Mësimi 88
Doktrina e Besëlidhje 84:62–120
Hyrje
Në shtator të vitit 1832, pas zbulimit të së vërtetave rreth priftërisë dhe rëndësisë së bindjes ndaj fjalës së Tij, Zoti e theksoi porosinë për Apostujt dhe mbajtësit e tjerë të priftërisë për ta predikuar ungjillin anembanë botës. Kjo zbulesë vendos theksim më të madh mbi predikimin e ungjillit dhe jep udhëzime të ngjashme me ato që Jezu Krishti ua dha Apostujve pas Ringjalljes së Tij. Zoti gjithashtu shpjegoi se si kjo vepër duhej të përmbushej, duke përfshirë mënyrën se si ata që përfshiheshin në veprën e Tij, do të përkraheshin e mbështeteshin në përpjekjet e tyre.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 84:62–76
Zoti lëshon një thirrje për shenjtorët që të dëshmojnë për parimet dhe ordinancat e ungjillit
Ftojini studentët të mendojnë për dikë që e njohin, i cili kohët e fundit mori një thirrje misioni ose që kohët e fundit është nisur për në mision. Kërkojuni studentëve t’i tregojnë klasës se ku janë thirrur të shërbejnë këta misionarë. Merrni parasysh përdorimin e një globi ose harte për t’i ndihmuar studentët të shikojnë se ku Zoti i ka thirrur këta misionarë.
Shpjegoni se çdo njeri ka nevojë të ketë mundësinë për të marrë vesh për ungjillin. Përmendni popullsinë e tanishme të tokës (përafërsisht 7 miliard njerëz) dhe shpjegoni se do të ishte e pamundur për Presidencën e Parë, Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve dhe Të Shtatëdhjetët, të cilët që të gjithë kanë detyrën për t’ua shpallur ungjillin të gjitha kombeve, për të predikuar kudo dhe për t’i dhënë mësim çdo njeriu.
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:62. Vëreni klasën të kërkojë udhëzimin që Zoti ua jep atyre që kanë përgjegjësinë për ta predikuar ungjillin.
-
Sipas vargut 62, ku pritet ta predikojnë ungjillin shërbëtorët e Zotit?
-
Përveç udhëheqësve të priftërisë, kush tjetër e ka përgjegjësinë për ta shpërndarë ungjillin anembanë botës? (Ndihmojini studentët të kuptojnë se, ndonëse shumë prej shërbimit misionar kohëplotë kryhet nga të rinj, të reja dhe të moshuar, tërë shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë përgjegjësi që t’ia çojnë ungjillin të gjithë botës.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Spenser W. Kimball:
“Shkrimet e shenjta janë krejtësisht të qarta kur thonë se të gjithë anëtarët e Kishës janë përgjegjës për të kryer punë misionare. …
Profetët e kësaj periudhe të kujdestarisë ungjillore gjithashtu na e kanë mësuar qartësisht konceptin që shërbimi misionar është përgjegjësia e të gjithë anëtarëve. Presidenti Dejvid O. Mek-Kei na e mësoi parimin me fjalët sfiduese: ‘Çdo anëtar një misionar!’ (Shih Conference Report, prill 1959, f. 122.)” (“It Becometh Every Man”, Ensign, tetor 1977, f. 3).
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:64. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë atë që mund të marrin ata që besojnë dhe pagëzohen. Ftojini studentët të raportojnë përgjigjet e tyre.
-
Përse është e rëndësishme për njerëzit që ta pranojnë ungjillin, të pagëzohen dhe të marrin Frymën e Shenjtë? (Ne duhet të pagëzohemi dhe marrim Frymën e Shenjtë për t’u futur në mbretërinë e Perëndisë.)
Kërkojuni studentëve ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 84:65–73 dhe të përcaktojnë atë që Zoti ua premton atyre që i besojnë shërbëtorët e Tij dhe pagëzohen. Kërkojuni studentëve t’ia raportojnë gjetjet e tyre klasës.
-
Si mendoni, përse këto dhurata do të ishin të rëndësishme për ata që predikojnë, dhe për ata që e besojnë ungjillin?
-
Çfarë porosie dha Zoti te vargu 73?
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:74–76. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë atë që u ndodh individëve që zgjedhin të mos e besojnë ungjillin dhe të mos pagëzohen.
-
Çfarë u ndodh atyre që zgjedhin të mos besojnë dhe të mos pagëzohen?
-
Bazuar në atë që keni mësuar nga Doktrina e Besëlidhje 84, si do ta përmblidhnit rëndësinë e mësimdhënies së ungjillit të Jezu Krishtit njerëzve të tjerë?
Doktrina e Besëlidhje 84:77–120
Zoti iu jep udhëzime atyre që thirren për ta predikuar ungjillin e Tij
-
Çfarë mund ta bëjë një njeri që të jetë ngurrues për t’i shërbyer Zotit si një misionar? (Përgjigjet mund të përfshijnë frikën e largimit nga shtëpia dhe familja, sakrifikimin e kohës dhe të mundësive, pengesat financiare, sfidën e të folurit njerëzve të panjohur rreth ungjillit dhe ankthin e të mësuarit të një gjuhe të re.)
Shpjegoni që Doktrina e Besëlidhje 84:77–88 shënon sigurimin e Zotit ndaj misionarëve se Ai do të kujdesej për nevojat e tyre. Ai u premtoi atyre edhe bekime të tjera nëse do ta përmbushnin përgjegjësinë e tyre për ta predikuar ungjillin.
Kopjojeni në tabelë figurën vijuese dhe kërkojuni studentëve ta kopjojnë atë në fletoret e tyre të klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Shërbimi Misionar | |
---|---|
Përgjegjësitë |
Bekimet |
Ftojini studentët ta lexojnë Doktrinën e Besëlidhjet 84:80, 85, 87–88 dhe të kërkojnë përgjegjësitë dhe bekimet e shërbimit misionar. (Ju mund të doni ta shkruani këtë referencë të shkrimit të shenjtë në tabelë.) Ju mund të sugjeroni që studentët të lexojnë në dyshe, me njërin student duke kërkuar përgjegjësitë dhe studentin tjetër duke përcaktuar bekimet. Kërkojuni studentëve t’i shkruajnë gjetjet e tyre në kolonat e duhura në tabelat e tyre.
Pas një kohe të mjaftueshme, bëni pyetjet vijuese:
-
Çfarë mësuat rreth përgjegjësive të shërbimit misionar? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se misionarët janë “për ta qortuar botën” (DeB 84:87) duke iu mësuar të tjerëve doktrinat e ungjillit të Jezu Krishtit dhe duke i ftuar ata të pendohen e të jetojnë në harmoni me ato doktrina.)
-
Si do të na bekojë Zoti kur flasim për ungjillin me të tjerët? (Studentët mund të përdorin fjalë të tjera, por përgjigjet e tyre duhet të pasqyrojnë parimin vijues: Zoti do të na forcojë dhe do të jetë me ne ndërkohë që ua shpërndajmë ungjillin njerëzve të tjerë.) Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në tabelë.)
-
Si mund të ndikojnë premtimet e thëna te Doktrina e Besëlidhje 84:80, 85 dhe 88 në dëshirën dhe aftësinë e një individi për ta shpërndarë ungjillin?
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë:
“Kurrë nuk na duhet të ndiejmë se jemi vetëm, apo që nuk na duan, në shërbimin e Zotit, sepse nuk jemi kurrë. Ne mund ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë. Shpëtimtari na ka premtuar engjëj në të majtën dhe në të djathtën tonë, për të na ngritur lart. (Shih DeB 84:88.) Dhe Ai e mban gjithmonë fjalën e Tij” (“Male për t’i Ngjitur”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 26).
Dëshmoni se Zoti do të na forcojë dhe do të jetë me ne kur flasim për ungjillin me të tjerët. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë nga jeta juaj që e ilustron këtë parim.
Shkruajeni në tabelë thënien e paplotë vijuese: Unë do ta përmbush përgjegjësinë time për të shpallur ungjillin nëpërmjet …
Ftojini studentët ta plotësojnë thënien në fletoret e tyre të klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë të tregojnë atë që shkruan.
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 84:89–97 duke shpjeguar se Zoti pohoi që ata, të cilët i pranojnë misionarët e Tij, e pranojnë Atë gjithashtu dhe do të bekohen. Nga ana tjetër, ata që i mohojnë shërbëtorët e Perëndisë dhe fjalën e Tij, do t’i humbasin bekimet dhe do të mallkohen.
Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 84:98–102 përfshin fjalët e një kënge gëzimi dhe lavdërimi që lidhen me shëlbimin e Sionit. Fraza “shëlbimi i Sionit” i referohet kushteve që populli i besëlidhjes së Perëndisë do të gëzojë një ditë, ngaqë ka zgjedhur të vijë tek Ai dhe t’i marrë të gjitha ordinancat dhe bekimet e ungjillit. Kërkojini një studenti ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:98. Vini në dukje që kënga e shëlbimit të Sionit do të këndohet pas Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit kur të gjithë njerëzit që mbeten në tokë, do të arrijnë ta njohin Atë.
Paraqitni një figurë të një dysheje misionarësh. (Nëse keni shërbyer si misionar, ju mund të doni t’u tregoni studentëve një fotografi të vetes suaj me një shok misionar, që ishte burim force për ju.)
-
Si mendoni, përse Zoti i thërret misionarët që të shërbejnë në dyshe shoqëruese?
-
Cilat janë disa thirrje të tjera në Kishë në të cilat ne shërbejmë me një njeri tjetër? (Përgjigjet mund të përfshijnë presidencat, dyshet shoqëruese të mësimit të shtëpisë e vizitave mësimore dhe komitetet.)
Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:106. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë atë që Zoti i udhëzoi anëtarët e Kishës të bënin për ta forcuar njëri-tjetrin.
-
Çfarë u tha Zoti të bënin anëtarëve të Kishës për ta forcuar njëri-tjetrin? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Ata që janë të fortë në Shpirt, duhet t’i lartësojnë moralisht ata që janë të dobët.)
-
Çfarë mendoni se do të thotë të jesh “i fortë në Shpirt”? Kur jeni lartësuar moralisht nga të punuarit me dikë që është i fortë në Shpirt? (Pasi studentët të përgjigjen, edhe ju mund të doni të tregoni një përvojë. Nëse keni treguar një fotografi tuajën me një shok misionar, ju mund të doni të shpjegoni se si ju forcoi ju ky shok misionar.)
Kërkojuni studentëve të përsiatin gjendjen e tyre të tanishme shpirtërore. Ftojini ata që e shohin veten se janë të dobët shpirtërisht, që të mendojnë për dikë që njohin, që është i fortë shpirtërisht dhe të kërkojnë mundësi për të mësuar prej këtij personi. Ftojini ata që e shohin veten si të jenë të fortë shpirtërisht, që të kërkojnë mënyra për t’i nxitur e forcuar të tjerët.
Ftojini studentët ta lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 84:109–110 dhe të kërkojnë diçka tjetër që anëtarët e Kishës mund të bëjnë për ta forcuar njëri-tjetrin.
-
Në këto vargje, çfarë përfaqësojnë pjesët e ndryshme të një trupi? (Anëtarët e Kishës.) Çfarë mund të na mësojë kjo analogji rreth forcimit të njëri-tjetrit? (Ne kemi nevojë të kujtojmë vlerën dhe rëndësinë e secilit anëtar të Kishës.)
Pohoni që Zoti e do secilin prej nesh dhe i ka dhënë secilit prej nesh talente të ndryshme, të cilat mund t’i përdorim për t’u shërbyer të tjerëve.
Shpjegoni se pasi iu dha disa udhëzime Peshkopit Njull K. Uitni dhe udhëheqësve të tjerë të priftërisë (shih DeB 84:111–117), Zoti iu bëri një premtim shërbëtorëve të Tij, të cilët ecin përpara me besim. Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 84:118–119. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që premtoi Zoti.
-
Sipas këtyre vargjeve, çfarë premtoi Zoti se do të shihnin shërbëtorët e Tij besnikë? Si e keni parë Zotin duke i ushtruar fuqitë e qiellit në kohën tonë?
Dëshmoni se, ndonëse disa njerëz në botë nuk mund ta shohin fuqinë e Zotit, do të vijë dita kur të gjithë do ta shohin Atë dhe do ta dinë se Ai është.