Mësimi i Studimit në Shtëpi
Lufta e Jutës dhe Masakra e Livadheve Malore, Dalja në Dritë e Perlës me Vlerë të Madhe, Deklarata Zyrtare 1 dhe Doktrina e Besëlidhje 138 (Njësia 31)
Hyrje
Ky mësim mund t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se si iu mësohet ungjilli shpirtrave që ndodhen në botën e shpirtrave. Ai gjithashtu mund t’i ndihmojë studentët të kuptojnë se si mund të jenë ata pjesë e punës së madhërishme për shpëtimin e të vdekurve.
Sugjerime për Mësimdhënien
Përpara se ta jepni këtë mësim mbi Doktrinën e Besëlidhjet 138, ju mund të doni t’i pyetni studentët nëse kanë pyetje rreth ndonjë gjëje që e studiuan gjatë javës. Për shembull, ata mund të kenë pyetje rreth Masakrës së Livadheve Malore ose Deklaratës Zyrtare 1.
Doktrina e Besëlidhje 138
Presidenti Jozef F. Smith mëson se si u predikua ungjilli në botën e shpirtrave
Thuajuni studentëve që njerëzit anembanë botës kanë bindje të ndryshme rreth asaj që na ndodh pasi vdesim. Pyetni nëse studentët kanë takuar ndonjëherë dikë me bindje të ndryshme lidhur me atë që na ndodh pasi vdesim. Ftojini disa studentë të tregojnë përvojat e tyre. (Jini të kujdesshëm të mos flisni negativisht rreth bindjeve të tjera fetare apo t’i nënvlerësoni ato.)
-
Si mund ta dimë se cilat besime rreth jetës pas vdekjes janë të sakta? (Ju mund të doni të shpjegoni që edhe disa shenjtorë të ditëve të mëvonshme mund të kenë bindje të pasakta rreth jetës pas vdekjes.)
Për t’iu shtuar përgjigjeve të studentëve, vëreni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:
“Shkrimet e shenjta janë guri i provës [standardi] për matjen e saktësisë dhe të së vërtetës” (“The Blessing of Scripture”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 34).
Pohoni se ne mund ta dimë saktësinë e bindjeve të ndryshme lidhur me jetën pas vdekjes duke i krahasuar ato bindje me të vërtetat që Zoti i ka zbuluar në shkrimet e shenjta, të tilla si te Doktrina e Besëlidhje 138.
Vizatojeni skicën shoqëruese në tabelë. Ju mund të doni të shpjegoni shkurtimisht se në disa mënyra, e tërë bota e shpirtrave mund të konsiderohet burg i shpirtrave, sepse edhe të drejtët e shohin veçimin nga trupat e tyre si një robëri (shih DeB 138:49–50).
Për t’i ndihmuar studentët që t’i rishikojnë shkurtimisht të vërtetat që ata i studiuan në seksionin 138, caktojeni gjysmën e klasës të kërkojë te Doktrina e Besëlidhje 138:12–15, 22 hollësi lidhur me atë se kush do të shkojë në parajsën e shpirtrave pas vdekjes dhe kushtet që ata do të përjetojnë atje. Caktojeni gjysmën tjetër të klasës të kërkojë te Doktrina e Besëlidhje 138:20–22 hollësi lidhur me atë kush do të shkojë në burgun e shpirtrave pas vdekjes dhe kushtet që ata do të përjetojnë atje. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë.
Vini në dukje që jo vetëm të ligjtë dhe rebelët shkojnë në burgun e shpirtrave në kohën e vdekjes së tyre, por edhe ata që vdesin në mëkatet e tyre pa një dituri të ungjillit (shih DeB 138:32). Kujtojuni studentëve se ndërkohë që Presidenti Jozef F. Smith po përsiaste fragmente te 1 Pjetri, Zoti i zbuloi atij se si njerëzit në burgun e shpirtrave do të kenë mundësinë t’i marrin bekimet e ungjillit.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 138:29–32 dhe vëreni klasën të kërkojë mënyrën se si jepet mësim ungjilli në botën e shpirtrave. Kërkojuni studentëve të raportojnë atë që gjejnë. Ata duhet të përcaktojnë diçka të ngjashme me të vërtetën vijuese: Nën drejtimin e Jezu Krishtit, lajmëtarë të drejtë ua mësojnë ungjillin atyre që janë në burgun e shpirtrave.
Në skicën në tabelë, vizatoni një shigjetë nga parajsa e shpirtrave drejt burgut të shpirtrave për të përfaqësuar lajmëtarët e drejtë të Zotit duke e predikuar ungjillin në burgun e shpirtrave.
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 138:33–37, duke shpjeguar se të gjithë fëmijët e Atit Qiellor do të kenë mundësinë për t’i pranuar parimet dhe ordinancat e ungjillit të Jezu Krishtit, qoftë në tokë apo në botën e shpirtrave.
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si do ta dëgjojë ungjillin çdo njeri, shpjegoni që edhe pse Shpëtimtari e vizitoi botën e shpirtrave për një kohë të shkurtër pas vdekjes së Tij, Ai i organizoi shpirtrat e drejtë që t’ua predikonin ungjillin atyre që ishin në burgun e shpirtrave. Kjo përpjekje vazhdon sot. Kur njerëzit që nuk e kanë dëgjuar ose pranuar ungjillin në kohën tonë vdesin, ata gjithashtu do të kenë një mundësi për ta dëgjuar e pranuar ungjillin në botën e shpirtrave.
Kujtojuni studentëve se te Doktrina e Besëlidhje 138:38–49, Presidenti Jozef F. Smith renditi emrat e shumë prej shpirtrave “të mëdhenj dhe të fuqish[ëm]” që i pa në botën e shpirtrave, të cilët po prisnin që Shpëtimtari t’u shfaqej pas vdekjes së Tij në kryq. Disa nga shpirtrat, të cilët Shpëtimtari i vizitoi, ishin profetë të Dhiatës së Vjetër dhe të Librit të Mormonit. Duke filluar nga vargu 53, ne lexojmë se Presidenti Smith gjithashtu pa shpirtra të zgjedhur, të cilët do të vinin në periudhën e fundit ungjillore, përfshirë Profetin Jozef Smith (xhaxhanë e tij) dhe Hajrëm Smithin (babanë e tij).
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 138:53–56. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë mënyrën se si dhanë ndihmesë këta individë ndërkohë që ishin në tokë, për shpëtimin e atyre që ishin në burgun e shpirtrave.
-
Si i kanë ndihmuar udhëheqësit e Kishës të ditëve të mëvonshme shpirtrat në burg?
Pasi studentët të zbulojnë se profetët e ditëve të mëvonshme ndihmojnë në shëlbimin e të vdekurve nëpërmjet ndërtimit të tempujve dhe administrimit të ordinancave të tempullit për të vdekurit, vendoseni ose vizatojeni një figurë të një tempulli pranë skicës në tabelë.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 138:58–59. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që të vdekurit duhet të bëjnë që të shëlbohen. Kërkojuni studentëve të raportojnë për atë që gjejnë.
-
Çfarë do t’u ndodhë atyre që pendohen në botën e shpirtrave? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Shpirtrat që pendohen, do të shpëtohen me anë të bindjes ndaj ordinancave të tempullit, do të pastrohen nëpërmjet Shlyerjes dhe do ta marrin shpërblimin e tyre.)
-
Si mund të ndihmojmë në punën e shpëtimit për të vdekurit ndërkohë që jemi në tokë? (Duke përmbushur punën për historinë familjare dhe duke marrë pjesë në ordinancat e tempullit për të vdekurit.)
Tregoni me gisht drejt figurës së tempullit në tabelë. Dëshmoni se kur shkojmë në tempull për të kryer ordinanca për ata që kanë vdekur, ne i ndihmojmë ata – nëse zgjedhin t’i pranojnë ordinancat – që të shëlbohen nga burgu i shpirtrave dhe të bashkohen me shpirtrat e drejtë në parajsë.
Në skicën në tabelë, vizatoni një shigjetë nga burgu i shpirtrave drejt parajsës së shpirtrave për të përfaqësuar shëlbimin e shpirtrave të penduar nga burgu i shpirtrave.
-
Si mund të ndikojë kjo njohuri në përvojat tuaja me punën në tempull dhe punën për historinë familjare?
-
Si jeni bekuar ju nëpërmjet pjesëmarrjes në punën për historinë familjare dhe punën në tempull? (Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë nga vetja juaj.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 138:60. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar dëshminë e Presidentit Jozef F. Smith për të vërtetat që ai shënoi.
Nxitini studentët të gjejnë kohë për të bërë punë për historinë familjare ose punën në tempull në disa nga javët e ardhshme.
Përfundoni duke dhënë dëshminë tuaj për Zotin Jezu Krisht dhe bekimet e Shlyerjes që janë në dispozicion të të gjallëve dhe të të vdekurve.
Njësia Tjetër (Organizatat dhe Programet e Kishës, Deklarata Zyrtare 2, Përshpejtimi i Punës për Shpëtim, Proklamata e Familjes dhe Profeti i Gjallë)
Pyetini studentët se si e dinë që Zoti po e udhëzon Kishën e Tij sot. Përse është e rëndësishme të kemi një profet të gjallë? Përse janë familjet të rëndësishme? Ftojini studentët të kërkojnë përgjigje për këto pyetje, ndërsa studiojnë mësimet në javën e ardhshme.