Seminari
Njësia 7: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 27


Njësia 7: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 27

Hyrje

Ema Smithi dhe 12 të tjerë, duke përfshirë Njull Najtin dhe bashkëshorten e tij, Sallin, u pagëzuan më 28 qershor 1830, në Kollsvill të Nju-Jorkut. Megjithatë, ata nuk u konfirmuan atëherë ngaqë një turmë vendore e prishi shërbesën dhe Profeti Jozef Smith u arrestua “me akuzën e të qenit një person shqetësues, që krijonte trazira në vend duke predikuar Librin e Mormonit, etj.” (shih History of the Church, 1:87–88.) Jozefi u gjet i pafajshëm për të gjitha akuzat, por turmat e mbajtën ende larg nga Kollsvilli deri në gusht 1830, kur më në fund ai ishte në gjendje të konfirmonte shumicën e njerëzve të sapokthyer në besim. Më pas Jozef Smithi u kthye në shtëpinë e tij në Harmoni të Pensilvanisë.

Në fillim të gushtit 1830, Njull Najti dhe bashkëshortja e tij udhëtuan për në Harmoni që të vizitonin Jozef dhe Ema Smithin. Ngaqë Salli Najti dhe Ema nuk ishin konfirmuar ende, u vendos se ato do të konfirmoheshin dhe se ata që ishin mbledhur, do ta merrnin sakramentin së bashku. Rrugës për të marrë verë për sakramentin, Profeti Jozef u takua nga një lajmëtar qiellor dhe mori zbulesën tani të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 27 (shih History of the Church, 1:106).

Doktrina e Besëlidhje 27:1–4

Zoti jep udhëzime lidhur me simbolet e sakramentit

Çfarë do të mendonit nëse shihnit të përdoreshin lëkura patatesh për sakramentin?

Presidenti Ezra Taft Benson vizitoi Europën e shkatërruar nga lufta menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë ushqimi ishte i paktë dhe shumë prej njerëzve përpiqeshin thjesht të mbijetonin. Mungesa e ushqimit e bëri të nevojshme për anëtarët e Kishës që të përshtatnin atë që përdornin si pjesë të sakramentit. Presidenti Benson kujtoi: “Nuk mund t’i harroj shenjtorët francezë të cilët, në pamundësi për të gjetur bukë, përdornin lëkura patatesh për simbolet e sakramentit” (“Prepare for the Days of Tribulation”, Ensign, nëntor 1980, f. 33–34).

  1. ikona e ditaritLexoni Doktrinën e Besëlidhjet 27:1–2 dhe përcaktoni atë që engjëlli i tha Jozef Smithit rreth simboleve të sakramentit. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjeve vijuese:

    1. Përse mendoni ju ishte e pranueshme në rrethanat e shenjtorëve francezë të përdornin diçka tjetër në vend të bukës si simbol të sakramentit?

    2. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 27:2, cili duhet të jetë përqendrimi ynë ndërsa marrim sakramentin?

Plotësoni parimin vijues duke plotësuar vendet bosh: Kur marrim , ne duhet të flijimin shlyes të Jezu Krishtit.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni, çfarë do të thotë ta marrësh sakramentin “me syrin drejtuar te lavdia e [Perëndisë]”?

    2. Si mund ta kujtoni më plotësisht Shlyerjen e Shpëtimtarit ndërsa merrni sakramentin?

Doktrinën e Besëlidhjet 27:3–4 Zoti e paralajmëroi Jozef Smithin që të mos përdorte për sakramentin verë apo pije të forta (çdo pije me cilësi intoksikuese) të blerë nga armiqtë e tyre. Mund të përdorej vetëm vera e bërë nga shenjtorët (kjo ishte më shumë se dy vjet përpara se të zbulohej Fjala e Urtësisë [DeB 89]). Sot, në sakrament, në vend të verës përdoret ujë.

Doktrina e Besëlidhje 27:5–14

Zoti do ta marrë sakramentin përsëri në tokë

Përsiatni se si përvoja juaj e marrjes së sakramentit mund të jetë e ndryshme nëse do ta bënit këtë në prani të Shpëtimtarit.

Kur Shpëtimtari u paraqiti ordinancën e sakramentit Apostujve të Tij në Darkën e Fundit, Ai profetizoi për një kohë kur Ai do të kthehej në tokë dhe do ta merrte sërish sakramentin me dishepujt e Tij (shih Mateu 26:26–29).

Gjatë gjithë historisë, Zoti u ka dhënë autoritetin e priftërisë burrave të drejtë që të ndihmojnë me administrimin e ordinancave të ungjillit të Tij. Ai gjithashtu u ka dhënë çelësat e priftërisë udhëheqësve të priftërisë që të mund të drejtojnë, kontrollojnë dhe qeverisin përdorimin e priftërisë së Tij në tokë.

  1. ikona e ditaritTe Doktrina e Besëlidhje 27:5–12 ne mësojmë rreth disa njerëzve që do të marrin pjesë në këtë mbledhje sakramenti me Jezu Krishtin. Lexojini këto vargje dhe në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, bëni një listë të individëve që do të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe, nëse përmendet, çfarë çelësash apo përgjegjësish kanë ata.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 27:13 dhe përcaktoni se çfarë çelësash i dha Zoti Profetit Jozef Smith. Ju mund të doni ta shenjoni frazën “periudhë të ungjillit për kohët e fundit; dhe për plotësinë e kohëve”. Nga ky varg ne mësojmë se periudha ungjillore e plotësisë së kohëve mbledh së bashku të gjithë çelësat e ungjillit, ordinancat dhe të vërtetat e periudhave ungjillore të kaluara.

Një periudhë ungjillore është një periudhë kohore kur Zoti zbulon doktrinat e ungjillit të Tij, ordinancat dhe priftërinë. Është një periudhë “në të cilën Zoti ka të paktën një shërbëtor të autorizuar në tokë që mban priftërinë e shenjtë dhe çelësat, dhe që ka një porosi hyjnore për t’u përhapur ungjillin banorëve të tokës. Kur kjo ndodh, ungjilli zbulohet sërishmi kështu që njerëzit e asaj kohe nuk duhet të varen nga periudhat e kaluara për diturinë e planit të shpëtimit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Periudhë”).

Periudha jonë ungjillore është periudha e fundit ungjillore. Ajo shpesh është quajtur “periudha ungjillore e plotësisë së kohëve” ngaqë janë rivendosur të gjithë çelësat e priftërisë që Zoti i ka zbuluar për bekimin e fëmijëve të Tij (shih Efesianëve 1:10). Profeti Jozef Smith është kreu apo udhëheqësi i kësaj periudhe ungjillore, pikërisht ashtu si Adami, Enoku, Noeu dhe Moisiu qenë udhëheqës të periudhave të tjera ungjillore.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 27:14 dhe përcaktoni se kush tjetër do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sakramentit me Shpëtimtarin.

Si mendoni, kë nënkuptonte Shpëtimtari me “gjithë ata që Ati më ka dhënë prej botës”?

Plaku Brus R. Mek-Konki

Plaku Brus R. Mek-Konki tha: “Çdo person besnik në gjithë historinë e botës, çdo person i cili ka jetuar në atë mënyrë që të meritojë jetën e përjetshme në mbretërinë e Atit, do të jetë pjesëmarrës dhe do ta marrë sakramentin me Zotin” (The Promised Messiah: The First Coming of Christ [1978], f. 595).

  1. ikona e ditaritShkruajeni emrin tuaj në listën e atyre personave emrat e të cilëve tashmë i keni shkruar në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta. Pastaj përgjigjiuni pyetjes vijuese: Si ndiheni kur dini se ju mund të jeni pjesëmarrës në këtë mbledhje sakramenti me Zotin?

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18

Zoti e urdhëron popullin e Tij të veshë gjithë armatimin e Perëndisë

Doktrina e Besëlidhje 27:15–18 përmban këshillë që do të na ndihmojë të jemi të denjë të kualifikohemi për bekimet e Zotit, duke përfshirë bekimin e pjesëmarrjes në mbledhjen e sakramentit të përmendur në vargjet 4–14.

Çfarë do të donit të vishnit nëse do ta dinit se po shkonit në luftë?

  1. ikona e ditaritLexoni Doktrinën e Besëlidhjet 27:15 dhe përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë na këshilloi Zoti të bëjmë që të përgatitemi për betejat tona shpirtërore?

    2. Zoti premton se, nëse e veshim gjithë armatimin e Perëndisë, ne do të jemi në gjendje t’i bëjmë ballë ditës së ligë. Si mendoni, cilës i referohet fraza “ditës së ligë”? Si mendoni ju, çfarë do të thotë “t’i bëni ballë” në atë kohë?

Studioni Doktrinën e Besëlidhjet 27:15–18 dhe emërtojeni çdo pjesë të armaturës në skemën shoqëruese me fjalë ose fraza nga ato vargje.

armatimi i Perëndisë
  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni, përse Zoti na fton të veshim gjithë armatimin e Perëndisë?

    2. Si mund të na mbrojnë cilësitë e shoqëruara me çdo pjesë të armaturës kundër tundimit dhe së ligës?

    3. Në çfarë mënyrash keni ndier mbrojtje në jetën tuaj ndërsa keni kërkuar të vishni armaturën e Perëndisë?

Përsiatni atë që mund të bëni për të veshur më plotësisht të gjithë armatimin e Perëndisë duke marrë parasysh ato aspekte në jetën tuaj që kanë nevojë të përmirësohen.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 27 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: