Seminare dhe Institute
Mësimi 84: Doktrina e Besëlidhje 81


Mësimi 84

Doktrina e Besëlidhje 81

Hyrje

Më 8 mars 1832, Zoti e thirri Xhesi Gozin dhe Sidni Rigdonin që të shërbenin si këshilltarë të Jozef Smithit. Një javë më vonë, më 15 mars 1832, Zoti dha zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 81. Në këtë zbulesë, Ai përshkroi rolin e këshilltarëve të Presidentit të Kishës dhe përvijoi bekime për ata që janë besnikë në shërbesën e tyre. Xhesi Gozi nuk mbeti besnik dhe Zoti thirri Frederik G. Uilliamsin, emri i të cilit tani shfaqet te Doktrina e Besëlidhje 81, për të zënë vendin e Vëllait Gozi në Presidencë. Në kohën e kësaj zbulese, Presidenti i Kishës dhe këshilltarët e tij u quajtën Presidenca e Priftërisë së Lartë. Duke filluar nga viti 1834, zbulesat iu referuan Presidentit dhe këshilltarëve të tij si Presidenca e Parë (shih DeB 102:26–28).

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 81:1–7

Zoti përshkruan rolin e këshilltarëve në Presidencën e Parë

Përpara orës mësimore, shkruajini pyetjet vijuese në tabelë:

Përse Zoti na jep thirrje në Kishën e Tij?

Cilët janë bekimet e përmbushjes me besnikëri të një thirrjeje?

Çfarë ndodh nëse dikush zgjedh të mos e përmbushë me besnikëri thirrjen e tij ose të saj?

Fillojeni orën mësimore duke i ftuar studentët t’u përgjigjen pyetjeve në tabelë. Si pjesë e diskutimit, ju mund të shpjegoni se ndonëse një udhëheqës i Kishës mund të marrë frymëzim për ta thirrur një anëtar të Kishës në një pozitë të caktuar, varet nga individi që e merr thirrjen, për t’iu përgjigjur asaj me besnikëri.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 81. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një shembull të dikujt që u thirr nga Zoti, por nuk ishte besnik ndaj thirrjes së tij.

  • Cilin thirri Zoti fillimisht që të shërbente si një këshilltar për Jozef Smithin në Presidencën e Priftërisë së Lartë?

  • Përse e humbi Xhesi Gozi thirrjen e tij?

Shpjegoni se Xhesi Gozi u thirr të shërbente si një këshilltar në Presidencën e Priftërisë së Lartë në mars të vitit 1832. Më 1 gusht 1832, ai u nis për në mision me Zebedi Koltrinin. Ndërsa ishte në këtë mision, Vëllai Gozi vizitoi bashkëshorten e tij dhe u përpoq ta bindte atë për të vërtetën, por ajo nuk pranoi të bashkohej me Kishën. Pak kohë më pas, Vëllai Koltrin u sëmur rëndë dhe u kthye në Kirtland. Për fat të keq, Vëllai Gozi nuk e përfundoi misionin e tij dhe nuk qëndroi besnik në Kishë.

  • Sipas hyrjes së seksionit, cilin e thirri Zoti që ta zëvendësonte Xhesi Gozin?

Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë frazën vijuese te hyrja e seksionit: “Zbulesa … duhet të shihet si një hap drejt organizimit zyrtar të Presidencisë së Parë”. Shpjegoni se Presidenti i Kishës dhe këshilltarët e tij (Presidenca e Priftërisë së Lartë) nuk do të quheshin “Presidenca e Parë” deri në vitin 1834 (shih DeB 102:26–28). Zoti nuk ia zbuloi Profetit organizimin e plotë të Kishës së Tij të gjithën njëherësh. Ai zbuloi pjesë të ndryshme të organizimit kur u paraqit nevoja dhe kur shenjtorët ishin gati për t’i pranuar ato.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 81:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Zoti i mësoi Frederik G. Uilliamsit rreth Presidencës së Priftërisë së Lartë.

  • Sipas vargut 2, çfarë mban Presidenca? (Studentët duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Presidenca e Priftërisë së Lartë mban çelësat e mbretërisë së Perëndisë në tokë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë fjalët dhe frazat që na e mësojnë këtë të vërtetë.)

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë doktrinë, kujtojini ata se “çelësat e priftërisë janë autoriteti që Perëndia u ka dhënë udhëheqësve të priftërisë për të drejtuar, kontrolluar dhe qeverisur përdorimin e priftërisë së Tij në tokë. Ushtrimi i autoritetit të priftërisë qeveriset nga ata që i mbajnë çelësat e saj (shih DeB 65:2; 81:2; 124:123). Ata që mbajnë çelësat e priftërisë, kanë të drejtën të kryesojnë dhe drejtojnë Kishën brenda një juridiksioni.

Jezu Krishti mban të gjithë çelësat e priftërisë që i përkasin Kishës së Tij. Ai i ka dhënë secilit prej Apostujve të Tij të gjithë çelësat që i përkasin mbretërisë së Perëndisë në tokë. Apostulli më i vjetër i gjallë, Presidenti i Kishës, është i vetmi person në tokë i autorizuar të ushtrojë të gjithë çelësat e priftërisë” (Manuali 2: Administrimi i Kishës [2010], 2.1.1).

  • Çfarë e mundësojnë çelësat e priftërisë të bëjë Presidencën e Parë? (Të drejtojë punën e Zotit mbi tokë.)

Paraqitni një fotografi të Presidencës së Parë të tanishme ose fotografi të veçanta të anëtarëve të saj. Kërkojuni studentëve nëse ata mund t’i thonë emrat e Presidencës së Parë.

Shkruajeni titullin vijues në tabelë: Një Këshilltar në Presidencën e Parë.

Presidenca e Parë
  • Sipas të kuptuarit tuaj, cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e këshilltarëve në Presidencën e Parë?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 81:3. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar udhëzimin që Zoti ia dha Frederik G. Uilliamsit lidhur me thirrjen e tij si këshilltar në Presidencën e Parë.

  • Sipas vargut 3, çfarë pritej të bënte Frederik G. Uilliamsi si këshilltar në Presidencën e Parë? (Ftojeni një student t’i renditë përgjigjet nën titullin në tabelë. Ju mund të doni të shpjegoni se këshilltarët në një presidencë e mbështetin dhe e forcojnë presidentin.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë për një këshilltar që të jetë “besnik në këshillimin” drejtuar presidentit?

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë të jemi besnikë në këshillim, ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Gordon B. Hinkli. Kërkojini klasës të dëgjojë për mënyrën se si një këshilltar në një presidencë duhet të këshillohet me presidentin.

Presidenti Gordon B. Hinkli

“[Një këshilltar] është një ndihmës për presidentin e tij. …

Si një ndihmës, këshilltari nuk është presidenti. Ai nuk merr përgjegjësi dhe ecën përpara presidentit të tij.

Në mbledhjet e presidencës, secili këshilltar është i lirë të shprehë atë që mendon për të gjitha çështjet që ngrihen përpara presidencës. Megjithatë, është e drejta e posaçme e presidentit që ta marrë vendimin dhe është detyra e këshilltarëve që ta mbështetin atë në atë vendim. Vendimi i tij më pas bëhet vendimi i tyre, pavarësisht nga idetë e tyre të mëparshme” (“In … Counsellors There Is Safety”, Ensign, nëntor 1990, f. 49).

  • Sipas Presidentit Hinkli, në ç’mënyrë një këshilltar në një presidencë duhet të këshillohet me presidentin?

  • Si mund ta ndihmojë të kuptuarit e mënyrës se si të jesh besnikë në këshillim, dikë që po shërben si një këshilltar në ndonjë presidencë në Kishë?

Ftojini studentët të mendojnë për raste kur ata kanë shërbyer (ose i kanë parë të tjerët të shërbejnë) në një presidencë në Kishë. (Ju mund të doni të vini në dukje se një peshkopatë vepron si një presidencë e një lagjeje.) Vërini ata të marrin parasysh atë që ata ose njerëz të tjerë kanë bërë që të japin mbështetje me efektshmëri në presidencat në kuorumet e tyre të priftërisë ose në klasat e tyre të Të Rejave. Ftojini disa studentë që t’ia tregojnë mendimet e tyre klasës.

Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 81:4, duke kërkuar atë që Zoti i premtoi Frederik G. Uilliamsit nëse ai do të ishte besnik në thirrjen e tij. Ju mund të doni të shpjegoni që fraza “të nxisësh lavdinë e … Zoti[t tënd]” në këtë kontekst, nënkupton se duke qenë besnikë në thirrjet tona, ne mund të ndihmojmë që t’i bindim njerëzit për ta nderuar dhe adhuruar Zotin.

  • Sipas vargut 4, çfarë mund të bëjmë ne nëse jemi besnikë në thirrjet tona? (Edhe pse studentët mund të përdorin fjalë të tjera, përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Nëse jemi besnikë në thirrjet tona, ne mund të bëjmë një të mirë të madhe për të tjerët dhe ta nxitim lavdinë e Perëndisë. Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruajeni këtë parim në tabelë.)

  • Si mund të na ndihmojë të shërbyerit besnikërisht në thirrjet tona në Kishë që të bëjmë një të mirë të madhe për njerëzit e tjerë?

  • Si mund të na ndihmojë të shërbyerit me besnikëri në thirrjet tona në Kishë që ta nxitim lavdinë e Perëndisë?

Ftojini studentët të mendojnë për një rast kur kanë parë një individ të bënte një të mirë të madhe për të tjerët nëpërmjet shërbimit me besnikëri në thirrjen e tij ose të saj. Ftojini disa studentë që t’ia tregojnë vëzhgimet e tyre klasës.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 81:5. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar këshillë shtesë, që Zoti ia dha Frederik G. Uilliamsit.

  • Bazuar në atë që Zoti i tha Frederik G. Uilliamsit te vargu 5, çfarë mund të mësojmë rreth të qenit besnikë në thirrjet tona në Kishë ose të qenit anëtarë besnikë të Kishës?

  • Si mendoni, çfarë do të thotë “ndihmo të dobëtit, ngri duart që varen poshtë dhe forco gjunjët e këputur”?

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Marvin J. Ashton, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë për ide lidhur me kuptimin e këtyre frazave.

Plaku Marvin J. Ashton

“Te Doktrina e Besëlidhje 81:5, vargu mund të interpretohet si nxitja e Zotit drejtuar Frederik G. Uilliamsit për t’u dhënë forcë të dobëtëve (‘ndihmo të dobëtit’), për t’u siguruar nxitje atyre që janë të lodhur apo të shkurajuar (‘ngri duart që varen poshtë’) dhe për t’u dhënë kurajë dhe forcë atyre me gjunjë të këputur dhe zemra të frikësuara” (“Strengthen the Feeble Knees”, Ensign, nëntor 1991, f. 70).

  • Cilat janë disa mënyra se si ne mund të “ndihmo[jmë] të dobëtit, ngr[emë] duart që varen poshtë dhe forco[jmë] gjunjët e këputur”? (Shkruajini përgjigjet e studentëve në tabelë.)

  • Kur jeni ngritur moralisht ose forcuar nga dikush tjetër?

Drejtojuni një sfidë studentëve që të zgjedhin një zë nga lista e përgjigjeve në tabelë dhe të kërkojnë mundësi për t’i ndihmuar njerëzit përreth tyre.

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 81:6–7. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar bekimet që Zoti i premtoi Frederik G. Uilliamsit nëse do të ishte besnik deri në fund. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjetën.

Dëshmoni për rëndësinë e të qenit besnikë në thirrjet tona dhe e të ndihmuarit të njerëzve përreth nesh që edhe ata të mund të kualifikohen për jetë të përjetshme.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 81:1. Këshilltarë në Presidencën e Parë

Presidenti Harold B. Li shpjegoi rolin e rëndësishëm të këshilltarëve në Presidencën e Parë:

Presidenti Harold B. Li

“Teksa mendoja për rolin e Presidentit Taner dhe rolin tim si këshilltarë [të Presidentit Jozef Filding Smith], mendova për një rrethanë në jetën e Moisiut, kur armiqtë e kishës në atë kohë ishin po ashtu sikurse janë në këtë kohë. Ata po kërcënonin që do ta mposhtnin e copëtonin dhe ndalonin punën e kishës. Teksa Moisiu u ul në majë të një kodre dhe e ngriti shkopin e autoritetit të tij, ose çelësat e priftërisë së tij, Izraeli doli ngadhënjimtar mbi armiqtë e tij; por ndërkohë që dita po kalonte, duart e tij u rënduan dhe filluan të bien anash tij.

Dhe kështu [Aaroni dhe Huri] ia ngritën duart që ato të mos dobësoheshin dhe shkopi të mos ulej. Ai do të mbështetej që armiqtë e kishës të mos dilnin ngadhënjimtarë ndaj shenjtorëve të Perëndisë Më të Lartë. (Shih Eksodi 17:8–12.)

Mendoj se ai është roli që Presidenti Taner dhe unë duhet të përmbushim. Duart e Presidentit Smith mund të bëhen të lodhura. Ato mund të kenë prirje të bien nganjëherë për shkak të përgjegjësive të tij të rënda; por ndërsa ne i ngremë lart duart e tij dhe ndërsa udhëheqim nën drejtimin e tij, përkrah tij, portat e ferrit nuk do të triumfojnë kundër jush dhe kundër Izraelit” (në Conference Report, tetor 1970, f. 153).

Në konferencën e përgjithshme të Kishës në prill të vitit 1994, Presidenti Gordon B. Hinkli, i cili po shërbente atëherë si Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, bëri të njohur se Presidenti Ezra Taft Benson, Presidenti i Kishës në atë kohë, po “vuan[te] rëndë nga ndikimet e moshës dhe të sëmundjes dhe [kishte] qenë i pamundur për t’i përmbushur detyrat e rëndësishme të pozitës së tij të shenjtë”. Më pas Presidenti Hinkli shpjegoi:

Presidenti Gordon B. Hinkli

“Kur Presidenti është i sëmurë apo i paaftë për të vepruar plotësisht në të gjitha detyrat e pozitës së tij, dy Këshilltarët e tij së bashku përbëjnë një Kuorum të Presidencës së Parë. Ata e vazhdojnë punën e përditshme të Presidencës. Në rrethana të jashtëzakonshme, kur vetëm njëri mund të jetë në gjendje të veprojë, ai mund të veprojë në autoritetin e pozitës së Presidencës, sikurse përvijohet te Doktrina e Besëlidhje, seksioni 102, vargjet 10–11” (“God Is at the Helm”, Ensign, maj 1994, f. 54).