Njësia 10: Dita 1
Doktrina e Besëlidhje 41
Hyrje
Në dhjetor të vitit 1830, Zoti i urdhëroi shenjtorët në Nju-Jork të lëvizin për në Ohajo, ku ata do ta merrnin ligjin e Zotit (shih DeB 37:3; 38:32). Profeti Jozef Smith e mori zbulesën e përmbajtur te Doktrina e Besëlidhje 41 në 4 shkurt 1831 – ditën që ai mbërriti në Ohajo. Në këtë zbulesë, Zoti dha udhëzime të mëtejshme që do të ndihmonin për t’i përgatitur shenjtorët që ta pranonin ligjin e Tij. Përveç kësaj, Ai e thirri Eduard Partrixhin si peshkopin e parë të Kishës.
Doktrina e Besëlidhje 41:1–8
Zoti përshkruan se si të bëhemi një dishepull i Jezu Krishtit
Çfarë ju jep kënaqësi ose çfarë ju pëlqen të bëni? Çfarë mendoni se kënaqet të bëjë Zoti? Merreni parasysh atë që do të thotë të kënaqeni, ose të gjeni gëzim, në bërjen e diçkaje.
Lexoni Doktrinnën e Besëlidhjet 41:1 duke kërkuar atë që Zoti kënaqet të bëjë. Vini re atë që ne duhet të bëjmë për ta marrë “bekimin më të madh të të gjitha bekimeve”, që Ai dëshiron të na e japë.
Në bazë të asaj që tha Zoti te vargu 1, plotësoni parimin vijues: Zoti kënaqet të kur ne .
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Kur e keni ndier se Zoti kënaqet t’ju bekojë ngaqë ia keni vënë veshin Atij?
-
Çfarë do të thotë për ju që të dini se i sjell gëzim Zotit për t’ju bekuar ngaqë ia vutë veshin Atij?
-
Profeti Jozef Smith iu bind këshillës së Zotit për t’u mbledhur në Ohajo. Jozefi dhe Ema tashmë kishin lëvizur shtatë herë në katër vitet që kishin qenë të martuar dhe Ema sapo ishte shëruar nga një sëmundje njëmujore dhe ishte gjashtë muaj shtatzënë kur, në fund të janarit të vitit 1831, ata u larguan nga Nju-Jorku që të udhëtonin rreth 460 kilometra me sajë drejt Kirtlandit në Ohajo.
Kur Jozefi dhe Ema mbërritën në Kirtland, ata ndaluan përpara dyqanit Gilbert dhe Uitni: “[Jozefi] zbriti plot energji shkallët, hyri në dyqan dhe u drejtua atje ku po qëndronte në këmbë ortaku më i ri. ‘Njull K. Uitni! Ti je burri!’ thirri ai, duke i zgjatur dorën përzemërsisht, si një të njohuri të vjetër e të afërm. ‘Ju keni epërsi ndaj meje’, u përgjigj [Njull K. Uitni], ndërsa e shtrëngoi mekanikisht dorën e zgjatur: ‘Unë nuk mund t’ju thërras me emër, siç më keni thirrur ju’. ‘Unë jam Jozefi, Profeti’, tha i panjohuri duke buzëqeshur. ‘Ti je lutur që të vij këtu, tani çfarë dëshiron prej meje?’” (në History of the Church, 1:146).
Jozefi shpjegoi se në një zbulesë, ai e kishte parë Njullin duke u lutur për të që ai të vinte në Kirtland. Familja Uitni i pranoi Jozef dhe Ema Smithin plot mirësi, dhe Jozefi e Ema jetuan me ta për disa javë (shih History of the Church, 1:145–146).
Shumica e shenjtorëve të Nju-Jorkut lëvizën për në Ohajo gjatë pesë muajve që e pasuan urdhrin e Zotit për t’u mbledhur atje. Disa nga ata anëtarë të Kishës e bënë këtë përmes një sakrifice të madhe. Ata i shitën pronat e tyre me humbje ose thjesht i lanë shtëpitë dhe pronat e tyre të pashitura dhe shkuan në Ohajo që ta ndiqnin Profetin. Lexoni tregimin vijues dhe kërkoni një shembull se si Zoti i bekoi këta shenjtorë kur ia vunë veshin urdhrit të Tij për të lëvizur për në Ohajo në këtë kohë:
Nëna e Profetit Jozef Smith, Lusi Mek Smithi, udhëhoqi një grup prej 80 anëtarësh të Kishës nga Fajeti në Nju-Jork drejt Ohajos. Teksa udhëtuan me anije nëpër kanalin Kejuga dhe Seneka drejt Bafalos në Nju-Jork, Lusi i kujtoi shenjtorët se ata “po udhëtonin prej urdhërimit të Zotit, sikurse udhëtoi Ati Lehi, kur u largua nga Jerusalemi; dhe, nëse besnikë, [ata] kishin të njëjtat arsye për t’i pritur bekimet e Perëndisë” (History of Joseph Smith by His Mother, bot. Preston Nibley [1958], f. 196).
Kur arritën në Bafalo të Nju-Jorkut, ata u takuan me anëtarë të Kishës nga Kollsvilli, të cilët gjithashtu ishin duke udhëtuar për në Ohajo dhe që kishin ngelur në Bafalo për një javë tashmë. Kalimi i kanalit u bllokua nga akulli “i grumbulluar në lartësinë e gjashtë metrave” dhe atyre iu tha se kishin nevojë të “qëndronin në port për të paktën dy javë të tjera”. Shumë prej shenjtorëve në grupin e Lusit e humbën kurajën. Ata ishin të uritur dhe disa prej fëmijëve ishin të sëmurë. Ata u lejuan të hynin në kuvertën e një anijeje tjetër, i vendosën gjërat e tyre në kuvertë dhe Lusi Smithi gjeti strehim të përkohshëm për gratë dhe fëmijët e tyre të sëmurë deri të nesërmen herët në mëngjes. (Shih History of Joseph Smith by His Mother, f. 199–202.)
Kur u kthyen përsëri në kuvertë, Lusi i dëshmoi grupit të saj: “Tani vëllezër e motra, nëse ju të gjithë do t’i ngrini dëshirat tuaja drejt qiellit, që akulli të mund të thyhet dhe ne të çlirohemi, po aq e sigurt sa Zoti jeton, kjo do të bëhet”. Dhe ajo përshkroi atë që ndodhi më pas: “Në atë çast një zhurmë u dëgjua, si bubullimë shpërthyese. Kapiteni bërtiti: ‘Çdo njeri në vendin e tij’. Akulli u nda, duke lënë me vështirësi një shteg për anijen dhe kaq të ngushtë sa që, teksa anija kalonte përmes, kovat e rrotave hidraulike u shkëputën me zhurmë. … Ne sapo kishim kaluar përmes shtegut kur akulli u mbyll sërish së bashku dhe vëllezërit e Kollsvillit u lanë në Bafalo, të paaftë për të na ndjekur” (shih History of Joseph Smith by His Mother, f. 204–205).
-
Nga tregimi që lexuat për grupin e shenjtorëve të udhëhequr nga Lusi Mek Smithi, përmblidhni në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta mënyrën se si këta shenjtorë e treguan besimin e tyre te Zoti. Gjithashtu shkruani rreth mënyrës se si përvoja e tyre gjatë kësaj gjendjeje të vështirë tregon se Zoti është i vetëdijshëm për ne dhe do të na ndihmojë t’i kapërcejmë sfidat kur ia vëmë veshin Atij.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 41:2–4 dhe përcaktoni urdhërimin dhe udhëzimet që Zoti ua dha njerëzve. Në listën vijuese, vizatoni një vijë përmes udhëzimeve që shenjtorët nuk ishin urdhëruar t’i ndiqnin:
-
Mblidhuni për të rënë dakord për fjalën e Perëndisë.
-
Merreni ligjin me anë të lutjes së besimit.
-
Kujdesuni që të zbatohet ligji.
-
Mblidhuni në kontenë Xhekson në Misuri.
Te Doktrina e Besëlidhje 41:3 shenjoni qëllimin e ligjit që njerëzit do ta merrnin “nëpërmjet lutjes së besimit [të tyre]”. Ky ligj, të cilit i drejtohet Zoti, gjendet te Doktrina e Besëlidhje 42. Ju do ta studioni këtë ligj me hollësi në disa mësime pasardhëse.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani si mendoni se pranimi i ligjeve dhe urdhërimeve të Perëndisë është një bekim. Përveç kësaj, shpjegoni se ligjet e Perëndisë na ndihmojnë t’i “ke[mi] të gjitha gjërat siç duhet përpara [Tij]” (DeB 41:3).
Mendoni rreth mënyrës se si dy konceptet vijuese mund të jenë të ngjashme dhe se si mund të jenë ato të ndryshme:
Besimtar |
Dishepull |
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 41:5 dhe plotësoni parimin vijues: Ne bëhemi dishepuj të Jezu Krishtit kur .
A ka një ndryshim midis të besuarit të ligjeve të Jezu Krishtit dhe pranimit të tyre? Ndërsa të besuarit e ligjeve të Perëndisë është një pjesë e rëndësishme e bërjes një dishepull i Jezu Krishtit, pranimi ynë i ligjeve të Tij – marrja dhe bindja ndaj tyre – e formon besimin tonë te Shpëtimtari.
-
Për t’ju ndihmuar që ta zbatoni parimin se ne bëhemi dishepuj të Jezu Krishtit, kur i pranojmë dhe i jetojmë ligjet e Tij, zgjidhni një prej standardeve dhe lexoni rreth tij nga broshura Për Forcën e Rinisë. Më pas, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se çfarë do të donit të bënit që ta pranoni dhe jetoni atë standard pak më mirë.
Te Doktrina e Besëlidhje 41:7 Zoti i udhëzoi shenjtorët të siguronin një shtëpi ku Jozef Smithi dhe familja e tij të jetonin dhe në të cilën ai mund të vazhdonte përkthimin e Biblës. Shenjtorët i ndoqën këto udhëzime dhe një shtëpi e vogël u ndërtua ku Jozefi dhe Ema jetuan për pak muaj.
Doktrina e Besëlidhje 41:9–12
Zoti e thërret Eduard Partrixhin që të jetë peshkopi i parë i Kishës
Përfytyroni se lagjja juaj ka nevojë për një peshkop të ri. Kërkoni Doktrinën e Besëlidhjet 41:9 dhe shenjoni ndonjë fjalë ose frazë që japin mësim parimin vijues: Peshkopët thirren nga Perëndia, mbështeten nga zëri i anëtarëve dhe shugurohen me anë të autoritetit të duhur.
Fraza “të caktohen me anë të zërit të kishës” do të thotë që anëtarët e Kishës e kanë mbështetur njeriun që është thirrur nga Perëndia. Fraza “ta shpenzojë gjithë kohën e tij në punët e kishës” iu drejtua veçanërisht Eduart Partrixhit dhe gjithashtu zbatohet për anëtarë të Peshkopatës Kryesuese sot. Ajo nuk gjen zbatim për peshkopët e lagjeve, të cilët e vazhdojnë punësimin e tyre të zakonshëm ndërkohë që shërbejnë në Kishë.
-
Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani përse është e rëndësishme për ju të dini se peshkopi ose presidenti juaj i degës është thirrur nga Perëndia dhe shuguruar nëpërmjet autoritetit të duhur të priftërisë.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 41:11 duke kërkuar vetitë që Zoti tha se i kishte Eduard Partrixhi, të cilat mund ta kishin ndihmuar në thirrjen e tij si peshkop. Ju mund të doni të bëni një shënim në shkrimet tuaja të shenjta se fjala mashtrim i drejtohet të gënjyerit ose hipokrizisë. Si rrjedhim, Eduardi ishte një burrë i ndershëm, me integritet moral.
-
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 41:12 duke kërkuar paralajmërimin e Zotit. Më pas, përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Çfarë mendoni se do të thotë të jemi të kujdesshëm se si i “mba[jmë]” fjalët e Zotit?
-
Si lidhet të qenit të kujdesshëm ndaj asaj që bëjmë me fjalët e Zotit, me atë që keni mësuar rreth të qenit një dishepull i Jezu Krishtit?
-
Teksa lexoni thënien vijuese nga Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, merrni parasysh se si ajo lidhet me atë që keni mësuar rreth të qenit dishepull në këtë mësim: “Çdo ditë ne vendosim shkallën që të jemi dishepuj. Çdo ditë ne i përgjigjemi pyetjes: ‘Kush është në anën e Zotit? Kush?’” (“My Servant Joseph”, Ensign, maj 1992, f. 39).
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 41 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: