Mësimi 4
Doktrina e Besëlidhje 1
Hyrje
Deri në nëntor të vitit 1831, Jozef Smithi kishte marrë më shumë se 60 zbulesa. Megjithatë, shumica e anëtarëve të Kishës nuk kishin mundësi t’i përdornin kopjet e zbulesave. Profeti mbajti një konferencë në Hajrëm të Ohajos për të diskutuar botimin e tyre si një libër, i cili do të quhej Libri i Urdhërimeve. Një komitet i pleqve hartoi një parathënie të librit. Të pakënaqur me këtë variant paraprak, ata që morën pjesë në konferencë, kërkuan që Jozef Smithi t’i kërkonte Zotit për një parathënie. Pasi i bëri kërkesë Zotit në lutje, Jozefi mori një parathënie nëpërmjet zbulesës. Parathënia e Zotit për Librin e Urdhërimeve u bë seksioni 1 i Doktrinës e Besëlidhjeve.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 1:1–16
Zoti paralajmëron për gjykimet që do t’iu vijnë rebelëve në Ardhjen e Dytë
Ju mund ta filloni këtë mësim duke i kërkuar klasës të përsiatë pyetjet vijuese, ndërkohë që i lexoni ato me zë të lartë. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini një ose dy studentë të tregojnë përgjigjet e tyre.
-
Kur ka kërkuar dikush që t’ju tërheqë vëmendjen dhe t’ju paralajmërojë rreth diçkaje? Si u përgjigjët?
-
Si ndiheni rreth përpjekjeve të atij njeriu për t’ju paralajmëruar? Përse ndiheni në këtë mënyrë?
Paraqitni kopjen tuaj të Doktrinës e Besëlidhjeve dhe shpjegoni se në këtë libër Zoti jep paralajmërime, urdhërime dhe udhëzime që janë thelbësore për lumturinë dhe shpëtimin tonë. U thoni studentëve se Zoti e zbuloi seksionin 1 si një parathënie të zbulesave të tjera te Doktrina e Besëlidhjet. Një parathënie e përgatit një lexues për përmbajtjen e një libri duke i përmbledhur mesazhin dhe qëllimet e autorit. Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë përmbajtjen historike për Doktrinën e Besëlidhjet 1, ju mund të dëshironi të tregoni për një pjesë të informacionit nga hyrja e këtij mësimi.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 1:1–3. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të përcaktojë fjalë ose fraza që përdori Zoti për të tërhequr vëmendjen e atyre që do t’i lexonin fjalët e Tij. Ftoni disa studentë të tregojnë atë që kanë gjetur. (Teksa studentët përgjigjen, ju mund të doni të shpjegoni se dëgjoni do të thotë të mbani vesh me vëmendje. Kur e dëgjojmë me të vërtetë Zotin, ne do ta ndjekim këshillën e Tij dhe do t’u bindemi urdhërimeve të Tij.)
-
Kujt po i fliste Zoti në këto vargje? (Zoti po u fliste të gjithë banorëve të tokës, jo vetëm anëtarëve të Kishës.)
-
Cili mendoni se është kuptimi i frazës “paudhësitë e tyre do të shpallen nga çatitë dhe veprat e tyre të fshehta do të zbulohen”? (DeB 1:3).
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 1:4–7 dhe kërkojini klasës të përcaktojë mënyrën si tha Zoti se do t’ua dorëzonte paralajmërimet e Tij të gjithë njerëzve.
-
Si tha Zoti se do t’ua dorëzonte paralajmërimet e Tij të gjithë njerëzve? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Zoti i flet paralajmërimet e Tij për të gjithë njerëzit nëpërmjet dishepujve të Tij të zgjedhur. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë doktrinë te Doktrina e Besëlidhje 1:4 ose ta shkruajnë atë në anën e shkrimeve të tyre të shenjta.)
-
Cilët janë dishepujt nëpërmjet të cilëve Zoti flet dhe i shpall paralajmërimet e Tij?
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 1:8–10 duke shpjeguar se Zoti shpalli që Ai do t’i gjykojë të gjithë njerëzit sipas veprimeve të tyre dhe mënyrës se si i trajtojnë të tjerët. Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 1:11–14 dhe ftojeni klasën ta ndjekë e të përcaktojë paralajmërime të mëtejshme.
-
Sipas poshtëshënimit 12b, cilës ngjarjeje po i drejtohej Zoti te Doktrina e Besëlidhje 1:12?
-
Te Doktrina e Besëlidhje 1:14, si mendoni, çfarë donte të thoshte Zoti kur paralajmëroi se ata që nuk ua vënë veshin profetëve dhe apostujve të Tij, do të shfarosen? (Ata do të veçohen nga të drejtët dhe do t’i humbasin bekimet që janë të arritshme nëpërmjet ordinancave e besëlidhjeve të ungjillit.)
Shpjegoni se këto paralajmërime janë të domosdoshme për shkak të ligësisë dhe braktisjes në mbarë botën. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 1:15–16. Kërkojini klasës ta ndjekë dhe të përcaktojë fjalë ose fraza që pasqyrojnë ligësinë ose braktisjen. I ftoni disa studentë të raportojnë atë që kanë gjetur.
-
Në çfarë mënyrash njerëzit në kohën tonë ecin “në udhën e [tyre] dhe sipas shëmbëlltyrës së perëndisë së [tyre]”? (DeB 1:16).
Doktrina e Besëlidhje 1:17–33
Ungjilli u rivendos nëpërmjet Jozef Smithit që ta përgatiste botën për fatkeqësinë e ditëve të fundit
Kërkojini klasës t’i hedhë një sy me të shpejtë Doktrinës e Besëlidhjeve 1:17 dhe të përcaktojë fjalën e Zotit të përdorur për t’iu drejtuar ligësisë, braktisjes dhe shkatërrimit që do të ndodhte në ditët e fundit. Kur studentët përcaktojnë fjalën fatkeqësi, shpjegoni se te Doktrina e Besëlidhje 1:17–33, Zoti jep zgjidhje për të na ndihmuar përmes fatkeqësisë së ditëve të fundit. (Ju mund të dëshironi të shpjegoni se fjala fatkeqësi u drejtohet ngjarjeve shkatërruese që shoqërohen nga humbje, shqetësim dhe vuajtje të mëdha.)
Kopjoni në dërrasë tabelën vijuese ose ua jepni atë studentëve si fletushkë:
Çfarë zgjidhjeje dha Zoti për fatkeqësinë që do t’i vinte tokës? |
Si mund të na ndihmojë kjo zgjidhje që të përballemi me fatkeqësinë e ditëve të fundit? | |
---|---|---|
Ju mund të dëshironi t’u kërkoni studentëve që ta plotësojnë tabelën në mënyrë individuale ose me një partner. Kërkojuni studentëve të lexojnë fragmentet e shkrimit të shenjtë në anën e majtë të tabelës dhe të përcaktojnë zgjidhjet që Zoti ka dhënë për të na ndihmuar me fatkeqësinë e ditëve të fundit. Kërkojuni atyre të shkruajnë përshkrime ose të vizatojnë figura të asaj që gjejnë në kolonën qendrore të tabelës. Në kutitë në të djathtë, kërkojuni atyre të shkruajnë shpjegime të shkurtra rreth mënyrës se si secila prej zgjidhjeve të Zotit mund të na ndihmojë me fatkeqësinë e ditëve të fundit.
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët të raportojnë atë që kanë shënuar në tabelë. Përgjigjet në kolonën qendrore duhet të përfshijnë sa vijon: Zoti e thirri Jozef Smithin dhe i dha atij zbulesa e urdhërime (shih DeB 1:17); Zoti i ka urdhëruar shërbëtorët e Tij të shkojnë anembanë tokës për të shpallur ungjillin e Tij dhe për të themeluar besëlidhjen e Tij (shih DeB 1:18–23); Zoti zbuloi Librin e Mormonit (shih DeB 1:29); dhe Zoti rivendosi Kishën e Tij mbi tokë (shih DeB 1:30). Përgjigjet në kolonën e djathtë mund të ndryshojnë. Ftojini disa studentë të tregojnë për atë që kanë shkruar.
Për t’i ndihmuar studentët të mendojnë më tej rreth shpalljes së Zotit te Doktrina e Besëlidhje 1:30, ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata shenjojnë fjalë në këtë varg të cilat shprehin të vërtetën vijuese: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e vetmja kishë e vërtetë dhe e gjallë mbi tokë.
-
Bazuar në atë që mësuat në mësimin e mëparshëm rreth Braktisjes së Madhe, si do t’ia shpjegonit dikujt përse Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e vetmja kishë e vërtetë dhe e gjallë mbi tokë?
-
Çfarë e bën këtë kishë të “gjallë”?
Shpjegoni se nëpërmjet dhuratës së Frymës së Shenjtë, Zoti është në gjendje ta drejtojë Kishën e Tij me zbulesë të vazhdueshme. Kjo zbulesë në vazhdimësi është një shembull i mënyrës se si Kisha është e gjallë.
-
Përse është e rëndësishme për ju të dini se i përkisni të vetmes Kishë të vërtetë e të gjallë mbi tokë?
-
Si mendoni, çfarë donte të thoshte Zoti kur tha se ishte i kënaqur me Kishën e Tij “në mënyrë kolektive dhe jo individuale”? (DeB 1:30). (Edhe pse Kisha është e vërtetë dhe si një tërësi Zoti është i kënaqur me të, disa anëtarë individualë të Kishës mund të mos jetojnë në një mënyrë që është e kënaqshme për Zotin.)
Ftojini studentët të kërkojnë Doktrinën e Besëlidhjet 1:31–33 dhe të përcaktojnë atë që Zoti tha rreth mëkatit dhe pendimit.
-
Si e sheh Zoti mëkatin? Si mund të falemi?
-
Sipas Doktrinës e Besëlidhjeve 1:33, çfarë u ndodh atyre që nuk pendohen?
-
Çfarë do të thotë të merret “drita”?
Doktrina e Besëlidhje 1:34–39
Zoti na drejton të kërkojmë zbulesat dhe urdhërimet që përmbahen te Doktrina e Besëlidhje
Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 1:34–36 duke shpjeguar se Zoti përsëri e shprehu dëshirën e Tij për t’i paralajmëruar të gjithë njerëzit që të përgatiten për Ardhjen e Tij të Dytë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 1:37–39. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë të vërtetat që Zoti i theksoi në përfundimin e parathënies së Tij për Doktrinën e Besëlidhjet.
-
Çfarë të vërtetash theksoi Zoti te Doktrina e Besëlidhje 1:37–39? (Teksa studentët tregojnë për të vërtetat që kanë përcaktuar, sigurohuni që sa vijon është e qartë: Ne duhet t’i hetojmë urdhërimet që ka dhënë Zoti. Fjalët e Zotit do të përmbushen të gjitha. Fjalët e Shpëtimtarit janë të vërteta pavarësisht nëse thuhen prej Tij ose prej shërbëtorëve të Tij.)
-
Bazuar në atë që keni mësuar sot, si mund të bekoheni nëse i hetoni urdhërimet dhe zbulesat që Zoti i ka dhënë te Doktrina e Besëlidhjet?
Ftojini disa studentë të tregojnë se si hetimi i shkrimeve të shenjta e ka bekuar jetën e tyre. Ju gjithashtu mund të dëshironi t’i ftoni studentët që të shkruajnë në fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta një synim për ta studiuar Doktrinën e Besëlidhjet çdo ditë gjatë vitit shkollor. Kërkojuni atyre të marrin parasysh kur, ku dhe për sa kohë do të studiojnë çdo ditë. Informojini që ju do ta ndiqni ecurinë me ta herë pas here, për t’i ndihmuar të jenë të suksesshëm në studimin e tyre të përditshëm.