Mësimi 48
Doktrina e Besëlidhje 42:30–42
Hyrje
Në fillim të vitit 1831 shumica e shenjtorëve që jetonin në Nju-Jork, përfshirë Jozef Smithin, lëvizën për në Ohajo që të bashkoheshin me një grup të madh të të kthyerve në besim, të pagëzuar atje kohët e fundit. Udhëheqësit e Kishës kërkuan udhëzim nga Zoti lidhur Kishën në rritje. Profeti Jozef Smith mori një zbulesë në praninë e 12 pleqve, që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 42:1–73. Në këtë zbulesë, Zoti paraqiti ligje tokësore, ekonomike dhe shpirtërore, duke i drejtuar anëtarët e Kishës që të ndihmonin të varfrit, të financonin veprimtari të ndryshme të Kishës dhe t’u ofronin ndihmë shenjtërove të tjerë që erdhën në Ohajo.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 42:30–42
Zoti paraqet ligjin e përkushtimit
Përpara se të fillojë ora mësimore, përdorni një shirit ose një shënues që të bëni një vijë te gjashtë gota të kthjellëta për të pirë. Shënojeni vijën në një lartësi të ndryshme në secilën gotë. Sillini gotat në klasë. Gjithashtu sillni një kanë me ujë të mjaftueshëm në të për t’i mbushur të gjitha gotat deri te vija e shënuar në to. (Ju mund të dëshironi të hidhni një ngjyrues në ujë, që studentët do të jenë në gjendje ta shohin me lehtësi.)
Në fillim të mësimit, paraqitni kanën. Tregojuni studentëve se uji përfaqëson gjithë pasurinë dhe burimet e një komuniteti.
Shpjegoni se në shkurt të vitit 1831, anëtarë të Kishës në Kirtland të Ohajos kishin nevojë të ndihmonin për t’u kujdesur për të varfrit, t’u ofronin ndihmë kolonëve të rinj që po sakrifikonin kaq shumë për t’u mbledhur në Ohajo dhe të ndihmonin veprimet financiare të Kishës.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:30. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti u zbuloi lidhur me të varfrit.
-
Çfarë mendoni se do të thotë të “kujtosh të varfrit”?
Theksoni se Zoti i urdhëroi shenjtorët t’i përkushtonin pronat e tyre për t’i mbështetur të varfrit. Shkruajeni në tabelë fjalën përkushtoj. Kërkojuni studentëve të përsiatin pyetjen vijuese:
-
Çfarë mendoni se do të thotë fjala përkushtoj?
Shkruani në tabelë përkufizimin e mëposhtëm të fjalës përkushtoj, të dhënë nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë përkufizim në anë të shkrimeve të tyre të shenjta pranë vargut 30.
“Të përkushtosh do të thotë ta veçosh ose dedikosh diçka si të shenjtë, të përcaktuar për qëllime të shenjta” (“Mendime mbi një Jetë të Përkushtuar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 16).
-
Si mendoni se ky përkufizim lidhet me veprimin e dhënies së diçkaje për të ndihmuar njerëzit në nevojë?
-
Si do ta përmblidhnit urdhërimin e Zotit te vargu 30 lidhur me të varfrit? (Edhe pse studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë doktrinën vijuese: Zoti na urdhëron të kujdesemi për të varfrit dhe njerëzit në nevojë. Si pjesë të këtij diskutimi, ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët të rishikojnë Doktrinën e Besëlidhjet 38:16, 34–36.)
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 42 përmban parime të një ligji të quajtur ligji i përkushtimit. Për t’i ndihmuar studentët t’i kuptojnë këto parime bazë, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë shpjegimin vijues nga Presidenti Marion G. Romni, i Presidencës së Parë:
“Parimi bazë dhe justifikimi për ligjin e përkushtimit ‘është që gjithçka që kemi, i përket Zotit; si rrjedhim, Zoti mund të na thërrasë për një pronë dhe të gjitha pronat që kemi, e cila i përket Atij. … (DeB 104:14–17, 54–57)’ (J. Reuben Clark, Jr., në Conference Report, tetor 1942, f. 55)” (“Living the Principles of the Law of Consecration”, Ensign, shkurt 1979, f. 3).
Shënim: Mësimi vijues me sende është një thjeshtëzim i ligjit të përkushtimit, sikurse ekzistonte në Kishë deri rreth vitit 1833. Në këtë kohë, Kisha e ndryshoi praktikimin. Pati disa faza të praktikimit të ligjit të përkushtimit dhe ndryshime të praktikimit në vitet pasues.
Ftoni gjashtë studentë të dalin përpara klasës. Jepini secilit prej tyre një gotë bosh. Mbushini gotat me ujin nga kana. Mbusheni një gotë deri te vija që bëtë në të, mbushini tri gota me ujë mbi vijat që bëtë dhe mbushini dy gota nën vijat që keni shënuar. Shpjegoni se çdo gotë përfaqëson një familje dhe se vija në secilën gotë përfaqëson nevojat dhe dëshirat e drejta të asaj familjeje. Gotat me ujë nën vijën përfaqësojnë familje që nuk kanë para ose të mira materiale të mjaftueshme për t’i mbështetur nevojat e tyre.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:31. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar hapat e parë që u desh t’i ndërmerrnin këta shenjtorë për ta jetuar ligjin e përkushtimit.
-
Për këta shenjtorë, cili ishte hapi i parë i të jetuarit të ligjit të përkushtimit? (Pasuria e tyre duhej të “vendose[j] përpara peshkopit të kishës … dhe këshilltarëve të tij”. Me fjalë të tjera, ata duhej ta tregonin gatishmërinë e tyre për t’ia përkushtuar paratë dhe pronat e tyre Kishës.)
-
Cilin përfaqëson peshkopi? (Zotin.)
Që të përfaqësojnë anëtarët e Kishës duke ia përkushtuar pronat e tyre Kishës, kërkojuni gjashtë studentëve ta derdhin ujin nga gotat e tyre brenda në kanë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:32 dhe vëreni klasën të kërkojë hapin e dytë që duhej të ndërmerrnin këta shenjtorë për ta jetuar ligjin e përkushtimit.
Shpjegoni se çdo familje bashkëpunonte me peshkopin dhe merrte atë që u quajt një “kujdestari” (DeB 42:72). Kjo do të thotë që secilës familje iu besuan pronë dhe burime nga Zoti. Familjet kishin zotërim privat të pronës dhe të burimeve që morën dhe ata duhej ta përdornin lirinë e tyre të zgjedhjes për ta mbikëqyrur kujdestarinë e tyre. Si kujdestarë të pronës dhe burimeve të Zotit, ata ishin të përgjegjshëm ndaj Tij dhe tërësisht përgjegjës për atë që Ai ua besoi atyre.
Hidhni ujë nga kana, duke e mbushur secilën gotë deri te vija.
Për t’i ndihmuar studentët që të kuptojnë se si peshkopi ua shpërndante burimet familjeve, kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 51:3. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar mënyrën se si peshkopi (i cili në këtë rast ishte Eduard Partrixhi) ia caktoi një pjesë secilës familje. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë DeB 51:3 në shkrimet e tyre të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 42:33.
-
Si ia caktoi peshkopi një pjesë çdo familjeje? (Shpërndarja e pjesëve u bazua mbi rrethanat, dëshirat dhe nevojat e secilës familje.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 82:17. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si Zoti i cilëson dëshirat dhe nevojat e një njeriu. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë DeB 82:17 në shkrimet e tyre të shenjta pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 42:33.)
-
Sipas këtij vargu, çfarë kërkoi Zoti nga njerëzit që ia shpallën dëshirat dhe nevojat e tyre peshkopit? (Ata duhej të ishin të drejtë, ose me fjalë të tjera, të paanshëm dhe të ndershëm.)
Tregojuni studentëve ujin e mbetur në kanë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:33–36. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti i udhëzoi Shenjtorët të bënin me pronën e përkushtuar që kishte tepruar pasi u shpërndanë kujdestaritë.
-
Çfarë i udhëzoi Zoti shenjtorët të bënin me pronën e mbetur ose me “tepricë[n]”? (Ata duhej ta përdornin që t’i ndihmonin të varfrit, të financonin ndërtesat e Kishës dhe të ndihmonin anëtarët që ishin nevojtarë.) Çfarë mendoni se përfaqëson kana në këto vargje? (Shtëpinë e ruajtjes.)
-
Si mund të ndihmonte përkushtimi për t’u kujdesur për të varfrit dhe nevojtarët?
-
Si mund të ishte ligji i përkushtimit një bekim për Kishën?
-
Çfarë mund të jetë e vështirë lidhur me të jetuarin e ligjit të përkushtimit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:38. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë një parim që Zoti na e mëson lidhur me bërjen mirë ndaj të tjerëve.
-
Çfarë parimesh dha mësim Zoti rreth bërjes mirë ndaj të tjerëve? (Studentët duhet të shprehin se kur u bëjmë mirë të tjerëve, ne ia bëjmë atë Zotit. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)
-
Si mund t’i kishte ndihmuar shenjtorët kjo e vërtetë të ishin të gatshëm për të përkushtuar pasuritë e tyre? Si mund t’ju ndihmojë të kujtuarit e kësaj të vërtetë?
-
Kur e keni ndier se ju po i shërbenit Zotit ndërkohë që bëtë diçka për t’i ndihmuar të tjerët?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 42:40–42. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar tiparet që duhet të ketë një njeri me qëllim që ta jetojë ligjin e përkushtimit. (Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si vargu 40 zbatohet në jetën tonë, ju mund të keni nevojë të shpjegoni se Zoti nuk pret që ne t’i bëjmë vetë rrobat tona. Megjithatë, Ai vërtet dëshiron që ne të jemi të rregullt e të pastër në paraqitjen tonë.)
-
Te Doktrina e Besëlidhje 42:42, fjala dembel do të thotë përtac. Përse mund të jetë e vështirë për një njeri dembel që ta jetojë ligjin e përkushtimit?
Ndajini studentët në grupe me nga dy ose tre studentë secili. Shpjegoni që, edhe pse ne nuk urdhërohemi ta jetojmë ligjin e përkushtimit në të njëjtën mënyrë sikurse shenjtorët e hershëm, ligji është ende në fuqi sot. Ftojeni secilin grup të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Spenser W. Kimball, duke dëgjuar për atë që do të thotë për ne sot që ta jetojmë ligjin e përkushtimit. Më pas i ftoni pjesëtarët e secilit grup t’i diskutojnë përgjigjet e tyre për pyetjet që e pasojnë thënien. (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë thënie në anën e shkrimeve të tyre të shenjta pranë vargut 30.)
“Përkushtimi është të jepet nga koha, talentet dhe mjetet e dikujt për t’u kujdesur për ata që kanë nevojë – qoftë shpirtërore apo materiale – dhe për ndërtimin e mbretërisë së Zotit” (“Welfare Services: The Gospel in Action”, Ensign, nëntor 1977, f. 78).
-
Cilat janë disa mënyra sipas të cilave dikush përreth jush mund të ketë nevojë (përveç nevojave financiare)?
-
Çfarë kohe, talentesh dhe mjetesh keni të cilat mund t’i përdorni për t’i ndihmuar ata që janë nevojtarë?
-
Kur jeni bekuar nga dikush tjetër që ka dhënë nga koha, talentet ose mjetet për t’ju ndihmuar ju?
Mbylleni duke dhënë dëshminë tuaj për parimet e diskutuara në këtë mësim.