Seminari
Njësia 6: Dita 3, Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–84


Njësia 6: Dita 3

Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–84

Hyrje

Organizimi i Kishës më 6 prill 1830, bëri të mundur që ordinancat e priftërisë t’u administroheshin fëmijëve të Atit Qiellor kudo në botë në ditët e mëvonshme. Përpara kësaj dite të shumëpritur, Zoti filloi t’i zbulonte Profetit Jozef Smith kërkesat dhe mënyrën e pagëzimit, çfarë pritet nga anëtarët e Kishës së Tij dhe hollësitë e administrimit të sakramentit.

Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–74

Paraqiten kërkesat dhe mënyra e pagëzimit

Çfarë do t’i thoshit një shoku apo një shoqeje joanëtare që pyet: “Çfarë duhet të bëj që të pagëzohem në kishën tuaj?”

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:37 dhe gjeni kërkesat që dha Zoti për ata që dëshirojnë të bëhen anëtarë të Kishës. Ju mund të doni të shenjoni çdo kërkesë që zbuloni në fragment.

Mund të jetë e dobishme të dini se të tregosh një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar, do të thotë të jesh i përulur dhe pranues i vullnetit të Perëndisë. Gjithashtu do të thotë të ndiesh dëshpërim të thellë për mëkatin dhe dëshirë të sinqertë për t’u penduar.

Plaku D. Tod Kristoferson

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi: “Në kohët e lashta, kur njerëzit dëshironin të adhuronin Zotin dhe të kërkonin bekimet e Tij, ata shpesh sillnin një dhuratë. Për shembull, kur shkonin në tempull, ata sillnin një flijim për ta vendosur në altar. Pas Shlyerjes dhe Ringjalljes së Tij, Shpëtimtari tha se nuk do t’i pranonte më flijimet me djegie të kafshëve. Dhurata ose sakrifica që Ai do të pranojë tani, është ‘një zemër [e] thyer dhe një shpirt [i] penduar’. [3 Nefi 9:20.] Kur kërkoni bekimin e kthimit në besim, ju mund t’i ofroni Zotit dhuratën e zemrës suaj të thyer apo të penduar dhe shpirtit tuaj të penduar apo të bindur. Në të vërtetë, ajo është të dhuruarit e vetvetes – e asaj që jeni dhe e asaj që po bëheni” (“When Thou Art Converted”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 12).

Si mendoni ju, përse kërkohen këto tipare përpara se një person të pagëzohet?

Nga ajo që mësoni te Doktrina e Besëlidhje 20:37, plotësoni parimin vijues: Kur pagëzohemi, ne dëshmojmë ose tregojmë që .

Përsiatni se si po arrini të jetoni sipas besëlidhjeve tuaja të pagëzimit.

Çfarë do t’i thoshit një shoku apo shoqeje joanëtare nëse ai ose ajo do të bënte këtë pyetje shtesë: “Si pagëzohen njerëzit në kishën tuaj?”

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:72–74 dhe shenjoni mënyrën e pagëzimit të përshkruar nga Zoti. Nga këto vargje ne mësojmë se pagëzimi duhet të bëhet me anë të zhytjes dhe duhet të kryhet nga një njeri që mban autoritetin e duhur (shih edhe 3 Nefi 11:21–27).

Si do të përgjigjeshit nëse shoku ose shoqja juaj do të bënte një pyetje të tretë: “Çfarë kërkohet nga njerëzit pasi janë pagëzuar dhe janë bërë anëtarë të kishës suaj?”

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:68–69 dhe përcaktoni pritshmëritë që ka Zoti për secilin prej nesh pasi të jemi pagëzuar. Ju mund të doni t’i shenjoni këto pritshmëri në shkrimet tuaja të shenjta.

Te Doktrina e Besëlidhje 20:68 Zoti na tregon se anëtarët e rinj duhet të mësohen nga pleqtë pas pagëzimit dhe përpara konfirmimit. Në kohën tonë, praktika e dhënies së mësimeve misionare për kërkuesit përpara pagëzimit u lejon njerëzve që ta marrin dhuratën e Frymës së Shenjtë shpejt pas pagëzimit të tyre.

Nga Doktrina e Besëlidhje 20:69 ne mësojmë se si mund ta tregojmë ose shfaqim denjësinë tonë pasi pagëzohemi. Duke përdorur udhëzimin e Zotit për ne në atë varg, plotësoni parimin vijues: Pas pagëzimit, ne ia tregojmë denjësinë tonë Zotit nëpërmjet .

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Përse është e rëndësishme që të mbeteni të denjë pasi pagëzoheni?

    2. Çfarë mendoni se do të thotë të shfaqni ose të tregoni “një të ecur dhe të folur të perëndishëm”?

  2. ikona e ditaritLexoni seksionin e broshurës Për Forcën e Rinisë të titulluar “Fjalori” ([2011], f. 22–23), dhe përcaktoni mënyrat se si një person i ri mund të shfaqë “një të ecur dhe të folur të perëndishëm”. Shkruani në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta rreth përvojave kur i keni parë të tjerët t’i bëjnë ato gjëra. Si mendoni ju, përse veprimet dhe qëndrimet e tyre ndikojnë te njerëzit përreth tyre?

Përsiatni se si do të tregonit “një të ecur dhe të folur të perëndishëm” në ditët që do të vijojnë.

Doktrina e Besëlidhje 20:75–79

Zoti jep udhëzime mbi administrimin e sakramentit

A keni pasur ndonjëherë një shok apo shoqe që nuk ishte anëtar i Kishës, por mori pjesë në mbledhjen e sakramentit me ju? Nëse është kështu, si e shpjegove ordinancën e sakramentit? Nëse nuk e keni pasur këtë mundësi, çfarë do t’i thoshit një shoku ose shoqeje për ta ndihmuar atë që ta kuptonte sakramentin?

Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:75 dhe përcaktoni atë që Zoti i udhëzoi të gjithë anëtarët e Kishës të bëjnë shpesh.

Në një zbulesë të mëvonshme, Zoti shpjegoi: “Nuk ka rëndësi se çfarë do të hani ose çfarë do të pini kur merrni sakramentin, me kusht që ju ta bëni atë me syrin drejtuar te lavdia ime – duke i kujtuar Atit trupin tim, i cili u dha për ju, dhe gjakun tim, i cili u derdh për heqjen e mëkateve tuaja” (DeB 27:2). Sot, për sakramentin, ne përdorim ujë në vend të verës, “në kujtim të gjakut të [Jezu Krishtit], i cili u derdh për [ne]” (DeB 20:79).

Përse mendoni se jemi udhëzuar ta marrim sakramentin së bashku shpesh? Plaku Melvin J. Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, foli për një bekim të veçantë që vjen nga marrja e sakramentit çdo javë:

Plaku Melvin J. Ballard

“Ne duam që çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme të vijë në tryezën e sakramentit, sepse atje është vendi për vetëkërkim, për vetëkontrollim, ku ne mund të mësojmë ta korrigjojmë drejtimin tonë dhe ta bëjmë jetën tonë të drejtë, duke e sjellë veten në harmoni me mësimet e Kishës dhe me vëllezërit e motrat tona. …

… Një gjë që do të jepte siguri për çdo burrë dhe grua do të ishte që të shfaqej te tryeza e sakramentit çdo ditë Shabati. Nuk do të arrinim të largoheshim aq shumë për një javë – jo aq shumë sa që, nëpërmjet procesit të vetëkërkimit, të mos i korrigjonim gabimet që mund të kemi bërë. … Udha për te tryeza e sakrametit është shtegu i sigurisë për një shenjtor të ditëve të mëvonshme” (në Bryant S. Hinckley, Sermons and Missionary Services of Melvin Joseph Ballard [1949], f. 150–151).

marrja e sakramentit

Përsiatni përse marrja e sakramentit çdo javë do të ishte një mbrojtje për ju.

  1. ikona e ditaritPër të mësuar përse sakramenti është udha e sigurisë për ju, shkruani dy titujt vijues në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Kur marrim sakramentin, ne dëshmojmë se:

    Kur ne jemi besnikë ndaj premtimeve që bëjmë në sakrament, Zoti premton se:

    Lexoni Doktrinën e Besëlidhjet 20:77–79 duke kërkuar atë që ne dëshmojmë ose premtojmë ndërsa marrim sakramentin. Shkruajeni atë që gjeni nën titullin “Kur marrim sakramentin …” në ditarin tuaj. Pastaj lexojini sërish vargjet, duke kërkuar atë që premton Zoti. Shkruajeni atë që gjeni nën titullin “Kur ne jemi besnikë …” në ditarin tuaj.

Rishikoni kërkesat e pagëzimit që ju i përcaktuat te Doktrina e Besëlidhje 20:37. Çfarë ngjashmërish shihni midis besëlidhjes së bërë në pagëzim dhe premtimeve të bëra gjatë sakramentit?

Kur merrni sakramentin, ju ripërtërini besëlidhjen që e bëtë kur u pagëzuat dhe u konfirmuat.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Si mund ta tregoni gatishmërinë tuaj për të marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit?

    2. Cilat janë disa gjëra që mund të bëni për ta kujtuar Shpëtimtarin gjatë gjithë javës? (shih edhe Mosia 18:8–10).

    3. Si ju ndihmon marrja e sakramentit për të treguar “një të ecur dhe të folur të perëndishëm” (DeB 20:69)?

Lexoni thënien e mëposhtme rreth mbajtjes dhe ripërtëritjes së besëlidhjes sonë të pagëzimit: “Ju merrni bekime të mëdha kur mbani besëlidhjen e pagëzimit. Ndërsa e ripërtërini atë, Zoti ripërtërin heqjen e premtuar të mëkateve tuaja. Pastrohuni nga mëkati dhe ju do të jeni në gjendje të ‘ken[i] gjithmonë Shpirtin e tij me [ju]’ (DeB 20:77). Shoqërimi i vazhdueshëm i Shpirtit është një nga dhuratat më të mëdha që mund të merrni në vdekshmëri. Shpirti do t’ju udhëheqë në shtigjet e drejtësisë dhe të paqes, duke iu çuar drejt jetës së përjetshme me Atin tuaj në Qiell dhe Jezu Krishtin” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 151).

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta përgjigjiuni pyetjes vijuese: Si mund të na nxitë të kuptuarit e bekimit të pasjes së shoqërisë së Frymës së Shenjtë për ta nderuar besëlidhjen tonë të pagëzimit?

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na mësoi se ne mund të gëzojmë bekimin e shërbesës së engjëjve kur e ripërtërijmë besëlidhjen tonë të pagëzimit nëpërmjet marrjes me denjësi të sakramentit:

Plaku Dallin H. Ouks

“Nëpërmjet ordinancës shpëtuese të pagëzimit dhe ripërtëritjes së ordinancës së sakramentit kryhen hapa jetikë që i përkasin heqjes së mëkateve. …

… Këto ordinanca të Priftërisë Aarone janë gjithashtu jetike për shërbesën e engjëjve. …

… Mesazhet engjëllore mund të jepen nga një zë apo thjesht nga mendimet ose ndjenjat e komunikuara në mendje. …

… Pjesa më e madhe e komunikimeve engjëllore ndihen ose dëgjohen më shumë sesa shihen. …

Në përgjithësi, bekimet e shoqërimeve dhe komunikimeve shpirtërore janë të disponueshme vetëm për ata që janë të pastër. … Nëpërmjet ordinancave të pagëzimit dhe sakramentit [të administruara] nga Priftëria Aarone, ne pastrohemi nga mëkatet tona dhe na premtohet se, nëse i mbajmë besëlidhjet tona, do të kemi gjithmonë Shpirtin e Tij me ne. Unë besoj se ai premtim nuk i drejtohet vetëm Frymës së Shenjtë, por edhe shërbesës së engjëjve, sepse ‘engjëjt flasin nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë; prandaj, ata flasin fjalët e Krishtit’ (2 Nefi 32:3). Prandaj, ata që mbajnë Priftërinë Aarone, hapin derën për të gjithë anëtarët e Kishës që e marrin denjësisht sakramentin, që të gëzojnë shoqërimin e Shpirtit të Zotit dhe të shërbesës së engjëjve” (“The Aaronic Priesthood and the Sacrament”, Ensign, nëntor 1998, f. 38–39).

Përsiatni se si do ta përgatitni veten tuaj për të marrë sakramentin këtë javë.

Doktrina e Besëlidhje 20:80–84

Dokumentet e anëtarësisë së kishës duhet të mbahen me saktësi

Doktrina e Besëlidhje 20:81–84 përmban udhëzimin e Zotit se pleqtë në Kishën e hershme duhej t’i regjistronin emrat e njerëzve që ishin bashkuar me Kishën. Atyre iu tha t’i sillnin këto lista në konferencat e Kishës kështu që ato mund të mbaheshin në një libër. Emrat e atyre që ishin larguar nga Kisha u hoqën nga libri. Përveç kësaj, anëtarët e Kishës që shpërnguleshin nga një vend në tjetrin, duhej të merrnin me vete një certifikatë të anëtarësisë së tyre për t’ia dhënë udhëheqësve të tyre të rinj të priftërisë. Në kohën tonë, udhëheqësit e Kishës vazhdojnë të mbajnë dokumente të sakta të anëtarësisë dhe metodat e bërjes së saj janë më të efektshme.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova Doktrinën e Besëlidhjet 20:37, 68-84 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: