DeB 64:9–11.)
Edhe pse Zoti u ofroi faljen e Tij në këtë kohë, Ai gjithashtu u dha atyre një paralajmërim. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:2, duke kërkuar paralajmërimin që Zoti ua dha këtyre shenjtorëve.
Ndërkohë që anëtarë të Kishës u zhvendosën nga Ohajo për në Misuri, shumë prej tyre nuk arritën t’i bindeshin këshillës së udhëheqësve të Kishës dhe disa nuk pranuan ta jetonin ligjin e përkushtimit. Si rrjedhim, disa prej këtyre anëtarëve të Kishës ishin fajtorë për xhelozinë, lakminë dhe lënien pas dore të detyrës.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:3–4, duke kërkuar një arsye përse gjykimet e Zotit do të vinin mbi ata që vazhdonin në mëkat.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një parim që Zoti na e mësoi te Doktrina e Besëlidhje 82:3. Më pas përgjigjjuni pyetjes vijuese: Përse mendoni që atyre që kanë marrë më shumë nga Zoti, do t’iu kërkohet gjithashtu më shumë prej tyre?
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni për dy minuta sa më shumë prej bekimeve që ju vijnë në mendje, që i keni marrë nga Zoti. Përfshini bekime që ju kanë ardhur si një anëtar i Kishës. Më pas zgjidhni një prej bekimeve që shkruat dhe përgjigjjuni pyetjeve vijuese:
-
Çfarë mendoni se Zoti pret që ju të bëni me këtë bekim? (Për shembull, nëse e dalloni se jeni bekuar duke i pasur të vërtetat e ungjillit në jetën tuaj, një prej gjërave që pritet mund të jetë që ju t’i ndani këto të vërteta me të tjerët.)
-
Çfarë mund të filloni të bëni për ta përmbushur atë pritshmëri?
-
Te Doktrina e Besëlidhje 82:5–6, Zoti i paralajmëroi shenjtorët që po rritej sundimi dhe fuqia e Satanit mbi tokë. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:7, duke kërkuar një paralajmërim shtesë që Zoti ua dha këtyre anëtarëve të Kishës rreth mëkatit. Nga ky varg ne mësojmë se është e rëndësishme që t’i braktisim tërësisht mëkatet tona, sepse nëse mëkatojmë përsëri pas pendimit, mëkatet tona të mëparshme kthehen.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani përse mendoni që mëkatet tona të mëparshme kthehen kur ne mëkatojmë qëllimisht pasi jemi përpjekur për faljen e Zotit.
Doktrina e Besëlidhje 82:8–24
Zoti urdhëron nëntë burra që të formojnë një ndërmarrje për t’i drejtuar çështjet materiale të Kishës
Mendoni për një situatë kur ju ose dikush që e njihni, pati nevojë të sigurohej se Perëndia i mban premtimet e Tij. Gjatë këshillit të priftërinjve të lartë dhe të pleqve në Misuri, Zoti u dha një premtim sigurues atyre që iu binden urdhërimeve të Tij. Teksa e vazhdoni studimin tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve 82, kërkoni parime që mund t’i ofronin dikujt siguri në një situatë si ajo për të cilën menduat më lart.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:8–9, duke kërkuar atë që Zoti tha se Ai do t’ua jepte shenjtorëve gjatë këtij këshilli. Ju mund të doni t’i shenjoni arsyet e Zotit për dhënien atyre të këtij urdhërimi të ri. Përsiatni se si mund të zbatoheshin këto arsye për çdo urdhërim që na e jep Zoti.
-
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:10 (një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë), duke kërkuar një parim që mund të na japë vetëbesim, ndërkohë që përpiqemi t’u bindemi urdhërimeve të Zotit. (Ju mund të doni ta shenjoni këtë shkrim të shenjtë në një mënyrë të dallueshme për ta bërë të lehtë që ta gjeni më vonë.) Më pas shkruajini detyrat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Plotësojeni parimin vijues: Nëse i bindemi Zotit, Ai …
-
Përsiatni përvoja që i keni pasur, të cilat ju kanë treguar juve se ky parim është i vërtetë, pastaj shkruani rreth njërës prej atyre përvojave.
-
Siç mësuat te Doktrina e Besëlidhje 78, Zoti i urdhëroi udhëheqësit e Kishës në Kirtland të Ohajos, që të krijonin një ndërmarrje, një shoqëri biznesi të Kishës, të njohur si Ndërmarrja e Bashkuar. Burimet nga veprimtaritë e biznesit të ndërmarrjes duhej të përdoreshin për t’u kujdesur për të varfrit dhe për të siguruar fonde për nevojat e Kishës. Siç shënohet te Doktrina e Besëlidhjet 82:11, 15–17, Zoti i urdhëroi udhëheqësit e Kishës në Misuri që të bashkoheshin me Ndërmarrjen e Bashkuar nëpërmjet besëlidhjes.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:12, duke kërkuar se cili ishte qëllimi i Ndërmarrjes së Bashkuar. Teksa lexoni, mund t’ju ndihmojë që të sillni ndërmend se një nga detyrat e peshkopit është që të ndihmojë për nevojat materiale të anëtarëve të Kishës.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 82:14, 18–19, duke kërkuar fjalë dhe fraza që e shpjegojnë më tej se përse Zoti i urdhëroi udhëheqësit e Kishës që të formonin Ndërmarrjen e Bashkuar. Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat që gjeni.
Siç shënohet te Doktrina e Besëlidhje 82:20–24, Zoti e përfundoi këtë zbulesë duke i paralajmëruar udhëheqësit e Kishës që të ishin besnikë ndaj besëlidhjes që do të bënin si anëtarë të Ndërmarrjes së Bashkuar.
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 82:10
Doktrina e Besëlidhje 82:10 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Përpiquni ta mësoni përmendsh duke e përsëritur atë disa herë. Pasi ta keni mësuar përmendsh, përsëritiani një pjesëtari të familjes ose një shoku dhe shprehni atë çfarë keni përjetuar, që ju ka pohuar se Zoti vërtet i mban premtimet e Tij për ne, kur e bëjmë atë që Ai na kërkon.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth asaj që i treguat pjesëtarit të familjes suaj apo shokut tuaj.
Doktrina e Besëlidhje 83
Zoti zbulon mënyrën se si të tregohet kujdes për të vejat dhe jetimët
Katër ditë pasi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 82, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë rreth mënyrës se si të përkujdesej më tej për nevojat materiale të shenjtorëve. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 83:1, duke kërkuar ata njerëz, nevojat e cilëve u përmendën nëpërmjet kësaj zbulese.
Për ta kuptuar këtë seksion, sillni ndërmend që shumë prej shenjtorëve po e jetonin ligjin e përkushtimit dhe kishin marrë një “trashëgimi” ose pronësi nga Kisha. Në këtë zbulesë, Zoti zbuloi se çfarë duhej t’i ndodhte trashëgimisë së një familjeje nëse vdiste një bashkëshort ose një atë.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 83:2–3, duke kërkuar udhëzimet e Zotit rreth përkujdesjes për gratë që i kishin humbur bashkëshortët e tyre. (Mund t’ju ndihmojë të kuptoni që në atë kohë, shumica e grave mbështeteshin te bashkëshortët e tyre për mbështetjen e tyre materiale. Të “kenë shoqërim në kishë” do të thoshte që, përderisa kishte vdekur siguruesi për bashkëshorten, Kisha do të kujdesej për nevojat e saj.) Më pas lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 83:4–6, duke kërkuar mënyrën se si Kisha duhet të kujdeset për jetimët dhe për të vejat.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani atë që Doktrina e Besëlidhje 83 ju mëson për mënyrën se si ndihet Zoti rreth të vejave, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë nevojtarë?
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 82–83 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: