Seminare dhe Institute
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Doktrina e Besëlidhje 90–97 (Njësia 20)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Doktrina e Besëlidhje 90–97 (Njësia 20)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhja e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja vijuese e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve për të cilat studentët mësuan ndërsa studionin Doktrinën e Besëlidhjet 90–97 (njësia 20), nuk ka për qëllim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që ju jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë, teksa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Doktrina e Besëlidhje 90–92)

Në këtë mësim studentët mësuan se, nëse i trajtojmë si me pak vlerë zbulesat që Perëndia i jep nëpërmjet profetëve të Tij, ne do të pengohemi dhe biem. Ata gjithashtu përcaktuan se nëse do të kërkojmë me zell, lutemi gjithmonë, jemi besimtarë dhe do t’i mbajmë besëlidhjet tona, të gjitha gjërat do të punojnë së bashku për të mirën tonë. Nga studimi i një zbulese rreth Apokrifës, studentët mësuan se Fryma e Shenjtë mund të na ndihmojë të dimë nëse gjërat që lexojmë janë të vërteta. Përveç kësaj, studentët përcaktuan parimin që, nëse jemi besnikë në zbatimin e urdhërimeve të Zotit, atëherë ne do të bekohemi përgjithmonë.

Dita 2 (Doktrina e Besëlidhje 93)

Gjatë studimit të tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 93, studentët mësuan se Jezu Krishti është i Parëlinduri mes gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor dhe se nëpërmjet marrjes së dritës dhe së vërtetës, ne mund të bëhemi si Jezu Krishti dhe Ati Qiellor. Ata gjithashtu mësuan se ne marrim të vërtetë dhe dritë kur i zbatojmë urdhërimet dhe se mosbindja e traditat e rreme na bëjnë ta humbasim dritën dhe të vërtetën. Nga këshilla e Zotit dhënë disa udhëheqësve të Kishës, studentët gjithashtu mësuan se ne duhet të lutemi gjithmonë dhe të jemi të zellshëm e të përfshirë në shtëpi, ose i ligu do të ketë fuqi mbi ne.

Dita 3 (Doktrina e Besëlidhje 94–96)

Nga qortimi që Zoti ua dha shenjtorëve për lënien pas dore prej tyre të ndërtimit të Tempullit të Kirtlandit, studentët mësuan se Perëndia i qorton ata që Ai i do. Ata gjithashtu mësuan se në tempuj, Zoti i përgatit shërbëtorët e Tij që të bëjnë punën e Tij dhe u dhuron atyre fuqi. Përveç kësaj, studentët zbuluan se, nëse i zbatojmë urdhërimet, ne vërtet do të kemi fuqi për të bërë atë që Zoti na kërkon të bëjmë.

Dita 4 (Doktrina e Besëlidhje 97)

Nga udhëzimet e Zotit drejtuar shenjtorëve në Misuri, studentët mësuan që nëse e përulim veten dhe kërkojmë me zell të mësojmë, ne do të marrim urtësi dhe të vërtetë. Studentët gjithashtu përcaktuan se çfarë duhet të bëjmë që të pranohemi nga Zoti dhe mësuan se në tempull Perëndia do t’ua shfaqë Vetveten atyre që janë të kulluar në zemër. Përveç kësaj, studentët mësuan se Sioni është të kulluarit në zemër dhe në qoftë se jemi të bindur, ne do t’i shpëtojmë hakmarrjes së Zotit dhe do të marrim shumë bekime.

Hyrje

Zoti e dha zbulesën e përmbajtur te Doktrina e Besëlidhje 93 më 6 maj 1833. Ky mësim përqendrohet te Doktrina e Besëlidhje 93:1–20, e cila u diskutua vetëm shkurtimisht në mësimin e studentëve për Doktrinën e Besëlidhjet 93. Në këto vargje, Jezu Krishti na mësoi se si mund të arrijmë ta njohim Atë dhe se si mund të bëhemi si Ai dhe si Ati ynë Qiellor.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 93:1–5

Jezu Krishti na mëson se si individët mund ta shohin fytyrën e Tij dhe të dinë se Ai ekziston

Paraqitni një figurë të një njeriu të mirënjohur, që studentët tuaj do ta dallojnë, dhe kërkojuni atyre nëse e dinë emrin e njeriut. (Nëse nuk jeni në gjendje ta paraqitni një figurë, shkruajeni emrin e personit në tabelë dhe kërkojuni studentëve të shpjegojnë se kush është personi dhe për çfarë njihet ai ose ajo.)

  • Përse kaq shumë njerëz e dinë se kush është ky njeri?

  • A mendoni se është e rëndësishme të dini se kush është ky njeri? Përse?

Paraqisni një figurë të Jezu Krishtit (ju mund të përdorni figurën Jezu Krishti [Libri i Figurave Artistike të Ungjillit (2009), nr. 1]; shih edhe LDS.org) dhe shpjegoni se shumë njerëz sot nuk e dinë se kush është Ai.

  • Si mendoni ju, përse është e rëndësishme të dini se kush është Jezu Krishti?

Shpjegoni se te Doktrina e Besëlidhje 93, Zoti na mësoi se si mund ta shtojmë diturinë tonë për Të dhe për fuqinë e Tij që të na bekojë tani dhe gjatë gjithë përjetësisë. Shkruajini në tabelë dy pyetjet vijuese, duke lënë hapësirë që studentët t’i shkruajnë përgjigjet e tyre nën pyetjet:

Çfarë duhet të bëjmë që të fitojmë një dëshmi për Jezu Krishtin?

Çfarë mund të dimë rreth Tij nëse i bëjmë këto gjëra?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:1–5. Përpara se studenti ta fillojë leximin, vëreni gjysmën e klasës të kërkojë përgjigje për pyetjen e parë dhe gjysmën tjetër të klasës të kërkojë përgjigje për pyetjen e dytë. Pasi të jenë lexuar vargjet, ftojini disa studentë të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë përgjigjet e tyre për pyetjet. Më pas bëjini klasës pyetjen vijuese:

  • Si do ta shprehnit premtimin në vargun 1 si një parim “nëse–atëherë”? (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Nëse i braktisim mëkatet tona, vijmë te Krishti, lutemi në emrin e Tij, i bindemi zërit të Tij dhe i zbatojmë urdhërimet e Tij, atëherë ne do ta shohim fytyrën e Tij dhe do ta dimë se Ai është.)

Ju mund të doni të theksoni se ky bekim do të vijë në vetë kohën e Zotit, në vetë mënyrën e Tij dhe sipas vetë vullnetit të Tij (shih DeB 88:68; shih edhe Enosi 1:27).

  • Si mund të na ndihmojnë secili prej veprimeve te Doktrina e Besëlidhje 93:1 për ta njohur Jezu Krishtin?

  • Nga ajo që mësoni te vargu 3, cila është një doktrinë e rëndësishme për t’u kuptuar rreth Atit dhe Birit? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ati dhe Biri janë një.)

  • Çfarë do të thotë që Ati dhe Biri janë një?

Ndihmojini studentët të kuptojnë se Ati dhe Biri janë dy qenie të veçanta dhe të dallueshme, secila me një trup fizik të përlëvduar (shih DeB 130:22). Megjithatë, Ati dhe Biri janë një në qëllim dhe në doktrinë. Ata janë përsosmërisht të bashkuar që të bëjnë të ndodhë plani i Atit Qiellor për shpëtimin.

Vini në dukje frazën vijuese te Doktrina e Besëlidhje 93:4: “Ati, sepse më dha prej plotësisë së tij”. Më pas ftojini studentët të lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 93:17, 26. Bëni pyetjen vijuese:

  • Çfarë kuptimi ka që Jezu Krishti mori një plotësi të Atit? (Shih DeB 93:16–17, 26.)

Doktrina e Besëlidhje 93:6–20

Anali i Gjonit përdoret për të na ndihmuar që të kuptojmë se si Jezu Krishti e mori një plotësi të lavdisë së Atit Qiellor

Merreni parasysh të parapërgatitni demonstrimin vijues për t’i përgatitur studentët të kuptojnë se si Shpëtimtari mori një plotësi të Atit. Ftojeni një student, i cili ka zhvilluar një aftësi të veçantë, të tillë si të luajturit e një sporti apo një instrumenti muzikor të caktuar, ose krijimin e një lloj vepre arti, që shkurtimisht ta demonstrojë ose të përshkruajë aftësinë. Pastaj kërkojini studentit/es që t’i tregojë klasës rreth çastit kur ai ose ajo papritur e zhvilloi atë aftësi. (Përgjigjja e studentit/es duhet ta ndihmojnë klasën që të kuptojë se të bëhesh një sportist, muzikant ose artist i zoti është një proces që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe nuk ndodh papritur brenda një çasti.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:12–17. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë se si u bë Jezu Krishti i ngjashëm me Atin e Tij.

  • Si u bë Jezu Krishti i ngjashëm me Atin e Tij? (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Jezu Krishti u rrit hir pas hiri derisa Ai mori një plotësi të lavdisë së Atit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë parim te vargu 13.

  • Çfarë mendoni se do të thotë që Jezu Krishti vazhdoi hir pas hiri derisa Ai mori një plotësi?

Ndihmojini studentët të kuptojnë se hiri është forcë dhe fuqi nga Perëndia, që na lejon të marrim jetë të përjetshme dhe ekzaltim. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:19–20. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë arsyen që dha Shpëtimtari kur zbuloi mënyrën se si Ai e mori plotësinë e Atit.

  • Sipas vargut 19, përse Shpëtimtari e zbuloi mënyrën se si Ai e mori plotësinë e Atit?

Ndihmojini studentët të kuptojnë se Shpëtimtari e zbuloi mënyrën se si Ai e mori një plotësi, në mënyrë që ne të mund ta “kuptoni[m] e [njihnim]” Atë dhe Atin Qiellor dhe të dinim se si ta adhuronim Atin dhe të merrnim prej plotësisë së Tij. Shkruani në tabelë thënien vijuese nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. (Kjo thënie gjendet te The Promised Messiah: The First Coming of Christ [1978], f. 568.)

“Adhurimi i përsosur është përngjasimi. Ne i nderojmë ata njerëz të cilët i përngjasojmë” (Plaku Brus R. Mek-Konki).

  • Si mendoni ju, çfarë do të thotë të adhurosh?

  • Si duhet ta adhurojmë Atin Qiellor? (Studentët mund të shprehin parimin vijues: Ne duhet ta adhurojmë Atin Qiellor duke ndjekur shembullin e Jezu Krishtit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë parim në anë të shkrimeve të tyre të shenjta.)

  • Si ishte përparimi i Shpëtimtarit hir pas hiri i ngjashëm me procesin e të mësuarit dhe të përparimit që ne mund ta përjetojmë?

  • Çfarë premtimi u jepet te Doktrina e Besëlidhje 93:20 atyre që e ndjekin shembullin e Jezu Krishtit dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij? (Studentët duhet të shprehin parimin vijues: Nëse i zbatojmë urdhërimet, ne mund të marrim një plotësi të Atit, ashtu siç e ka marrë Jezu Krishti.)

Mbajeni lart figurën e Shpëtimtarit të cilën e paraqitët në fillim të orës mësimore.

  • Përse është e rëndësishme të kemi dëshmi për shembullin, mësimet dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit?

  • Çfarë mund të bëni për të vazhduar “hir pas hiri” (DeB 93:13) dhe për të qenë më shumë si Ai?

Kërkojuni studentëve të mendojnë për një mënyrë të veçantë se si ata do të përpiqen të përparojnë dhe të përmirësohen nëpërmjet ndjekjes së shembullit të Shpëtimtarit. Ftojini që ta caktojnë si synim dhe të përpiqen ta arrijnë atë.

Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 98–101)

Që t’i përgatitni studentët për studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 98–101, ju mund të doni t’i ftoni ata të marrin në shqyrtim sa vijon: A jeni keqtrajtuar ndonjëherë dhe e keni pyetur veten tuaj se si duhej të reagonit ndaj tij? Në mësimin e ardhshëm ju do të mësoni rreth përndjekjes dhe mundimit që shenjtorët përjetuan në Misuri. Ju gjithashtu do të mësoni atë që Zoti u mësoi shenjtorëve rreth reagimit ndaj përndjekjes, përfshirë ndjenjat e Tij rreth vajtjes në luftë.