Mësimi i Studimit në Shtëpi
Vendi Qendror i Sionit; Doktrina e Besëlidhje 57–59 (Njësia 13)
Hyrje
Ky mësim mund t’i ndihmojë studentët që t’i kuptojnë më mirë parimet e pendimit. Teksa studentët i mësojnë këto parime, ata mund të marrin në shqyrtim se çfarë duhet të bëjnë që të pendohen dhe mënyrën se si premtimi i Zotit për faljen mund ta bekojë jetën e tyre. Ndërkohë që një pjesë e këtij materiali u trajtua në mësimet e përditshme, ky mësim jep një mundësi për ju që t’i ndihmoni studentët të kuptojnë më mirë parimet e pendimit dhe mënyrën se si t’i zbatojnë ato në jetën e tyre.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 58:34–43
Zoti jep udhëzime lidhur me Sionin dhe jep mësim parimet e pendimit
Përpara se të fillojë ora mësimore, shkruani në tabelë pyetjet vijuese: Çfarë do të thotë të pendohesh? Si mund ta di nëse jam penduar tërësisht? Në fillim të orës mësimore, pyetini studentët se si do t’i përgjigjeshin pyetjeve.
Shkruani në tabelë emrat vijues: Martin Harris, Uilliam W. Felps dhe Ziba Piterson.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 58:38–41, 60. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar këshillën që u dha Zoti atyre burrave ndërsa përgatiteshin për të ngritur Sionin. Ndërsa studentët i përgjigjen pyetjeve vijuese, shkruajini përgjigjet e tyre nën emrin e duhur në tabelë.
-
Për çfarë mëkati tha Zoti qe fajtor Martin Harrisi? Çfarë i tha Zoti atij të bënte?
-
Për çfarë mëkatesh tha Zoti që fajtor Uilliam W. Felpsi? Çfarë i tha Zoti atij të bënte? (Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se fraza “kërkon të duket” [vargu 41], nuk do të thotë që po bëjmë më të mirën tonë ose po përpiqemi të përmirësohemi. Më saktë, kjo frazë i referohet një dëshire të padrejtë, krenare për t’u dukur më të mirë ose më të rëndësishëm sesa njerëzit e tjerë.)
-
Çfarë po përpiqej të bënte Ziba Pitersoni me mëkatet e tij?
Vini në dukje se mëkatet e këtyre burrave po kërcënonin që t’i pengonin ata nga dhënia e ndihmës për të ngritur Sionin.
-
Cilat janë disa mënyra se si mëkatet tona mund ta kufizojnë aftësinë tonë për t’i shërbyer Zotit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 58:42. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që dha mësim Zoti rreth pendimit.
-
Sipas këtij vargu, çfarë na premton Zoti nëse pendohemi për mëkatet tona? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse pendohemi për mëkatet tona, Zoti do të na falë dhe nuk do t’i kujtojë më mëkatet tona. Shkruajeni këtë parim në tabelë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë fjalët që na e mësojnë këtë parim në vargun 42.)
-
Për cilin nga mëkatet tona zbatohet ky parim? (Për të gjitha ato.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë për fjalë ose fraza që kanë lidhje me parimin e shkruar në tabelë.
“Pavarësisht se cilat kanë qenë shkeljet tona, pavarësisht se sa shumë mund të jenë lënduar të tjerët nga veprimet tona, ai faj mund të harrohet i gjithi. Për mua, ndoshta fraza më e bukur në të gjithë shkrimin e shenjtë është kur Zoti tha: ‘Vini re, ai që është penduar për mëkatet e tij, po ai falet dhe unë, Zoti, nuk i kujtoj më ato’. [DeB 58:42.]
Ky është premtimi i ungjillit të Jezu Krishtit dhe i Shlyerjes” (“Shlyerja”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 77).
-
Si e ka bekuar jetën tuaj të dini se ju mund të faleni për të gjitha mëkatet tuaja?
Shpjegoni që disa njerëz mendojnë gabimisht se, nëse akoma mund t’i kujtojnë mëkatet e tyre, ata nuk janë penduar plotësisht. Sigurojini ata që të kujtuarit e mëkateve të tyre mund t’i ndihmojë ta shmangin bërjen sërish të të njëjtave gabime.
Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Harold B. Li. Vëreni klasën të dëgjojë për atë që ai na mësoi rreth paqes së ndërgjegjes që mund të vijë nëpërmjet pendimit.
“Nëse vjen koha kur keni bërë gjithçka mundeni që të pendoheni për mëkatet tuaja, kushdo qofshi, kudo qofshi, dhe keni bërë korrigjimet dhe zhdëmtimin në përputhje me maksimumin e aftësisë suaj; nëse është diçka që prek qëndrimin tuaj në Kishë dhe keni shkuar tek autoritetet e duhura, atëherë ju do ta dëshironi atë përgjigje vërtetuese lidhur me faktin nëse Zoti e ka pranuar këtë nga ju apo jo. Gjatë kërkimit tuaj shpirtëror, nëse e kërkoni dhe e gjeni atë paqe të ndërgjegjes, përmes kësaj shenje të paqes së mendjes ju mund ta dini se Zoti e ka pranuar pendimin tuaj” (Stand Ye in Holy Places [1974], f. 185).
Vini në dukje se premtimi i shkruar në tabelë është i kushtëzuar. Ne mund ta marrim faljen e Zotit vetëm nëse bëjmë çdo gjë që mundemi për t’u penduar plotësisht për mëkatet tona.
Vëreni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga broshura Për Forcën e Rinisë. Kërkojini klasës të dëgjojë për gjërat që mund të mësojnë rreth asaj që do të thotë të pendohesh.
“Pendimi është më shumë se thjesht pranimi nga dikush se ka bërë gjëra të gabuara. Është një ndryshim i mendjes dhe i zemrës. Ai përfshin largimin nga mëkati dhe kthimin tek Perëndia për falje. Ai vjen nga dashuria për Perëndinë dhe dëshira e sinqertë për t’iu bindur urdhërimeve të Tij” (Për Forcën e Rinisë [broshurë 2011], f. 28).
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 58:43. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar dy gjërat që duhet të bëjmë për t’u penduar plotësisht për mëkatet tona.
-
Sipas këtij vargu, cilat janë dy gjërat që duhet të bëjmë për t’u penduar plotësisht për mëkatet tona? (Shkruajeni në tabelë doktrinën vijuese: Që të pendohemi, ne duhet t’i rrëfejmë dhe braktisim mëkatet tona.)
-
Në ç’mënyrë na ndihmon kjo doktrinë për t’iu përgjigjur pyetjes: “Si mund ta di nëse jam penduar plotësisht?” (Ndihmojini studentët të kuptojnë që rrëfimi dhe braktisja e mëkateve janë thelbësore për pendim të plotë.)
-
Çfarë do të thotë t’i rrëfejmë mëkatet tona?
Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë t’i rrëfejmë mëkatet tona, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Rrëfimi dhe braktisja janë koncepte të fuqishme. Janë shumë më tepër se të thuash me raste: ‘E pranoj; më vjen keq’. Rrëfimi është një njohje e thellë, nganjëherë pikëlluese, e gabimit dhe e fyerjes ndaj Perëndisë dhe njeriut” (“Dhurata Hyjnore e Pendimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 40).
-
Si na ndihmon rrëfimi i mëkateve tona që të largohemi nga mëkati dhe të kthehemi te Perëndia për falje?
Si pjesë e këtij diskutimi, studentët mund të pyesin veten se cilat mëkate duhet të rrëfehen dhe kujt t’i rrëfehen. Shpjegoni se ne duhet t’ia rrëfejmë të gjitha mëkatet tona Atit Qiellor. Mëkatet serioze, të tilla si shkelja seksuale (përfshirë përdorimin e pornografisë), duhet gjithashtu të rrëfehen te peshkopi ose presidenti juaj i degës.
Drejtojini studentët te doktrina e fundit që shkruat në tabelë.
-
Çfarë do të thotë t’i braktisim mëkatet tona? (Të largohemi plotësisht nga mëkatet tona dhe të ndalojmë së bëri ato.)
Dëshmoni për Shlyerjen e Shpëtimtarit dhe parimet e pendimit e të faljes që keni diskutuar. Ftojini studentët të përsiatin nëse ka mëkate për të cilat duhet të pendohen dhe nxitini të pendohen duke vepruar sipas të vërtetave që kanë mësuar.
Kujtojini studentët se Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 është një fragment i zotërimit të shkrimit të shenjtë. Ftojini ata të raportojnë se sa sukses kanë pasur në përpjekjet e tyre për ta mësuar atë përmendsh.
Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 60–64)
Që t’i përgatitni studentët për studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 60–64, ju mund të doni t’i ftoni ata të marrin në shqyrtim sa vijon: Nëse një njeri nuk ia del mbanë ta falë një njeri tjetër për të keqen që ai ose ajo ka bërë, kush është fajtor për mëkatin më të madh? Ftojini studentët të marrin në shqyrtim mënyrën se si reagojnë kur lëndohen nga veprimet ose fjalët e një njeriu tjetër. Edhe në rastet më të rënda, cilët njerëz na kërkohet të falim? Shpjegoni se në njësinë tjetër studentët do të mësojnë atë që Zoti na mësoi rreth kësaj çështjeje dhe mënyrën se si të reagojmë ndaj fyerjeve të të tjerëve.