Ngjarje ose përvoja që Perëndia ua jep njerëzve për të treguar se diçka e rëndësishme në veprën e tij ka ndodhur ose do të ndodhë së shpejti. Në ditët e mëvonshme, shumë shenja për ardhjen e dytë të Shpëtimtarit janë profetizuar. Këto sinjale i lejojnë njerëzit besnikë të njohin planin e Perëndisë, të paralajmërohen dhe të përgatiten.
Mali i shtëpisë së Zotit do të vendoset në majën e maleve, Isa. 2:2–3 .
Zoti do të ngrejë një flamur dhe do të mbledhë Izraelin, Isa. 5:26 (2 Ne. 15:26–30 ).
Dielli do të errësohet dhe hëna nuk do të përhapë më dritën e saj, Isa. 13:10 (Joe. 3:15 ; DeB 29:14 ).
Njerëzit do të shkelin ligjin dhe do të marrin nëpërkëmbë besëlidhjen e përjetshme, Isa. 24:5 .
Nefitët do të flasin si një zë nga pluhuri, Isa. 29:4 (2 Ne. 27 ).
Izraeli do të mblidhet me fuqi, Isa. 49:22–23 (1 Ne. 21:22–23 ; 3 Ne. 20–21 ).
Perëndia do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet, Dan. 2:44 (DeB 65:2 ).
Luftë, ëndrra dhe vegime do të paraprijnë Ardhjen e Dytë, Joe. 2 .
Të gjitha kombet do t’i mbledh për të luftuar kundër Jeruzalemit, Zak. 14:2 (Eze. 38–39 ).
Dita po vjen që do të djegë si furrë, Mal. 4:1 (3 Ne. 25:1 ; DeB 133:64 ; JS—H 1:37 ).
Lamanitët do të lulëzojnë, DeB 49:24–25 .
Të ligjtë do të vrasin të ligjtë, DeB 63:32–35 (Zbu. 9 ).
Lufta do të derdhet mbi gjithë kombet, DeB 87:2 .
Shenjat, trazirat e elementëve dhe engjëjt përgatisin udhën për ardhjen e Zotit, DeB 88:86–94 .
Errësira do të mbulojë tokën, DeB 112:23–24 .
Zoti i urdhëroi shenjtorët të përgatiten për Ardhjen e Dytë, DeB 133 .