Seminari
Njësia 3: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 4


Njësia 3: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 4

Hyrje

Në shkurt të vitit 1829, Jozef Smith Plaku dhe bashkëshortja e tij, Lusi, e vizituan birin e tyre, Jozef Smith të Riun, në Harmoni të Pensilvanisë. Jozef Smith Plaku dëshironte të dinte atë që Zotin donte që ai të bënte për të ndihmuar në veprën e Rivendosjes. Gjatë asaj vizite Jozef Smith i Riu mori një zbulesë. Kjo zbulesë, drejtuar babait të Profetit, është e para e një serie të disa zbulesave të dhëna individëve që dëshironin ta ndihmonin Zotin në veprën e Tij (shih edhe DeB 6; 8–9; 11–12; 14–16; 2325).

Doktrina e Besëlidhje 4:1–3

Jozef Smith Plaku thirret për të punuar në shërbimin e Perëndisë

A keni dëshiruar ndonjëherë t’i shërbeni Perëndisë dhe donit të dinit vullnetin e Tij lidhur me mënyrën se si mund të ndihmonit sa më mirë në kryerjen e veprës së Tij? Ati i Jozef Smithit dëshironte ta ndihmonte Zotin në veprën e Tij, por nuk dinte se çfarë e donte Zoti atë të bënte. Ai e pyeti birin e tij, Profetin, që t’i kërkonte Zotit në emër të tij. Doktrina e Besëlidhje 4 është përgjigjja e Zotit. Në këtë zbulesë Ai përmblodhi cilësitë që Zoti i pret prej atyre që dëshirojnë ta ndihmojnë Atë në veprën e Tij. Vini re, teksa e lexoni këtë seksion, se Zoti e mësoi Jozef Smith Plakun rreth mënyrës se si duhet t’i shërbejmë Atij.

Jozef Smith Plaku

Kur u mor kjo zbulesë, Kisha nuk ishte organizuar ende, përkthimi i Librit të Mormonit nuk ishte përfunduar dhe priftëria nuk ishte rivendosur ende. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 4:1 duke kërkuar mënyrën se si Zoti e përshkroi Rivendosjen e ungjillit që sa po fillonte të shpalosej. Ju mund të dëshironi ta shenjoni fjalën që përdori Zoti për të përshkruar Rivendosjen e ungjillit në ditët e mëvonshme. Në ç’mënyra ishte “e mrekullueshme” Rivendosja e ungjillit?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 4:2 dhe kërkoni atë që Zoti ua kërkon atyre që hyjnë, ose fillojnë, në shërbimin e Tij. Përfundojeni parimin vijues, bazuar te Doktrina e Besëlidhje 4:2: Nëse i shërbejmë Perëndisë me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tonë, ne mund .

Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i shenjoni fjalët ose frazat te Doktrina e Besëlidhje 4:2, që ju mësojnë këtë parim.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë ta bëni diçka “me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj”?

    2. Si mund t’ju ndihmonte të kuptuarit dhe të zbatuarit e këtij parimi teksa merrni pjesë në veprën e Zotit?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 4:3 dhe kërkoni atë që na nevojitet të kemi, që do të na ndihmojë t’ia dalim me sukses në të ndihmuarin me veprën e Perëndisë. Ju mund të dëshironi ta shenjoni atë që gjeni.

Disa njerëz e marrin parasysh Doktrinën e Besëlidhjet 4 kryesisht si një thirrje për shërbim misionar kohëplotë. Megjithatë, Jozef Smith Plaku, të cilit iu dha kjo zbulesë, nuk po thirrej si misionar kohëplotë. Megjithatë, ai e ndoqi këshillën te Doktrina e Besëlidhje 4:2–3 gjatë gjithë jetës së tij, duke shërbyer me zotim kudo dhe kurdo që u thirr. Ai ishte një nga Tetë Dëshmitarët e Librit të Mormonit dhe një nga të parët që u pagëzuan kur Kisha u organizua zyrtarisht më 6 prill 1830. Ai shërbeu edhe si Patriarku i parë i Kishës dhe si Këshilltar Ndihmues i Presidencës së Parë. Mendoni për disa mënyra të tjera, përveç shërbimit misionar kohëplotë, që ju mund ta ndihmoni Zotin në veprën e Tij. Për shembull, pjesa vijuese, e shkëputur nga broshura Për Forcën e Rinisë mbi temën e shërbimit, jep disa ide rreth mënyrës se si ne mund të veprojmë lidhur me dëshirën tonë për të ndihmuar në veprën e Zotit tani:

mësues shtëpie duke ecur

“Shërbimi ndaj të tjerëve është një karakteristikë e rëndësishme e një dishepulli të Jezu Krishtit. Një dishepull është i gatshëm të mbajë barrët e njerëzve të tjerë dhe të ngushëllojë ata që kanë nevojë të ngushëllohen. Shpesh Ati Qiellor do t’i plotësojë nevojat e të tjerëve përmes jush.

Ka shumë mënyra për t’u shërbyer të tjerëve. Disa nga shërbimet më të rëndësishme që ju mund të jepni, do të jenë brenda shtëpisë suaj. Ju gjithashtu mund të shërbeni në detyrat tuaja në Kishë, shkollë dhe komunitet. Ju mund të shërbeni duke bërë punën në tempull dhe punën për historinë familjare. Ju mund të shërbeni duke ndarë ungjillin me të tjerët tani dhe si një misionar me kohë të plotë në të ardhmen. Shpesh shërbimi më kuptimplotë shprehet përmes veprimeve të thjeshta e të përditshme të mirësisë. Kërkoni çdo ditë udhëheqjen e Frymës së Shenjtë për të ditur se kujt t’i shërbeni dhe se si të ndihmoni për të plotësuar nevojat e tyre. Ndiqni shembullin e Shpëtimtarit ndërsa u shërbeni të tjerëve” (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 32).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përshkruani një mënyrë të veçantë se si dëshironi ta ndihmoni Zotin në veprën e Tij në këtë kohë në jetën tuaj.

Doktrina e Besëlidhje 4:4

Fusha është gati për t’u korrur

Te Doktrina e Besëlidhje 4:4 Zoti u drejtohet njerëzve të botës si një fushë me drithëra. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 4:4 dhe shenjoni atë që Zoti tha rreth fushës së Tij (ose njerëzve të botës). Mund t’ju ndihmojë më shumë ta kuptoni plotësisht këtë varg nëse dini që drithërat, si gruri ose elbi, e ndryshojnë ngjyrën kur rriten. Kur gruri është i njomë, ai është i gjelbër, por kur piqet ai bëhet me ngjyrë të verdhë të zbehtë. Kur gruri është gati për t’u korrur, ai shpesh përshkruhet si i “bardhë”. Një thikë e madhe, e përkulur, e quajtur drapër, përdoret për korrjen e drithërave.

burrë duke prerë grurin
  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë mendoni se do të thotë fraza “fusha është e bardhë gati për t’u korrur”?

    2. Çfarë mendoni se do të thotë ta shtyni draprin tuaj me fuqi?

    3. Cili është shpërblimi i përmendur te Doktrina e Besëlidhje 4:4 për ata që e shtyjnë draprin e tyre me fuqi?

Një e vërtetë që mund ta mësojmë nga ky varg rreth ndikimit të punës sonë për t’i shërbyer Zotit, është që, kur punojmë me zell për t’i sjellë të tjerët te Jezu Krishti, ne gjithashtu mund të marrim shpëtim për veten tonë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani rreth një kohe kur u ndiet më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, ndërsa punuat për t’i ndihmuar të tjerët të vijnë tek Ata.

Doktrina e Besëlidhje 4:5–7

Zoti përmbledh cilësitë dhe vetitë kyçe për ata që i shërbejnë Atij

Mendoni për dy ose tri punë, karriera ose profesione. Çfarë cilësish dhe vetish të domosdoshme do t’i nevojiten dikujt që t’ia dalë me sukses në secilën prej tyre?

Gjeni një recetë për një prej ushqimeve tuaja të parapëlqyera dhe lexoni listën e përbërësve brenda tij. Çfarë do të ndodhte nëse përpiqeshit ta përgatitnit atë ushqim, por nuk i përfshinit një ose dy prej përbërësve? Doktrina e Besëlidhje 4:5–6 përmban një listë të “përbërësve” ose vetive që e cilësojnë një njeri për të ndihmuar në veprën e Zotit. Lexoni vargjet dhe merrni parasysh shenjimin e secilës veti hyjnore të renditur. Ju gjithashtu mund të dëshironi të shenjoni fjalë ose fraza që jua mësojnë këtë parim: Ndërsa përpiqemi të zhvillojmë veti hyjnore, kjo gjë do të na ndihmojë të cilësohemi për të ndihmuar në veprën e Zotit.

Merrni parasysh se si zhvillimi i secilës prej këtyre vetive hyjnore mund t’ju ndihmojë që t’i jepni ndihmesë më mirë Zotit në veprën e Tij.

  1. ikona e ditaritZgjidhni një veti nga Doktrina e Besëlidhje 4:5–6 që do të dëshironit ta zhvilloni më plotësisht. Duke përdorur burimet në dispozicionin tuaj (të tilla si Topical Guide [Udhëzuesi Tematik] ose Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta), gjeni tri shkrime të tjera të shenjta që japin mësim rreth asaj vetie. (Ju gjithashtu mund të dëshironi të lexoni pjesën për vetinë që keni zgjedhur, tek Të Vërtetë ndaj Besimit ose pjesën tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.) Shkruani një përmbledhje të shkurtër në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për atë që mësuat rreth asaj vetie, si edhe asaj që mund të bëni tani që të filloni ta zhvilloni atë veti. Ju mund të dëshironi t’ia tregoni planin tuaj një prindi ose një shoku të afërt.

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 4:7 dhe vini re se si mund t’i kërkoni e zhvilloni këto veti. Përsiatni se çfarë do të thotë të “kërkoni” apo të “trokisni”. Si mund të na ndihmojë lutja që t’i zhvillojmë vetitë hyjnore?

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 4 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: