Seminari
Njësia 29: Dita 1, Doktrina e Besëlidhje 133:1–35


Njësia 29: Dita 1

Doktrina e Besëlidhje 133:1–35

Hyrje

Më 3 nëntor 1831, dy ditë pasi Zoti e udhëzoi Jozef Smithin të botonte Librin e Urdhërimeve (shih DeB 1, kreu i seksionit), Profeti mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 133. Ky seksion u përfshi në botimin e vitit 1835 të Doktrinës e Besëlidhjes si një shtojcë dhe më pas iu caktua një numër seksioni. Ata që po punonin me dorëshkrimin, fillimisht kishin për qëllim që kjo zbulesë të ishte zbulesa e fundit së bashku me seksionin 1 në zbulesat e përfshira në botimin e vitit 1835. Doktrina e Besëlidhje 133 do të shqyrtohet në dy mësime. Ky mësim përfshin urdhrin e Zotit që populli i Tij ta përgatitë veten e tij dhe të tjerët për Ardhjen e Tij të Dytë. Ai gjithashtu përfshin profeci për ngjarje që lidhen me Ardhjen e Tij të Dytë dhe mbretërimin mijëvjeçar.

Doktrina e Besëlidhje 133:1–15

Zoti e urdhëron popullin e Tij që të përgatitet për Ardhjen e Tij të Dytë

Jezu Krishti

A keni qenë ndonjëherë në shkollë dhe kuptuat se keni harruar të përgatiteni për një provim? Si ndiheni ose si mendoni se do të ndiheshit?

Si ndiheni kur e dini se jeni përgatitur mirë për një provim?

Mendoni për disa ngjarje të ardhshme të rëndësishme për të cilat ju duhet të përgatiteni tani.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 133:1–3, duke kërkuar një ngjarje për të cilën ne duhet të përgatitemi dhe një arsye përse duhet ta bëjmë.

Mund të jetë e dobishme të dimë se të “zbresë në botë me një mallkim, për të gjykuar” (DeB 133:2) i referohet Zotit kur të japë ndëshkimin për të ligjtë në Ardhjen e Tij të Dytë. Fraza “zhveshë krahun e tij të shenjtë” (DeB 133:3) i referohet Zotit kur t’i zbulojë botës forcën dhe fuqinë e Tij. Fraza “të gjitha skajet e botës do ta shohin shpëtimin e Perëndisë së tyre” (DeB 133:3) do të thotë se të gjithë njerëzit do ta shohin shpëtimin që do të sjellë Perëndia për ata që e ndjekin Atë.

Ndërsa e studioni Doktrinën e Besëlidhjet 133, mendoni përse Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit dhe përgatitjet tona për të janë kaq të rëndësishme.

Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 133:2, çfarë do t’u ndodhë të paperëndishmëve ose të ligjve në Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit? Përgjigjjuni pyetjes duke e plotësuar doktrinën vijuese me një gjë që mësoni nga ky varg: Në Ardhjen e Tij të Dytë, Jezu Krishti do të vijë .

Nga këto vargje ne mësojmë se të ligjtë dhe të paperëndishmit nuk do të jenë të përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Çfarë mund të bëjmë ne për t’u siguruar se jemi të përgatitur?

  1. ikona e ditaritKryeni veprimtaritë vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Shkruani frazën vijuese: na ndihmon të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 133:4–16, duke kërkuar frazat që mund të përdoren për ta plotësuar vendin bosh. Renditni të paktën pesë fraza poshtë vendit bosh në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë.

    2. Përzgjidhni një nga frazat që përcaktuat në veprimtarinë a. Shpjegoni përse ky veprim është i rëndësishëm në përgatitjen tonë për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.

    3. Shpjegoni se çfarë bekimesh do të merrni tani duke vënë në zbatim veprimin që përcaktuat në veprimtarinë b.

Kthehuni te Doktrina e Besëlidhje 133:5, 7, 14. Merreni parasysh shenjimin e frazave të ngjashme që vini re në secilin varg.

Në kohën e Dhiatës së Vjetër, qyteti i Babilonisë ishte një vend i një ligësie të madhe. Në këto vargje, Babilonia mund të shikohet si një simbol si i ligësisë edhe i interesave tokësore.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Çfarë domethënie mund të ketë kur Zoti na udhëzon të largohemi nga Babilonia?

    2. Në çfarë mënyrash mund të ikim nga Babilonia? Si mund të na përgatitin këto gjëra për Ardhjen e Dytë?

Vini re atë që Zoti dha mësim te Doktrina e Besëlidhje 133:15 rreth mënyrës se si të largohemi nga Babilonia. Zoti po thotë se, kur të vijë Dhëndri (shih vargun 10), nuk do të ketë kohë për t’i bërë me nxitim gjërat që duhet të ishin bërë më parë. Kjo është e ngjashme me mesazhin që na mësohet në shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave (shih Mateu 25:1–13; shih edhe DeB 45:56–57.) Pesë nga virgjëreshat u përpoqën me nxitim që të bëheshin gati kur u dha lajmërimi se po vinte Dhëndri, por ishte shumë vonë.

Te Doktrina e Besëlidhje 133:15 vini re gjithashtu atë që Zoti na paralajmëroi të mos e bëjmë ndërsa largohemi nga Babilonia. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Përsiatni se çfarë do të thotë të “mos shoh[im] më prapa” (DeB 133:15) pasi ta kemi larguar veten nga ndikimet mëkatare dhe tokësore. Koncepti i të mos parit prapa i referohet një përpjekjeje për t’i braktisur plotësisht ligësinë dhe interesat tokësore dhe për të mos iu kthyer mënyrave të mëparshme. Ky varg është një paralajmërim për ne që të mos kemi mall dhe pastaj të kthehemi në stilin tonë të mëparshëm të jetesës.

një djalë dhe një baba duke u larguar

Zoti na ka urdhëruar të largohemi nga ligësia dhe të mos shohim prapa.

Merreni parasysh ta shkruani të vërtetën vijuese në hapësirën e shkrimeve të shenjta pranë vargut 15: Nëse kthehemi te ndonjë ligësi apo mëkat i mëparshëm, atëherë ne nuk do të jemi të përgatitur për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Çfarë mund të bëjë rinia shenjtore e ditëve të mëvonshme që të “mos shohë më prapa” ndërsa përpiqen të rriten shpirtërisht dhe të vijnë më pranë Shpëtimtarit?

Te Doktrina e Besëlidhje 133:9 vini re që Zoti e udhëzoi popullin e Tij të mblidhej në vendndodhjen konkrete të Sionit. Mbani mend se Sioni përfaqëson gjithashtu të drejtët – ata që janë të kulluar në zemër, të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj qëllimeve të Perëndisë.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Çfarë nxitjeje do t’i jepnit dikujt që është larguar nga Babilonia (ligësia dhe interesat tokësorë) dhe po përpiqet të shkojë drejt Sionit (drejtësisë), për ta ndihmuar të qëndrojë besnik?

Nëse munguat ditën që mësuesi lajmëroi një provim të ardhshëm të rëndësishëm, çfarë do të shpresonit që një shok/shoqe klase të bënte për ju?

Te Doktrina e Besëlidhje 133:4–15, Zoti gjithashtu u mësoi shenjtorëve se, pjesë e përgatitjes së tyre për Ardhjen e Dytë, përfshinte gjithashtu ndihmën ndaj të tjerëve që edhe ata të përgatiteshin. Çfarë lloj pune është duke përshkruar Zoti në vargjet 8–10?

Duke u drejtuar fjalën e tij misionarëve të ardhshëm, Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim rreth një përgjegjësie të rëndësishme që gjithashtu gjen zbatim për të gjithë anëtarët e Kishës:

Plaku Nil L. Andersen

“Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të ndihmoni në përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. …

Misioni juaj do të jetë një mundësi e shenjtë për t’i sjellë të tjerët te Krishti dhe për të ndihmuar në përgatitjen për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. …

… Bota, në masë të madhe, po përgatitet për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit për shkak të punës së Zotit nëpërmjet misionarëve të Tij” (“Të Përgatisësh Botën për Ardhjen e Dytë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 49, 51).

  1. ikona e ditaritPlotësoni detyrat vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Përgjigjjuni pyetjeve vijuese: Si mendoni ju se të ndihmuarit e të tjerëve që të përgatiten për Ardhjen e Dytë do t’ju ndihmojë të përgatiteni edhe ju po ashtu? Cilat janë disa bekime të tjera që do të gëzoni në jetën tuaj duke i ndihmuar të tjerët të përgatiten për Ardhjen e Dytë?

    2. Rishikojeni atë që keni shkruar rreth përgatitjes për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Shkruani një gjë që ndiheni i nxitur ta bëni për ta përgatitur më mirë veten tuaj ose për t’i ndihmuar të tjerët të përgatiten për Ardhjen e Dytë. Shkruani një plan për mënyrën se si do ta arrini këtë synim.

Rilexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 133:16 dhe përcaktoni atë që do të na ndihmojë të jemi të përgatitur për ta takuar Zotin kur Ai të vijë. Përfundojeni parimin vijues duke e plotësuar vendin bosh me fjalën që përcaktuat: Kur , ne përgatitemi për të takuar Zotin.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si na ndihmon pendimi që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë?

Doktrina e Besëlidhje 133:17–35

Zoti zbulon disa ngjarje që lidhen me Ardhjen e Tij të Dytë dhe mbretërimin e Tij mijëvjeçar

Te Doktrina e Besëlidhje 133:17–35, Zoti lajmëroi disa prej ngjarjeve që lidhen me Ardhjen e Tij të Dytë dhe mbretërimin mijëvjeçar në tokë. Lexojini këto vargje dhe merreni parasysh të shenjoni çdo ngjarje që ju bën përshtypje. Për cilat ngjarje interesoheni më tepër që t’i dëshmoni?

Një nga ngjarjet e përcaktuara te Doktrina e Besëlidhje 133:21–29 është kthimi i disa prej fiseve të humbura të Izraelit. Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi: “Dhjetë Fiset e humbura do të kthehen si kushdo tjetër: duke e pranuar Librin e Mormonit dhe duke besuar në ungjillin e rivendosur. Nuk mund të ketë dy organizata kishe të ndara dhe të pavarura në tokë njëherësh dhe në të njëjtën kohë; të paktën nuk mund të jetë në një kohë kur është e mundur për ta qeverisur Kishën nga një vend. Presidenti i Kishës mban çelësat nga ku Dhjetë Fiset do të udhëhiqen nga tokat e veriut për në atdheun e tyre në Palestinë. Ai, jo ata, do ta drejtojë kthimin e tyre” (A New Witness for the Articles of Faith [1985], f. 520–521).

Doktrina e Besëlidhje 133:30–35 përshkruan disa nga bekimet që merr populli besëlidhës i Zotit, të cilat lidhen me Ardhjen e Dytë të Zotit. Për shkak të premtimeve që Zoti i bëri Efraimit (njërit bir të Jozefit) dhe fisit të tij, pasardhësit e Efraimit do të mblidheshin të parët në ditët e fundit. Atyre iu është besuar ungjilli i rivendosur dhe autoriteti e çelësat e priftërisë, që i lejojnë ata të drejtojnë punën e mbledhjes së shtëpisë së Izraelit. Qëllimi përfundimtar i Zotit është që ta ndihmojë të gjithë familjen e Perëndisë të kurorëzohet me lavdi dhe t’i marrë të gjitha bekimet që janë bërë të mundshme nëpërmjet ordinancave të ungjillit.

Duke u penduar dhe duke e përgatitur veten tonë dhe të tjerët për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, ne mund ta presim me gëzim ardhjen e Tij dhe gjithashtu të gëzojmë bekimet që vijnë nga të jetuarit në mënyrë të drejtë tani.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 133:1–35 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: