Seminari
Njësia 19: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 88:70–141


Njësia 19: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 88:70–141

Hyrje

Pjesa e zbulesës te Doktrina e Besëlidhje 88, tek e cila përqendrohet ky mësim, përfshin udhëzimin e Zotit për një grup udhëheqësish të priftërisë që të mësonin së bashku me anë të studimit e me anë të besimit dhe të tregonin dashuri e miqësi kundrejt njëri-tjetrit. Zoti gjithashtu parashikon shenjat e Ardhjes së Tij të Dytë, rendin e Ringjalljes dhe ngjarjet që shoqërojnë betejën e madhe dhe të fundit me Satanin.

Doktrina e Besëlidhje 88:70–117

Zoti i urdhëron pleqtë e Kishës që të përgatiten për shërbesën e tyre dhe zbulon ngjarjet përreth Ardhjes së Tij të Dytë

dhoma e sipërme

Shkolla e Profetëve mblidhej [në Kirtland] në dhomën e sipërme të dyqanit të Njull K. Uitnit, derisa u ndërtua Tempulli i Kirtlandit.

Në Kirtland të Ohajos, në dimrin e vitit 1832–1833, Zoti e urdhëroi një grup të mbajtësve të priftërisë që të mblidheshin së bashku në atë që u quajt Shkolla e Profetëve për t’u përgatitur që ta predikonin ungjillin mes kombeve të tokës. Zoti e urdhëroi këtë grup që të qëndronin në Kirtland dhe të mësonin nga njëri-tjetri. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:77–80, duke kërkuar atë çfarë Zoti i urdhëroi këta mbajtës të priftërisë që të bënin kur mblidheshin së bashku. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Te Doktrina e Besëlidhje 88:81–115, Zoti zbuloi shumë prej ngjarjeve që do ta paraprijnë e pasojnë Ardhjen e Tij të Dytë. Ai gjithashtu zbuloi ngjarje që do të ndodhin në fund të Mijëvjeçarit.

Zoti zbuloi se të vdekurit do të ringjallen sipas rendit të drejtësisë së tyre. Ata që ringjallen të parët, janë ata që do të trashëgojnë mbretërinë çelestiale (shih DeB 88:97–98, 107). Ata që ringjallen të dytët, janë ata që do të trashëgojnë mbretërinë terrestriale (shih DeB 88:99). Ata që trashëgojnë mbretërinë telestiale, do të ringjallen pas Mijëvjeçarit (shih DeB 88:100–101). Më së fundi, ata që “mbeten akoma të fëlliqur” – ata që u lindën në këtë tokë të cilët u bënë bij të humbjes – do të ringjallen dhe flaken në errësirën e jashtme (shih DeB 88:102, 114).

Doktrina e Besëlidhje 88:118–126

Zoti përshkruan një model të të mësuarit

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, renditni disa nga gjërat për të cilat keni mësuar kohët e fundit në shkollë dhe në kishë. Më pas përgjigjjuni pyetjes vijuese: Si është të mësuarit rreth lëndëve shkollore, të tilla si matematika dhe shkenca, i ndryshëm nga të mësuarit rreth temave të ungjillit? Si është ai i njëjtë? (Shih DeB 88:78–79.)

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:118, duke kërkuar mënyrën se si ata që e frekuentuan Shkollën e Profetëve, duhej të përpiqeshin të mësonin. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni. Çfarë mendoni se do të thotë të mësosh “me anë të besimit”?

Teksa e lexoni thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shenjoni fjalët ose frazat që ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë atë që do të thotë të mësoni me anë të besimit:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Si nxënës, ju dhe unë duhet të veprojmë dhe të jemi bërës të fjalës e jo thjesht dëgjues mbi të cilët vetëm veprohet. A jemi unë dhe ju veprues që veprojmë dhe kërkojmë të mësojmë me anë të besimit, apo po presim që të na jepet mësim dhe të veprohet mbi ne? …

… Të mësuarit me anë të besimit kërkon ushtrim shpirtëror, mendor e fizik dhe jo thjesht pranim pasiv. Është në sinqeritetin dhe vendosmërinë e veprimit tonë të frymëzuar nga besimi, që ne i tregojmë Atit tonë Qiellor dhe Birit të Tij, Jezu Krishtit, gatishmërinë tonë për të mësuar e për të marrë udhëzim nga Fryma e Shenjtë. …

… Të mësuarit me anë të besimit kërkon si ‘zemrën [ashtu] dhe një mendje të gatshme’ (DeB 64:34). Të mësuarit me anë të besimit është rezultati i mbartjes së fuqisë së fjalës së Perëndisë si te zemra edhe brenda saj nga Fryma e Shenjtë. Të mësuarit me anë të besimit nuk mund të përçohet nga një mësues te një student … ; përkundrazi, një student duhet të ushtrojë besim e të veprojë, me qëllim që të sigurojë njohuri për veten e tij ose të saj” (“Seek Learning by Faith”, Ensign, shtator 2007, f. 64).

Ne mund të mësojmë me anë të besimit kur përfshihemi në mënyrë aktive dhe plot lutje në të mësuarin e ungjillit dhe më pas veprojmë sipas asaj që mësojmë.

Vini re në fillim të Doktrinës e Besëlidhjeve 88:118 që Zoti vuri në dukje se disa njerëz nuk kishin besim. Prej asaj që keni mësuar nga ky varg, si do ta plotësonit parimin vijues rreth mënyrës se si ta rritim besimin tonë? Në qoftë se ne , atëherë besimi ynë te Jezu Krishti do të rritet.

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar ta kuptoni se si ky parim mund të zbatohet në jetën tuaj, lexojeni secilën prej situatave vijuese. Më pas, në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se si personi në secilën situatë mund të ndryshojë me qëllim që të mësojë me anë të studimit dhe me anë të besimit. Gjithashtu shkruani se si veprimet e njeriut do ta ndihmonin atë që të rritej në besim.

    1. Një e re i lexon rregullisht shkrimet e shenjta, por ajo rrallë ndalet për të menduar rreth asaj që po lexon. Ajo nuk ndien se leximi i shkrimeve të shenjta i sjell asaj shumë dobi.

    2. Një i ri i frekuenton mbledhjet e tij të Kishës dhe gëzohet që merr pjesë në diskutimet e klasës. Nganjëherë ai ndihet i nxitur që të bëjë ndryshime në jetën e tij bazuar në atë që lexon, por ai shpesh nuk vepron sipas atyre nxitjeve.

  2. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Kur e keni ndier besimin tuaj të rritet si rrjedhojë e të kërkuarit në mënyrë aktive që të mësoni me anë të studimit dhe me anë të besimit?

    2. Si e ndihmuan veprimet tuaja besimin tuaj që të rritej?

    3. Çfarë mendoni se duhet të bëni në të ardhmen që të përpiqeni të mësoni me anë të studimit dhe besimit?

Për të mësuar më shumë rreth Shkollës së Profetëve, lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:119–120, duke kërkuar mënyrën se si Zoti e përshkroi vendin ku duhej të mblidhej Shkolla e Profetëve. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Në përgjigje të urdhërimit të Zotit për ta ndërtuar shtëpinë e përshkruar te vargu 119, shenjtorët më së fundi e ndërtuan Tempullin e Kirtlandit. Teksa tempulli ishte në ndërtim e sipër, Shkolla e Profetëve mblidhej në dhomën e sipërme të dyqanit të Njull K. Uitnit në Kirtland.

Shqyrtojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:121–126 dhe përcaktoni se si Zoti priste që të silleshin vëllezërit në Shkollën e Profetëve. Merrni parasysh se si këto sjellje mund t’ju ndihmojnë ta studioni ungjillin veças dhe me të tjerët. Ju mund të doni të përsiatni se si sjelljet që përcaktoni, mund të zbatohen në vetë jetën tuaj.

  1. ikona e ditaritPërgjigjjuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Çfarë mendoni se do të thotë “largohuni nga gjithë e folura e juaj e padobishme, nga gjithë e qeshura … [nga] mendjelehtësia” (DeB 88:121)?

Udhëzimet lidhur me të qeshurën dhe mendjelehtësinë në të folur, të dhëna atyre që merrnin pjesë në Shkollën e Profetëve nënkuptonin që ata që merrnin pjesë në Shkollën e Profetëve, kishin nevojë të tregonin nderim në ambiente të shenjta. Këto mbledhje përfundimisht do të ndodhnin në tempull.

Përse bindja ndaj kësaj këshille mund të jetë e dobishme në përpjekjet tuaja për të mësuar gjëra që janë të shenjta?

Kjo këshillë, megjithatë, nuk do të thotë aspak që gjithë e qeshura është mëkatare. Lidhur me të qeshurën, Presidenti Gordon B. Hinkli i tha rinisë së Kishës:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Ju mund t’ia kaloni mirë. Sigurisht që mundeni! Ne duam që ju të argëtoheni. Ne duam që ju të gëzoheni në jetë. … Ne duam që ju të jeni të shëndetshëm dhe të gëzuar, të këndoni e të vallëzoni, të qeshni dhe të jeni të lumtur.

Por duke e bërë këtë, jini të përulur dhe jini plot lutje, dhe buzëqeshjet e qiellit do të bien mbi ju” (“A Prophet’s Counsel and Prayer for Youth”, Ensign, janar 2001, f. 11).

Vini re përsëritjen e fjalës të gjithë te Doktrina e Besëlidhje 88:122. Mendoni rreth mënyrës se si një klasë mund të ndikohet nëse të gjithë studentët merrnin pjesë në mësim dhe përpiqeshin të mësonin nga njëri-tjetri.

Doktrina e Besëlidhje 88:124 përmban udhëzim nga Zoti lidhur me gjumin. Merrni parasysh se si të fjeturit më gjatë nga ç’është e nevojshme, mund të ndikojë në aftësinë tonë për të mësuar ose për ta ndier Shpirtin. (DeB 88:124 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ju mund të doni ta shenjoni atë në një mënyrë të dallueshme që t’ju ndihmojë ta gjeni atë në të ardhmen.)

Si mendoni, në çfarë mënyrash mund të na ndihmojë të fjeturit gjumë për një kohëzgjatje të duhur dhe ngritja herët në mëngjes që të mësojmë më mirë? Një parim që mund të përcaktohet nga udhëzimet e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 88:118–126 është që bërja e veprimeve të drejta dhe ndalimi i veprimeve të padrejta do të na ndihmojnë që të mësojmë e të lartësohemi. Merrni parasysh ta shkruani këtë parim në anë të faqes së shkrimeve tuaja të shenjta.

  1. ikona e ditaritShqyrtojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:121–126 dhe përcaktoni se cilat pjesë të këshillës keni nevojë t’i përvetësoni më tërësisht në jetën tuaj. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani se përse mendoni që ndjekja e këshillës së Zotit dhe bërja e këtyre gjërave janë të rëndësishme që t’ju ndihmojnë ta mësoni ungjillin dhe të lartësoheni.

ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Doktrina e Besëlidhje 88:124

  1. ikona e ditaritPër t’ju ndihmuar që ta mësoni përmendsh Doktrinën e Besëlidhjet 88:124, renditni gjashtë sjelljet që Zoti tha se duhej t’i ndaloni ose t’i ndiqni në ditarin tuaj të shkrimeve të shenjta. Përsëriteni listën e veprimeve derisa të mund t’i thoni përmendsh ato. Për t’ju ndihmuar ta kujtoni e zbatoni këshillën në këtë fragment të zotërimit të shkrimit të shenjtë, merrni parasysh ta thoni përmendsh atë në mendje sa herë që e frekuentoni një klasë seminari ose Kishe apo një mbrëmje familjare gjatë muajit të ardhshëm.

Doktrina e Besëlidhje 88:127–141

Zoti parashtron rregullin e Shkollës së Profetëve

klasë të rejash

Përsiatni për disa vende ku ju e studioni ungjillin me të tjerët. Merrni parasysh nëse ka njerëz në këto mjedise, të cilët nuk i njihni shumë mirë ose me të cilët e keni të vështirë që të shkoni mirë. Mendoni rreth njërit prej këtyre njerëzve teksa e studioni Doktrinën e Besëlidhjet 88:127–141. Përsiatni pyetjen vijuese: Si ndikon marrëdhënia juaj me ata me të cilët e mësoni ungjillin, në aftësinë tuaj për të mësuar [vetë] dhe për t’u lartësuar nëpërmjet Shpirtit?

Zoti priste që anëtarët e Shkollës së Profetëve të krijonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin ndërsa mësonin së bashku. Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:128–134, duke kërkuar rolin e mësuesit në krijimin e një mjedisi të të mësuarit shpirtëror në Shkollën e Profetëve. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Përshëndetja nga mësuesi e anëtarëve të klasës nënkupton që ai i përshëndeste ndërsa ata hynin. Kjo ishte një përshëndetje e veçantë në Shkollën e Profetëve. Çfarë vini re rreth përshëndetjes te vargu 133?

Lexojeni Doktrinën e Besëlidhjet 88:135–137, duke kërkuar rolin e studentëve në krijimin e një mjedisi të mirë për të mësuar.

Çfarë lloj marrëdhënieje donte Zoti të kishin me njëri-tjetrin anëtarët e Shkollës së Profetëve? Sipas vargut 137, çfarë premtoi Zoti nëse anëtarët e Shkollës së Profetëve do t’i ndiqnin udhëzimet e Tij?

Sa vijon është një parim që mund ta mësojmë në këto vargje: Nëse tregojmë miqësi dhe dashuri për njëri-tjetrin, atëherë ne mund ta ftojmë Shpirtin ndërkohë që e studiojmë së bashku ungjillin.

  1. ikona e ditaritRishikojeni përshëndetjen te Doktrina e Besëlidhje 88:133. Më pas, përgjigjjuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mendoni ju se mund të tregojmë “një vendosmëri që është e palëkundshme, e palëvizshme dhe e pandryshueshme, për të qenë [një] mik” për anëtarët e klasës ose pjesëtarët e familjes, të cilët mund të mos i njohim mirë ose mund ta kemi të vështirë t’i duam?

    2. Kur e keni përjetuar të mësuarin e ungjillit në një mjedis ku të gjithë njerëzit ishin të vendosur për të qenë miq? Si ishte ai mësim apo si mendoni se do të ishte ai?

    Mendoni rreth mënyrës se si mund të zhvilloni një vendosmëri për t’i dashur njerëzit me të cilët e mësoni ungjillin. Ju mund të doni ta shënoni ndonjë nxitje që ndieni për të treguar mirësi e dashuri më të madhe kundrejt anëtarëve të klasës dhe pjesëtarëve të familjes.

  2. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e kam studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 88:70–141 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: