Mësimi 24
Doktrina e Besëlidhje 19:1–22
Hyrje
Në qershor 1829 Jozef Smithi punësoi tipografin Egbert B. Grandin, për të shtypur 5 000 kopje të Librit të Mormonit me një shpenzim prej 3 000 dollarësh. Megjithatë, Grandini nuk do ta fillonte shtypjen ose madje t’i blinte shkronjat derisa t’i garantohej pagesa për punën. Në zbulesën që përmbahet te Doktrina e Besëlidhje 19, e cila ka të ngjarë të jetë dhënë në verën e vitit 1829, Zoti e urdhëroi Martin Harrisin që të “jep[te] një pjesë të pronës [së tij] … [dhe të] pagua[nte] borxhin që k[ishte] lidhur kontratë me tipografin” (DeB 19:34–35). Duke e përdorur një pjesë të fermës së tij si garanci, Martin Harrisi siguroi personalisht pagesën e shpenzimeve të shtypjes nëse shitjet e Librit të Mormonit nuk do t’i mbulonin shpenzimet.
Presidenti Jozef Filding Smith e përshkroi këtë zbulesë, me mësimet e saj mbi Shlyerjen, si “një nga zbulesat më të mëdha, të dhëna në këtë periudhë ungjillore; ka pak që janë me rëndësi më të madhe se kjo” (Church History and Modern Revelation, 2 vëll. [1953], 1:85).
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 19:1–3
Shpëtimtari shpall se Ai e kreu vullnetin e Atit
Kur të fillojë ora mësimore, kërkojuni studentëve të mendojnë për disa gjëra që u janë kërkuar të bëjnë ose do t’u kërkohet të bëjnë ngaqë janë anëtarë të Kishës. Shkruajini përgjigjet e tyre në tabelë. Pastaj i ftoni studentët të rishikojnë listën në tabelë dhe të përzgjedhin gjëra që disa njerëz mund t’i konsiderojnë të vështira. (Shembujt mund të përfshijnë pagimin e së dhjetës, të shërbyerit në një mision dhe pendimin.)
-
Përse për disa njerëz, këto gjëra mund të jenë të vështira për t’u bërë?
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë kontekstin historik të Doktrinës e Besëlidhjeve 19, lexoni me zë të lartë hyrjen e këtij mësimi.
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:1–3 duke kërkuar të vërteta rreth Shpëtimtarit. Kërkojuni studentëve të raportojnë gjetjet e tyre. Si pjesë e diskutimit, sigurohuni që studentët të përcaktojnë doktrinat vijuese: Jezu Krishti plotësoi vullnetin e Atit të Tij. Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona. Kopjojeni tabelën vijuese në dërrasë, duke i përdorur këto të vërteta si tituj për të dyja kolonat. Ftojini studentët që të bëjnë një tabelë të ngjashme në fletoret e klasës apo në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta dhe ta plotësojnë atë gjatë mësimit. Lini shumë hapësirë në dërrasë për ta plotësuar tabelën siç tregohet më vonë gjatë mësimit.
Jezu Krishti plotësoi vullnetin e Atit të Tij. |
Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona. |
---|---|
-
Si mund ta ketë ndihmuar Martin Harrisin njohja e këtyre të vërtetave rreth Shpëtimtarit, për të ndier paqe në lidhje me vendimin e tij për të shitur një pjesë të madhe të fermës së vet?
Doktrina e Besëlidhje 19:4–12
Jezu Krishti shpjegon ndëshkimin e përjetshëm dhe të pafund
Në tabelën në dërrasë, shkruani Doktrina e Besëlidhje 19:4–12 poshtë titullit “Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona”. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:4 duke kërkuar një të vërtetë rreth gjykimit që ne të gjithë duhet ta marrim parasysh. Kërkojuni atyre të raportojnë atë që gjejnë. Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të dallojnë doktrinën vijuese: Të gjithë njerëzit duhet të pendohen ose të vuajnë. Ftojeni një student ta shkruajë këtë doktrinë në tabelë nën “Doktrina e Besëlidhje 19:4–12”.
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 19:5 përmban shpjegimin e Shpëtimtarit se Ai nuk do t’i shfuqizojë gjykimet e Tij. Kjo nënkupton se atyre që nuk pendohen, do t’iu duhet të vuajnë një dënim për mëkatet e tyre. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 19:5. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar mënyrën se si e përshkroi Shpëtimtari gjendjen e atyre që nuk pendohen dhe si pasojë do të marrin gjykimet e Tij.
-
Cila do të jetë përvoja e atyre që nuk pendohen?
-
Si mund të na nxitë Doktrina e Besëlidhje 19:5 për t’u penduar?
Shkruani frazën vijuese në tabelë nën titullin “Të gjithë njerëzit duhet të pendohen ose të vuajnë”: Ndëshkimi i pafundëm ose i përjetshëm.
-
Çfarë mendoni ju kur dëgjoni ose lexoni frazën “ndëshkim i pafundëm ose i përjetshëm”?
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:6–12 duke kërkuar mënyrën se si e përkufizon Zoti ndëshkimin e pafundëm ose të përjetshëm. Pasi studentët të përgjigjen, fshijini fjalët I pafundëm ose i përjetshëm në tabelë dhe zëvendësojini ato me fjalën i Perëndisë.
-
Çfarë mendoni ju kur lexoni ose dëgjoni frazën “ndëshkimi i Perëndisë”?
Mund t’ju duhet të shpjegoni se në shkrimet e shenjta, termat ndëshkim i pafundëm dhe ndëshkim i përjetshëm nuk u referohen gjatësisë së kohës që njerëzit do të vuajnë për mëkatet e tyre. Shpëtimtari tha: “Sepse, vini re, unë jam i pafundëm dhe ndëshkimi që është dhënë nga dora ime, është ndëshkim i pafundëm, sepse i Pafundëm është emri im” (DeB 19:10). Prandaj, kur Ai i referohet ndëshkimit të pafundëm ose ndëshkimit të përjetshëm, Ai po flet për ndëshkimin që Ai do ta administrojë sipas ligjit hyjnor dhe kërkesave të drejtësisë.
Doktrina e Besëlidhje 19:13–22
Shpëtimtari flet për vuajtjen e Tij për mëkatin
Në tabelën në dërrasë, shkruani Doktrina e Besëlidhje 19:13–17 në kolonën e titulluar “Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona”. Shpjegoni se vargjet 13–17 përmbajnë një paralajmërim për anëtarët e Kishës. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:13–17 duke kërkuar pasojat për ata që zgjedhin të mos pendohen.
-
Çfarë do t’u ndodhë atyre që zgjedhin të mos pendohen për mëkatet e tyre? (Studentët duhet të dallojnë doktrinën vijuese: Ata që zgjedhin të mos pendohen do të vuajnë dënimin për mëkatet e tyre. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë nën “Doktrina e Besëlidhje 19:13–17”.)
Shkruani Doktrina e Besëlidhje 19:16–19 në kolonën e titulluar “Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona”. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 19:16–19. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar arsyen që dha Shpëtimtari përse ai vuajti për mëkatet tona.
-
Çfarë arsyeje dha Shpëtimtari përse Ai vuajti për mëkatet tona? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Shpëtimtari vuajti për mëkatet tona, kështu që ne të mund të pendohemi dhe të mos vuajmë siç bëri Ai.)
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë e bëri të mundur që mëkatet tona të faleshin? (Ndërsa studentët përgjigjen, shkruani thënien vijuese në tabelë nën “Doktrina e Besëlidhje 19:16–19”: Vuajtja e Jezu Krishtit dhe gjaku i Tij shlyes kënaqën kërkesat e drejtësisë. Prandaj, u jepet mëshirë atyre që pendohen.)
-
Si mund të ndikojë në dëshirën tuaj për t’u penduar, njohuria e të vërtetave që kemi përcaktuar deri tani?
Që t’i ndihmoni studentët të kuptojnë zgjedhjen që të gjithë ne kemi për t’u penduar apo për të vuajtur dënimin për mëkatet tona, ftojeni njërin prej tyre të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Ne do të përfundojmë ose duke zgjedhur mënyrën e të jetuarit si Krishti, ose mënyrën e Tij të vuajtjes! Është ose të ‘vuajnë po aq sa unë’ (DeB 19:16–17), ose të fitojnë ‘sikurse [Ai] … fito[i] (Zbulesa 3:21)’” (“Overcome … Even As I Also Overcame”, Ensign, maj 1987, f. 72).
Në tabelën në dërrasë, shkruani Doktrina e Besëlidhje 19:15, 18–19 poshtë titullit “Jezu Krishti plotësoi vullnetin e Atit të Tij”.
Shpjegoni se shumica e rrëfimeve për vuajtjet e Jezu Krishtit janë dhënë nga dikush tjetër dhe jo nga Ai vetë (shih Mateu 26:36–39; Lluka 22:39–44). Doktrina e Besëlidhje 19 përmban rrëfimin vetjak të Shpëtimtarit për vuajtjen e Tij. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:15, 18–19, duke kërkuar mënyrën se si e përshkroi Shpëtimtari vuajtjen që Ai përjetoi gjatë Shlyerjes. Ju mund të doni të sugjeroni që ata të shenjojnë atë që gjejnë. Shtojini përgjigjet e studentëve në tabelë nën “Doktrina e Besëlidhje 19:15, 18–19”. Tabela përfundimtare mund të duket si kjo që vijon:
Jezu Krishti plotësoi vullnetin e Atit të Tij. |
Jezu Krishti do të na gjykojë sipas veprave tona. |
---|---|
Vuajtja e Shpëtimtarit ishte e ashpër, e dhimbshme dhe e vështirë për t’u duruar. Vuajtja e Shpëtimtarit e bëri Atë të dridhej për shkak të dhembjes e t’i dilte gjak nga çdo por. Jezu Krishti vuajti si fizikisht edhe shpirtërisht. Shpëtimtari u lut që Ai të mund të kursehej nga marrja e kupës së hidhur. Shpëtimtari e plotësoi vullnetin e Atit dhe i “mbaro[i] përgatitjet e [Tij] për fëmijët e njerëzve” (DeB 19:19). |
Të gjithë njerëzit duhet të pendohen ose të vuajnë. Ndëshkimi i Perëndisë Ata që zgjedhin të mos pendohen, do të vuajnë dënimin për mëkatet e tyre. Vuajtjet e Jezu Krishtit dhe gjaku i Tij shlyes kënaqën kërkesat e drejtësisë. Prandaj, mëshirë u jepet atyre që pendohen. |
-
Si ndiheni që Shpëtimtari vuajti dënimin për mëkatet tuaja?
-
Si mund ta ketë ndihmuar Martin Harrisin njohuria rreth vuajtjes së Shpëtimtarit, ndërsa ai shqyrtonte gjëra si humbjen e 116 faqeve të dorëshkrimit apo dhënien e një pjese të pronës së tij për të financuar shtypjen e Librit të Mormonit?
-
Si ju ka ndihmuar njohuria për Shlyerjen e Shpëtimtarit që të përballoni diçka të vështirë? (Kujtojuni studentëve që disa përvoja janë tepër të shenjta apo vetjake për t’u treguar.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 19:20. Vërini studentët ta ndjekin duke kërkuar një frazë që i referohet një rasti kur Martin Harrisi përjetoi vuajtje për mëkatet e tij.
-
Si mendoni, përse tërheqja e Shpirtit do të çonte në vuajtje?
Vërini studentët të rilexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 19:13, 15, 20, duke kërkuar urdhrin në secilin varg dhe paralajmërimet në vargjet 15 dhe 20.
-
Në ç’mënyrë është urdhërimi i Zotit për t’u penduar një provë e dashurisë së Tij për ne?
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta dëshminë e tyre për një nga doktrinat dhe parimet që kanë mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 19:1–22.