Seminari
Njësia 17: Dita 2, Doktrina e Besëlidhje 78–80


Njësia 17: Dita 2

Doktrina e Besëlidhje 78–80

Hyrje

Më 1 mars 1832, Zoti i dha Profetit Jozef Smith zbulesën tani të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 78. Në këtë zbulesë, Zoti e udhëzoi Profetin që të organizonte një ndërmarrje (më vonë të njohur si Ndërmarrja e Bashkuar) për të administruar shtëpitë e ruajtjes dhe përpjekjet botuese të Kishës. Zoti gjithashtu përshkroi bekimet që do të merrnin shenjtorët nëse i bindeshin urdhërimit për ta organizuar këtë ndërmarrje. Në një përpjekje për ta mbrojtur prej armiqve të Kishës këtë biznes të organizuar nga Kisha, një pjesë e fjalëve të kësaj zbulese u ndryshua kur u botua së pari në botimin e vitit 1835 të Doktrinës e Besëlidhjeve. Për shembull, fjala ndërmarrje u ndryshua në urdhri (shih DeB 78:4).

Afërsisht në po të njëjtën kohë kur Zoti e urdhëroi Jozef Smithin të organizonte Ndërmarrjen e Bashkuar, Zoti dha zbulesat e shënuara te Doktrina e Besëlidhje 79–80. Në këto zbulesa, Zoti e thirri Xhered Karterin, Stivën Burnetin dhe Iden Smithin që të shërbenin si misionarë.

Doktrina e Besëlidhje 78:1–16

Zoti e urdhëron Profetin Jozef Smith të organizojë Ndërmarrjen e Bashkuar

Paraja është një pjesë e rëndësishme e botës në të cilën jetojmë dhe mund të përdoret për qëllime të drejta ose të liga. Në hapësirën më poshtë, renditni disa mënyra se si paraja mund të përdoret për qëllime të drejta dhe disa mënyra se si mund të përdoret për qëllime të liga.

Qëllime të Drejta

Qëllime të Liga

fuçi dhe thasë me grurë

Në maj të vitit 1831, Zoti urdhëroi që të krijohej një shtëpi ruajtjeje për të mbledhur të mirat dhe paratë e tepërta për përfitimin e të varfërve (shih DeB 51). Kisha gjithashtu kishte nevojë për fonde për të blerë tokë dhe për të financuar botimin e zbulesave që kishte marrë Profeti Jozef Smith. Tri organizata të veçanta ekzistonin për t’i krijuar këto fonde: 1) dyqani i Njull K. Uitnit në Kirtland të Ohajos, 2) një dyqan që drejtohej nga Sidni Gilberti në Misuri dhe 3) Ndërmarrja Letrare, e cila ishte krijuar që të mbikëqyrte shtypjen e botimeve të Kishës. Udhëzimet e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 78:3 çuan drejt ndërthurjes së këtyre tri organizatave në një. Organizata e re do të quhej Ndërmarrja e Bashkuar dhe do të përbëhej prej Jozef Smithit, Sidni Rigdonit, Njull K. Uitnit, Eduard Partrixhit, Sidni Gilbertit, Oliver Kaudërit, Xhon Uitmerit, Uilliam W. Felpsit dhe Martin Harrisit.

Te Doktrina e Besëlidhje 78, fjala urdhri i referohet Ndërmarrjes së Bashkuar. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:3–4, duke kërkuar atë që do t’i lejonte të bënin shenjtorët, kjo ndërmarrje ose ky urdhër.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 78:4, cili është shkaku që Zoti donte të përparonte nëpërmjet Ndërmarrjes së Bashkuar?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:5–6, duke kërkuar përse Zoti urdhëroi që shenjtorët t’i ndihmonin “të varfërit e popullit [të Tij]” (DeB 78:3).

Siç përmendet në këto vargje, gjërat qiellore përfshijnë bekime të një natyre të përjetshme, të tilla si dituria, dëshmia dhe mundësitë për të marrë ordinancat shpëtuese.

Mund të jetë e dobishme për të ditur se të qenit të barabartë në gjëra tokësore nuk nënkupton që gjithsecili do të ketë pikërisht të njëjtën sasi pasurish, por përkundrazi që çdo familje do të ketë burime të mjaftueshme për nevojat dhe dëshirat e veta, në përputhje me rrethanat e tyre individuale.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani disa fjali që shpjegojnë se si ju mendoni që të qenit të barabartë në gjëra tokësore na lejon që të jemi të barabartë në marrjen e gjërave qiellore.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:7. Teksa lexoni, kërkoni për një arsye shtesë përse Zoti i urdhëroi shenjtorët ta formonin Ndërmarrjen e Bashkuar dhe të kujdeseshin për të varfrit. Më pas plotësojeni parimin vijues: Bërja e gjërave që ka urdhëruar Zoti na përgatit për .

Në çfarë mënyrash mendoni që bindja ndaj urdhërimit për të organizuar Ndërmarrjen e Bashkuar do të ndihmonte që t’i përgatiste shenjtorët për të trashëguar një vend në mbretërinë çelestiale?

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni sa më shumë të mundeni prej urdhërimeve të Zotit brenda një minute. Më pas zgjidhni një prej urdhërimeve që renditët dhe shkruani disa fjali që shpjegojnë mënyrën se si bindja ndaj atij urdhërimi mund t’ju ndihmojë që të përgatiteni për një vend në mbretërinë çelestiale.

Plaku Dallin H. Ouks

Teksa e lexoni thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, merrni parasysh arsyen përse është e rëndësishme të kuptojmë qëllimin e Zotit në dhënien e urdhërimeve: “Gjykimi i fundit nuk është vetëm një vlerësim i një shume tërësore të veprave të mira dhe të liga – i asaj që kemi bërë. Ai është një njohje e efektit përfundimtar të veprave dhe mendimeve tona – i asaj që jemi bërë. Nuk mjafton për askënd që vetëm të shkojmë përmes veprimeve. Urdhërimet, ordinancat dhe besëlidhjet e ungjillit nuk janë një listë depozitash që na kërkohet t’i derdhim në ndonjë llogari qiellore. Ungjilli i Jezu Krishtit është një plan që na tregon si të bëhemi çfarë Ati ynë Qiellor dëshiron për ne që të bëhemi” (“The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32).

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mund t’ju ndihmojë të kuptuarit e qëllimit të Zotit në dhënien e urdhërimeve për ne, që t’i bindeni Atij me besnikëri më të madhe?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:8–9, duke kërkuar emrat e atyre që Zoti i caktoi të organizonin Ndërmarrjen e Bashkuar.

Vini re te vargu 9 që Zoti i urdhëroi këta burra të uleshin në kuvend me shenjtorët në Sion, domethënë me anëtarët e Kishës në Indipendëns të Misurit. Me qëllim që t’i bindeshin këtij urdhërimi, Jozef Smithi, Njull K. Uitni dhe Sidni Rigdoni do të duhej të udhëtonin pothuajse 1.600 kilometra (vajtje-ardhje) midis Hajrëmit në Ohajo dhe Indipendensës në Misuri. Në prill të vitit 1832, më pak se një muaj pasi u mor kjo zbulesë, tre burrat iu bindën urdhërimit dhe udhëtuan për në Misuri.

Çfarë ju mëson përgjigjja e tyre rreth besimit tek urdhërimet e Zotit dhe bindjes ndaj tyre?

Pak pas mbërritjes së tyre në Misuri, të tre mbajtën një kuvend në të cilin ata organizuan Ndërmarrjen e Bashkuar në përputhje me udhëzimin e dhënë në zbulesë. Përfitimet nga veprimtaritë e biznesit të Ndërmarrjes së Bashkuar vendoseshin në shtëpinë e ruajtjes për t’u kujdesur për të varfrit dhe për të siguruar fonde për nevoja të tjera financiare të Kishës.

Te Doktrina e Besëlidhje 78:10–16, Zoti e theksoi rëndësinë e Ndërmarrjes së Bashkuar. Ai shpjegoi se, nëse shenjtorët do t’i ndiqnin udhëzimet e Tij, ata do ta kishin ndihmën e Tij në përmbushjen e urdhërimeve të Tij dhe Kisha do të ishte në gjendje të qëndronte e pavarur nga të gjitha subjektet e tjera tokësore.

Doktrina e Besëlidhje 78:17–22

Shpëtimtari përshkruan bekimet që janë në dispozicion për ata që i zbatojnë urdhërimet e Tij

Mendoni për disa dhurata ose bekime që i morët kur ishit më të vegjël, të cilat i çmoni edhe më shumë tani që jeni më të mëdhenj. Përse i çmoni më shumë këto dhurata ose bekime tani? Mendoni rreth mënyrës se si kjo mund të lidhet me bekimet që Ati ynë Qiellor ka përgatitur për ne.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:17–18 dhe përcaktoni mënyrën se si shenjtorët ishin të ngjashëm me fëmijët e vegjël. (Ju mund të doni të merrni parasysh ta vendosni emrin tuaj në vend të përemrave ju, juaja dhe tuajat për t’ju ndihmuar që t’i bëni personale këto vargje për ju.)

Krishti me delet

Përsiatni se si dijenia që Zoti “do [të na] udhëheq[ë] përgjatë udhës” (DeB 78:18), mund të na ndihmojë të marrim zemër, edhe kur nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë ose durojmë të gjitha gjërat.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:19, duke kërkuar këshillën që Zoti ua dha shenjtorëve. (Doktrina e Besëlidhje 78:19 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme.)

Plotësojeni parimin vijues bazuar në atë që e mësuat nga vargu 19: Nëse ne , Zoti do të na i shumëfishojë bekimet tona.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund t’i pranoni më plotësisht të gjitha gjërat me falënderim?

    2. Si mund t’ju ndihmojë të merrni zemër zgjedhja për t’i pranuar të gjitha gjërat me falënderim?

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – DeB 78:19

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani një bisedë dyminutëshe të bazuar te Doktrina e Besëlidhje 78:19. Në bisedën tuaj, sigurohuni të përfshini sa vijon: 1) informacionin për rrethanat e lidhura me këtë fragment, 2) parimin që na mëson dhe 3) një përvojë vetjake që e ilustron të vërtetën që na mëson ky fragment. Kur ta keni mbaruar bisedën, ia tregoni atë një pjesëtari të familjes ose një shoku. Mësuesi juaj i studimit në shtëpi gjithashtu mund t’ju ftojë për t’ia dhënë bisedën tuaj klasës suaj.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 78:20–22, duke kërkuar këshillën që dha Zoti.

Doktrina e Besëlidhje 79–80

Xhered Karteri, Stivën Burneti dhe Iden Smithi thirren që të shërbejnë në misione

Në zbulesat e shënuara te Doktrina e Besëlidhje 79 dhe 80, Zoti thirri tre burra që të shërbenin si misionarë. Lexojeni secilin seksion, duke kërkuar parime që gjejnë zbatim në punën misionare. Përsiatni se si mund t’i zbatoni parimet që gjetët, për ta ndarë në mënyrë më të efektshme ungjillin me dikë që njihni.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 78–80 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: