Seminare dhe Institute
Mësimi 80: Doktrina e Besëlidhje 76:50–80


Mësimi 80

Doktrina e Besëlidhje 76:50–80

Hyrje

Ndërsa punonte për përkthimin e Biblës, më 16 shkurt 1832, Jozef Smithi bëri ndryshime të frymëzuara te Gjoni 5:29 për sa i përket ringjalljes së të drejtëve dhe të padrejtëve. Pasi panë vegime të lavdisë së Atit dhe të Birit, rënien e Luciferit dhe të bijve të humbjes, Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit iu treguan vegimet e atyre që do të marrin pjesë në ringjalljen e të drejtëve: banorët e mbretërive çelestiale dhe terrestriale.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 76:50–70

Zoti zbulon kërkesat e marrjes së ekzaltimit në mbretërinë çelestiale dhe të bekimeve të saj

Sillni në klasë një copë bukë dhe përbërësit për bërjen e bukës. (Ose, ju mund të përdorni një lloj tjetër produkti të pjekur [p.sh. ëmbëlsirë] që kërkon përbërës të shumtë.) Shkruani në tabelë Recetë për Bukë. Kërkojuni studentëve të emërtojnë përbërësit për bërjen e bukës dhe paraqitni artikujt ndërsa studentët i përmendin ato. (Nëse nuk i keni përbërësit, ju mund t’i rendisni ato në tabelë kur ato përmenden.) Tregojuni studentëve se procesi i bërjes së bukës mund t’i ndihmojë ata të kuptojnë të vërtetat që do t’i përcaktojnë në studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 76:50–80.

Ndihmojini studentët të përsëritin kontekstin për Doktrinën e Besëlidhjet 76, duke bërë pyetjen vijuese:

  • Çfarë po bënin Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni përpara se të merrnin vegimin e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76? (Po përkthenin dhe përsiatnin Gjonin 5:29. Nëse studentët kanë nevojë për ta kujtuar këtë kontekst, ftojini që t’i hedhin një sy të shpejtë fjalisë së fundit të hyrjes së seksionit.)

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Gjoni 5:29. Shpjegoni se Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni po përsiatnin përshkrimin e Gjonit për ringjalljen e atyre që kanë bërë mirë, dhe ringjalljen e atyre që kanë bërë keq, kur morën vegimin e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 76:50. Vëreni klasën të kërkojë atë që iu tregua Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit pas vegimit për bijtë e humbjes. (Ju mund të doni të shpjegoni se në këtë varg, fjala i drejtë do të thotë i vërtetë.)

  • Sipas vargut 50, kë pa Profeti dhe Sidni Rigdoni pas vegimit për bijtë e humbjes? (Ata që do të vijnë në ringjalljen e të drejtëve.)

Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 76:50–80 përshkruan ata që do të ringjallen në ringjalljen e të drejtëve. Kërkojuni studentëve t’i hedhin një sy të shpejtë Doktrinës e Besëlidhjeve 76:70 dhe të përcaktojnë grupin e parë të njerëzve që do të ringjallen gjatë ringjalljes së të drejtëve. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.

Shkruani në tabelë Recetë për Bërjen e një Personi Çelestial. Shpjegoni se si pjesë të këtij vegimi, Zoti i zbuloi Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit një përshkrim të atyre që do të trashëgojnë ekzaltimin në mbretërinë çelestiale. Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 76:51–53 dhe shihni kërkesat (përbërësit) për t’u bërë një person çelestial. Udhëzojini studentët që kur të gjejnë një kërkesë, ata ftohen të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë atë që kanë gjetur.

Pasi studentët t’i kenë shkruar kërkesat në tabelë, ju mund të doni t’i ndihmoni ata të kuptojnë më mirë disa nga termat në këto vargje.

  • Çfarë mendoni se do të thotë të “m[arrësh] dëshminë e Jezusit”? (DeB 76:51). (Përgjigjet mund të përfshijnë të paturit besim në misionin hyjnor të Shpëtimtarit dhe ndjekjen e ungjillit të Tij.)

  • Në ç’mënyrë dikush “ka sukses nëpërmjet besimit”? (DeB 76:53). (Të “[kesh] sukses nëpërmjet besimit” do të thotë t’i mposhtësh tundimet dhe mëkatet duke ushtruar besim në Jezu Krisht dhe t’i durosh të gjitha sprovat.)

  • Çfarë do të thotë të “vulose[sh] me anë të Shpirtit të Shenjtë të premtimit”? (DeB 76:53). (Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se Shpirti i Shenjtë i Premtimit është Fryma e Shenjtë. Ne vulosemi me anë të Shpirtit të Shenjtë të Premtimit kur Fryma e Shenjtë i dëshmon Atit Qiellor se ordinancat që ne kemi marrë u kryen siç duhet dhe se ne kemi qenë besnikë ndaj besëlidhjeve që kemi bërë. Fryma e Shenjtë mund të na konfirmojë gjithashtu se besnikëria jonë ndaj ordinancave dhe besëlidhjeve është e pranueshme për Perëndinë.)

Përmblidheni shkurtimisht Doktrinën e Besëlidhjet 76:54–68 duke shpjeguar se ky fragment rendit shumë prej bekimeve që do të marrin banorët e ekzaltuar të mbretërisë çelestiale. Nëse koha e lejon, ju mund të ftoni disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 76:54–68. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke i kërkuar këto bekime. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë çdo bekim që është veçanërisht i rëndësishëm për ta.

  • Cilat bekime janë veçanërisht të rëndësishme për ju? Përse?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 76:69–70. Vëreni klasën ta ndjekë, duke shikuar për atë se çfarë tjetër kërkohet nga një individ që të cilësohet për mbretërinë çelestiale.

  • Edhe nëse po përpiqemi t’i kemi të gjithë përbërësit e nevojshëm në jetën tonë, çfarë thonë këto vargje për atë që ende na nevojitet, me qëllim që të jemi të denjë ta trashëgojmë mbretërinë çelestiale? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni në tabelë doktrinën vijuese nën [titullin] Recetë për Bërjen e një Personi Çelestial: Ne mund të bëhemi të përsosur vetëm nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.)

Shpjegoni se ndonëse përpjekjet tona më të mira për t’i mbajtur të gjitha urdhërimet nuk na bëjnë të përsosur, përpjekjet tona na ndihmojnë me të vërtetë që të cilësohemi për të marrë hirin e Shpëtimtarit dhe të pastrohemi me anë të “shlyerje[s] [së tij] të përsosur nëpërmjet derdhjes së … gjakut të tij” (DeB 76:69). Kjo e vërtetë mund të na ndihmojë t’i zbatojmë urdhërimet dhe t’i marrim ordinancat e shpëtimit, kështu që ne të mund t’i marrim këto bekime të përjetshme. Ftojini studentët që të përsiatin pyetjen vijuese dhe pastaj t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:

  • Si mund të na ndihmojë doktrina te vargu 69 që ta mposhtim shkurajimin ndërsa përpiqemi për ekzaltim në mbretërinë çelestiale?

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë të tregojnë përgjigjet e tyre. Merrni parasysh që të jepni dëshminë tuaj rreth rolit të Shpëtimtarit për të na ndihmuar të bëhemi të përkryer.

Doktrina e Besëlidhje 76:71–80

Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit iu tregua një vegim i mbretërisë terrestriale

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 76:71. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që iu tregua më pas Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.

  • Sipas këtij vargu, si krahasohet lavdia e mbretërisë terrestriale me lavdinë e mbretërisë çelestiale?

Shpjegoni se shkrimet e shenjta i përdorin shkallët e ndryshme të fuqisë së dritës që rrezatohen nga hëna dhe dielli, për të simbolizuar ndryshimin midis lavdisë së mbretërisë terrestriale dhe asaj çelestiale. Ndërsa banorët e mbretërive çelestiale dhe terrestriale janë përfshirë së bashku në ringjalljen e të drejtëve, ata që marrin trupa çelestialë do të ringjallen me lavdi dhe bekime më të mëdha sesa ata që marrin trupa terrestrialë.

Kërkojuni studentëve ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 76:72–80, duke kërkuar mënyrën se si banorët e mbretërisë terrestriale do të ndryshojnë nga banorët e mbretërisë çelestiale. Kur studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të lexuar, kërkojuni të përshkruajnë ndryshimet që gjetën.

  • Sipas këtyre vargjeve, cilat janë disa përshkrime të përgjithshme të atyre që do ta trashëgojnë mbretërinë terrestriale? (Përgjigjet mund të përfshijnë sa më poshtë: ata “që vdiqën pa ligj” [vargu 72]; të cilët “nuk morën dëshmi për Jezusin në mish, por më pas e morën atë” [vargjet 73–74]; “burra të ndershëm të tokës, të cilët ishin të verbuar nga dredhitë e njerëzve” [vargu 75]; dhe “ata që nuk janë të guximshëm në dëshminë e Jezusit” [vargu 79].)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë referencën ndaj atyre që vdesin pa ligjin ose që e marrin ungjillin pasi vdesin (shih vargjet 72–74), shpjegoni se Zoti dha këndvështrime shtesë për këta individë, kur ai i zbuloi Jozef Smithit fatin përfundimtar të vëllait të tij, Alvinit, i cili vdiq përpara se të mund të pagëzohej. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 137:7–9. Më pas bëni pyetjet vijuese:

  • Çfarë sqarimi shtesë dha Zoti në lidhje me ata që do ta kishin pranuar ungjillin nëse do të ishin lejuar të jetonin?

  • Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 137:9, kush do të na gjykojë sipas punëve tona dhe dëshirave të zemrave tona?

Lexojeni me zë të lartë thënien e mëposhtme: “Kujtoni se vetëm Perëndia, i cili e njeh zemrën e çdo individi, mund të japë gjykim përfundimtar për individët” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2005], f. 115). Theksoni që për shkak se vetëm Zoti mund ta njohë zemrën tonë, ne nuk duhet të japim gjykime se cilën mbretëri, besojmë ne, që do të trashëgojnë të tjerët.

  • Çfarë mendoni se do të thotë të jesh “[i] verbuar nga dredhitë e njerëzve”? (DeB 76:75). (Disa njerëz janë të verbër ndaj rëndësisë së ungjillit të Jezu Krishtit për shkak të ndikimeve të botës.) Në ç’mënyrë disa njerëz sot janë të verbuar nga dredhitë e njerëzve?

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë frazën “nuk janë të guximshëm në dëshminë e Jezusit” (DeB 76:79), ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien në vijim nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Plaku Brus R. Mek-Konki

“Çfarë mendoni se do të thotë të jesh i guximshëm në dëshminë e Jezusit? …

Gurthemeli i madh i guximit në kauzën e drejtësisë është bindja ndaj ligjit të plotë të të gjithë ungjillit. …

Të jesh i guximshëm në dëshminë e Jezusit është të besosh në Krishtin dhe ungjillin e Tij me bindje të palëkundur. …

Por kjo nuk është e gjitha. Është më shumë se sa thjesht të besuarit dhe të diturit. Ne duhet të jemi bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues. Është më shumë se sa thjesht fjalë boshe; nuk është thjesht të rrëfesh me gojë për Birninë hyjnore të Shpëtimtarit. Është bindje dhe pajtim dhe drejtësi vetjake. …

Të jesh i guximshëm në dëshminë e Jezusit do të thotë të … ‘duro[sh] deri në fund’. (2 Nefi 31:20.) Do të thotë ta jetojmë fenë tonë, ta praktikojmë atë që predikojmë, t’i mbajmë urdhërimet” (“Be Valiant in the Fight of Faith”, Ensign, nëntor 1974, f. 35).

  • Mendoni për dikë që njihni, të cilin ju do ta quanit të guximshëm në dëshminë për Jezu Krishtin. Çfarë karakteristikash dhe veprimesh e tregojnë guximin e tyre?

  • Çfarë ju ka ndihmuar të jeni të guximshëm në dëshminë tuaj për Jezu Krishtin?

  • Nëse jemi të guximshëm në dëshminë për Jezu Krishtin, çfarë do të marrim? (Ndërsa studentët përgjigjen, ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse jemi të guximshëm në dëshminë për Jezu Krishtin, ne mund ta marrim mbretërinë çelestiale të Perëndisë. Shtojini këtë të vërtetë Recetës për Bërjen e një Personi Çelestial në tabelë.)

Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e tyre të klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një gjëje që mund të bëjnë për të qenë më të guximshëm në dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Jepni dëshminë tuaj që secili prej tyre ka potencialin për ta marrë mbretërinë çelestiale.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 76:51–53, 69–70. Të bërët njerëz çelestialë

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi rolin e bindjes dhe të Shlyerjes në aftësimin tonë për t’u bërë të denjë për mbretërinë çelestiale:

Plaku Dallin H. Ouks

“Gjykimi i Fundit nuk është vetëm vlerësimi i një shume totale të veprave të mira dhe të liga – të asaj që kemi bërë. Ai është një njohje e efektit përfundimtar të veprave dhe mendimeve tona – i asaj që jemi bërë. Nuk mjafton për askënd që vetëm t’i bëjë gjërat mekanikisht. Urdhërimet, ordinancat dhe besëlidhjet e ungjillit nuk janë një listë depozitash që na kërkohet t’i derdhim në ndonjë llogari qiellore. …

Ungjilli i Jezu Krishtit është plani nëpërmjet të cilit ne mund të bëhemi ata fëmijë të Perëndisë që pritet që ne të bëhemi. Kjo gjendje e panjollë dhe e përkryer do të rrjedhë nga një seri e qëndrueshme e besëlidhjeve, ordinancave dhe veprimeve, një mbledhje e zgjedhjeve të drejta dhe nga pendimi i vazhdueshëm. …

… Unë dëshmoj me mirënjohje për planin e Atit, nën të cilin, përmes Ringjalljes dhe Shlyerjes së Shpëtimtarit tonë, ne kemi sigurinë e pavdekësisë dhe mundësinë për t’u bërë ata që është e nevojshme të bëhemi për jetën e përjetshme” (“The Challenge to Become”, Ensign, nëntor 2000, f. 32, 33, 34).

Doktrina e Besëlidhje 76:67. “Kish[a] e Enokut, dhe [e] të Parëlindurit”

Enoku dhe populli i tij, të cilëve mund t’u referohemi si kisha, asambleja ose bashkësia e Enokut, ngritën me sukses Sionin dhe u morën lart në qiell. Të bërët një anëtar i kishës së të Parëlindurit kërkon nga ne që të jemi të denjë të jetojmë në shoqërinë e Enokut, gjë e cila është e mundur vetëm përmes drejtësisë vetjake, bindjes ndaj ordinancave të shtëpisë së Zotit dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë do të thotë të jesh anëtar i kishës së të Parëlindurit:

Plaku Brus R. Mek-Konki

“Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që ia përkushtojnë veten aq shumë drejtësisë saqë marrin ordinancat më të larta të ekzaltimit bëhen anëtarë të Kishës së të Parëlindurit. Pagëzimi është porta për te vetë Kisha, por martesa çelestiale është porta për tek anëtarësia në Kishën e të Parëlindurit, rrethi i brendshëm i shenjtorëve besnikë, të cilët janë trashëgimtarë të ekzaltimit dhe plotësisë të mbretërisë së Atit” (Mormon Doctrine, bot. i 2-të, [1966], f. 139).

Doktrina e Besëlidhje 76:69. Përsosja

Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi kuptimin e përsosjes në planin e Zotit:

Plaku Rasëll M. Nelson

“Përsosja që Shpëtimtari përfytyron për ne, është shumë më tepër se një kryerje pa gabime. Është pritshmëria e përjetshme siç shprehet nga Zoti në lutjen e Tij të madhe ndërmjetësuese drejtuar Atit të Tij – që ne të mund të bëhemi të përsosur dhe të jemi në gjendje për të jetuar me ta në përjetësitë në të ardhmen [shih Gjoni 17:23–24]. …

… Përsosmëria qëndron në fitimin e jetës së përjetshme – lloji i jetës që jeton Perëndia. …

… Si fëmijë të lindur nga prindër qiellorë, ne na është dhuruar potenciali të bëhemi si ata, ashtu siç fëmijët e vdekshëm mund të bëhen si prindërit e tyre të vdekshëm.

Zoti e rivendosi kishën e Tij që të na ndihmonte të përgatiteshim për përsosjen. …

Njeriu i përsosur … është njeriu i plotësuar … shpirti i lëvduar! …

Ne nuk kemi nevojë të zhgënjehemi nëse përpjekjet tona të zellshme drejt përsosjes tani duken kaq të mundimshme dhe të pafundme. Përsosja është duke pritur. Mund të vijë e plotë vetëm pas Ringjalljes dhe vetëm nëpërmjet Zotit. I pret të gjithë ata që e duan Atë dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij. Ajo përfshin frone, mbretëri, principata, fuqi dhe sundime [shih DeB 132:19]. Është qëllimi për të cilin ne duhet të durojmë. Është përsosja e përjetshme që Perëndia ka ruajtur për secilin prej nesh” (“Perfection Pending”, Ensign, nëntor 1995, f. 87, 88).

Doktrina e Besëlidhje 76:69–70. Të gjithë anëtarët e Kishës kanë potencialin për të marrë ekzaltimin në mbretërinë çelestiale

Presidenti Xhorxh Albert Smith, dha mësim për potencialin që ka çdo njeri për ta marrë mbretërinë çelestiale:

Presidenti Xhorxh Albert Smith

“Për mua, një nga gjërat e bukura në Ungjillin e Jezu Krishtit është se ai na sjell të gjithëve ne në një nivel të përbashkët. Nuk është e nevojshme për një njeri që të jetë president i një kunji ose anëtar i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, me qëllim që të marrë një vend të lartë në mbretërinë çelestiale. Anëtari më i përulur i Kishës, nëse mban urdhërimet e Perëndisë, do të marrë ekzaltim po aq shumë sa edhe çdo njeri tjetër në mbretërinë çelestiale. Bukuria e Ungjillit të Jezu Krishtit është se ai na bën të gjithëve të barabartë për aq kohë sa mbajmë urdhërimet e Zotit. … Ne kemi mundësi të barabarta për ekzaltim” (në Conference Report, tetor 1933, f. 25).

Peshkopi Jozef L. Uirthlin, i Peshkopatës Kryesuese dëshmoi: “Ne të gjithë jemi kandidatë për mbretërinë çelestiale” (në Conference Report, prill 1952, f. 118).

Doktrina e Besëlidhje 76:58, 71. Të bërët perëndi dhe marrja nga plotësia e Atit

Si pasardhës të drejtpërdrejtë të Perëndisë, Atit, potenciali ynë është të bëhemi siç Ai është. Të marrësh plotësinë e Atit do të thotë të marrësh masën e plotë të lavdisë dhe bekimeve të Tij. Nëse jetojmë sipas mësimeve të Shpëtimtarit, i mbajmë urdhërimet e Tij dhe e zbatojmë Shlyerjen e Tij në jetën tonë, Ati mund të na lartësojë që të jemi si Ai, të jetojmë llojin e jetës që jeton Ai dhe të gëzojmë lumturinë e përjetshme që gëzon Ai.

Doktrina e Besëlidhje 76:79. “Të guximshëm në dëshminë e Jezusit”

Presidenti Ezra Taft Benson, në konferencën e përgjithshme të Kishës në prill të vitit 1982, përshkroi se çfarë do të thotë të jesh i guximshëm në dëshminë e Jezusit. Shih “Valiant in the Testimony of Jesus”, Ensign, maj 1982, f. 62–64.