Seminare dhe Institute
Mësimi 70: Doktrina e Besëlidhje 64:20–43


Mësimi 70

Doktrina e Besëlidhje 64:20–43

Hyrje

Më 11 shtator 1831 Jozef Smithi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 64. Doktrina e Besëlidhje 64:20–43 përmban mësimet e Zotit rreth sakrificave që Ai kërkoi nga shenjtorët dhe rreth ngritjes së Sionit në ditët e mëvonshme.

Shënim: Ky mësim u jep mundësinë dy studentëve që të japin mësim. Jepuni këtyre studentëve kopje të materialit që më parë, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Si alternativë, ju mund të vendosni ta shpjegoni vetë të gjithë mësimin.

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 64:20–25

Zoti jep mësim se Ai kërkon zemrën tonë

Kërkojuni studentëve të mendojnë për rastet kur ata kanë bërë sakrifica për të ndjekur urdhërimet e Zotit. (Që t’i bëni të mendojnë, ju mund të tregoni një shembull të tillë si mosmarrjen pjesë në një ngjarje sportive apo në një veprimtari të ngjashme në ditën e Shabatit.) Ftojini disa studentë që të përshkruajnë përvojat e tyre dhe të tregojnë mënyrën se si ndien që u bekuan për bërjen e këtyre sakrificave.

Shpjegoni se në studimin e tyre të Doktrinës e Besëlidhjeve 64:20–43 studentët do të mësojnë më shumë rreth sakrificave që kërkon Zoti prej nesh. Paraqitni tabelën vijuese. (Ju mund të doni ta kopjoni tabelën në dërrasë, përpara se të fillojë ora mësimore.)

Isak Morli (DeB 64:20)

Frederik G. Uilliamsi (DeB 64:21)

Urdhërimi

Përgjigjja

Rezultati

Shpjegoni se Isak Morli zotëronte një fermë të madhe në Kirtland të Ohajos. Ai ftoi bujarisht shumë anëtarë të Kishës, përfshirë Jozef Smithin dhe familjen e tij, që të jetonin në pronën e tij. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 64:20. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar atë çka e udhëzoi Zoti Isak Morlin që të bënte me fermën e tij.

  • Çfarë e urdhëroi Zoti Isak Morlin të bënte me fermën e tij? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë Të shiste fermën e tij, për të treguar urdhërimin që Zoti i dha Isak Morlit.)

Vini në dukje se Zoti e urdhëroi Isak Morlin të bënte një sakrificë të madhe. Pjesa më e madhe e parave nga shitja e fermës së tij do të përdorej për të blerë tokë për anëtarët e tjerë të Kishës në Indipendëns të Misurit.

  • Çfarë bekimi i premtoi Zoti Isak Morlit nëse e shiste fermën e tij? (Zoti premtoi që nëse Isaku e shiste fermën e tij, ai nuk do të “tundohe[j] më shumë se [ç’ishte] në gjendje të duro[nte]”.)

  • Çfarë parimi na mëson ky premtim rreth shmangies së tundimit? (Përgjigjet e studentëve duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Nëse e ndjekim vullnetin e Zotit për ne, ne nuk do të tundohemi më shumë se sa mund të durojmë.)

Shpjegoni se Isak Morli e ndoqi urdhërimin e Zotit për të shitur fermën e tij. Ai ishte një nga shenjtorët e parë që u vendos në Indipendëns të Misurit, ku kërkoi të ngrinte Sionin. Ai i shërbeu Zotit besnikërisht gjatë gjithë jetës së tij. Te tabela, si përgjigje të Isakut, shkruani Ai u bind. Shkruani Ai u bekua si rrjedhim i veprimit të tij.

  • Cilët janë disa shembuj se si mund ta shmangim tundimin duke ndjekur urdhërimet dhe standardet e Zotit? (Merreni parasysh të tregoni disa shembuj nga broshura Për Forcën e Rinisë.)

Vini në dukje se një burrë tjetër, Frederik G. Uilliamsi, zotëronte gjithashtu një fermë të madhe në Kirtland. Vërini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 64:21 duke kërkuar urdhërimin që Zoti i dha Frederik G. Uilliamsit.

  • Çfarë e urdhëroi Zoti Frederik G. Uilliamsin të bënte me fermën e tij? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në vendin e duhur në tabelë Të mos e shiste fermën e tij.)

Ftojeni një student të lexojë paragrafin vijues duke shpjeguar atë që Frederik G. Uilliamsi bëri me fermën e tij:

Megjithëse Frederik G. Uilliamsit nuk iu kërkua të shiste fermën e tij, ai ende tregoi gatishmëri për të sakrifikuar. Ai i tha Jozef Smithit se ferma e tij mund të përdorej për të strehuar dhe ushqyer anëtarët nevojtarë të Kishës. Më vonë Frederiku ia përkushtoi të gjithë fermën e tij Kishës pa marrë asnjë pagesë për të. Nëpërmjet sakrificës së Frederik G. Uilliamsit dhe shenjtorëve të tjerë besnikë në Ohajo, Zoti mbajti “një vend të sigurt në tokën e Kirtland-it, për hapësirën e pesë viteve” (DeB 64:21). Gjatë këtyre viteve, shenjtorët ndërtuan tempullin e Kirtlandit, i cili ishte burim i bekimeve të mëdha për shenjtorët, përfshirë Vëllain Uilliams.

Në tabelë plotësoni kolonën për Frederik G. Uilliamsin duke shkruar në vendet e duhura Ai u bind dhe Ai u bekua.

  • Çfarë mund të mësojmë për bindjen dhe sakrificën nga shembujt e Isak Morlit dhe Frederik G. Uilliamsit? (Përmblidhini përgjigjet e studentëve duke shkruar në tabelë parimin vijues: Ne bekohemi kur i bindemi Zotit dhe i bëjmë sakrificat që Ai kërkon prej nesh.)

Shpjegoni se sakrificat e bëra nga Isak Morli dhe Frederik G. Uilliamsi në lidhje me fermat e tyre, ilustrojnë një tjetër sakrificë që Zoti kërkoi prej tyre dhe që Ai e kërkon prej nesh sot. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 64:22. Vëreni klasën të kërkojë sakrificën që Zoti kërkon prej nesh.

  • Sipas vargut 22, çfarë kërkon Zoti prej nesh? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Zoti kërkon zemrën tonë. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë të vërtetë në shkrimet e tyre të shenjta.)

  • Çfarë mendoni se do të thotë që Zoti kërkon zemrën tonë?

  • Si e treguan Isak Morli dhe Frederik G. Uilliamsi se ata ishin të gatshëm që t’ia jepnin zemrën e tyre Zotit? Cilët janë disa shembuj të tjerë të njerëzve që ia kanë dhënë zemrën e tyre Zotit? (Ju mund të doni të vini në dukje se studentët mund të japin shembuj nga shkrimet e shenjta ose nga jeta e njerëzve që njohin ata.)

  • Si mund t’i tregojmë Zotit se ne jemi të gatshëm t’ia japim zemrën tonë Atij?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 64:23–25 dhe kërkojini klasës të përcaktojë një urdhërim që ne mund të zbatojmë për të treguar se ia kemi dhënë zemrën tonë Zotit.

  • Çfarë e urdhëroi Zoti popullin e Tij të bënte? (Të paguante të dhjetën. Ju mund të doni të shpjegoni se kur Zoti e dha këtë zbulesë, shenjtorët përdorën fjalën të dhjetën për t’iu referuar të gjitha kontributeve të tyre për Kishën. Rreth shtatë vite më vonë, Zoti zbuloi se e dhjeta ishte “një [e] dhjet[a] e gjithë interesit [tonë] çdo vit” [DeB 119:4].) Si mund të tregojë pagimi i së dhjetës se ne ia kemi dhënë zemrën tonë Zotit?

  • Sipas vargut 23, çfarë premtimi u jep Zoti atyre që e paguajnë të dhjetën?

Shpjegoni se ndërsa bekimi i cilësuar te vargu 23 zbatohet për të ardhmen, Zoti na bekon edhe tani për pagimin e së dhjetës. Ju mund të doni t’u kërkoni studentëve të tregojnë përvojat që i kanë pasur kur ata ose familjet e tyre janë bekuar si rezultat i pagimit të së dhjetës.

Doktrina e Besëlidhje 64:26–43

Zoti jep udhëzime për ngritjen e Sionit

ikona e fletushkësPër të dhënë një vështrim të përgjithshëm të Doktrinës e Besëlidhjeve 64:26–43, shpjegoni se në këto vargje ne lexojmë udhëzimet e Zotit për ngritjen e Sionit. Pjesa e mbetur e këtij mësimi është hartuar që të jepet mësim nga studentët. Ftojeni studentin e parë mësues të vijë përpara klasës për të dhënë mësim.

Studenti Mësues 1 – Doktrina e Besëlidhje 64:26–33

Filloni duke bërë pyetjen vijuese:

  • Kur ju është thënë të përmbushni një detyrë që ishte e vështirë ose sforcuese? (Pasi studentët të përgjigjen, ju gjithashtu mund të doni të tregoni një shembull.)

Shpjegoni se në gusht 1831 Zoti u dha shenjtorëve një detyrë tepër të madhe të gjetjes së parave për të blerë të gjitha tokat e nevojshme për të ndërtuar qytetin e Sionit në kontenë Xhekson të Misurit. Shenjtorët e dinin se kur ta kishin blerë tokën, atyre do t’u duhej të punonin fort për të ndërtuar qytetin dhe tempullin atje. Doktrina e Besëlidhje 64:26–30 përmban urdhrin e Zotit për dy nga shërbëtorët e Tij, Njull K. Uitnin dhe Sidni Gilbertin. Ai i urdhëroi ata të përdornin dyqanin e tyre në Kirtland të Ohajos që të ndihmonin për të siguruar nevojat e shenjtorëve. Ky është një shembull i mënyrës se si disa shenjtorëve iu kërkua të sakrifikonin dhe të ndihmonin në ndërtimin e Sionit.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 64:31–33. Kërkojini klasës ta ndjekë duke kërkuar frazat që mund t’i kenë nxitur shenjtorët të cilët po kërkonin të kryenin detyrën e madhe të ndërtimit të Sionit.

  • Cilat fraza mund t’i kenë nxitur këta shenjtorë? (Ndërsa studentët thonë frazat, pyetini se si mund t’i lidhin ato fraza me veten e tyre.)

Pasi studentët të kenë përfunduar së diskutuari këto vargje, shkruani në tabelë parimin vijues: Nëse jemi të zellshëm në të bërit mirë, ne mund të kryejmë gjëra të mëdha. Jepni dëshminë tuaj për këtë parim. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë që ju ka ndihmuar të mësoni të vërtetën e këtij parimi.

Studenti Mësues 2 – Doktrina e Besëlidhje 64:34–43

Kërkojuni studentëve të mendojnë për një rast kur iu bindën një prindi, udhëheqësi të Kishës, mësuesi, trajneri, por e bënë këtë me një qëndrim jo të mirë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 64:34. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar fjalët që përshkruajnë qëndrimin që duhet të kemi ndërsa i bindemi Zotit.

  • Cilat fjalë na mësojnë rreth qëndrimit të duhur ndaj bindjes?

Pasi studentët të përgjigjen, shkruani në tabelë parimin vijues: Ne duhet t’i bindemi Zotit me zemrën dhe mendjen tonë të gatshme.

  • Si mendoni, çfarë do të thotë t’i bindesh Zotit me “zemër dhe një mendje të gatshme”?

Ftojini studentët të mendojnë për rastet kur i janë bindur Zotit me zemrën dhe mendjen e tyre të gatshme.

  • Si ishte kjo e ndryshme nga rastet kur ju nuk jeni bindur me kaq gatishmëri? (Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë.)

Vini në dukje se sipas vargut 34, ata që i binden Zotit me zemrën dhe mendjen e tyre, do të gëzojnë bekimet e Sionit në ditët e fundit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 64:41–43. Vëreni klasës ta ndjekë duke kërkuar informacion rreth ngritjes të Sionit në kohën tonë. Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë këto vargje, shpjegoni se në ditët e fundit, Sioni do të ngrihet në të gjitha kombet ku njerëzit i binden Zotit me zemrat dhe mendjet e tyre të gatshme.

Jepni dëshminë tuaj për rëndësinë e bindjes ndaj Zotit me zemrën dhe mendjen tuaj. Ftojini studentët të mendojnë për mënyrat që mund t’i binden Zotit me një bindje të përzemërt dhe të gatshme. Nxitini ata të vënë re ndryshimin që kjo lloj bindjeje bën në jetën e tyre.

Shënim: Pasi këta studentë të kenë dhënë mësim pjesën e tyre të mësimit, falënderojini ata për punën e tyre. Dëshmoni se bekimet e premtuara e meritojnë bindjen dhe sakrificën që Zoti kërkon prej nesh. Kërkojini një studenti të përmbledhë atë që klasa ka mësuar sot dhe të shpjegojë se si ai ose ajo do të veprojë mbi ato parime.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 64:20. Isak Morli urdhërohet që të shesë fermën e tij

Në kohën që Zoti dha zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 64, Isak Morli ishte në Misuri, por i kishte dhënë të drejtat e avokatit, kunatit të tij, Tajtës Billingsit. Kjo është arsyeja përse Tajtës Billingsi mori gjithashtu udhëzim për të shitur fermën (shih DeB 63:39). Tajtës Billingsi i shiti Riçi dhe Herkul Karellit afërsisht 32.5 ha të fermës së Isak Morlit në tetor të vitit 1831. (Për të parë vendndodhjen e fermës së Isak Morlit, shih Hartat e Historisë së Kishës, Harta 4, “Kirtland, Ohio, 1830–1838”.)