Ndihma për Studimin
Frymë e Shenjtë


Frymë e Shenjtë

Anëtari i tretë i Kokës së Perëndisë (1 Gjo. 5:7; DeB 20:28). Ai është një personazh i Shpirtit që nuk ka trup prej mishi e kockash (DeB 130:22). Fryma e Shenjtë shpesh quhet si Shpirti ose Shpirti i Perëndisë.

Fryma e Shenjtë luan disa role jetësore në planin e shpëtimit. (1) Ai jep dëshmi për Atin dhe Birin (1 Kor. 12:3; 3 Ne. 28:11; Eth. 12:41). (2) Ai zbulon të vërtetën e të gjitha gjërave (Gjo. 14:26; 16:13; Moro. 10:5; DeB 39:6). (3) Ai shenjtëron ata që janë penduar dhe pagëzohen (Gjo. 3:5; 3 Ne. 27:20; Mois. 6:64–68). (4) Ai është Shpirti i Shenjtë i Premtimit (DeB 76:50–53; 132:7, 18–19, 26).

Fuqia e Frymës së Shenjtë mund të vijë mbi një njeri përpara pagëzimit dhe të dëshmojë se ungjilli është i vërtetë. Por e drejta për të pasur shoqërinë e vazhdueshme të Frymës së Shenjtë, kurdo që dikush është i denjë, është një dhuratë që mund të merret vetëm me anë të vënies së duarve nga një mbajtës i Priftërisë Melkizedeke pas pagëzimit të autorizuar në Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit.

Jezusi na mësoi se të gjitha mëkatet mund të falen përveç blasfemisë kundër Frymës së Shenjtë (Mt. 12:31–32; Mr. 3:28–29; Llu. 12:10; Heb. 6:4–8; DeB 76:34–35).