Seminare dhe Institute
Mësimi 37: Doktrina e Besëlidhje 30


Mësimi 37

Doktrina e Besëlidhje 30

Hyrje

Në shtator 1830, pak pas një konference të Kishës në Fajet të Nju-Jorkut, Jozef Smithi mori zbulesa për Dejvid Uitmerin, Piter Uitmer të Riun dhe Xhon Uitmerin. Këto zbulesa në fillim u botuan të ndara, por Jozef Smithi i ndërthuri në një seksion në botimin e 1835-ës të Doktrinës e Besëlidhjeve.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 30:1–4

Zoti e qorton Dejvid Uitmerin që nuk ia vuri veshin Shpirtit dhe shërbëtorëve të caktuar të Zotit

Kërkojuni studentëve që në heshtje të marrin parasysh situatat vijuese:

  1. Një i ri ka qenë duke dëgjuar muzikë që nuk përputhet me standardet e përvijuara në broshurën Për Forcën e Rinisë. Edhe pse atij i pëlqen ta dëgjojë këtë muzikë, ai ka filluar të kuptojë se mesazhet e saj po shkaktojnë që ai të humbasë Shpirtin dhe të largohet nga familja e tij, miqtë e tij dhe nga Kisha.

  2. Pas një numër takimesh me një të ri, një vajzë e re fillon të kuptojë, me anë të nxitjeve të Frymës së Shenjtë, se i riu është përpjekur me ngadalë ta bindë atë të thyejë ligjin e dëlirësisë.

Vini në dukje se Fryma e Shenjtë do të na paralajmërojë kur ne jemi në rrezik shpirtëror. Megjithatë, nëse nuk ua vëmë veshin paralajmërimeve të Tij, Shpirti i Zotit do të tërhiqet prej nesh. Doktrina e Besëlidhje 30 përmban doktrina e parime që mund të na ndihmojnë të përgatitemi për të marrë dhe ndjekur paralajmërime nga Shpirti.

Shpjegoni që pjesa e parë e Doktrinës e Besëlidhjeve 30 është një zbulesë që Profeti Jozef Smith e mori për Dejvid Uitmerin.

  • Çfarë dini për Dejvid Uitmerin? (Përgjigjet mund të përfshijnë se ai dhe prindërit e tij kishin siguruar një vend që Jozef Smithi të përkthente Librin e Mormonit, se ai ishte një prej Tre Dëshmitarëve të Librit të Mormonit dhe se ai ishte një nga gjashtë anëtarët e parë të Kishës.)

Shpjegoni që edhe pse Dejvid Uitmeri kishte qenë besnik në shumë mënyra, Zoti e qortoi ngaqë i la pas dore përgjegjësitë e tij në Kishë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 30:1–2. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar fjalët e qortimit të Zotit.

  • Përse Zoti e qortoi Dejvid Uitmerin? (Ju mund të doni të renditni në tabelë përgjigjet e studentëve. Përgjigjet mund të përfshijnë se Dejvidi kishte pasur frikë nga njerëzit, nuk ishte mbështetur te Zoti për forcë, e kishte vendosur mendjen e tij më shumë te gjërat e tokës se te gjërat e Zotit, nuk e kishte ndjekur udhëzimin e Shpirtit dhe të udhëheqësve të Kishës, dhe ishte bindur nga ata që Zoti nuk i kishte thirrur.)

Ftojini studentët të sugjerojnë parime që ne mund t’i mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 30:1–2. Ata mund të sugjerojnë disa apo të gjitha parimet vijuese:

Në vend që të kemi frikë nga njerëzit, ne duhet të mbështetemi te Zoti për forcë.

Ne duhet ta vendosim mendjen tonë te gjërat e Perëndisë më shumë sesa te gjërat e tokës.

Ne duhet të ndjekim Shpirtin dhe këshillën e udhëheqësve të Kishës se sa të bindemi nga ata që Zoti nuk i ka thirrur.

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë dhe ndiejnë rëndësinë e këtyre parimeve, bëni disa ose të gjitha pyetjet vijuese:

  • Çfarë mendoni se do të thotë të keni frikë nga njerëzit? (Përgjigjet mund të përfshijnë që do të thotë t’i lejoni mësimet e njerëzve të tjerë t’ju çojnë larg nga mësimet e Perëndisë.)

  • Cilat janë disa gjëra që mund të bëjmë për t’u mbështetur te Zoti për forcë? Kur keni ndier se Zoti ju ka forcuar?

  • Çfarë mendoni se do të thotë ta keni mendjen te gjërat e tokës më shumë se sa te gjërat e Zotit? Cilat janë disa nga rreziqet e të qenit fajtor për këtë?

  • Si jeni bekuar kur keni ndjekur Shpirtin dhe këshillën e udhëheqësve të Kishës?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 30:3–4. Nxiteni klasën të kërkojë këshillën e Zotit për Dejvid Uitmerin.

  • Pasi e qortoi Dejvidin, çfarë e urdhëroi Zoti Dejvidin që të bënte? (T’i mendonte thellë gjërat që kishte marrë dhe të merrte pjesë në detyrat e tij në Kishë.)

  • Si mund të na ndihmojë përsiatja e gjërave që kemi marrë nga Perëndia për të qëndruar besnikë?

  • Në ç’mënyrë ndikohemi për mirë kur u përkushtohemi thirrjeve që kemi marrë?

Nxitini studentët të rishikojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 30:1–4 duke kërkuar këshillën që zbatohet veçanërisht mirë në jetën e tyre. Kërkojuni atyre të përsiatin rreth asaj që mund të bëjnë për ta ndjekur atë këshillë. Ftojini ata t’i shkruajnë mendimet e tyre në fletoret e klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta.

Doktrina e Besëlidhje 30:5–8

Piter Uitmer i Riu thirret për të shkuar me Oliver Kaudërin në një mision për te lamanitët

Sillni në klasë një send të rëndë ose një çantë të mbushur me sende të rënda, të tilla si libra ose gurë. Ftojeni një student që ta mbajë sendin përpara vetes. Ndërsa studenti po e mban sendin, shpjegoni se përveç zbulesës së dhënë për Dejvid Uitmerin, Doktrina e Besëlidhje 30 përmban edhe dy zbulesa të tjera, që u drejtohen Piterit dhe Xhonit, vëllezërve të Dejvidit. Ftojini studentët ta lexojnë vetë Doktrinën e Besëlidhjet 30:5 dhe të kërkojnë atë që Zoti e thirri të bënte Piter Uitmer të Riun.

  • Çfarë e thirri Zoti të bënte Piter Uitmer të Riun? (Të shpallte ungjillin.) Kush do të ishte udhëheqësi i Piterit në këtë përpjekje? (Oliver Kaudëri.)

Ftojeni një student të dytë ta ndihmojë studentin që po mban sendin e rëndë. Kërkojini studentit të parë të përshkruajë ndryshimin që ai ose ajo ndien, kur ka mbështetjen e dikujt tjetër. Shpjegoni se Zoti i dha këshillë Piterit duke përshkruar mënyrën se si duhej ta mbështeste Oliver Kaudërin. Ftojini studentët të shqyrtojnë Doktrinën e Besëlidhjet 30:5–8 duke kërkuar fraza që përshkruajnë mënyrën se si Piteri duhej ta mbështeste Oliverin. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë këto fraza.

  • Çfarë frazash gjetët? (Ju mund të doni të ftoni një student që t’i shkruajë përgjigjet e studentëve në tabelë.)

  • Si mendoni, çfarë donte të thoshte për Piterin të jesh i “hidhër[uar] në gjithë hidhërimet [e Oliverit]”? (Piteri duhej t’i qëndronte pranë Oliverit, edhe në kohë të vështira.)

  • Sipas vargut 6, çfarë roli luan lutja në mbështetjen e udhëheqësve tanë të Kishës?

Doktrina e Besëlidhje 30:9–11

Xhon Uitmeri thirret për të predikuar ungjillin

Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 30:9–11 përmban një zbulesë për Xhon Uitmerin. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 30:9–10. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë që Zoti e thirri Xhon Uitmerin të bënte. (Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se bashkëshortja e Filip Borousit ishte anëtare e Kishës. Familja Borous jetonte rreth 11 kilometra në veri të familjes Uitmer, në Seneka‑Folls të Nju‑Jorkut. Edhe pse Filip Borousi thirret “vëllai” në vargun 10, nuk ka dokument që ai të jetë bashkuar me Kishën ndonjëherë.)

Pasi studentët të raportojnë atë që kanë gjetur, i vini të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 30:11 për të gjetur një parim rreth mënyrës se si ne duhet t’i shërbejmë Zotit. Nxitini studentët t’i shprehin ato që mësojnë në një fjali “nëse–atëherë”.

  • Çfarë parimi shihni te vargu 11? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të shprehin parimin vijues: Nëse i shërbejmë Zotit me gjithë shpirtin tonë, atëherë Ai do të jetë me ne.)

Ftojini studentët të tregojnë një përvojë që kanë pasur, në të cilën ata e kanë ndier Zotin me ta kur i kanë shërbyer Atij. (Ju gjithashtu mund të doni të ndani dëshminë tuaj për këtë parim.) Nxitini studentët të kërkojnë mundësi që të afrohen më pranë Zotit duke i shërbyer Atij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 30:5–7. Oliver Kaudëri si këshilltar i Jozef Smithit

Presidenti Jozef Filding Smith dha mësim:

Presidenti Jozef Filding Smith

“Piter [Uitmer i Riu] u informua se nuk ishte caktuar askush tjetër për të qenë këshilltar i Oliverit, përveç Jozef Smithit. Prandaj Piteri e kuptoi se ishte detyra e tij që të merrte, dhe jo që të jepte, këshillë ndërkohë që ishte në këtë udhëtim. Fakti që Oliver Kaudëri kishte qenë me Jozef Smithin në marrjen e Priftërisë dhe të autoritetit në të gjitha rastet, natyrisht i dha atij autoritetin për të qëndruar i dyti në Kishë pas Jozef Smithit, në qeverisjen e Kishës” (Church History and Modern Revelation, 2 vëll. [1953], 1:146–147).