Seminari
Njësia 1: Dita 2, Braktisja e Madhe


Njësia 1: Dita 2

Braktisja e Madhe

Hyrje

Jezu Krishti krijoi Kishën e Tij gjatë shërbesës së Tij në tokë. Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, shpjegoi: “Apostujt, pas Ngritjes në Qiell të Krishtit, vazhduan t’i ushtronin çelësat që Ai i la me ta. Por, për shkak të mosbindjes dhe humbjes së besimit nga anëtarët, Apostujt vdiqën pa ua kaluar çelësat atyre që i pasuan. Ne e quajmë këtë episod tragjik ‘Braktisja’” (“The True and Living Church”, Ensign or Liahona, maj 2008, f. 21). Për shkak të kësaj braktisjeje të përhapur gjerësisht, autoriteti i priftërisë u humb nga mesi i njerëzve. Të kuptuarit rreth Braktisjes së Madhe na ndihmon të kuptojmë më mirë nevojën për Rivendosjen e ungjillit të Jezu Krishtit në këto ditë të mëvonshme.

Jezu Krishti Krijoi Kishën e Tij kur Ai Ishte në Tokë

Në tabelën vijuese, përputheni pjesën me makinerinë ose njësinë e pajisjes së cilës i përket:

kompjuteri, biçikleta, makina

Sa të dobishme janë këto makineri pa pjesët që ju i përputhët me to? Krahasojeni këtë me Kishën e Zotit. A janë këto pjesë thelbësore që, nëse hiqeshin nga Kisha e Jezu Krishtit, do ta bënin të pamundur që ajo të funksiononte ose madje të ekzistonte?

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani titullin Elementët Thelbësorë të Kishës së Jezu Krishtit. Teksa zbuloni elementët e ndryshëm gjatë këtij mësimi, renditini nën këtë titull.

Lexoni Efesianëve 2:19–22 dhe shenjoni themelin mbi të cilin Jezu Krishti e ngriti Kishën e Tij gjatë shërbesës së Tij të vdekshme. Si mendoni, përse apostujt e profetët konsiderohen “themeli” i Kishës? Kush është guri i qoshes?

Shkruani të vërtetën vijuese në listën tuaj të elementëve thelbësorë të Kishës së Jezu Krishtit në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Apostujt dhe profetët formojnë themelin e Kishës së Jezu Krishtit.

Çfarë po ndodh në figurën vijuese?

Krishti Shuguron Apostujt

Lexoni te Gjoni 15:16 dhe kërkoni një element tjetër të Kishës së Jezu Krishtit, i cili është thelbësor për shpëtimin e fëmijëve të Perëndisë.

Përpara Ngjitjes në Qiell të Shpëtimtarit, Ai u dha Apostujve të Tij autoritetin për ta drejtuar Kishën dhe për të vepruar në emrin e Perëndisë për shpëtimin e fëmijëve të Tij. Ky autoritet i priftërisë përfshin çelësat, ose të drejtat e priftërisë për ta drejtuar Kishën dhe për të kryer ordinancat e domosdoshme për shpëtim. Shtoni të vërtetën vijuese te lista në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Autoriteti i priftërisë është i domosdoshëm për t’i marrë besëlidhjet dhe ordinancat e shpëtimit.

Plaku D. Tod Kristoferson

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, përshkroi një element tjetër thelbësor të Kishës së vërtetë: “Të vërtetat dhe doktrina që kemi marrë, kanë ardhur dhe do të vazhdojnë të vijnë nëpërmjet zbulesës hyjnore. Në disa tradita besimi … çështjet doktrinore mund të bëhen një luftë opinionesh. … Ne e çmojmë diturinë që zgjeron kuptueshmërinë, por në Kishë sot, ashtu si edhe në Kishën e hershme, vendosja e doktrinës së Krishtit ose korrigjimi i shmangieve doktrinore është çështje e zbulesës hyjnore për ata që Zoti u jep autoritetin e një Apostulli” (“Doktrina e Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 86).

Sipas Plakut Kristoferson, cili është njëri nga rolet thelbësore të apostujve dhe profetëve?

Një doktrinë është një e vërtetë themelore, e përjetshme e ungjillit të Jezu Krishtit. Si mendoni, përse është thelbësore që doktrina e vërtetë të jepet mësim dhe të kuptohet siç duhet në Kishën e Zotit?

Përfshijeni të vërtetën vijuese në listën tuaj në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Apostujt dhe profetët themelojnë doktrinën e saktë nëpërmjet zbulesës hyjnore.

Edhe pse ka shumë doktrina të ungjillit të Jezu Krishtit, ju nxiteni të fitoni kuptueshmëri më të thellë për Doktrinat Bazë vijuese gjatë gjithë përvojës suaj të seminarit. Të vepruarit në këtë mënyrë do të ndihmojë për ta forcuar dëshminë tuaj dhe do t’ju përgatitë për t’ua mësuar ungjillin të tjerëve.

  • Kreu-Perëndi

  • Plani i Shpëtimit

  • Shlyerja e Jezu Krishtit

  • Periudha e Kujdestarisë Ungjillore, Braktisja dhe Rivendosja

  • Profetët dhe Zbulesa

  • Priftëria dhe Çelësat e Priftërisë

  • Ordinancat dhe Besëlidhjet

  • Martesa dhe Familja

  • Urdhërimet

  1. ikona e ditaritZgjidhni një nga Doktrinat Bazë të mësipërme. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani një shpjegim të arsyes përse ajo doktrinë është domethënëse për ju.

Vëzhgoni për këto doktrina gjatë gjithë studimit tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve këtë vit dhe kërkoni ta thelloni njohurinë dhe kuptueshmërinë tuaj për to.

Për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë një element tjetër thelbësor të Kishës së Zotit, paraqitni figurat vijuese dhe merrni parasysh se çfarë kanë ato të përbashkët.

ordinancat

Një ordinancë është një veprim i shenjtë, ceremonial, i kryer nga dikush me autoritetin dhe autorizimin e duhur të priftërisë për ta kryer ordinancën. Si mendoni, përse ordinancat janë një pjesë thelbësore e Kishës së Jezu Krishtit? (Për t’ju ndihmuar që t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje, lexoni Gjonin 3:5. Më pas mendoni rreth asaj që do të ndodhte nëse ju nuk ishit në gjendje t’i merrnit ordinancat e pagëzimit dhe të konfirmimit dhe të merrnit dhuratën e Frymës së Shenjtë.)

Një besëlidhje është “një marrëveshje ndërmjet Perëndisë dhe njeriut, por ata nuk veprojnë si të barabartë në marrëveshje. Perëndia jep kushtet për besëlidhjen dhe njerëzit pranojnë të bëjnë atë që Ai u kërkon të bëjnë. Perëndia më pas u premton njerëzve bekime të caktuara për bindjen e tyre” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Besëlidhje”, scriptures.lds.org). Një ordinancë është mjeti me anë të të cilit ne bëjmë besëlidhje me Perëndinë dhe bekimet vijnë nga mbajtja e atyre besëlidhjeve.

Që të gjitha ordinancat shpëtuese të priftërisë shoqërohen nga besëlidhjet, të cilat janë marrëveshje të shenjta me Perëndinë. Shtoni të vërtetën vijuese te lista në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ne mund të marrim ordinanca që janë të domosdoshme për shpëtimin tonë.

Kur Ai ishte në tokë, Jezu Krishti themeloi si pjesët thelbësore të Kishës së Tij secilin prej elementëve për të cilët keni mësuar. Pasi Ai vdiq, u ringjall dhe u ngjit në qiell, Ai vazhdoi t’i udhëhiqte dhe udhëzonte Apostujt e Tij nëpërmjet zbulesës. Nën udhëheqjen e Apostujve, Kisha e lashtë u përhap me shpejtësi dhe mijëra njerëz u pagëzuan. Bashkësi të shenjtorëve u formuan anembanë pjesës më të madhe të Perandorisë Romake (kjo përfshinte Spanjën, Turqinë, Greqinë, Italinë, Sirinë e kohës së sotme dhe pjesë të tjera të Evropës, Azisë dhe Afrikës). Pleq, peshkopë, dhjakë, priftërinj, mësues dhe evangjelistë (patriarkë) u thirrën dhe atyre iu dha autoriteti i duhur i priftërisë nga Apostujt.

Braktisja e Madhe Ndodhi gjatë Shekujve në Vijim të Shërbesës së Zotit në Vdekshmëri

Pavarësisht nga përpjekjet e Apostujve, Kisha e hershme u ndesh me kërcënime si nga brenda Kishës, ashtu edhe nga jashtë. Lexoni fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe përcaktoni disa prej këtyre kërcënimeve:

Veprat e Apostujve 12:1–3

Veprat e Apostujve 20:29–30

2 Timoteut 4:1–4

2 Pjetër 2:1–2

  1. ikona e ditaritSi mendoni, përse këto kërcënime ishin kaq të rrezikshme për Kishën? Shkruajini mendimet tuaja në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Presidenti Bojd K. Paker, Presidenti i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për humbjet e mëdha që përjetoi Kisha e periudhës së Dhiatës së Re gjatë kësaj kohe:

Presidenti Bojd K. Paker

“Jakobi u vra në Jerusalem nga Herodi. Pjetri dhe Pali vdiqën në Romë. Tradita thotë që Filipi shkoi drejt Lindjes. Më shumë se kaq ne nuk dimë.

Ata u shpërndanë; ata dhanë mësim, dëshmuan dhe themeluan Kishën. Dhe ata vdiqën për bindjet e tyre dhe me vdekjet e tyre erdhën shekujt e zymtë të braktisjes” (“The Twelve”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 84).

Çfarë i ndodh një strukture nëse hiqet themeli?

Rënia e Kishës së hershme quhet Braktisja e Madhe. Braktisja ndodh kur njerëzit largohen nga të vërtetat e ungjillit dhe kur nuk i pranojnë shërbëtorët e autorizuar të Zotit.

Presidenti Bojd K. Paker

Plaku Paker më tej shpjegoi humbjen më të rëndësishme që ndodhi nga Braktisja e Madhe: “Gjëja më e çmuar, e humbur nga Braktisja, ishte autoriteti i mbajtur nga Të Dymbëdhjetët – çelësat e priftërisë. Që Kisha të jetë Kisha e Tij, duhet të ketë një Kuorum të Të Dymbëdhjetëve, të cilët mbajnë çelësat dhe ua japin ato të tjerëve” (“The Twelve”, f. 84).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani përgjigje për pyetjet vijuese:

    1. Si do t’i ndikonte humbja e autoritetit të priftërisë elementët e tjerë thelbësorë të Kishës?

    2. Përse nuk kishte asnjë mënyrë që të riparohej Kisha pa profetët dhe apostujt, pa autoritetin e priftërisë dhe pa njohurinë e duhur për doktrinën e Jezu Krishtit?

Presidenti Bojd K. Paker

Presidenti Paker tha rreth kësaj kohe në histori: “Ndërsa shekujt kalonin, flaka zbehej dhe venitej. Ordinancat u ndryshuan ose u braktisën. Lidhja u ndërpre dhe u largua autoriteti për ta dhënë Frymën e Shenjtë si dhuratë. Epokat e Errëta të braktisjes u vendosën në botë” (“The Cloven Tongues of Fire”, Ensign, maj 2000, f. 8).

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Si mendoni, përse është e rëndësishme ta kuptojmë Braktisjen e Madhe dhe pasojat e saj?

Teksa studioni Doktrinën e Besëlidhjet dhe Joseph Smith – Historinë gjatë këtij kursi të seminarit, ju do të mësoni se një rivendosje e së vërtetës dhe e autoritetit të priftërisë ishte e domosdoshme për t’i kapërcyer ndikimet e Braktisjes së Madhe. Rivendosja është “rivendosja nga Perëndia i të vërtetave dhe ordinancave të ungjillit të Tij mes njerëzve në tokë. Ungjilli i Jezu Krishtit humbi nga toka nëpërmjet braktisjes që ndodhi pas shërbesës tokësore të apostujve të Krishtit. Ajo braktisje bëri të nevojshme rivendosjen e ungjillit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Rivendosje e Ungjillit”, scriptures.lds.org).

Teksa studioni, ju do të dalloni se si secili prej elementëve thelbësorë të Kishës së Jezu Krishtit u rivendos në tokë nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Zoti edhe një herë e ka themeluar Kishën e Tij me qëllim që t’i ofronte shpëtim botës.

  1. ikona e ditaritShpjegojini një pjesëtari të familjes ose një shoku (personalisht) elementët thelbësorë të Kishës së Jezu Krishtit dhe se si ato u humbën nga Kisha e hershme. Shpjegoni përse është e rëndësishme ta kuptojmë Braktisjen e Madhe. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta shkruani se si shkoi bashkëbisedimi juaj dhe se si u përgjigj pjesëtari i familjes suaj apo shoku juaj.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar mësimin “Braktisja e Madhe” dhe e përfundova më (datë).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: