Mësimi 18
Doktrina e Besëlidhje 11–12
Hyrje
Pak kohë pas rivendosjes së Priftërisë Aarone në maj të vitit 1829, dy burra e vizituan Profetin Jozef Smith në Harmoni të Pensilvanisë: vëllai i Jozef Smithit, Hajrëmi, dhe Jozef Najt Plaku. Që të dy burrat shprehën dëshirën e tyre për t’i shërbyer Perëndisë dhe për të ndihmuar në Rivendosjen e ungjillit. Doktrina e Besëlidhje 11 shënon zbulesën e Zotit dhënë Hajrëm Smithit lidhur me mënyrën se si ai mund ta ngrinte kauzën e Sionit. Doktrina e Besëlidhje 12 shënon zbulesën e Zotit dhënë Jozef Najt Plakut dhe se si ai, gjithashtu, mund të ndihmonte për ta ngritur kauzën e Sionit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 11:1–14
Hajrëm Smithi mëson se si mund të ndihmojë për ta ngritur kauzën e Sionit
Kërkojuni studentëve të mendojnë për një kohë kur ata dëshironin të bashkoheshin me një veprimtari apo kauzë të dobishme, ose të merrnin pjesë në të, të tillë si planifikimi i një veprimtarie të Kishës, kryerja e shërbimit për dikë në nevojë ose pjesëmarrja në një klub apo organizatë shkollore.
-
Çfarë kishit nevojë të bënit me qëllim që të merrnit pjesë në veprimtarinë apo kauzën? (Studentët mund të sugjerojnë gjëra të tilla si regjistrimi, plotësimi i formularëve, të folurit me njeriun përgjegjës ose veprime të tjera që tregojnë dëshirën e tyre për të marrë pjesë.)
Ftojini studentët të lexojnë kreun e seksioneve për Doktrinën e Besëlidhjet 11 e 12, duke kërkuar emrat e dy njerëzve që dëshiruan të merrnin pjesë në veprën e Zotit. Më pas ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 11:27 e 12:7 dhe të përcaktojnë se kë tjetër ka ftuar Zoti për të ndihmuar në veprën e Tij.
-
Kë tjetër ka ftuar Zoti të ndihmojë në veprën e Tij? (Të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë Atë.)
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë përmbajtjen e Doktrinës e Besëlidhjeve 11, shpjegoni se zbulesa në këtë seksion iu drejtua Hajrëm Smithit, i cili erdhi nga Palmira në Nju-Jork deri në Harmoni të Pensilvanisë për të parë vëllanë e tij, Jozefin. Hajrëmi kishte të ngjarë t’i dinte ngjarjet e kohëve të fundit, të tillë si përparimi në përkthimin e Librit të Mormonit. Ai dëshironte të dinte se si mund ta ndihmonte Jozefin në veprën e Zotit. Jozefi i kërkoi Zotit dhe mori këtë zbulesë. (Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë rëndësinë që luan dëshira në veprën e Zotit, ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata të shenjojnë fjalët dëshiron, dëshirosh e dëshira, dëshirave te Doktrina e Besëlidhje 11:3, 8, 10, 14, 17, 21, 27.)
Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 11:5–9. Kërkojini gjysmës së klasës të përcaktojë bekimet që Zoti i premtoi Hajrëmit. Ftojeni gjysmën tjetër të klasës të përcaktojë atë që Hajrëmi do të duhej të bënte në mënyrë që t’i merrte ato bekime. (Teksa studentët përgjigjen, mund t’ju nevojitet të sqaroni se “misteret e Perëndisë” [DeB 11:7] janë të vërteta shpirtërore, të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës.)
-
Çfarë të vërtetash mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 11:8 rreth dëshirës për të bërë punën e Zotit? (Teksa studentët përgjigjen, theksoni të vërtetat vijuese: 1) Ne mund të marrim bekime nga Perëndia në përputhje me dëshirat tona të drejta. 2) Nëse dëshirojmë të bëjmë punën e Perëndisë, ne do të jemi mjeti për të bërë shumë mirësi.)
Shkruani në tabelë pyetjen vijuese: Çfarë mund të bëj që të “je[m] mjeti për të bërë shumë mirësi” në brezin tim?
Ftoni disa studentë të lexojnë me radhë, me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 11:10–14. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar këshillën që Zoti i dha Hajrëmit, që do ta ndihmonte atë të përmbushte shumë mirësi. Kur studentët ta kenë përfunduar leximin, ftoni disa studentë të shkruajnë atë që kanë gjetur nën pyetjen në tabelë. Ju gjithashtu mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta kopjojnë këtë listë në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. (Ata do t’i shtojnë listës ndërkohë që vazhdon mësimi.)
-
Çfarë mendoni se do të thotë ta vini besimin tuaj në Shpirtin?
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 11:12–13, si mund ta dalloni ndikimin e Shpirtit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetat vijuese: 1) Shpirti i Zotit na udhëheq për të bërë mirë, për të qenë të përulur dhe për të gjykuar me drejtësi. 2) Shpirti na i ndriçon mendjet tona dhe na i mbush shpirtrat tanë me gëzim.)
Teksa i diskutoni këto të vërteta, ju mund të dëshironi t’i ftoni studentët për të përsëritur fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë Doktrina e Besëlidhje 8:2–3. Ju gjithashtu mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë referencë të zotërimit të shkrimit të shenjtë në anë të faqes pranë Doktrinës e Besëlidhjeve 11:12–14.
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 11:12–13, cilat janë disa mënyra se si Shpirti mund t’i ndikojë mendjet tona dhe zemrat tona?
-
Kur e keni përjetuar ndikimin e Shpirtit në një nga këto mënyra? Në çfarë mënyrash ju çoi kjo përvojë për të “bërë mirë”?
Doktrina e Besëlidhje 11:15–30
Zoti e urdhëron Hajrëm Smithin që të përgatitet për thirrjen e tij për të predikuar
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 11:15–16. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti dëshironte ta përgatiste Hajrëm Smithin të bënte. Ndihmojini studentët të kuptojnë se Hajrëm Smithi u urdhërua të mos predikonte derisa të thirrej për ta bërë atë.
-
Sipas këtyre vargjeve, përse Hajrëm Smithi duhej të “pri[ste] pak më gjatë” përpara se të thirrej për të predikuar ungjillin? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se fraza “derisa të kesh fjalën time, shkëmbin tim, kishën time dhe ungjillin tim” i drejtohet faktit që Kisha nuk ishte organizuar ende dhe që Libri i Mormonit nuk ishte botuar ende.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 11:17–20 ndërkohë që klasa e ndjek, duke kërkuar atë që Zoti tha se Hajrëmi nevojitej të bënte, që ai të bëhej një predikues i efektshëm i ungjillit. Ju mund të dëshironi t’ia shtoni përgjigjet e studentëve listës në tabelë. Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i ftoni studentët t’i shkruajnë përgjigjet e tyre.
-
Çfarë mendoni se do të thotë t’i qëndroni besnikë Zotit me gjithë zemrën tuaj? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se, në këtë përmbajtje, fjala qëndroj besnik do të thotë të mbahesh pas diçkaje me vendosmëri ose pa u lëkundur.)
-
Cila frazë përsëritet te Doktrina e Besëlidhje 11:18 dhe 20? (Ju gjithashtu mund të vini në dukje që fraza “zbato urdhërimet e mia” shfaqet edhe në vargjet 6 dhe 9.)
Shkruani në tabelë parimin vijues: Zbatimi i urdhërimeve na përgatit shpirtërisht për të bërë punën e Zotit.
-
Si do t’ju përgatitë zbatimi i urdhërimeve sot për shërbimin misionar, martesën dhe shërbimin në Kishë në vitet e ardhshme?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 11:21–22. Vëreni klasës ta ndjekë duke kërkuar diçka tjetër që Hajrëmi nevojitej të bënte, që ai të bëhej një predikues i efektshëm i ungjillit.
-
Çfarë i tha Zoti Hajrëmit që do të nevojitej të bënte, që ai të ishte në gjendje t’ia shpallte fjalën e Tij njerëzve? (Ju mund të dëshironi t’i shtoni listës në tabelë studioni shkrimet e shenjta.)
-
Cili është ndryshimi midis studimit të shkrimeve të shenjta për ta ditur fjalën e Perëndisë dhe thjesht leximit të shkrimeve të shenjta?
-
Çfarë i premtoi Zoti Hajrëmit dhe të tjerëve që e ndjekin modelin e dhënë mësim te Doktrina e Besëlidhje 11:21–22? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Ata që e studiojnë fjalën e Zotit, do të marrin Shpirtin e Tij dhe fuqinë për t’i bindur të tjerët për të vërtetën e ungjillit.)
Doktrina e Besëlidhje 12
Zoti këshillon Jozef Najtin mbi mënyrën se si ta ngrejë kauzën e Sionit
Paraqituni studentëve emrat e disa individëve të shquar. Pyetni nëse kanë dëgjuar ndonjëherë për individët që përmendët dhe shpjegoni shkurtimisht përse njihen kaq mirë. Më pas pyetni nëse kanë dëgjuar ndonjëherë për një burrë të quajtur Jozef Najt Plaku.
-
Mendoni për individë në lagjen ose degën tuaj, të cilët shërbejnë besnikërisht e qetësisht. Si po ndihmojnë ata në ndërtimin e mbretërisë së Perëndisë?
Për t’i ndihmuar studentët të mësojnë rreth Jozef Najt Plakut dhe ndihmesës së tij në Rivendosjen e ungjillit, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 12. Shpjegoni se Jozef Najt Plaku nuk njihet mirë sot, por ai e mbështeti Profetin Jozef Smith me ushqime dhe furnizime të tjera gjatë punës së tij të ngutshme për përkthimin e Librit të Mormonit. Doktrina e Besëlidhje 12 shënon një zbulesë që Zoti ia dha Jozef Smithit për Jozef Najt Plakun në maj të vitit 1829. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 12:6–8. Vëreni klasën ta ndjekë duke përcaktuar tiparet e drejta që duhet të zotërojnë ata që dëshirojnë të ndihmojnë në veprën e Zotit.
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 12:8, cilat tipare kërkon Zoti prej atyre që dëshirojnë të ndihmojnë në veprën e Tij?
-
Si po i zhvilloni këto tipare në jetën tuaj?
U thoni studentëve se Jozef Najt Plaku vazhdimisht u përpoq t’i zhvillonte dhe t’i vinte në zbatim këto tipare të drejta. Ai i dha ndihmesë materiale e shpirtërore Jozef Smithit gjatë gjithë shërbesës së Profetit. Shumë vite pasi Jozef Smithi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 12, ai shënoi sa vijon lidhur me besnikërinë e Jozef Najtit:
“Jozef Najt Plaku … ka qenë besnik e i vërtetë, dhe i paanshëm e shembullor, dhe i virtytshëm e i sjellshëm, pa u shmangur kurrë djathtas apo majtas. … Ai është një njeri i drejtë” (History of the Church, 5:124).
Për t’i nxitur studentët të mendojnë për atë që kanë mësuar sot dhe ta vënë në jetë atë, ftojini disa studentë të tregojnë se si do ta përfundonin frazën vijuese: “Me qëllim që ta ndihmoj Zotin në veprën e Tij, unë do të …”
Ju mund të dëshironi ta mbyllni duke shprehur mënyrën se si ju do ta përfundonit këtë frazë.