Mësimi i Studimit në Shtëpi
Kisha Zhvendoset drejt Misurit Verior; Doktrina e Besëlidhje 113–120 (Njësia 25)
Hyrje
Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë ligjin e së dhjetës dhe bekimet që vijnë kur ne e jetojmë këtë ligj.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 119:1–4
Zoti zbulon ligjin e së dhjetës
Shkruani pyetjen vijuese në tabelë: Në çfarë mënyrash bekohemi kur e jetojmë ligjin e së dhjetës?
Shpjegoni se në fillim të vitit 1837, Kisha përjetoi vështirësi të mëdha financiare, sikurse përjetuan edhe shumë anëtarë të veçantë të Kishës. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit të Doktrinës e Besëlidhjeve 119. Vëreni klasën ta ndjekë, duke parë se çfarë kërkoi Profeti Jozef Smith që çoi drejt kësaj zbulese.
-
Çfarë i kërkoi Jozef Smithi Zotit?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 119:1–4. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar përgjigjen e Zotit ndaj kërkesës së Jozefit.
-
Sipas vargut 4, çfarë është e dhjeta? (Studentët duhet të përcaktojnë urdhërimin vijues: Zoti na urdhëron që t’ia paguajmë një të dhjetën e të gjithë rritjes sonë Atij si të dhjetë. Ju mund të doni ta shkruani këtë urdhërim në tabelë.)
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë domethënien e fjalës interes në vargun 4, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Hauard W. Hanter:
“Ligji deklarohet thjesht si ‘një [e] dhjet[a] e gjithë interesit të tyre’. Interes do të thotë përfitim, shpërblim, rritje. Është rroga e një të punësuari, fitimi nga puna e një biznesi, shtesa e dikujt që rrit apo prodhon, ose e ardhura e një personi nga çfarëdo burimi tjetër. Zoti tha se ai është një ligj i qëndrueshëm ‘përgjithmonë’, njësoj siç ka qenë në të kaluarën” (në Conference Report, prill 1964, f. 35).
-
Çfarë mësoni nga Zoti që i urdhëroi shenjtorët ta paguanin të dhjetën në një kohë kur ishte e vështirë për ta që ta bënin këtë gjë?
-
Në çfarë mënyrash është pagimi i së dhjetës një veprim besimi?
Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Xhejms E. Faust, i Presidencës së Parë:
“Përse anëtarët anembanë botës, shumë prej të cilëve mund të mos kenë mjaft për nevojat e tyre të përditshme, duhet të nxiten që ta zbatojnë ligjin e Zotit për të dhjetën? Sikurse tha Presidenti Hinkli në Sebu, në ishujt e Filipineve, nëse anëtarët ‘madje edhe ata që jetojnë në varfëri e mjerim, … do ta pranojnë ungjillin e do ta jetojnë atë, do t’i paguajnë të dhjetat e ofertat, edhe pse këto mund të jenë të pakta, … ata do të kenë oriz në tasat e tyre dhe veshje në trupat e tyre dhe strehë mbi kokat e tyre. Unë nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër’. [“Inspirational Thoughts”, Ensign, gusht 1997, f. 7].
Disa njerëz mund të mendojnë se ata nuk mund t’ia dalin ta paguajnë të dhjetën, por Zoti ka premtuar se Ai do të përgatitë një udhë që ne t’i zbatojmë të gjitha urdhërimet e Tij [shih 1 Nefi 3:7]. Të paguarit e së dhjetës kërkon një hap besimi në fillim. … Unë besoj se është e mundur të dilet nga varfëria nëpërmjet besimit për t’i kthyer Zotit pjesë të asaj pakice që kemi” (“Opening the Windows of Heaven”, Ensign, nëntor 1998, f. 59).
Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si ta paguajnë të dhjetën, paraqitni një formular për Të Dhjetën dhe Ofertat e Tjera. Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë se sapo kanë fituar ca para. Ftojeni një student të sugjerojë një sasi parash.
-
Sa e dhjetë duhet të paguhet për atë sasi parash?
Shënojeni sasinë e së dhjetës në vendin e duhur në formular dhe bëni pyetjen vijuese:
-
Nëse e ndajmë 10 përqind të së ardhurës sonë midis kategorive të ndryshme të dhurimit në formular, a kemi paguar një të dhjetë të plotë? (Sigurohuni që studentët të kuptojnë se 10 përqind e së ardhurës së tyre duhet të renditet si e dhjetë. Ndonjë dhurim që ata e bëjnë për fondet e tjera, është shtesë e atij 10 përqindëshi.)
Ndajini studentët në dyshe. Kërkojuni atyre t’i shpjegojnë njëri-tjetrit kuptueshmërinë e tyre për mënyrën se si përdoren fondet e së dhjetës. Më pas ftojini të lexojnë shpjegimin e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 119:2.
-
Sipas vargut 2, për çfarë përdoren fondet e së dhjetës? (E dhjeta përdoret “për ndërtimin e shtëpisë [së Zotit]” [ndërtimin e tempujve] dhe “për ngritjen e themelit të Sionit e për priftërinë” [duke financuar në fusha të tjera të punës së Zotit, të tilla si ndërtimi dhe mirëmbajtja e shtëpive të mbledhjeve, përkthimi e botimi i shkrimeve të shenjta dhe përkrahja e punës misionare dhe e punës së historisë familjare anekënd botës]. Ju mund të doni të vini në dukje se sot Kisha nuk është në borxh. Shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Fondet e së dhjetës përdoren për të ndërtuar tempuj dhe për të përmbushur punën e Zotit.)
Doktrina e Besëlidhje 119:5–7
Zoti shpjegon ligjin e së dhjetës
Ftojini dy studentë që të marrin pjesë në një interpretim me role. Caktojeni një student të veprojë si një anëtar besnik i Kishës, ndërkohë që studenti i dytë ndërmerr rolin e dikujt që nuk është anëtar i Kishës. Jepini studentit të dytë një fletë letre me pyetjen vijuese të shkruar në të: Dëgjova që ju i jepni 10 përqind të së ardhurës suaj kishës suaj. Përse doni ta bëni atë?
Kërkojini studentit të dytë ta lexojë pyetjen me zë të lartë dhe ftojeni studentin e parë të përgjigjet. Pas interpretimit me role, kërkojini klasës se si mund të ishin përgjigjur ata. Vini në dukje se ka shumë përgjigje të mira për këtë pyetje.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 119:6–7. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që përmbushet nëpërmjet bindjes ndaj ligjit të së dhjetës.
-
Sipas vargut 6, çfarë përmbushet nëpërmjet bindjes ndaj ligjit të së dhjetës? (Shenjtërimi i tokës së Sionit për Zotin.)
Për t’i ndihmuar studentët që ta kuptojnë këtë varg, shpjegoni se të qenit të shenjtëruar i referohet të bëhesh i lirë nga mëkati – i pastër, i dëlirë dhe i shenjtë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit. Përveç kësaj, kujtojuni studentëve se Sioni është më shumë se sa një vendndodhje fizike; ai është njerëzit që janë “të kulluarit në zemër” (DeB 97:21).
Ftojini studentët t’i përmbledhin përpjekjet e tyre të bindjes ndaj ligjit të së dhjetës me vetë fjalët e tyre. Edhe pse studentët mund të përdorin fjalë të tjera, ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Pagimi i së dhjetës na shenjtëron si individë dhe si Kishë.
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë e ta ndiejnë rëndësinë e këtij parimi, bëni pyetjen vijuese:
-
Si mendoni ju, në çfarë mënyrash pagimi i së dhjetës do ta ndihmonte dikë që të shenjtërohej?
Drejtojuni pyetjes në tabelë: Në çfarë mënyrash bekohemi kur e jetojmë ligjin e së dhjetës? Ju mund të doni t’i ftoni studentët të tregojnë për një përvojë dhe të japin dëshminë e tyre për ligjin e së dhjetës. Edhe ju mund të bëni po ashtu. Nxitini studentët të ushtrojnë besim duke ia ofruar 10 përqind të rritjes së tyre si të dhjetë Zotit.
Njësia Tjetër (Doktrina e Besëlidhje 121–123; Ngritja e Navusë)
Ftojini studentët të mendojnë rreth sprovave që kanë përjetuar dhe asaj që kanë mësuar nga këto përvoja. Si do të ndiheshit nëse do të akuzoheshit padrejtësisht dhe do të dërgoheshit në burg? Shpjegoni se gjatë javës së ardhshme ata do të studiojnë disa parime që Profeti Jozef Smith i mësoi gjatë burgimit të tij të padrejtë në burgun e Libertisë, përfshirë qëllimet e Zotit duke na lejuar të përjetojmë sprova.