Seminari
Njësia 4: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 11–12


Njësia 4: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 11–12

Hyrje

Pak kohë pas rivendosjes së Priftërisë Aarone në maj të vitit 1829, vëllai i Jozef Smithit, Hajrëmi, dhe Jozef Najt Plaku e vizituan Profetin në Harmoni të Pensilvanisë. Që të dy burrat shprehën dëshirën e tyre për t’i shërbyer Perëndisë dhe për të ndihmuar në Rivendosjen. Doktrina e Besëlidhje 11 e 12 përmban fjalët e Zotit drejtuar Hajrëm Smithit dhe fjalët e Zotit drejtuar Jozef Najt Plakut rreth mënyrës se si ata mund të ndihmonin për ta sjellë në dritë veprën e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 11:1–14

Hajrëm Smithi mëson se si ai mund të ndihmojë për ta sjellë në dritë veprën e Zotit

A keni dëshiruar ndonjëherë të merrnit pjesë në një kauzë të dobishme, e cila e ndiet se do t’i sillte përfitim jetës së njerëzve dhe botës? Ajo është mënyra se si u ndien shumë njerëz rreth Kishës në ditët e hershme të Rivendosjes. Në fakt, ajo është mënyra se si ndihen shumë njerëz rreth shërbimit në Kishë – në mbretërinë e Perëndisë në tokë – sot. Te seksionet 11 e 12 të Doktrinës e Besëlidhjeve, Zoti i këshilloi Hajrëm Smithin dhe Jozef Najt Plakun lidhur me pjesëmarrjen e tyre në veprën e Perëndisë. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:27 e 12:7 për të zbuluar se kujt tjetër po i drejtohej Zoti në këto zbulesa.

Hajrëm Smith

Hajrëm Smithi, vëllai më i madh i Jozef Smithit, kishte të ngjarë t’i dinte ngjarjet e kohëve të fundit, të tilla si përparimin në përkthimin e Librit të Mormonit dhe rivendosjen e Priftërisë Aarone. Ai dëshironte të dinte se si mund ta ndihmonte Jozefin në veprën e Zotit. Jozefi i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 11 për Hajrëmin. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:3, 8, 10, 14, 17, 21 e 27 dhe shënoni fjalët dëshiron, dëshirosh dhe dëshira, dëshirave. Mendoni rreth ndjenjave të sinqerta që duhet të ketë kushdo që dëshiron me të vërtetë të ndihmojë në veprën e Zotit.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta bëni dy kolona. Emërtojeni të parën Bekimet e premtuara për shkak të dëshirave të tij të drejta. Emërtojeni të dytën Çfarë kishte nevojë të bënte ai për t’i marrë ato bekime. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:5–8. Në kolonën e parë, renditni bekimet që Zoti ia premtoi Hajrëm Smithit lidhur me dëshirën e tij për të ndihmuar në veprën e Zotit. Në kolonën e dytë, renditni atë që kishte nevojë të bënte Hajrëmi për t’i marrë ato bekime hyjnore.

Ndërkohë që i studiuat këto vargje, ju mund të keni zbuluar këto të vërteta: Ne mund të marrim bekime nga Perëndia në përputhje me dëshirat tona të drejta. Nëse dëshirojmë të bëjmë veprën e Perëndisë, ne do të jemi vërtet mjeti për të bërë shumë mirësi.

  1. ikona e ditaritPërfundoni veprimtaritë vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Shkruani disa përgjigje për pyetjen vijuese: Çfarë mund të bëni që të “je[ni] mjeti për të bërë shumë mirësi” në brezin tuaj?

    2. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:9–14 duke kërkuar këshillën që dha Zoti, e cila do ta ndihmonte Hajrëmin për të kryer shumë mirësi. Shkruajeni këshillën e Zotit drejtuar Hajrëmit në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dhe shihni nëse këshilla e Tij përshtatet me disa prej ideve që shkruat.

    3. Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 11:12–13, si mund ta dalloni ndikimin e Shpirtit?

Nga këshilla që mori Hajrëmi, ne mësojmë se Shpirti i Zotit na udhëheq për të bërë mirë, për të qenë të përulur dhe për të gjykuar me drejtësi. Shpirti gjithashtu na i ndriçon mendjet tona dhe na i mbush shpirtrat tanë me gëzim. Mund të jetë e dobishme të bëni referenca kryq të këtyre të vërtetave te Doktrina e Besëlidhje 11:12–13 me fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3.

  1. ikona e ditaritHarxhoni një çast dhe merrni parasysh situata në të cilat e keni ndier Shpirtin. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një ose më shumë prej përvojave vijuese që keni pasur:

    1. Një përvojë në të cilën Shpirti ju udhëhoqi të bëni mirë

    2. Një përvojë kur Shpirti ju ndikoi të jeni të përulur

    3. Një përvojë kur Shpirti ju ndihmoi të gjykoni me drejtësi

    4. Një përvojë kur Shpirti ju dha qartësi mbi një temë apo një çështje vetjake

Doktrina e Besëlidhje 11:15–30

Zoti e urdhëron Hajrëm Smithin që të përgatitet për thirrjen e tij për të predikuar

Përfytyroni që po shihnit fillimet e asaj që e ndiet se do të bëhej kauza më e madhërishme në botë, duke e ditur se mund të ishit pjesë e saj. Sa do të harxhonit nga koha juaj duke menduar rreth asaj kauze dhe duke planifikuar e duke u përgatitur për të marrë pjesë në të? Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:15–16 duke kërkuar atë që Zoti e dëshironte Hajrëm Smithin të bënte.

Si mendoni, përse Zoti do ta urdhëronte Hajrëmin të“pri[ste] pak më gjatë”? Merrni parasysh faktet që Kisha nuk do të organizohej zyrtarisht për shumë muaj të tjerë dhe që Libri i Mormonit nuk ishte botuar ende. Në çfarë mënyre mendoni se këto ngjarje të ardhshme do ta ndikonin përgatitjen e Hajrëmit për të ndihmuar në veprën e Zotit?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:18–20 duke kërkuar atë që Zoti tha se Hajrëmi do të nevojitej të bënte, që ai të bëhej një mjet i efektshëm në duart e Zotit.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni njërës ose më shumë prej pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’i “drejto[hej] Shpirtit” një i ri që po përgatitej për një mision?

    2. Çfarë mendoni se do të thotë t’i “qëndro[ni] besnikë [Zotit] me gjithë zemrën tuaj”?

    3. Çfarë po ju kërkon Zoti të “ndihmo[ni] për të nxjerrë në dritë”?

Duke përdorur Doktrinën e Besëlidhjet 11:18–20, shkruani një parim që pohon disa mënyra të rëndësishme se si ju mund të përgatiteni që të shërbeni në mbretërinë e Zotit:

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:21–22 dhe përcaktoni diçka tjetër që Zoti tha se Hajrëm Smithi do të nevojitej të bënte, që ta ndihmonte atë të bëhej një mësues i efektshëm i ungjillit. Çfarë i tha Zoti Hajrëmit që do të nevojitej të bënte, që të ishte në gjendje ta shpallte fjalën e Tij?

misionari duke lexuar shkrimet e shenjta

Si mendoni se studimi i shkrimeve të shenjta për ta “fit[uar] fjalën [e Zotit]” është i ndryshëm nga thjesht leximi i shkrimeve të shenjta? Ata që e studiojnë fjalën e Zotit, do të marrin Shpirtin e Tij dhe fuqinë për t’i bindur të tjerët për të vërtetën e ungjillit.

Për të parë që Hajrëmi i zbatoi urdhërimet e Zotit dhe e ndoqi këshillën e Tij, shihni hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 11 dhe vini re datën që u mor ajo zbulesë. Më pas kthehuni te hyrja e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 23 dhe vini re datën e asaj zbulese. Sa muaj më vonë e mori Profeti Jozef Smith zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 23?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 11:21 dhe më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 23:3. Çfarë zbuluat ju? Si zbatohet kjo lidhur me përgatitjen për një mision?

Plaku Dejvid A. Bednar

Merrni parasysh këshillën që Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u dha të rinjve gjatë një sesioni të priftërisë në konferencën e përgjithshme: “Shpresa ime më e zjarrtë për secilin prej jush, të rinjve, është që ju nuk do të shkoni thjesht në mision – por që ju do të bëheni misionarë shumë kohë përpara se të dorëzoni letrat tuaja të misionit, shumë kohë përpara se ta merrni një thirrje për të shërbyer, shumë kohë përpara se të veçoheni nga presidenti juaj i kunjit dhe shumë kohë përpara se të hyni në Qendrën e Trajnimit të Misionarëve” (“Becoming a Missionary”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 45).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth disa prej gjërave që ju lënë mbresë për t’i plotësuar ose ndryshuar në muajt e ardhshëm, që do t’ju ndihmojnë më mirë për ta fituar fjalën e Perëndisë.

Doktrina e Besëlidhje 12

Zoti e këshillon Jozef Najt Plakun mbi mënyrën se si ai mund të ndihmojë për ta ngritur kauzën e Sionit

Mendoni për emrat e disa njerëzve të njohur të historisë. Çfarë cilësish njihen ata të kenë?

A keni dëgjuar ndonjëherë për një burrë të quajtur Jozef Najt Plaku? Lexoni hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 12 për të mësuar rreth Jozef Najt Plakut dhe një shembulli të ndihmesës së tij për mbretërinë e Perëndisë.

Mund të vini re se fjalët e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 12:1–6 janë të njëjta me fjalët e Tij te Doktrina e Besëlidhje 11:1–6. Shpesh Zoti do t’ua përsëritë të njëjtat udhëzime individëve të ndryshëm – “atë që ia them njërit, ua them të gjithëve” (DeB 82:5). I tillë ishte rasti i Hajrëm Smithit (DeB 11) dhe Jozef Najt Plakut (DeB 12); një pjesë e udhëzimit është e njëjtë.

Edhe pse Jozef Najt Plaku nuk ishte një anëtar i njohur i Kishës së hershme, ai bëri shumë të mira në ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë. Ai e mbështeti Profetin me ushqime dhe furnizime të tjera gjatë punës së tij të ngutshme të përkthimit. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 12:6–8 dhe shenjoni tiparet e drejta që Zoti tha se u nevojiten atyre që dëshirojnë të ndihmojnë në veprën e Zotit. Përsiatni se si po i zhvilloni këto tipare në jetën tuaj.

Jozef Najt Plaku vazhdimisht u përpoq t’i vinte në jetë këto tipare të drejta. Ai e ndihmoi Profetin gjatë gjithë shërbesës së tij materialisht dhe shpirtërisht. Shumë vite pasi Profeti Jozef Smith mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 12, ai shënoi sa vijon: “Jozef Najt Plaku … ka qenë besnik e i vërtetë, dhe i paanshëm e shembullor, dhe i virtytshëm e i sjellshëm, pa u shmangur kurrë djathtas apo majtas. … Ai është një njeri i drejtë” (në History of the Church, 5:124).

  1. ikona e ditaritPër t’i ndihmuar studentët të mendojnë për atë që kanë mësuar sot dhe ta vënë atë në jetë, përfundojeni këtë frazë në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Me qëllim që ta ndihmoj Zotin në veprën e Tij, unë do të …

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 11–12 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: