Njësia 15: Dita 4
Doktrina e Besëlidhje 69–71
Hyrje
Në fund të tetorit ose fillim të nëntorit të vitit 1831, Oliver Kaudëri mori një detyrë ta çonte dorëshkrimin e Librit të Urdhërimeve nga Ohajo në Misuri. Në Misuri, Uilliam W. Felpsi do ta shtypte librin në shtypshkronjën e tij. Më 11 nëntor 1831, Zoti e caktoi Xhon Uitmerin të ishte bashkëudhëtar i Oliverit dhe e urdhëroi të vazhdonte në detyrat e tij si historiani i Kishës (shih DeB 69). Të nesërmen Zoti caktoi gjashtë burra për të shërbyer si kujdestarë për zbulesat (shih DeB 70). Në dhjetor 1831, Zoti i urdhëroi Profetin Jozef Smith dhe Sidni Rigdonin që të shërbenin një mision për të larguar ndjenjat armiqësore ndaj Kishës dhe të përgatitnin udhën për zbulesat dhe urdhërimet që do të botoheshin (shih DeB 71).
Doktrina e Besëlidhje 69
Zoti zbulon rëndësinë e mbajtjes së historive
A ju ka mirëbesuar ndonjëherë dikush që të kujdeseni për diçka të çmuar? Çfarë ishte? Si ndikoi ai mirëbesim në mënyrën se si u kujdesët për gjënë e çmuar?
Lexoni hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 69 dhe shenjoni atë që iu mirëbesua Oliver Kaudërit.
Nëse këto sende të çmuara do t’ju ishin mirëbesuar juve, si do të kujdeseshit për to?
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 69:1–2 dhe gjeni këshillat që dha Zoti për sa u takon këtyre sendeve të çmuara.
Si mendoni, përse ishte gjë e mençur që të kishte më shumë se një person që të kujdesej për këto sende të çmuara?
Zoti i mirëbesoi Xhon Uitmerit një përgjegjësi tjetër të rëndësishme, përveçse të ndihmonte Oliver Kaudërin për të transportuar zbulesat dhe paratë për në Misuri. Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 69:3–8 duke kërkuar detyrën tjetër që Zoti i caktoi Xhon Uitmerit. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.
Rishikoni atë që Doktrina e Besëlidhje 47 jep mësim rreth caktimit të Xhon Uitmerit si historian dhe shkrues i Kishës.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 69:8, përse ishte e rëndësishme që Xhon Uitmeri të mbante një histori të Kishës?
-
Përse këto do të ishin arsye të mira që ju të mbani një histori vetjake?
-
Merrni parasysh të shkruani parimin vijues në anën e shkrimeve tuaja të shenjta: Zoti pret që historitë të mbahen për të mirën e Kishës dhe të brezit të ri.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Sipas mendimit tuaj, si i sjell dobi Kishës mbajtja e historive të Kishës dhe historive vetjake?
-
Si mund të jenë ato të dobishme për brezin e ri?
-
-
Bëni njërën ose të dyja veprimtaritë vijuese dhe më pas shkruani një përmbledhje të përvojës suaj në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Mendoni për një tregim nga historia e Kishës ose nga historia juaj vetjake që ju ka ndihmuar në ndonjë mënyrë. Tregojani këtë histori një pjesëtari të familjes ose një miku.
-
Kërkojini një pjesëtari të familjes t’ju tregojë një ndodhi të historisë familjare që i ka sjellë dobi atij ose asaj.
-
Doktrina e Besëlidhje 70:1–4
Shpëtimtari cakton kujdestarë që të kujdesen për zbulesat e Tij
Profeti Jozef Smith gjithashtu shënoi një histori vetjake. Lexoni hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 70 dhe shenjoni atë që thotë historia e Jozef Smithit rreth Doktrinës e Besëlidhjeve.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Cilat janë disa nga mënyrat se si Doktrina e Besëlidhje është e dobishme për botën?
-
Si ju ka sjellë juve dobi Doktrina e Besëlidhje?
-
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 70:1 dhe përcaktoni gjashtë emrat e përmendur. Më pas lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 70:2–4 duke kërkuar përgjegjësinë që u dha Zoti këtyre gjashtë burrave.
Çfarë mendoni se do të thotë fraza “një llogari të kësaj kujdestarie do t’ua kërkoj atyre” (DeB 70:4)? Ndërsa përgjegjësitë që Zoti na jep mund të mos jenë të të njëjtit lloj kujdestarie si të këtyre burrave, çfarë na sugjeron ky parim rreth asaj që Zoti do të kërkojë nga ne në ditën e gjykimit?
Nga ajo që keni mësuar në këto vargje, mbushni vendet bosh për të plotësuar parimin vijues: Zoti do të na mbajë për detyrat që ai na ka besuar.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mund të ndikojë ky parim në mënyrën se si ne i përgjigjemi thirrjeve dhe detyrave në Kishë?
-
Cilat janë disa nga përgjegjësitë tuaja për të cilat Zoti do t’ju mbajë përgjegjës?
-
Doktrina e Besëlidhje 70:5–18
Zoti shpjegon se si të plotësohen nevojat materiale të atyre që janë në shërbim kohëplotë për Kishën
Doktrina e Besëlidhje 70:5–18 na mëson se burrat që ishin mirëbesuar për të qenë kujdestarë për zbulesat dhe urdhërimet, duhej ta bënin profesionin e tyre shtypjen dhe shpërndarjen e botimeve të Kishës. Në kohën tonë, Autoritetet e Përgjithshme të Kishës heqin dorë nga jetesa e tyre për të shërbyer me kohë të plotë, kështu që ata marrin një sasi modeste parash për të jetuar – e mjaftueshme për të mbështetur veten dhe familjen e tyre.
Përse është e duhur për udhëheqësit e Kishës, të cilët thirren për të shërbyer me kohë të plotë, që të marrin pagesë për nevojat e tyre?
Doktrina e Besëlidhje 71
Zoti i mëson Profetin Jozef Smith dhe Sidni Rigdonin se si t’u përgjigjeshin kritikuesve të Kishës
A keni dëgjuar ndonjëherë kritika ndaj Kishës? Cilat janë mënyrat e duhura për të reaguar ndaj kritikave për Kishën?
Për t’ju ndihmuar të kuptoni rrethanat historike të zbulesës së shënuar te Doktrina e Besëlidhje 71, lexoni paragrafin vijues. Ndërsa lexoni, shikoni se si Kisha dhe udhëheqësit e saj po kritikoheshin në kohën kur u dha kjo zbulesë.
Ezra Buthi qe një ish-shërbestar metodist, i cili u bashkua me Kishën pasi dëshmoi një shërim. Ai udhëtoi si misionar për në Misuri, por u zhgënjye kur nuk mundi të kryente mrekulli për t’i bindur të tjerët për të vërtetën. Përveç kësaj, Vëllai Buth mendonte se sjellja e Jozefit nuk ishte e përshtatshme për një profet apo udhëheqës shpirtëror. Ai u bë shumë kritikues ndaj Profetit Jozef Smith, u largua nga Kisha dhe shkroi nëntë letra ku i kritikonte Kishën dhe udhëheqësit e saj. Këto letra, të botuara në një gazetë të quajtur Ohio Star, i çuan disa njerëz drejt krijimit të ndjenjave armiqësore ndaj Kishës dhe udhëheqësve të saj. Profeti Jozef Smith shënoi se shkrimet e Ezra Buthit ishin “një seri letrash, të cilat, me anë të paragjykimeve, mashtrimit dhe përllogaritjeve të kota për të rrëzuar punën e Zotit, vunë në dukje dobësinë, ligësinë dhe marrëzinë e [Ezra Buthit] dhe i lanë atij një përmendore të vetë turpit të tij, që bota të çuditej” (në History of the Church, 1:216–217).
Sajmonds Rajdëri, një anëtar tjetër i larguar nga Kisha, u dha kopje të disa zbulesave një gazete tjetër, duke u përpjekur t’i shkurajonte njerëzit që të bashkoheshin me Kishën. Shqetësimi i shkaktuar nga Ezra Buthi dhe Sajmonds Rajdëri u bë një problem i rëndë.
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 71:1–4 duke kërkuar atë që Zoti u tha të bënin Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit, për të qetësuar ndjenjat armiqësore që rrodhën nga artikujt e gazetave.
Në vargun 1 vini re mënyrën me anë të së cilës Jozefi dhe Sidni duhej të shpallnin ungjillin. Çfarë parimesh mund të mësojmë nga ky udhëzim rreth mënyrës se si t’u përgjigjemi kritikave ndaj Kishës?
-
Përgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë mund të bëni tani që të përgatiteni për t’iu përgjigjur kritikave ndaj Kishës apo udhëheqësve të saj?
Ju mund të doni të shkruani parimin vijues në hapësirën e shkrimeve tuaja të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 71:1: Kur njerëzit e kritikojnë Kishën, ne mund të përgjigjemi duke u treguar të vërteta nga shkrimet e shenjta dhe duke ndjekur udhërrëfimin e Shpirtit.
Plaku Robert D. Hejls, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si Shpirti mund të na ndihmojë t’u përgjigjemi kritikave ndaj Kishës: “Kur ne u përgjigjemi të tjerëve, çdo rrethanë do të jetë e ndryshme. Fatmirësisht, Zoti i njeh zemrat e akuzuesve tanë dhe mënyrën si ne mund t’u përgjigjemi atyre më me efikasitet. Kur dishepujt e vërtetë kërkojnë drejtim nga Shpirti, ata marrin frymëzim të përshtatur për çdo përballje. Dhe në çdo përballje, dishepujt e vërtetë përgjigjen në mënyra që e ftojnë Shpirtin e Zotit” (“Kuraja e Krishterë: Çmimi i Qenies Dishepull”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 73).
Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 71:5–11 duke kërkuar këshillën dhe ngushëllimin që Zoti u dha Profetit Jozef Smith dhe Sidni Rigdonit ndërkohë që ata u përgjigjeshin kritikave ndaj Kishës. Kërkoni gjithashtu premtimet që Zoti u dha atyre në vargjet 7 dhe 10.
Vini re se kjo zbulesë i udhëzoi dy udhëheqësit e Kishës – Profetin Jozef Smith dhe Sidni Rigdonin – që të takoheshin me ata të cilët po e sulmonin Kishën haptazi e në fshehtësi dhe të përpiqeshin t’i ngatërronin ata njerëz në gënjeshtrat që po përhapnin. Në përgjithësi, kjo është përgjegjësia e udhëheqësve të Kishës, në qoftë se udhëheqësit e Kishës nuk i udhëzojnë apo nuk i caktojnë të tjerët për ta bërë këtë gjë. Megjithatë, rinia e Kishës duhet të përgatitet për t’iu përgjigjur gënjeshtrave rreth Kishës sipas mënyrës së përshkruar më sipër nga Plaku Hejls.
Plaku Hejls dha këshilla lidhur edhe me qëndrimin tonë ndaj atyre që e kritikojnë Kishën apo udhëheqësit e saj: “Si dishepuj të vërtetë, shqetësimi ynë duhet të jetë mirëqenia e të tjerëve, jo shfajësimi vetjak. Pyetjet dhe kritikat na japin mundësinë t’i ndihmojmë të tjerët dhe të tregojmë se ata kanë rëndësi për Atin tonë Qiellor dhe për ne. Qëllimi ynë duhet të jetë që t’i ndihmojmë ata të kuptojnë të vërtetën, jo të mbrojmë egot tona apo të fitojmë pikë në një debat teologjik. Dëshmitë tona të dhëna me zemër janë përgjigjja më e fuqishme që mund t’u japim akuzuesve tanë. Dhe dëshmi të tilla mund të jepen vetëm me dashuri dhe përulësi” (“Kuraja e Krishterë”, f. 73–74).
Sidni Rigdoni iu bind këshillës së Zotit dhe e ftoi Ezra Buthin t’i bashkohej atij në qytetin e Ravenës në Ohajo, ku ata do të diskutonin publikisht letrat që Ezra i kishte dërguar gazetës. Sidni gjithashtu e ftoi Sajmonds Rajdërin në një debat publik mbi Librin e Mormonit. Të dy burrat nuk i pranuan ftesat. Sidni ende dëshmoi për të vërtetën në Ravena dhe vende të tjera.
-
Përgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
-
Si mund të jenë ngushëlluese mësimet te Doktrina e Besëlidhje 71:8–9, për ata që u përgjigjen kritikave kundër Kishës?
-
Sipas vargut 10, përse nuk duhet të shqetësohemi së tepërmi kur njerëzit janë kritikues ndaj Kishës?
-
Merrni në shqyrtim çfarë do të bëni që ta përgatitni veten tuaj më mirë për t’iu përgjigjur kritikave ndaj Kishës.
-
Shkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:
Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 69–71 dhe e përfundova këtë mësim më (data).
Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: