Seminari
Njësia 26: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 121:34–46


Njësia 26: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 121:34–46

Hyrje

Doktrina e Besëlidhje 121:34–46 është një pjesë e letrës së frymëzuar të Profetit Jozef Smith nga burgu i Libertisë. Në këtë pjesë të letrës, Profeti na mëson parime rreth fuqisë dhe autoritetit të priftërisë. Ai shpjegon përse shumë njerëz thirren, por pak zgjidhen, dhe se si mbajtësit e priftërisë mund t’i marrin fuqitë e qiellit për t’u shërbyer të tjerëve.

Doktrina e Besëlidhje 121:34–40

Jozef Smithi na mëson që të drejtat e priftërisë lidhen me fuqitë e qiellit

llambë me kordon

Në çfarë mënyrash mendoni që ushtrimi i priftërisë mund të krahasohet me ndezjen e një llambe?

Shkruani Mbajtës i priftërisë pranë llambës në ilustrim. Në këtë mësim, drita nga llamba përfaqëson bekimet që njerëzit mund t’i marrin nga Perëndia nëpërmjet shërbimit të një mbajtësi të priftërisë.

Sot, në studimin tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve 121, merrni në shqyrtim mënyrën se si drejtësia e një mbajtësi të priftërisë ndikon në aftësinë e tij për t’i ndihmuar njerëzit e tjerë që t’i marrin bekimet e priftërisë. Edhe pse këto vargje iu drejtohen mbajtësve të priftërisë, ato përmbajnë parime që gjejnë zbatim për të gjithë anëtarët e Kishës.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:34, duke i kushtuar vëmendje pyetjes në këtë varg. Ju mund të doni ta shenjoni pyetjen.

Presidenti Xhejms E. Faust

Për ta shtuar kuptueshmërinë tuaj për atë se çfarë do të thotë që një mbajtës i priftërisë “thirret” dhe “zgjidhet”, lexoni thënien vijuese nga Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë, drejtuar mbajtësve të priftërisë: “Ne thirremi kur duart vihen mbi kokat tona dhe na jepet priftëria, por ne nuk zgjidhemi derisa t’i kemi treguar Perëndisë drejtësinë tonë, besnikërinë tonë dhe zotimin tonë” (“Called and Chosen”, Ensign ose Liahona, nëntor 2005, f. 55).

Te Doktrina e Besëlidhje 121:35–39, ne mësojmë përse disa mbajtës të priftërisë nuk zgjidhen. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:35–36, duke kërkuar një mësim që çdo mbajtës i priftërisë duhet ta mësojë. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Shkruani Fuqitë e qiellit pranë prizës elektrike në ilustrim. Në këtë analogji, elektriciteti përfaqëson fuqitë e qiellit.

Vini re frazën “të drejtat e priftërisë” në vargun 36. Një burrë e merr të drejtën për ta ushtruar priftërinë kur autoriteti i priftërisë jepet mbi të nëpërmjet vendosjes së duarve. E drejta për të vepruar me këtë autoritet varet nga denjësia e një burri. Në ilustrim, emërtojeni kordonin elektrik Autoriteti i priftërisë.

Përfytyroni sikur po e vini në prizë kordonin e një llambe, por llamba nuk ndizet. Ju e shqyrtoni llambën dhe zbuloni se çelësi i dritës nuk është në pozicionin “i ndezur”. Pranë çelësit të dritës (te kordoni në ilustrim), shkruani Parimet e drejtësisë.

  1. ikona e ditaritPlotësojeni sa vijon në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Në këtë analogji, si është ndjekja e “parimeve të drejtësisë” e ngjashme me ndezjen e çelësit të llambës?

    2. Duke u nisur nga ajo që mësoni te Doktrina e Besëlidhje 121:36, plotësoni thënien vijuese: Mbajtësit e priftërisë mund t’i marrin fuqitë e qiellit vetëm nëse ata …

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:37–38, duke kërkuar atë që i ndodh aftësisë së një mbajtësi të priftërisë për t’i marrë fuqitë e qiellit nëse ai nuk jeton me drejtësi. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni. (Në vargun 38, fraza “për të goditur me shkelm gjembat”, i drejtohet një kafshe që i kundërvihet një shkopi me gjemba, i cili përdoret për t’i treguar kafshës udhën drejt një vendmbërritjeje të dëshiruar. Për ne, kjo frazë i drejtohet kundërvënies së drejtimit nga Zoti dhe shërbëtorët e Tij.)

Shqyrtojini vargjet 35 dhe 37, duke kërkuar sjelljet dhe veprimet e padrejta që e dobësojnë lidhjen e një mbajtësi të priftërisë me fuqitë e qiellit. Ju mund të doni t’i shenjoni gjetjet tuaja. Më pas lexoni shembujt vijues. Kërkoni qëndrime dhe veprime që përmenden në vargjet 35 dhe 37. Në hapësirat bosh të dhëna, renditini ato qëndrime dhe veprime.

  • Për t’u përshtatur me disa nga bashkëmoshatarët e tij të mirënjohur, një mbajtës i priftërisë bashkohet me ta për t’u tallur me një shok klase në shkollë.

  • Një presidenti të kuorumit të mësuesve i pëlqejnë shumë sportet dhe nuk pranon të marrë pjesë në planifikimin e ndonjë veprimtarie të kuorumit që nuk përfshin futboll ose basketboll. Kurdoherë që kuorumi merr pjesë në një aktivitet ose jep shërbim, ai kërkon që të rinjtë e tjerë të bëjnë siç thotë ai, sepse ai është presidenti i kuorumit.

Në lidhje me paralajmërimin rreth mbajtësve të priftërisë, të cilët “përpiqe[n] t’i mbuloj[në] mëkatet [e tyre]” (DeB 121:37), merrni parasysh historinë e mbretit David te 2 Samuelit 11. Pasi Davidi kreu mëkatin e shkeljes së kurorës me Bath-Shebën dhe ajo ngeli shtatzënë, ai u përpoq t’i mbulonte mëkatet e tij, duke bërë që përfundimisht të ndodhte vdekja e burrit të saj, Uriahut. A mund të mendoni për situata të tjera në të cilat njerëzit përpiqen t’i mbulojnë mëkatet e tyre?

Cilat janë rreziqet e vënies së zemrës suaj mbi gjërat e botës dhe të aspiruarit për nderet e njerëzve?

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë: Si mendoni ju, përse qëndrimet dhe veprimet e renditura te Doktrina e Besëlidhje 121:35, 37 i pengojnë mbajtësit e priftërisë që t’i marrin fuqitë e qiellit?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:39–40, duke kërkuar përse disa njerëz ushtrojnë sundim të padrejtë (kontroll mbi të tjerët).

  1. ikona e ditaritBazuar mbi atë që keni mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 121:34–40, në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, përmblidhni arsyet përse “shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur” (DeB 121:40).

Doktrina e Besëlidhje 121:41–46

Jozef Smithi jep mësim se si duhet të sillen mbajtësit e priftërisë

Pas mësimdhënies rreth qëndrimeve dhe veprimeve që e dobësojnë lidhjen midis mbajtësve të priftërisë dhe fuqive të qiellit, Profeti Jozef Smith dha mësim rreth qëndrimeve dhe veprimeve që e forcojnë atë lidhje. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:41–45, duke kërkuar qëndrimet dhe veprimet që i ndihmojnë mbajtësit e priftërisë t’i marrin fuqitë e qiellit. Merreni parasysh t’i shenjoni këto qëndrime dhe veprime kur i gjeni ato. Ndërkohë që lexoni, mund të jetë e dobishme të dini se në vargun 41, fjala veçse do të thotë “përveç”, dhe të veprosh me dashuri të pashtirur dhe pa hipokrizi ose mashtrim do të thotë t’i duash njerëzit sinqerisht e çiltërsisht dhe të kesh shtysa të drejta.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani rreth arsyes përse cilësitë e renditura te Doktrina e Besëlidhje 121:41–45 janë të rëndësishme për mbajtësit e priftërisë. Gjithashtu jepini përgjigje pyetjes vijuese: Përse këto cilësi janë të rëndësishme të zotërohen nga të gjithë shenjtorët e ditëve të mëvonshme? Zgjidhni një parim të drejtësisë të përmendur te këto vargje dhe përcaktoni një synim për ta jetuar atë parim më mirë.

vargun 43, fjala duke qortuar i referohet që t’i thuash dikujt se ai ose ajo po bën diçka të gabuar, zakonisht në një mënyrë të butë apo dashamirëse. Fraza në kohën e duhur do të thotë “herët” ose “para se të jetë vonë”. Fjala mprehtësi mund t’i referohet nevojës për ta shprehur veten qartësisht. Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që një udhëheqës i priftërisë të qortojë qartësisht, në kohën e duhur dhe sipas udhërrëfimit të Frymës së Shenjtë? Si mendoni ju, përse është e rëndësishme të tregojmë dashuri më të madhe pasi e qortojmë dikë? Kur keni përfituar nga një korrigjim i tillë?

atë dhe bir
  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    1. Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që mbajtësit e priftërisë të jenë të butë e të mirë në mënyrën se si ndërveprojnë me të tjerët?

    2. Çfarë mendoni se do të thotë “virtyti duhet t’i stolisë mendimet e tua pa pushim” (DeB 121:45)? Cilat janë disa nga gjërat që ju mund të bëni për t’i mbajtur mendimet tuaja të virtytshme?

    3. Si mund të na ndihmojnë ne të gjithëve parimet te Doktrina e Besëlidhje 121:41–45 kur ndërveprojmë me njëri-tjetrin?

Të jetuarit e këtyre parimeve të drejtësisë na ndihmon të bëhemi më shumë si Ati Qiellor e Jezu Krishti dhe të jemi më në gjendje për ta bekuar jetën e të tjerëve.

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 121:45–46, duke kërkuar bekimet që u vijnë mbajtësve të priftërisë, të cilët i marrin fuqitë e qiellit nëpërmjet të jetuarit me drejtësi. Merreni parasysh ta shenjoni atë që gjeni.

Ndërsa i lexoni këto vargje, mund të jetë e dobishme të dini se një skeptër është një shkop që mbahet nga një mbret ose mbretëreshë. Është simbol i autoritetit dhe pushtetit.

Ndërkohë që përsiatni urdhrin se “virtyti duhet t’i stolisë mendimet [tuaja] pa pushim” (DeB 121:45), mund të jetë e dobishme të dini se kur u dha kjo zbulesë, një kuptim i fjalës stolis ishte “të zbukurosh”, e cila sugjeron krijimin e një lidhjeje të ngushtë. Një tjetër kuptim ishte “lidh me pranga” – me fjalë të tjera, “frenoj”. (Shih Noah Webster, An American Dictionary of the English Language, faksimile e botimit të parë [1828; ribot., 1967], “garnish [stolis]”.) Nga këto përkufizime, mësojmë se ne duhet ta lejojmë virtytin t’i shoqërojë dhe kontrollojë mendimet tona.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë, shkruani rreth një mbajtësi të priftërisë që e njihni, i cili jeton në një mënyrë që e ndihmon t’i marrë fuqitë e qiellit. Si jeni bekuar ju nëpërmjet shërbimit të tij?

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 121:36, 41–42

  1. ikona e ditaritShpenzoni pak kohë duke e përsëritur me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 121:36 derisa të mund ta thoni atë përmendsh. Më pas recitojani atë një pjesëtari të familjes. Për t’ju ndihmuar që t’i vini në jetë parimet në vargjet 41–42, bëni një listë të tipareve të përshkruara në këto vargje. Vendoseni listën atje ku mund ta lexoni atë.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimit të shenjtë:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 121:34–46 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: