Seminare dhe Institute
Mësimi 14: Doktrina e Besëlidhje 5


Mësimi 14

Doktrina e Besëlidhje 5

Hyrje

Edhe pse Martin Harrisi i humbi 116 faqet e dorëshkrimit gjatë verës së vitit 1828, ai e ruajti dëshirën për të ndihmuar në sjelljen në dritë të Librit të Mormonit. Në mars të vitit 1829, Martini udhëtoi nga shtëpia e tij në Nju‑Jork për të vizituar Jozef dhe Ema Smithin në Harmoni të Pensilvanisë. Ndërsa ishte atje, Martini kërkoi një dëshmim që Jozefi i kishte fletët e arta. Jozef Smithi i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën që tani njihet si Doktrina e Besëlidhje 5. Në këtë zbulesë, Zoti shpalli se tre dëshmitarë do të thirreshin për të dëshmuar për Librin e Mormonit dhe e njoftoi Martinin për atë që duhej të bënte për t’u kualifikuar që të bëhej një prej këtyre dëshmitarëve.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 5:1–22

Zoti do ta përhapë fjalën e Tij në ditët e fundit dhe dëshmitarët do të dëshmojnë

Ftojini studentët t’u përgjigjen pyetjeve vijuese:

  • Cila është diçka për të cilën vetëm keni dëgjuar, por që do të dëshironit ta shihnit vetë me sytë tuaj? Përse do të donit ta shihnit atë?

Pasi të jenë përgjigjur disa studentë, ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 5:1, duke kërkuar atë që Martin Harrisi dëshironte ta shihte vetë. Pasi studentët të përcaktojnë atë që dëshironte të shihte Martini, ju mund t’i pyesni nëse do të dëshironin t’i shihnin fletët e arta. Ftoni një ose dy studentë të shpjegojnë përgjigjet e tyre.

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë përse Martini kërkoi një dëshmi shtesë të ekzistencës së fletëve, shpjegoni se në mars të vitit 1829, Martini kishte në plan të udhëtonte nga shtëpia e tij në Nju-Jork për të vizituar Jozef dhe Ema Smithin në Harmoni të Pensilvanisë. Megjithatë, bashkëshortja e tij, Lusi Harrisi, ishte e zemëruar rreth kohës dhe të ardhurave që burri i saj po i përkushtonte botimit të Librit të Mormonit. Ajo ishte e zemëruar edhe me Jozef Smithin që ia kishte mohuar asaj më parë kërkesat për t’i parë fletët e arta. Ajo plotësoi një ankesë ligjore kundër Jozefit dhe mblodhi një numër njerëzisht që ishin të gatshëm të dëshmonin se ai kishte gënjyer rreth ekzistencës së fletëve. Përveç kërcënimit me padinë ligjore kundër Jozefit, këta njerëz e paralajmëruan Martinin se, nëse ai nuk bashkohej me ta që të dëshmonte për mashtrimin dhe gënjeshtrat e pretenduara për Jozef Smithin, Martini do të ishte bashkëfajtor me Jozefin dhe do të bashkohej me të në burg. Në këtë kohë, Martini vetë nuk i kishte parë kurrë fletët e arta, edhe pse ai kishte vepruar si shkrues për Jozefin. Pasi udhëtoi për te shtëpia e Jozefit, Martini shprehu dëshirën e tij për të marrë dëshmim të mëtejshëm për vërtetësinë e fletëve të arta. Ai mund të kishte besuar se, nëse mund t’i shihte fletët vetë, ai do të ishte i përgatitur që të dëshmonte në gjyq për ekzistencën e tyre dhe që t’i nxirrte të pafajshëm prej mashtrimit emrat e Jozef Smithit dhe të vetin. Pasi Jozefi e dëgjoi kërkesën e Martinit që të shihte fletët, ai i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën te Doktrina e Besëlidhje 5.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 5:2–3. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar se si i tha Zoti Jozef Smithit që t’i përgjigjej kërkesës së Martin Harrisit.

  • Si i tha Zoti Jozefit që t’i përgjigjej Martinit?

  • Përse Jozef Smithi nuk mund t’ia tregonte fletët Martin Harrisit?

Ftojini studentët të përsiatin përse Zoti nuk i ka lejuar fletët e arta të paraqiten përpara botës. Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Jozef Filding Smith:

Presidenti Jozef Filding Smith

“Herë pas here, kur [njerëzit] … e dëgjojnë historinë e daljes në dritë të Librit të Mormonit, ata pyesin nëse fletët janë në ndonjë muze ku ato mund të shihen. Disa prej tyre, me një farë trajnimi shkencor, [sugjerojnë] që, nëse studiuesit mund t’i shihnin e shqyrtonin fletët dhe të mësonin t’i lexonin ato, ata më pas do të jepnin dëshmim për të vërtetën e Librit të Mormonit dhe vërtetësinë e Jozef Smithit, dhe mbarë bota atëherë do të kthehej në besim” (Church History and Modern Revelation, 2 vëll. [1953], 1:40).

Ndajeni klasën në dyshe. Ftojeni secilën dyshe ta bëjë me radhë duke lexuar me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 5:5–10, duke kërkuar përse Zoti i tha Jozef Smithit të mos i tregonte fletët përpara botës.

  • Çfarë arsyesh dha Zoti se përse Jozef Smithi nuk duhej t’i tregonte fletët përpara botës? (Nëse njerëzit nuk do t’i besonin fjalët e Zotit, të zbuluara nëpërmjet Jozef Smithit, ata nuk do të besonin edhe sikur t’i shihnin fletët [shih DeB 5:7]; Zoti i ruajti fletët nga bota për një qëllim të urtë [shih DeB 5:9].)

  • Çfarë mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 5:10 rreth thirrjes së pashoqe të Jozef Smithit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Zoti e thirri Jozef Smithin që t’ia jepte fjalën e Tij botës. (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 5:10.)

  • Si mendoni, përse është e rëndësishme për ne që të kemi një dëshmi për këtë të vërtetë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 5:11. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti tha se do të bënte për ta mbështetur dëshminë e Jozef Smithit për Librin e Mormonit. Pasi studentët të raportojnë atë që mësuan, shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Dëshmia e Tre Dëshmitarëve do të qëndrojë si provë e vërtetësisë së Librit të Mormonit.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 5:11–15 duke kërkuar atë që Tre Dëshmitarët do të dëgjonin, shihnin e ngarkoheshin të bënin. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që kanë gjetur.

  • Si është e dobishme të dimë se, përveç Jozef Smithin, Zoti thirri tre dëshmitarë që i panë fletët dhe e dëgjuan Zotin të shpallte vërtetësinë e tyre?

Shpjegoni se përveç udhëzimit të Jozef Smithit dhe të Tre Dëshmitarëve që të jepnin dëshmi, Zoti siguroi mjete të tjera me anë të të cilave ne mund të dimë për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 5:16–18. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti u premtoi atyre që besojnë te Libri i Mormonit.

  • Çfarë tha Zoti se Ai do t’u dërgonte atyre që i besojnë fjalët e Tij? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse vërtet do t’i besojmë fjalët e Zotit, Ai do ta pohojë vërtetësinë e tyre nëpërmjet Shpirtit të Tij.)

Për ta ndihmuar klasën që të kuptojë se si ata mund t’i zbatojnë të vërtetat e shprehura më sipër, ftojeni një studenti të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Ezra Taft Benson. Kërkojuni studentëve të dëgjojnë për atë që duhet të bëjmë pasi të kemi marrë një dëshmi për Librin e Mormonit.

Presidenti Ezra Taft Benson

“Ne secili kemi nevojë ta marrim vetë dëshminë tonë për Librin e Mormonit nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Më pas dëshmia jonë, e shoqëruar me Librin e Mormonit, duhet të ndahet me të tjerët që edhe ata të mund të dinë nëpërmjet Frymës së Shenjtë për vërtetësinë e tij” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 84).

Jepuni studentëve pak minuta që të shkruajnë në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta: 1) dëshminë e tyre për Librin e Mormonit ose 2) atë që mund të bëjnë për ta fituar ose forcuar dëshminë e tyre se Libri i Mormonit është i vërtetë. Ju mund të dëshironi të ftoni disa studentë për t’ia treguar klasës atë që kanë shkruar.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 5:21–22 duke e zëvendësuar emrin “Joseph” me emrin e tij ose të saj. Kërkojuni studentëve të përmbledhin atë që Zoti po u jep mësim në këto vargje.

  • Si mund ta shmangë dikush dorëzimin ndaj “bindjeve të njerëzve”?

  • Çfarë premtoi Zoti se do të merrte Jozef Smithi, në qoftë se ai do të ishte besnik – edhe sikur të “vrite[j]”? (Jetë të përjetshme.)

Doktrina e Besëlidhje 5:23–35

Martin Harrisi mund të thirret si një nga Tre Dëshmitarët nëse pendohet

Nëse është e mundur, tregojuni studentëve një poç drite (ose vizatojeni një poç në tabelë). Pyetini se çfarë duhet të bëjmë që poçi i dritës të vihet në punë. Më pas futeni një poç drite brenda një llambe. Vëreni llambën në prizë dhe ndizeni. Shpjegoni se, ashtu siç ka disa hapa për ta ndezur një poç drite, Martin Harrisi mësoi se do të kishte disa hapa për të marrë dëshminë për fletët, që ai e dëshironte nga Zoti.

Vërini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 5:23–24 duke kërkuar premtimin e kushtëzuar që Zoti i dha Martin Harrisit duke përdorur fjalët nëse dhe atëherë. Ftojeni një student t’i shkruajë ato që i gjetën në tabelë. Studentët mund të shkruajnë diçka si: “Nëse Martin Harrisi do të lutet me përulësi, besim e sinqeritet, atëherë Zoti do t’i japë atij një pamje të fletëve, sikurse ai dëshironte”. Vini në dukje se nëpërmjet këtij premtimi, Zoti po i ofronte Martin Harrisit mundësinë për të qenë një dëshmitar i Librit të Mormonit.

  • Çfarë mendoni se do të thotë të lutesh me përulësi, besim dhe sinqeritet?

Për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë një të vërtetë nga Doktrina e Besëlidhje 5:24, kërkojuni atyre ta shprehin sërish thënien “nëse–atëherë” në tabelë në një mënyrë që mund të zbatohet për ne të gjithë. Studentët duhet të shprehin diçka të ngjashme me të vërtetën vijuese: Nëse lutemi sinqerisht me përulësi e besim, atëherë ne mund të marrim përgjigje në përputhje me dëshirat tona të drejta.

  • Si mendoni, në çfarë mënyre të luturit me përulësi, besim e sinqeritet mund të na përgatitë për t’i marrë përgjigjet nga Zoti?

  • Kur e keni dëgjuar ose ofruar një lutje që e ndiet se u ofrua me përulësi, besim e sinqeritet? Çfarë e bëri këtë lutje të ndryshme nga lutjet e tjera që kishit dëgjuar ose ofruar?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 5:25–26. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti tha se e priste Martin Harrisin të bënte, pasi të bëhej një dëshmitar për Librin e Mormonit. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 5:27–28, 32, duke kërkuar këshillën dhe paralajmërimet shtesë që Zoti ia dha Martin Harrisit.

  • Çfarë e këshilloi dhe paralajmëroi Zoti të bënte Martin Harrisin?

  • Çfarë thotë Zoti se do t’i ndodhë Martin Harrisit nëse nuk përulet dhe nuk “merr dëshmi” (DeB 5:32) nga Zoti?

  • Si mund ta lidhim këshillën te Doktrina e Besëlidhje 5:32 me veten tonë?

Ftojini studentët të shënojnë në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta ndonjë mbresë që iu erdhi atyre gjatë mësimit të sotëm. Ju mund t’i nxitni ata për t’u përqendruar në ndryshime të veçanta që i ndiejnë se kanë nevojë të bëjnë, me qëllim që të luten me përulësi, besim e sinqeritet më të madh, që ata të jenë më mirë në gjendje për t’i marrë përgjigjet nga Zoti.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 5:7, 16. Një dëshmi e vërtetë vjen nëpërmjet Frymës së Shenjtë

Presidenti Gordon B. Hinkli dha këshillë kundër mbështetjes vetëm te provat fizike ose shkencore për ta ushqyer besimin tonë te Libri i Mormonit:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Prova për vërtetësinë e tij, për vlefshmërinë e tij në një botë që është e prirur të kërkojë prova, nuk qëndron në arkeologji ose antropologji, megjithëse këto mund të jenë të vlefshme për disa njerëz. Nuk qëndron në studimin e fjalëve ose analizave historike, megjithëse këto mund të shërbejnë si konfirmime. Prova për vërtetësinë dhe vlefshmërinë e tij qëndron brenda kapakëve të vetë librit. Të provuarit e së vërtetës së tij qëndron në leximin e tij. Ai është një libër i Perëndisë. Njerëzit e arsyeshëm sinqerisht mund ta vënë në dyshim origjinën e tij; por ata që e kanë lexuar atë me lutje, kanë arritur të dinë nëpërmjet një fuqie përtej shqisave të tyre të natyrshme se ai është i vërtetë, se ai përmban fjalën e Perëndisë, se ai paraqet të vërtetat shpëtuese të ungjillit të përjetshëm, se ai ‘erdhi në dritë nëpërmjet dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë … për bindjen e Judenjve dhe Johebrenjve se Jezusi është Krishti’ (faqja e titullit e Librit të Mormonit)” (“Four Cornerstones of Faith”, Ensign, shkurt 2004, f. 6).

Presidenti Jozef F. Smith dha mësim se një shfaqje e së vërtetës me anë të Frymës së Shenjtë është më e fuqishme se gjithçka që mund ta kuptojmë nëpërmjet shqisave tona:

Presidenti Jozef F. Smith

“Ne mund të shohim një mori gjërash me shikimin tonë natyror, por ai mund të mashtrohet. Ne mund të dëgjojmë me veshët tanë, por ata mund të mashtrohen. Shqisat tona natyrore janë të prekshme prej mashtrimit. … Por më lejoni t’ju them se kur i Plotfuqishmi ia zbulon Vetveten njeriut, Ai e bën këtë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë dhe jo nëpërmjet syrit natyror apo veshit natyror. Ai i flet njeriut sikur t’i fliste atij në mënyrë të pavarur nga trupi i tij; Ai i flet shpirtit. Si rrjedhim, nëse Perëndia, i Plotfuqishmi, ju flet dhe jep dëshmi për të vërtetën e Tij, me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë, … ju do të dini sikurse di Perëndia. Nuk do të jetë diçka që vetëm e besoni; diçka që ju është komunikuar nëpërmjet shqisave natyrore, në të cilën mund të gaboheni ose mashtroheni; por do të jetë ajo që Perëndia ia ka thënë zemrës, shpirtit të gjallë, qenies së përjetshme të njeriut, e cila, sikurse Perëndia, është e pashkatërrueshme dhe e përjetshme” (Teachings of Presidents of the Church: Joseph F. Smith [1998], f. 6).