Seminari
Njësia 10: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 42:1–29


Njësia 10: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 42:1–29

Hyrje

Më 9 shkurt 1831, pak kohë pas mbërritjes në Kirtland të Ohajos, Profeti Jozef Smith mori një zbulesë që tani përbën Doktrinën e Besëlidhjet 42:1–72. Ai mori udhëzim të mëtejshëm më 23 shkurt (shih DeB 42:73–93). Të marra së bashku, këto zbulesa njihen si “ligji i Kishës” (shih kreun e seksionit DeB 42). Doktrina e Besëlidhje 42 ndahet në dy mësime. Ky mësim trajton vargjet 1–29, të cilat japin udhëzim mbi mësimdhënien e ungjillit, dhe paraqet ligje të përgjithshme të sjelljes për anëtarët e Kishës.

Doktrina e Besëlidhje 42:1–10

Zoti i thërret pleqtë që të japin mësim ungjillin dhe të ngrenë Kishën e Tij

Rrethoni më poshtë fjalët që mendoni se gjejnë zbatim për ligjet dhe urdhërimet e Zotit:

Shtrëngim

Bekim

Të vështira

Kontroll

Dhuratë

Kufizim

Shpërblim

Liri

Përse nganjëherë i shohim ligjet dhe urdhërimet e Perëndisë në një mënyrë negative? Përse është e rëndësishme të kuptojmë që secili nga ligjet dhe urdhërimet e Tij është një dhuratë ose një bekim? Si na çliron bindja ndaj ligjeve dhe urdhërimeve të Perëndisë nga pasojat e mëkatit?

Ndërsa studioni mësimin e sotëm, kërkoni mënyrën se si shenjtorët e hershëm u ndien rreth marrjes së ligjeve të Perëndisë dhe përsiatni vetë qëndrimin tuaj kundrejt urdhërimeve.

Zoti i urdhëroi shenjtorët në Nju-Jork që të shkonin për në Ohajo dhe premtoi se Ai do t’ua jepte ligjin e Tij pasi të mbërrinin atje (shih DeB 38:32). Përmes sakrifice të madhe, ata i lanë shtëpitë e pronat e tyre dhe iu bindën urdhrit për t’u mbledhur në Ohajo. Shumica e shenjtorëve në Nju-Jork iu bindën urdhrit për t’u mbledhur në Ohajo. Pasi disa prej tyre kishin mbërritur në Kirtland, 12 pleq u takuan me Profetin Jozef Smith dhe iu lutën Zotit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:1–3 duke kërkuar përse ishin mbledhur pleqtë e Kishës.

Këta pleq ishin mbledhur, sikurse ishin urdhëruar, me qëllim që Zoti të mund t’ua jepte atyre ligjin e Tij. Udhëzimi i parë i Zotit për ta ishte të shkonin si misionarë, dy e nga dy, për të përhapur ungjillin dhe për ta ngritur Kishën në çdo krahinë, ku ata u thirrën, derisa të gjithë njerëzit të mblidhen së bashku (shih DeB 42:4–10).

Doktrina e Besëlidhje 42:11–17

Zoti paraqet parime për mësimdhënien e ungjillit

Përfytyroni se jeni të ulur në sallën e sakramentit duke pritur të fillojë mbledhja e sakramentit. Asnjë nga anëtarët e peshkopatës ose të presidencës së degës nuk është i pranishëm. Dikush nga salla ngrihet dhe shpjegon se ai do të dëshironte të drejtonte disa thirrje dhe të jepte mësim njëfarë doktrine të re që i është zbuluar atij. Cili do të ishte reagimi juaj në këtë situatë? Përse?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:11 dhe përcaktoni atë që nevojitet përpara se dikush të mund ta predikojë ungjillin ose ta ngrejë Kishën si një përfaqësues zyrtar i Kishës. Ky udhëzim lidhur me shugurimin zbatohet jo vetëm ndaj misionarëve, por edhe ndaj kujtdo që veçohet për të dhënë mësim dhe për të udhëhequr në Kishë. Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët ose frazat në këtë varg që na mësojnë parimin vijues: Ata që japin mësim dhe ngrenë Kishën, duhet të thirren nga Perëndia dhe të shugurohen ose veçohen nga udhëheqësit e autorizuar të Kishës.

Mendoni rreth mënyrës se si praktika e shpalljes haptazi dhe e mbështetjes së udhëheqësve dhe anëtarëve të Kishës në thirrjet e tyre, e përmbush direktivën e Zotit që autoriteti i tyre të “njihet prej kishës” (DeB 42:11; shih DeB 28:13). Si siguron kjo praktikë rregull në Kishë dhe na mban të sigurt ndaj mashtrimit?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:12–13 dhe shenjoni përgjegjësitë e dhëna njerëzve që japin mësim dhe që udhëheqin në Kishë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 42:12, çfarë duhet të japin mësim mësuesit në Kishë?

    2. Sipas vargut 13, si duhet të japin mësim ata?

  2. ikona e ditaritVini re frazën “vëzhgojnë besëlidhjet, si dhe nenet e kishës, që t’i bëjnë ato” te Doktrina e Besëlidhje 42:13. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth arsyes përse është e rëndësishme për mësuesit dhe udhëheqësit që ta jetojnë atë që e japin mësim. Si është bekuar jeta juaj ose jeta e dikujt që njihni, kur një mësues ose udhëheqës ka jetuar sipas doktrinave dhe parimeve që ai ose ajo i ka dhënë mësim?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:14 dhe përcaktoni se çfarë duhet të bëjnë ata që japin mësim që të fitojnë udhëheqjen e Shpirtit. Më pas plotësoni parimin vijues: Nëse , ne mund ta marrim Shpirtin që të na ndihmojë për t’u dhënë mësim të tjerëve. (Ju mund të doni t’i shenjoni fjalët në atë varg që na e mësojnë parimin ose ta shkruani parimin në anë të shkrimeve tuaja të shenjta.)

Një parim tjetër i dhënë mësim te Doktrina e Besëlidhje 42:14 është që, nëse nuk e kemi Shpirtin, ne nuk do të japim mësim.

Për t’ju ndihmuar që të kuptoni përse është e rëndësishme që ta keni Shpirtin, ndërkohë që mësoni vetë dhe e jepni mësim ungjillin, lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:16–17 dhe përcaktoni atë që di dhe bën Fryma e Shenjtë. Termi Ngushëllues, i përdorur në këto vargje, është një nga emrat e Frymës së Shenjtë. Në hapësirat e dhëna, plotësoni mësimin vijues doktrinor nga vargu 17: Fryma e Shenjtë i di dhe jep dëshmi për .

Bazuar në këtë të vërtetë, si mund t’ju ndihmojë Fryma e Shenjtë ndërkohë që jepni mësim?

Ngaqë Fryma e Shenjtë i di të gjitha gjërat, Ai e di atë që ne të gjithë e kemi përjetuar dhe që na nevojitet në jetën tonë. Ata që japin mësim, dëshmojnë ose i shpjegojnë të vërtetat e ungjillit nëpërmjet frymëzimit të Frymës së Shenjtë, mund të udhëhiqen për t’i ndihmuar të tjerët që të marrin atë që Zoti e di se ata kanë nevojë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani një rast kur e ndiet ndikimin e Frymës së Shenjtë teksa po jepnit mësim, tregonit, shpjegonit ose dëshmonit për ungjillin. Gjithashtu shkruani rreth një përvoje kur e ndiet Frymën e Shenjtë që t’ju japë dëshmi juve për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Në qoftë se nuk jeni të sigurt nëse i keni pasur këto lloj përvojash, pyetni një pjesëtar të familjes ose një shok apo një shoqe rreth përvojave kur ai ose ajo e kanë ndier ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe shkruani rreth asaj që mësoni nga rrëfimi i atij personi.

Doktrina e Besëlidhje 42:18–29

Zoti jep ligje dhe urdhërime për anëtarët e Kishës

Pasi Zoti dha udhëzime rreth mësimdhënies në Kishë, Ai zbuloi ligje dhe urdhërime që gjejnë zbatim te të gjithë anëtarët e Kishës. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:18–29 dhe përcaktoni urdhërimet e dhëna mësim në këto vargje. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Edhe pse vargu 19 thotë se “ai që vret, duhet të vdesë”, vargu 79 na ndihmon të kuptojmë se vrasësit duhet t’u dorëzohen autoriteteve civile dhe “ligjeve të tokës dhe do të trajtohen sipas tyre”.

Te Doktrina e Besëlidhje 42:20–28 të “dëbohen” do të thotë të shkishërohen ose ta humbasin anëtarësinë e tyre në Kishë. Ndërkohë që këto vargje na japin mësim se shkishërimi është për ata që nuk do të pendohen, pasojat e shkishërimit për mëkate të caktuara, të rënda, mund të jetë pjesë e procesit të pendimit për disa njerëz të përulur, të penduar, të cilët po kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Veprimi disiplinor në Kishë është që ta mbrojë Kishën dhe që t’i ndihmojë ata që mëkatojnë, që të pendohen dhe t’i marrin bekimet e Shlyerjes së Shpëtimtarit.

  1. ikona e ditaritPër ta thelluar të kuptuarin tuaj për disa nga parimet e dhëna mësim te Doktrina e Besëlidhje 42:18–29, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni, përse njerëzit sot tundohen të vjedhin? Çfarë mendoni se mund ta ndihmojë një njeri që shpesh tundohet për të vjedhur?

    2. Një formë e të gënjyerit është mashtrimi. Si mendoni, përse të gënjyerit dhe mashtrimi janë mëkate të rënda?

    3. Duke menduar për përvoja që i keni pasur, përse është i gabuar dhe i dëmshëm të folurit keq ndaj të tjerëve?

Rishikoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:22–23 dhe shenjoni fjalët që e japin mësim këtë parim: Nëse e dëshirojmë dikë tjetër me epsh, atëherë ne e mohojmë besimin dhe e humbasim Shpirtin.

Të dëshiruarit me epsh nuk është dashuri. Ata që dëshirojnë njerëz të tjerë me epsh, janë të shqetësuar në mënyrë egoiste me vetëkënaqjen e tyre. Ata i shohin njerëzit e tjerë si objekte dhe atyre iu mungon vetëkontrolli. Epshi e shtrembëron dhe e ndryshon mënyrën se si ju i shihni të tjerët. Ju bën ta humbisni udhërrëfimin e Shpirtit dhe mund ta dëmtojë aftësinë tuaj për të pasur një marrëdhënie normale me të tjerët, veçanërisht me bashkëshortin ose bashkëshorten tuaj të ardhshme. E kufizon aftësinë tuaj për të ndier dashuri të vërtetë. Epshi tregon një mungesë besimi te Perëndia dhe shkon në kundërshtim me mënyrën se si Ai pret që ne t’i shohim të tjerët.

Një mjet i epshit, mbizotërues në kohën tonë, është pornografia. Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, paralajmëroi:

Plaku Dallin H. Ouks

“Pornografia e dëmton aftësinë e një njeriu për të gëzuar një marrëdhënie emocionale, romantike dhe shpirtërore normale me personin e gjinisë tjetër. …

Pornografia gjithashtu krijon varësi. Ajo i dëmton aftësitë për të marrë vendime dhe i ‘lidh me ganxha’ përdoruesit e saj, duke i tërhequr mbrapa në mënyrë ngulmuese për më shumë e më shumë. …

Bëni gjithçka që mundeni për ta shmangur pornografinë. Nëse ndonjëherë e gjeni veten tuaj në praninë e saj – gjë që mund t’i ndodhë kujtdo në botën në të cilën jetojmë – ndiqni shembullin e Jozefit të Egjiptit. Kur tundimi e kapi në mbërthimin e tij, ai e la tundimin dhe ‘iku duke vrapuar jashtë’ (Zanafilla 39:12).

Mos e mirëpritni asnjë shkallë të tundimit. Parandalojeni mëkatin dhe mënjanojeni nevojën që t’ju duhet të ndesheni me shkatërrimin e tij të pashmangshëm. Prandaj fikeni! Hiqeni vështrimin! Shmangeni atë me çdo kusht. Drejtojini mendimet tuaja nëpër shtigje të shëndosha. …

… Mos e përvetësoni pornografinë. Mos e përdorni fuqinë tuaj blerëse për ta mbështetur këtë shkatërrim moral. Dhe të reja, ju lutemi të kuptoni se, nëse visheni në mënyrë të pahijshme, ju po e zmadhoni këtë problem duke u bërë pornografi për disa nga meshkujt që ju shohin” (“Pornography”, Ensign ose Liahona, maj 2005, f. 89–90).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani një paragraf duke përshkruar atë që mund të bëni për ta forcuar veten tuaj ndaj tundimit për të dëshiruar me epsh. Përfshini në paragrafin tuaj arsyet përse mendoni se është i rëndësishëm ky urdhërim. (Ju mund të doni ta studioni temën “Dëlirësia” te Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004] për ide shtesë.)

Për ta përfunduar këtë mësim, lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 42:29 dhe përcaktoni parimin e dhënë mësim në këtë varg.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani si mendoni se e tregon zbatimi i ligjeve dhe urdhërimeve të Perëndisë dashurinë tuaj për Të. Si ju ka afruar më pranë Perëndisë zbatimi i urdhërimeve?

Gjatë javës që vjen, shfaqni më shumë dashuri për Perëndinë duke u përpjekur që të jeni më të bindur ndaj njërit prej ligjeve ose urdhërimeve të Tij.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 42:1–29 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: