Njësia 18: Dita 1
Doktrina e Besëlidhje 84:1–42
Hyrje
Në shtator të vitit 1832, misionarët u kthyen në Kirtland të Ohajos, pas predikimit të ungjillit në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Gjatë takimit të tyre të gëzueshëm, Profeti Jozef Smith mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 84. Ai e mori zbulesën gjatë dy ditëve: më 22 dhe 23 shtator [të vitit 1832]. (Ka disa prova historike që vargjet 1–41 u morën më 22 shtator dhe që vargjet 42–120 u morën më 23 shtator.) Studimi juaj i Doktrinës e Besëlidhjeve 84 është ndarë në dy mësime. Ky mësim i parë përqendrohet tek udhëzimet e Zotit rreth priftërisë dhe mënyrës se si priftëria mund të na përgatitë që të marrim gjithçka që ka Ati Qiellor.
Doktrina e Besëlidhje 84:1–30
Zoti shpall se një tempull do të ndërtohet dhe shpjegon qëllimet e priftërisë
Mendoni për një tempull që e keni vizituar ose që do të donit ta vizitonit. Si do t’ia shpjegonit një shoku të një besimi tjetër fetar ndryshimet midis tempullit dhe një godine tjetër në komunitet?
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:2–5 dhe shenjoni fjalë ose fraza që Zoti i përdori për t’i ndihmuar shenjtorët ta kuptonin rëndësinë e ndërtimit të një tempulli.
Këto vargje e përsëritin profecinë që qyteti i Jerusalemit të Ri dhe një tempull do të ndërtohen në kontenë Xhekson në Misuri. Më vonë, megjithatë, në vitin 1841 Zoti u tha shenjtorëve se atyre nuk iu kërkohej në atë kohë ta ndërtonin qytetin ose tempullin në Misuri për shkak të përndjekjes së rëndë nga armiqtë e Kishës (shih DeB 124:49). Fraza “ky brez” te Doktrina e Besëlidhje 84:5 i referohet profecisë për ndërtimin e Jerusalemit të Ri dhe të tempullit – që ende do të ndodhë dhe do të përmbushet në njëfarë kohe në të ardhmen (shih Moisiu 7:62).
Doktrina e Besëlidhjet 84 siguron një mundësi për të mësuar rreth bekimeve të rëndësishme që ju mund t’i merrni në tempull. Përpara se të vazhdoni me studimin tuaj të këtij seksioni, do të jetë e dobishme të rishikoni disa fraza kyç për sa i përket parimeve që Zoti i dha mësim në këtë zbulesë. Në tabelën vijuese, lexoni me kujdes përkufizimet doktrinore në të djathtë. Përputheni secilin prej përkufizimeve me frazën e duhur në të majtë.
Fraza |
Përkufizimi |
---|---|
|
|
(Shih përgjigjet për veprimtarinë e përputhjes në fund të këtij mësimi.)
Lexojeni listën vijuese të ordinancave dhe bekimeve të priftërisë dhe vendosni një shenjë në kolonën pranë atyre që do të konsideroheshin ordinanca shpëtuese:
Pagëzimi | |
Konfirmimi | |
Vënia e emrit dhe bekimi i fëmijëve | |
Dhënia e Priftërisë Melkizedeke (për burrat) | |
Administrimi i të sëmurëve | |
Dhurimi [indaumenti] i tempullit | |
Vulosja e martesës |
Secila prej pikave në listë është një ordinancë shpëtuese, me përjashtim të vënies së emrit e bekimit të fëmijëve dhe administrimit të të sëmurëve. Ordinancat e priftërisë për vënien e emrit e bekimin e fëmijëve dhe për administrimin e të sëmurëve e bekojnë jetën e atyre që i marrin ato, por nuk janë thelbësore për shpëtimin.
Te Doktrina e Besëlidhje 84:6–19, ne mësojmë se Moisiu mbante Priftërinë Melkizedeke apo “priftëri[në] më të madhe” (DeB 84:19). Ai mund ta gjurmonte autoritetin e tij të priftërisë deri te Perëndia. Si mbajtës i drejtë i priftërisë, dëshira e Moisiut ishte që t’i ndihmonte njerëzit e tjerë të afroheshin më pranë Perëndisë nëpërmjet ordinancave shpëtuese të priftërisë.
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:19–22, duke kërkuar bekimet që mund t’i marrim nëpërmjet Priftërisë Melkizedeke.
Vini re te vargu 20 që në ordinancat e Priftërisë Melkizedeke, manifestohet fuqia e perëndishmërisë. Përveç pagëzimit, secila prej ordinancave në tabelën e paraprirëse duhet të administrohet me anë të autoritetit të Priftërisë Melkizedeke. Si mendoni se manifestohet fuqia e perëndishmërisë në këto ordinanca?
Dy prej ordinancave shpëtuese të Priftërisë Melkizedeke – dhurimi [indaumenti] i tempullit dhe vulosja e martesës – mund të merren vetëm në tempull. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 84:22, përse është e rëndësishme që ne t’i marrim ordinancat shpëtuese të Priftërisë Melkizedeke?
Vargu 22 mund t’i referohet të shikuarit të Perëndisë në këtë jetë, por në fund të fundit ai i referohet aftësisë sonë për të banuar në praninë e Atit Qiellor për përjetësinë. Ju mund të doni ta shkruani parimin vijues në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta pranë vargjeve 21–22: Që të bëhemi si Perëndia dhe të banojmë në praninë e Tij, ne duhet t’i marrim ordinancat shpëtuese të Priftërisë Melkizedeke.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani rreth mënyrës se si parimet që keni mësuar deri tani në studimin nga ju të Doktrinës e Besëlidhjeve 84, ju kanë ndihmuar ta kuptoni rëndësinë e priftërisë dhe rëndësinë e tempujve.
Teksa e lexoni thënien vijuese nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mendoni se përse është e rëndësishme për ju që t’i merrni të gjitha ordinancat shpëtuese të ungjillit – duke përfshirë ato që janë në dispozicion vetëm në tempull: “Tempulli është objekti i çdo aktiviteti, çdo mësimi, çdo hapi përparues në Kishë. Të gjitha përpjekjet tona për shpalljen e ungjillit, përsosjen e shenjtorëve dhe shëlbimin e të vdekurve drejtojnë tek tempulli i shenjtë. Ordinancat e tempullit janë absolutisht vendimtare. Ne nuk mund të kthehemi tek lavdia e Perëndisë pa to” (“Përgatituni për Bekimet e Tempullit”, Ensign, tetor 2010, f. 41).
Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:23 për të zbuluar diçka që kërkoi të bënte Moisiu. Kujtoni që fjala shenjtëro[j] do të thotë të pastrosh e të bësh të shenjtë. Më pas, lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:24–25 dhe përcaktoni se si fëmijët e Izraelit iu përgjigjën përpjekjeve të Moisiut për t’i mësuar ata. Cilat ishin pasojat e veprimeve të tyre?
Siç e zbuluat, fëmijët e Izraelit e humbën mundësinë për t’i marrë ordinancat shpëtuese të Priftërisë Melkizedeke. Megjithatë, Zoti nuk ndaloi së përpjekuri për t’i ndihmuar ata që të përparonin. Ai e lejoi priftërinë më të ulët, apo Priftërinë Aarone, që të vazhdonte me ta. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:26–28 dhe përcaktoni se si Zoti vazhdoi t’i bekonte fëmijët e Izraelit. Teksa studioni, ju mund të doni t’i shenjoni bekimet që mund t’i marrim nëpërmjet Priftërisë Aarone.
Mund të jetë e dobishme ta kuptoni se në vargun 28 fraza “ai u pagëzua ndërsa ishte ende fëmijë”, i referohet pagëzimit të Gjonit në moshën tetëvjeçare. Fraza “u shugurua … nga engjëlli i Perëndisë në kohën që ishte tetë ditë”, do të thotë që Gjoni u veçua “për ta drejtuar udhën e Zotit … [dhe] për t’i përgatitur [njerëzit] për ardhjen e Zotit”. Nuk i referohet kohës kur Gjoni e mori Priftërinë Aarone. Shugurimi i Gjonit në Priftërinë Aarone erdhi pas pagëzimit të tij. (Shih Bruce R. McConkie, The Mortal Messiah: From Bethlehem to Calvary, 4 vëll. [1979–1981], 1:384–385.)
Priftëria Aarone na përgatit të marrim ordinancat dhe bekimet e Priftërisë Melkizedeke. Për shembull, pas pagëzimit, që është një ordinancë e Priftërisë Aarone, ne marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë nëpërmjet autoritetit të Priftërisë Melkizedeke. Kur e marrim sakramentin, një ordinancë e Priftërisë Aarone, ne i ripërtërijmë besëlidhjet që na ndihmojnë të shenjtërohemi dhe të marrim shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë dhe që na ndihmojnë të përgatitemi për të marrë ordinanca dhe për të bërë besëlidhje në tempull. Shërbimi i një të riu si mbajtës i Priftërisë Aarone e përgatit atë për të marrë Priftërinë Melkizedeke.
-
Përgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë mund të bëni tani që të përgatiteni për t’i marrë të gjitha ordinancat shpëtuese të ungjillit?
Doktrina e Besëlidhje 84:31–42
Zoti na mëson betimin dhe besëlidhjen e priftërisë
Teksa studioni rreth betimit dhe besëlidhjes së priftërisë, mbani në mendje që “një betim është një pohim i përbetuar për dikë që të jetë i vërtetë dhe besnik ndaj premtimeve të veta. Një besëlidhje është një premtim solemn ndërmjet dy palëve. Priftëria Aarone merret vetëm me anë të besëlidhjes. Mbajtësit e Priftërisë Melkizedeke e marrin priftërinë nëpërmjet një betimi të pafolur si edhe nëpërmjet besëlidhjes. Kur mbajtësit e priftërisë janë besnikë dhe i lartësojnë thirrjet e tyre siç i drejton Perëndia, ai i bekon ata. Ata që janë besnikë deri në fund dhe bëjnë gjithçka që ai u kërkon, do të marrin gjithçka që Ati ka (DeB 84:33–39)” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Betim dhe Besëlidhje e Priftërisë”, [f. 17], scriptures.lds.org). “Besëlidhja” është marrëveshja e njeriut me Perëndinë dhe “betimi” është premtimet solemne të Perëndisë ndaj atyre që e mbajnë besëlidhjen.
Doktrina e Besëlidhje 84:31–32 na mëson se mbajtësit e priftërisë në ditët e fundit (“bijtë e Moisiut dhe të Aaronit”) do të punojnë në shtëpinë e Zotit (në tempull) dhe do të mbushen me lavdinë e Zotit. Doktrina e Besëlidhje 84:33–44 përmban betimin dhe besëlidhjen e priftërisë. Prej saj ne mësojmë këtë parim: Nëse ata, të cilët marrin priftërinë, i lartësojnë thirrjet e tyre, Perëndia do t’i shenjtërojë ata dhe do t’iu japë atyre gjithçka që Ai ka.
-
Shkruajeni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Zoti premton të … Më pas studiojeni Doktrinën e Besëlidhjet 84:33–44 dhe përcaktoni të paktën pesë premtime që Zoti ua jep atyre që hyjnë në betimin dhe besëlidhjen e priftërisë. (Ju mund t’i kontrolloni përgjigjet tuaja me ato në fund të këtij mësimi.)
Presidenti Gordon B. Hinkli na mësoi sa vijon rreth mbajtësve të priftërisë që e lartësojnë thirrjen e tyre:
“Ne e lartësojmë priftërinë tonë dhe e zmadhojmë thirrjen tonë kur shërbejmë me zell dhe entuziazëm në ato përgjegjësi, tek të cilat ne thirremi me anë të autoritetit të duhur. …
Ne e lartësojmë thirrjen tonë, ne e zgjerojmë aftësinë e priftërisë sonë kur i ndihmojmë njerëzit në vështirësi dhe iu japim forcë atyre që ligështohen. …
Ne e lartësojmë thirrjen tonë kur ecim me ndershmëri dhe integritet” (“Magnify Your Calling”, Ensign, maj 1989, f. 48–49).
Të gjithë anëtarët e Kishës që marrin thirrje dhe veçohen, marrin bekime nëpërmjet Priftërisë Melkizedeke për t’i lartësuar thirrjet e tyre të Kishës. Presidenti Tomas S. Monson dha një shpjegim të thjeshtë rreth mënyrës se si secili prej nesh mund ta lartësojë thirrjen e vet: “Si e lartëson dikush një thirrje? Thjesht duke kryer shërbimin që i përket asaj” (“Priesthood Power”, Ensign, nëntor 1999, f. 51).
-
Në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta, u jepni përgjigje pyetjeve vijuese rreth asaj që do të thotë ta lartësojmë një thirrje:
-
Si e lartëson një mbajtës i priftërisë thirrjen e tij në priftëri?
-
Si jeni bekuar ju, ngaqë dikush e ka lartësuar thirrjen e tij ose të saj?
-
Detyra e të gjithë mbajtësve të priftërisë është që ta përgatitin veten dhe të tjerët që t’i marrin ordinancat shpëtuese të ungjillit dhe t’i jetojnë besëlidhjet shoqëruese, që ata të mund të marrin jetë të përjetshme me Atin Qiellor.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 84:1–42 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: