Mësimi 1
Plani i Shpëtimit
Hyrje
Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i udhëzoi mësuesit e seminarit të paraqesin një përmbledhje të shkurtër të planit të shpëtimit në fillim të çdo viti shkollor:
“Një vështrim i përgjithshëm i shkurtër i ‘planit të lumturisë’ … nëse jepet në fillim fare dhe përmendet rregullisht, do të jetë me vlerë të jashtëzakonshme për studentët tuaj. …
Të rinjtë pyetin veten ‘përse?’ – Përse urdhërohemi të bëjmë disa gjëra dhe përse urdhërohemi të mos i bëjmë gjëra të tjera? Një dituri e planit të lumturisë, qoftë edhe në formë përvijimi, mund t’iu japë mendjeve të reja një ‘përse’” (“The Great Plan of Happiness” [fjalim drejtuar mësuesve fetarë të SAK-ut, 10 gusht 1993], LDS.org).
Ky mësim jep një përmbledhje të shkurtër të planit të shpëtimit. Ai përqendrohet te Shlyerja e Jezu Krishtit, që është “fakti qendror, themeli i rëndësishëm dhe doktrina kryesore e planit të madhërishëm e të përjetshëm të shpëtimit” (Jeffrey R. Holland, “Missionary Work and the Atonement”, Ensign, mars 2001, f. 8).
Sugjerime për Mësimdhënien
Plani i Atit Qiellor për lumturinë
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Moisiu 1:39. (Ose studenti mund ta thotë nëse ai ose ajo e ka mësuar atë përmendsh.) Vërini studentët ta ndjekin duke kërkuar atë që tha Ati Qiellor se ishte qëllimi i veprës së Tij. Shkruajeni në tabelë thënien vijuese: Qëllimi i planit të Atit Qiellor është të sigurojë një udhë për ne që të marrim pavdekësi dhe jetë të përjetshme.
-
Cili është ndryshimi midis pavdekësisë dhe jetës së përjetshme? (Pavdekësia është të jetuarit përgjithmonë në një gjendje të ringjallur; nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, çdo njeri do ta marrë këtë dhuratë. Jeta e përjetshme, ose ekzaltimi, është të jetuarit në praninë e Perëndisë përgjithmonë me familjet tona; kjo dhuratë gjithashtu është e mundësuar nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit, por vetëm për ata që u binden ligjeve dhe ordinancave të ungjillit.)
Që t’i ndihmoni studentët ta kuptojnë frazën “jetë e përjetshme”, ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Jeta e Perëndisë është jeta e përjetshme; jeta e përjetshme është jeta e Perëndisë – shprehjet janë sinonime” (Mormon Doctrine, bot. i 2-të [1966], f. 237).
-
Cilat janë disa nga bekimet e dhëna atyre që marrin jetë të përjetshme?
Vizatojeni skicën shoqëruese në tabelë. Ftojini studentët të kopjojnë skicën ose të mbajnë shënime në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta, ndërkohë që mësojnë rreth planit të shpëtimit në këtë mësim.
Shpjegoni se në jetën tonë paratokësore, ne jetuam si shpirtra në praninë e Atit tonë Qiellor. Atje ne mësuam rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë tonë dhe mënyrën se si ndjekja e atij plani do të na ndihmonte për t’i përmbushur qëllimet e Tij për ne (shih DeB 138:55–56; Abrahami 3:22–28).
-
Si ishim ne të ndryshëm nga Ati ynë Qiellor në jetën paratokësore? (Ai kishte një trup dhe karakter të përsosur. Ne nuk i kishim.)
-
Në jetën paratokësore, çfarë na paraqiti Ati Qiellor që të na ndihmonte për të marrë pavdekësi dhe jetë të përjetshme? (Planin e shpëtimit.)
Shpjegoni se ne e përdorim fjalën vdekshmëri që t’i referohemi jetës sonë në tokë. Siç tregohet në skicën shoqëruese, shtoni në tabelë një formë vezake që përfaqëson jetën tokësore dhe emërtojeni atë me fjalën Vdekshmëria. Vizatoni një shigjetë nga Jeta paratokësore te Vdekshmëria.
Jepuni studentëve kohë që të përsiatin pyetjen vijuese:
-
Përse na duhej të largoheshim nga prania e Perëndisë me qëllim që të bëhemi më shumë si Ai? (Përgjigjet e studentëve mund të përfshijnë sa vijon: të fitojmë një trup; të mësojmë e të rritemi nëpërmjet përdorimit të lirisë sonë të zgjedhjes.)
Pasi disa studentë të jenë përgjigjur, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë shpjegimin vijues nga Presidenti Spenser W. Kimball:
“Perëndia na ka dhënë një plan. Ai na ka dërguar të gjithëve në tokë për të marrë trupa dhe për të fituar përvojë e rritje” (The Teachings of Spencer W. Kimball, bot. Edward L. Kimball [1982], f. 25).
-
Sipas Presidentit Kimball, cilat janë disa arsye përse Perëndia na ka dërguar në tokë? (Teksa studentët përgjigjen, ata duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Perëndia na ka dërguar në tokë që të marrim trupa dhe të fitojmë përvojë e rritje.)
-
Çfarë roli luajnë në përpjekjet tona për të fituar jetë të përjetshme sfidat e tundimit, sëmundjes, pikëllimit, dhembjes, shkurajimit, paaftësisë dhe të vështirësive të tjera në vdekshmëri?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 20:19–20. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë pengesat që mund të na parandalojnë nga marrja e jetës së përjetshme.
-
Cilat janë disa pengesa që i hasim në vdekshmëri, të cilat mund të na parandalojnë nga marrja e jetës së përjetshme? (Teksa studentët përgjigjen, i ndihmoni të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Mëkati na parandalon që të bëhemi si Ati Qiellor dhe që të kthehemi të jetojmë me Të. Shih edhe Moisiu 6:57, që na mëson se nëpërmjet pendimit, ne mund të kthehemi të jetojmë me Perëndinë.)
Në tabelë, shkruani Mëkati në skicën pranë fjalës Vdekshmëria. Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 1 Nefi 10:21, një tjetër të lexojë Moisiu 6:57 dhe një tjetër të lexojë Alma 41:10–11. Vëreni klasën t’i ndjekë duke kërkuar arsyet përse mëkati na parandalon që të bëhemi si Ati Qiellor dhe që të marrim jetë të përjetshme.
-
Sipas këtyre vargjeve, përse mëkati na parandalon nga bërja si Ati Qiellor dhe marrja e jetës së përjetshme? (Studentët mund të japin një larmi përgjigjesh. I ndihmoni ata të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Asgjë e papastër nuk mund të banojë në praninë e Perëndisë.)
Ftojini dy studentë të dalin përpara klasës. Kërkojini njërit të ngrejë figurën Jezusi Lutet në Gjetseman (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 56; shih edhe LDS.org) dhe tjetrit të ngrejë figurën Kryqëzimi (nr. 57). Ftojeni një student të tretë të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 76:40–42. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë atë që siguroi Ati Qiellor që ne të mund ta mposhtim mëkatin.
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 76:40–42, çfarë e bën të mundur për ne që ta mposhtim mëkatin? (Studentët mund të përgjigjen me fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata ta përcaktojnë të vërtetën që vijon: Jezu Krishti vuajti dhe u kryqëzua për mëkatet e gjithë njerëzve.)
Ftojini studentët që mbajnë figurat që të shpjegojnë çfarë lidhjeje kanë ngjarjet e paraqitura në figurat e tyre me aftësinë tonë për t’i mposhtur ndikimet e mëkatit. Paraqitni figurat në tabelë, sikurse tregohet në skicën shoqëruese.
Shkruani në tabelë referencat vijuese të shkrimeve të shenjta: DeB 18:22–23; DeB 25:13, 15. Caktojini studentët që të punojnë në çifte. Kërkojini një partneri të lexojë Doktrinën e Besëlidhjet 18:22–23 dhe kërkojini partnerit tjetër që të lexojë Doktrinën e Besëlidhjet 25:13, 15. Vërini që të dy të kërkojnë se çfarë duhet të bëjmë për të pasur fuqinë pastruese të Shlyerjes dhe për të marrë jetë të përjetshme. Ftojini ata t’u tregojnë partnerëve të tyre atë që kanë gjetur.
-
Çfarë duhet të bëjmë që të vijmë te Jezu Krishti dhe të marrim bekimet e flijimit të Tij shlyes? (Përgjigjet mund të përfshijnë ushtrimin e besimit te Jezu Krishti, pendimin, pagëzimin, marrjen e Frymës së Shenjtë, durimin deri në fund me besim, mbajtjen e besëlidhjeve dhe bindjen ndaj urdhërimeve. Siç tregohet në skicën në vazhdim, vizatoni një shigjetë nga e majta në të djathtë përmes formës vezake në fund. Shkruajini përgjigjet e studentëve përgjatë shigjetës.)
Përmblidhini përgjigjet e studentëve duke dëshmuar se, nëse jemi të bindur ndaj parimeve dhe ordinancave të ungjillit, ne mund ta mposhtim mëkatin nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Shpjegoni se kur e bëjmë dhe e mbajmë besëlidhjen e pagëzimit, ne falemi mëshirshëm për mëkatet tona nëse pendohemi. Përveç kësaj, nëpërmjet dhuratës së Frymës së Shenjtë, ne kemi mundësi të përditshme që të na ndihmojnë përgjatë shtegut drejt jetës së përjetshme.
-
Si ju ka ndihmuar Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë në përpjekjet tuaja të përditshme për ta jetuar ungjillin?
Shpjegoni se përveç mëkatit, ka një pengesë të dytë që duhet ta mposhtim që të marrim jetë të përjetshme. Kërkojuni studentëve nëse mund ta përcaktojnë këtë pengesë.
Pasi studentët të jenë përgjigjur, shkruani Vdekja Fizike në skicë pranë fjalës Mëkati. Ftojeni një student të shpjegojë se çfarë u ndodh shpirtrave dhe trupave tanë pasi vdesim. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 93:33–34 dhe një student tjetër të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 130:22. Vëreni klasën t’i ndjekë dhe të kërkojë një përgjigje për pyetjen vijuese:
-
Si do të ishte një pengesë për t’u bërë si Perëndia ndarja e përhershme e shpirtrave dhe trupave tanë? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Ne nuk mund të jemi si Ati Qiellor pa një trup prej mishi dhe kockash.)
Tregojini klasës figurën Maria dhe Jezu Krishti i Ringjallur (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 59; shih edhe LDS.org) dhe kërkojini një studenti të shpjegojë atë që po ndodh në figurë. Më pas ftoni një student të lexojë me zë të lartë Almën 11:42–44. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë atë që bëri Jezu Krishti që ne të mund ta mposhtim pengesën e vdekjes fizike.
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë ka bërë Jezu Krishti për të siguruar që ne mund ta mposhtim vdekjen fizike? (Ndihmojini studentët të përcaktojnë doktrinën që vijon: Për shkak të Ringjalljes së Jezu Krishtit, gjithë njerëzimi do të ringjallet dhe do të jetojë përgjithmonë.)
Ftojini disa studentë që të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Doktrina e Besëlidhje 138:14–17.
-
Si mund t’ju sjellë gëzim juve dhe familjes suaj “shpres[a] e një ringjalljeje të lavdishme”?
Kujtojini studentët se vdekshmëria është një dhuratë që do ta marrin të gjithë njerëzit. Megjithatë, jeta e përjetshme është dhurata e Zotit vetëm për ata që u binden ligjeve dhe ordinancave të ungjillit të Tij. Vendosni figurën Maria dhe Jezu Krishti i Ringjallur në tabelë në krah të figurave të tjera. Shkruani Shlyerja e Jezu Krishtit mbi tri figurat.
Vizatoni një rreth tjetër në formën vezake të sipërme dhe emërtojeni atë Jeta e Përjetshme. Vizatoni një shigjetë vertikale nga fundi i shigjetës në pjesën e poshtme të skicës deri te fjalët Jeta e Përjetshme.
Kërkojuni studentëve të përmbledhin atë që kanë mësuar rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë tonë. Ftojini të kërkojnë mundësi për t’ia mësuar planin e lumturisë një pjesëtari të familjes ose një shoku.
Për ta mbyllur mësimin, u shpjegoni studentëve që në studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve, ata do të mësojnë shumë më tepër të vërteta lidhur me planin e lumturisë. Ky mësim ka paraqitur vetëm një përmbledhje të shkurtër. Jepni dëshminë tuaj mbi të vërtetat që klasa ka diskutuar në këtë mësim.