Seminare dhe Institute
Mësimi i Studimit në Shtëpi: Doktrina e Besëlidhje 20–23 (Njësia 6)


Mësimi i Studimit në Shtëpi

Doktrina e Besëlidhje 20–23 (Njësia 6)

Materiali Përgatitor për Mësuesin e Studimit në Shtëpi

Përmbledhja e Mësimeve të Studimit të Përditshëm në Shtëpi

Përmbledhja vijuese e ngjarjeve, doktrinave dhe parimeve për të cilat studentët mësuan ndërsa studiuan Doktrinën e Besëlidhjet 20–23 (njësia 6), nuk ka për qëllim të jepet si pjesë e mësimit tuaj. Mësimi që ju jepni, përqendrohet vetëm te disa nga këto doktrina dhe parime. Ndiqni nxitjet e Shpirtit të Shenjtë teksa i mbani parasysh nevojat e studentëve tuaj.

Dita 1 (Doktrina e Besëlidhje 20:1–36)

Ky mësim theksoi thirrjen e Jozef Smithit nga Perëndia për të organizuar Kishën e Jezu Krishtit. Ai i ndihmoi studentët të kuptojnë se dalja në dritë e Librit të Mormonit është provë e vërtetësisë së Rivendosjes. Studentët gjithashtu përcaktuan të vërteta thelbësore rreth karakterit dhe natyrës së Kreut-Perëndi.

Dita 2 (Doktrina e Besëlidhje 20:38–67)

Studentët studiuan përgjegjësitë e detyrave të priftërisë dhe mësuan se teksa bijtë e Atit Qiellor marrin detyra më të larta të priftërisë, ata marrin më shumë përgjegjësi dhe mundësi për t’u shërbyer të tjerëve. Studentët gjithashtu studiuan përgjegjësinë që mbajtësit e priftërisë kanë për të administruar ordinancat e ungjillit dhe për të vëzhguar mbi anëtarët e Kishës dhe për t’iu shërbyer atyre.

Dita 3 (Doktrina e Besëlidhje 20:37, 68–84)

Studentët mësuan rreth ordinancës së pagëzimit dhe sakramentit. Që pagëzimi të njihet nga Perëndia, ai duhet të kryhet nga një njeri që mban autoritetin e duhur dhe ai duhet të kryhet në mënyrën e duhur. Studentët gjithashtu morën në shqyrtim premtimin që, nëse janë besnikë ndaj besëlidhjeve të tyre të pagëzimit dhe e marrin sakramentin me denjësi, ata mund ta kenë gjithmonë Shpirtin me vete.

Dita 4 (Doktrina e Besëlidhje 21–23)

Teksa studentët mësuan rreth ngjarjeve që ndodhën përreth organizimit zyrtar të Kishës, ata studiuan të vërtetat vijuese: Perëndia e frymëzoi Jozef Smithin që të rivendoste Kishën e Jezu Krishtit. Nëse individët ua vënë veshin fjalëve të profetit, ata do të mbrohen kundrejt kundërshtarit dhe do të marrin bekimet e qiellit. Pagëzimi duhet të kryhet nga dikush që ka autoritet nga Perëndia. Kur dëshirojmë t’i shërbejmë Zotit, ne mund të marrim udhëzim të posaçëm prej Tij dhe Zoti do të na bekojë kur e ndjekim udhërrëfimin që Ai na e jep.

Hyrje

Kisha u organizua bazuar te zbulesat që Zoti ia dha Profetit Jozef Smith. Ky mësim vë në dukje rëndësinë e zbulesave që Zotit iu jep profetëve të Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 20–21

Zoti organizon Kishën e Tij

Përgatitni figurat shoqëruese ose dy copa të veçanta letre. Mos i lejoni studentët t’i shohin figurat derisa të ndiqni udhëzimet më poshtë.

vija të zakonshme
përvijime të katrorëve

U thoni studentëve se do t’iu tregoni atyre dy figura dhe se ata duhet të përpiqen të vizatojnë atë që shohin. Shpjegoni se ata do ta shohin secilën figurë vetëm për një çast, prandaj duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë. Tregojuni figurën e parë, jepuni kohë të vizatojnë dhe më pas tregojuni figurën e dytë dhe jepuni kohë të vizatojnë.

  • Cila figurë ishte më e lehta për t’u vizatuar?

Tregojini që të dyja figurat në të njëjtën kohë. Vini në dukje se që të dyja figurat kanë të njëjtin numër vijash.

  • Përse ishte figura e dytë më e lehtë për t’u vizatuar? (Dymbëdhjetë viza në një rregull të dallueshëm janë më të lehta për t’u vizatuar.)

  • Çfarë mësimi mund të mësojmë nga vizatimi i këtyre dy figurave?

Shpjegoni se kur Jezu Krishti e rivendosi Kishën e Tij, Ai dha disa zbulesa lidhur me mënyrën se si duhej të organizohej Kisha dhe kush duhej ta udhëhiqte atë.

  • Si i jep rregull Kishës të pasurit e një profeti dhe 12 apostuj?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 20:1–2; më pas ftoni një student tjetër për të lexuar me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 21:1–3. Vëreni klasën t’i ndjekë ata, duke kërkuar një nga hapat e parë që ndërmori Jezu Krishti për të vendosur rregull në Kishën e Tij.

  • Sipas këtyre vargjeve, çfarë bëri Zoti për të vendosur rregull në Kishë dhe për të ndihmuar në organizimin e Kishës së Tij? (Ai e thirri Jozef Smithin si një profet, i dha atij urdhërime dhe i dha udhëzime se si ta organizonte Kishën.)

Përmblidhini përgjigjet e studentëve duke shkruar në tabelë Perëndia e udhëzoi Jozef Smithin që të rivendoste Kishën.

  • Si mendoni ju, përse është thelbësore të pasurit e një profeti për rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit?

Ftojini studentët të tregojnë se si studimet e tyre gjatë javës i ndihmuan ata që të fitonin vlerësim më të madh për Jozef Smithin dhe rolin e tij në rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit. Jepni dëshminë tuaj se Jozef Smithi mori zbulesë dhe udhëzim për ta ngritur Kishën e Zotit dhe që nëpërmjet Jozef Smithit, Zoti vendosi rregull në mbretërinë e Tij në tokë.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 21:5–6, duke kërkuar tre bekimet që iu premtuan atyre që i marrin fjalët e Profetit Jozef Smith me durim e besim. Pasi të lexojnë, shpjegoni se këto premtime gjejnë gjithashtu zbatim për ndjekjen e profetit të gjallë.

  • Si do t’i përmblidhnit bekimet e premtuara atyre që ua vënë veshin fjalëve të profetit? (Sa vijon është një mënyrë për të shprehur parimin: Nëse ia vëmë veshin fjalëve të profetit, ne do të mbrohemi ndaj kundërshtarit dhe do të marrim bekimet e qiellit.)

  • Përse është e rëndësishme që t’ua vëmë veshin (t’i pranojmë dhe t’i jetojmë) fjalëve të profetit dhe jo thjesht t’i dëgjojmë ato, që të mund t’i marrim këto bekime?

  • Kur jeni mbrojtur ju apo dikush që e njihni ndaj kundërshtarit nëpërmjet ndjekjes së fjalëve të profetit të gjallë?

Kërkojuni studentëve të mendojnë për një mësim të dhënë nga profeti i gjallë, të cilit mund të na nevojitet t’ia vëmë veshin më mirë apo ta jetojmë më mirë. Nxitini të bëjnë diçka që të veprojnë sipas atij mësimi sot.

Shkruani në tabelë frazën “Ne dimë se …”.

Kujtojini studentët që Doktrina e Besëlidhje 20 u lexua me zë të lartë në disa nga konferencat e hershme të Kishës, e cila shërbeu për t’i kujtuar anëtarët e kishës së re për shumë të vërteta të rëndësishme të ungjillit të Jezu Krishtit. Ndajini studentët në katër grupe. Caktojeni secilin grup të lexojë një prej referencave vijuese, duke kërkuar doktrinat që mund të përfshiheshin nën titullin “Ne dimë se …”

Pasi studentët të kenë pasur kohë për t’i studiuar vargjet e tyre, ftojini ata të raportojnë për doktrinat që përcaktuan. Vëreni një student të veprojë si shkrues dhe t’i shkruajë në tabelë këto të vërteta, ndërkohë që anëtarët e klasës i përcaktojnë ato.

Doktrinat që studentët përcaktojnë mund të përfshijnë sa vijon:

Perëndia jeton dhe është i pafundëm, i përjetshëm dhe i pandryshueshëm (vargu 17).

Ne jemi krijuar në shëmbëlltyrën dhe ngjashmërinë e Perëndisë (vargu 18).

Perëndia dha Birin e Tij të Vetëmlindur që të kryqëzohej dhe të ngrihej sërish (vargjet 21–23).

Të gjithë njerëzit kanë nevojë të pendohen, të besojnë te Jezu Krishti, të pagëzohen dhe të durojnë me besim që të shpëtohen (vargjet 25, 29).

Pasi studentët të kenë mbaruar renditjen e të vërtetave që zbuluan në këto vargje, kërkojuni atyre të zgjedhin një të vërtetë që është domethënëse për ta dhe që ata vetë e dinë se është e vërtetë. Ftojini disa studentë të japin dëshminë e tyre për të vërtetën që zgjodhën dhe të shpjegojnë përse ajo e vërtetë është e rëndësishme për ta.

Përfundojeni duke dhënë dëshminë tuaj për të vërtetat që diskutuat sot dhe shprehni mirënjohjen tuaj që i përkisni Kishës së rivendosur të Zotit.

Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 24–29)

Po sikur të takoheshit me dikë që nuk është profeti, por që shpallte se merrte zbulesë për të gjithë Kishën? Në njësinë tjetër, studentët do të mësojnë se si Profeti Jozef Smith e trajtoi këtë problem. Ata gjithashtu do të mësojnë rreth disa prej shenjave të Ardhjes së Dytë.