Mësimi 100
Doktrina e Besëlidhje 97
Hyrje
Profeti Jozef Smith e mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 97 më 2 gusht 1833. Në këtë zbulesë, Zoti siguroi udhëzim dhe inkurajim për Parli P. Pratin, i cili kryesoi mbi një shkollë për mbajtësit e priftërisë në Misuri, dhe për burrat që e frekuentuan atë shkollë. Zoti gjithashtu theksoi vullnetin e Tij që shenjtorët në Misuri të ndërtonin një tempull. Ai premtoi se, nëse e bënin atë dhe nëse zemrat e tyre ishin të kulluara, lavdia dhe prania e Tij do të banonin atje.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 97:1–9
Zoti u mëson anëtarëve të shkollës së pleqve në Misuri atë që duhet ta bëjnë për t’u pranuar prej Tij
Shkruajini në tabelë thëniet e paplota vijuese. Kërkojuni studentëve që t’i plotësojnë këto thënie në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë të tregojnë se si i plotësuan thëniet.
Kujtojini studentët se në dimrin e viteve 1832–1833, Zoti i udhëzoi udhëheqësit e Kishës që të krijonin Shkollën e Profetëve në Kirtland të Ohajos. Parli P. Prati kryesoi mbi një shkollë të ngjashme në Indipendens të Misurit – një shkollë për pleqtë. Anëtarë të kësaj shkolle i shkruan Jozef Smithit, i cili ishte në Ohajo. Në përgjigje, ai u dërgoi atyre një letër e cila përmbante zbulesën që tani shënohet te Doktrina e Besëlidhje 97. Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 97:1 dhe të përcaktojnë mënyrën se si Zoti i përshkroi shumë prej vëllezërve në tokën e Sionit (Misuri).
-
Si i përshkroi Zoti shumë prej vëllezërve në Misuri?
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 97:2. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë se çfarë u premtoi Zoti këtyre burrave. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.
-
Çfarë parimi shihni te vargjet 1–2, lidhur me mënyrën se si ne mund të fitojmë urtësi dhe të vërtetë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse e përulim veten dhe kërkojmë me zell të mësojmë, ne do të fitojmë urtësi dhe të vërtetë.)
-
Si mendoni se na ndihmojnë përulësia e zelli për të fituar urtësi dhe të vërtetë?
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 97:3–5, duke kërkuar mënyrën se si Zoti u ndie rreth shërbimit të Parli P. Pratit dhe atë që Zoti ia premtoi Vëllait Prat. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që mësojnë. Sigurojini ata që, sikurse Parli P. Prati, ata mund ta dinë që Zoti është i kënaqur me ta ndërsa vazhdojnë ta ndjekin Atë.
Për t’i përgatitur studentët ta studiojnë Doktrinën e Besëlidhjet 97:6–9, ftojini dy studentë të vizatojnë figura në tabelë. Kërkojini një studenti të vizatojë një pemë që prodhon fruta të mira dhe që është mbjellë në tokë të mirë pranë një rrëkeje (shih vargun 9). Kërkojini një studenti të vizatojë një pemë që nuk prodhon fruta të mira, me një sëpatë që shtrihet te rrënjët e saj (shih vargun 7).
Shpjegoni se në të dy ilustrimet, pemët përfaqësojnë anëtarët e Kishës. Kujtojini studentët që shumë anëtarë të shkollës së pleqve ishin të përulur dhe besnikë. Megjithatë, të tjerë ishin bërë krenarë dhe të pabindur.
-
Nëse pemët përfaqësojnë anëtarët e Kishës, çfarë mendoni se përfaqësojnë frutat? (Veprat ose veprimet e anëtarëve të Kishës. Nëse studentët kanë vështirësi që ta shprehin këtë përgjigje, ju mund të doni t’i ftoni ata ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 97:6, duke e kërkuar përgjigjen atje.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 97:6–7 dhe vëreni klasën të kërkojë parimet që jepen mësim në këto vargje.
-
Cilat janë disa parime që jepen mësim në këto vargje?
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 97:8–9 dhe vëreni klasën të kërkojë parimet që jepen mësim në këto vargje.
-
Cilat janë disa parime që jepen mësim në këto vargje?
-
Si mund të na shtyjnë të jemi më besnikë përshkrimet se çfarë u ndodh pemëve?
Shkruajeni në tabelë thënien e paplotë vijuese: Që të pranohemi nga Zoti, ne duhet …
Ftojini studentët ta shqyrtojnë Doktrinën e Besëlidhjet 97:8 dhe të përcaktojnë tiparet e një njeriu që pranohet nga Zoti. Ndërkohë që ata i përcaktojnë këto tipare, plotësojeni thënien në tabelë si vijon: Që të pranohemi nga Zoti, ne duhet të kemi një zemër të pastër e të thyer dhe një shpirt të penduar dhe të jemi të gatshëm t’i ruajmë besëlidhjet tona me anë të sakrificës.
-
Si mendoni, çfarë do të thotë të kemi një zemër të thyer e një shpirt të penduar?
-
Si mendoni, çfarë do të thotë t’i ruajmë besëlidhjet tona me anë të sakrificës? (Një përgjigje e mundshme është se do të thotë të bëjmë çfarëdo që duhet, për t’i mbajtur besëlidhjet që i kemi bërë me Zotin.)
-
Cilat janë disa sakrifica që i keni bërë me qëllim që t’i mbani besëlidhjet tuaja?
Jepuni studentëve kohë ta përsiatin qëndrimin e tyre përpara Zotit dhe të mendojnë rreth mënyrës se si mund ta zbatojnë parimin nga Doktrina e Besëlidhje 97:8 në jetën e tyre.
Doktrina e Besëlidhje 97:10–21
Zoti thekson vullnetin e Tij që shenjtorët në Misuri të ndërtonin një tempull
Kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 97:10–12 dhe ftojeni klasën të gjejë sakrificën që Zoti e kërkoi nga shenjtorët në Misuri.
-
Çfarë sakrifice kërkoi Zoti nga shenjtorët në Misuri? (Ata duhej të ndërtonin një tempull – një shtëpi për Zotin.)
Kujtojuni studentëve se Zoti e kishte përcaktuar vendin për tempullin dy vjet më parë (shih DeB 57:1–3). Në qershor të vitit 1833, Jozef Smithi u shkroi udhëheqësve të Kishës në Misuri dhe i udhëzoi ta fillonin ndërtimin e tempullit menjëherë. Megjithatë, kur zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 97 u dha më 2 gusht 1833, shenjtorët në Misuri nuk e kishin filluar ende ndërtimin. Përveç kësaj, veprimi i parë i turmës kundër shenjtorëve në kontenë Xhekson, që ndodhi përpara se të mbërrinte një kopje e kësaj zbulese, me të vërtetë e shtoi vështirësinë për t’iu bindur këtij urdhërimi.
Vërini studentët ta shqyrtojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 97:12–14, duke përcaktuar arsyet përse Zoti dëshironte që shenjtorët në Misuri të ndërtonin një tempull. Ftojini studentët të raportojnë gjetjet e tyre. Më pas bëni pyetjen vijuese:
-
Si ka qenë tempulli për ju “një vend për falënderim”? Si ka qenë ai “një vend për udhëzim”?
Caktojini studentët që të punojnë në dyshe. Vërini ta studiojnë me partnerët e tyre Doktrinën e Besëlidhjet 97:15–20, duke kërkuar premtimet që Zoti ua dha shenjtorëve, nëse do të ndërtonin një tempull. Ftojini studentët të raportojnë gjetjet e tyre.
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë që premtimi i të shikuarit të Perëndisë në tempull mund të përfshijë më shumë se sa të shikuarit e Tij me sytë tanë natyralë, lexojeni thënien vijuese nga Plaku Dejvid B. Heit, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Është e vërtetë që disa njerëz me të vërtetë e kanë parë Shpëtimtarin, por kur një njeri këshillohet me fjalorin, ai mëson se ka shumë kuptime të tjera të fjalës shikoj, të tilla si arritjen për ta njohur Atë, për ta dalluar Atë, për ta pranuar Atë dhe punën e Tij, për ta rrokur rëndësinë e Tij, ose arritjen për ta kuptuar Atë” (“Temples and Work Therein”, Ensign, nëntor 1990, f. 61).
-
Sipas vargjeve 15–17, si kualifikohemi që ta përjetojmë lavdinë dhe praninë e Zotit në tempull?
Pasi të jenë përgjigjur studentët, shkruajeni në tabelë parimin vijues: Në tempull, Perëndia do t’ua shfaqë Veten atyre që janë të kulluar në zemër.
-
Çfarë mendoni se do të thotë të jesh i kulluar në zemër?
-
Çfarë mund të bëjmë për t’i bërë të kulluara zemrat tona që të mund të marrim bekimet e tempullit?
-
Si jeni ndier të bekuar kur e keni frekuentuar tempullin me denjësi? (Nëse keni studentë në klasën tuaj të cilët akoma nuk e kanë pasur mundësinë për ta frekuentuar tempullin, në vend të saj, ju mund të doni të bëni pyetjen vijuese: Si jeni ndier të bekuar kur jeni përpjekur të jeni të kulluar në zemër?)
Kërkojuni studentëve ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 97:21 dhe të përcaktojnë se si Zoti e përkufizoi fjalën Sion. Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Sioni është të kulluarit në zemër.
Doktrina e Besëlidhje 97:22–28
Zoti shpjegon se çfarë duhet të bëjmë për t’iu larguar indinjatës së Tij dhe për t’i marrë bekimet e Tij
Për t’i përgatitur studentët ta kuptojnë mesazhin e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 97:22–24, paraqisni ose vizatoni një figurë të një furtune. Shpjegoni se furtunat ndodhin anembanë botës. Furtuna të fuqishme mund të kthehen në tornado të fuqishme që shkaktojnë dëmtime të tmerrshme. Pyetini studentët nëse kanë parë ndonjëherë vetë një furtunë ose tornado të rëndë apo nëse kanë parë një pamje të filmuar të ndonjërës prej tyre. Ftojini studentët t’i përshkruajnë përvojat e tyre.
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 97:22–24 dhe kërkojini klasës të përcaktojë se me çfarë e krahasoi Zoti një furtunë. Kërkojuni atyre të raportojnë atë që gjejnë. Shpjegoni se te vargu 22, fjala hakmarrja iu referohet pasojave të mosbindjes ndaj Zotit.
-
Si mund të jetë hakmarrja e Zotit e ngjashme me një furtunë?
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 97:25–28, duke kërkuar atë që na nevojitet të bëjmë për t’i shpëtuar hakmarrjes së Zotit dhe për të marrë bekimet e Tij. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë togfjalëshin në qoftë se kudo ku gjendet në këto vargje.
-
Çfarë duhet të bëjmë që t’i shpëtojmë hakmarrjes së Zotit dhe që t’i marrim bekimet e Tij?
-
Si lidhet mesazhi i Zotit në këto vargje me figurat e dy pemëve për të cilat diskutuam më lart? Çfarë na mësojnë vargjet 27–28 rreth pendimit dhe faljes?
Jepni dëshminë tuaj për parimin vijues: Nëse jemi të bindur, ne do t’i shpëtojmë hakmarrjes së Zotit dhe do të marrim një shumëllojshmëri të bekimeve të Tij.
Ju mund të doni të shpjegoni se sipas Parli P. Pratit, zbulesa te Doktrina e Besëlidhje 97 “nuk ishte vënë në zbatim nga udhëheqësit dhe kisha në Misuri, si një e tërë; pavarësisht nga kjo, shumë veta ishin të përulur dhe besnikë. Si rrjedhim, gjykimi i kërcënuar u derdh mbi ta në mënyrën më të pabesueshme, sikurse do ta tregojë historia e pesë viteve që pasuan” (Autobiography of Parley P. Pratt, red. Parley P. Pratt Jr. [1938], f. 96). Deri në nëntor të vitit 1833, shenjtorët u nxorën me forcë nga konteja Xhekson në Misuri dhe vazhduan të ndesheshin me përndjekje në Misuri, derisa u dëbuan nga shteti në vitet 1838 dhe 1839.
Ftojini studentët të marrin parasysh se çfarë janë ndier të nxitur të bënin teksa e kanë studiuar Doktrinën e Besëlidhjet 97. Jepuni kurajë të veprojnë sipas atyre nxitjeve, me qëllim që ata të mund t’i marrin bekimet e Zotit.