Mësimi i Studimit në Shtëpi
Doktrina e Besëlidhje 133–135 (Njësia 29)
Hyrje
Ky mësim do t’i ndihmojë studentët të kuptojnë një pjesë të punës që ka bërë Profeti Jozef Smith për shpëtimin e njerëzimit. Studentët gjithashtu do të kenë mundësi për të dhënë dëshmitë e tyre për Profetin Jozef Smith dhe Rivendosjen e ungjillit.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 135:1–7
Shpallet martirizimi i Jozef dhe Hajrëm Smithit
Përpara orës mësimore, paraqitni një figurë të Jozef Smithit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 87; shih edhe LDS.org). Ju mund të merrni parasysh ta vini klasën të këndojë himnin “Lavdi Burrit” (Himne, nr. 19) për himnin e kohës shpirtërore. Përpara kohës shpirtërore, shpjegoni se W. W. Felpsi i shkroi fjalët e këtij himni në përkujtim të Jozef Smithit pak kohë pas martirizimit të Profetit.
Fillojeni mësimin duke bërë pyetjet vijuese:
-
A keni folur ndonjëherë me dikë që nuk është anëtar i Kishës rreth Profetit Jozef Smith? Nëse po, për çfarë folët? (Nëse askush nuk e ka pasur këtë përvojë, pyetini studentët se çfarë do të donin t’u thoshin njerëzve rreth Jozef Smithit.)
Kujtojuni studentëve që Doktrina e Besëlidhje 135 përmban një njoftim të martirizimit të Jozef dhe Hajrëm Smithit. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë fjalinë e parë të Doktrinës e Besëlidhjeve 135:3. Kërkojini klasës që ta ndjekë.
-
Cili është mesazhi i këtij vargu? (Studentët duhet të shprehin se Jozef Smithi ka bërë më shumë, përveç Jezusit vetëm, për shpëtimin e njerëzve në këtë botë, sesa çdo njeri tjetër që jetoi ndonjëherë në të.)
-
Çfarë ka bërë Profeti Jozef Smith për shpëtimin dhe ekzaltimin tonë? (Shkruajini përgjigjet e studentëve në tabelë.)
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën e mbetur të Doktrinës e Besëlidhjeve 135:3. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar fraza që përshkruajnë atë që Jozef Smithi ka bërë për shpëtimin tonë. Vërini studentët të kërkojnë gjëra shtesë për t’ia shtuar listës në tabelë.
Ftojeni një student të lexojë thënien vijuese nga Presidenti Jozef F. Smith. Kërkojini klasës të dëgjojë se kush ndikohet nga puna e Profetit Jozef Smith.
“Puna në të cilën u përfshi Jozef Smithi, nuk u kufizua vetëm në këtë jetë, por ajo i përket gjithashtu jetës që do të vijë dhe jetës që ka qenë. Me fjalë të tjera, ajo lidhet me ata që kanë jetuar mbi tokë, me ata që po jetojnë dhe me ata që do të vijnë pas nesh. Nuk është diçka që lidhet me njeriun vetëm kur tabernakulli i tij është në mish, por me të gjithë familjen njerëzore nga përjetësia në përjetësi” (Gospel Doctrine, bot. i 5-të [1939], f. 481).
Referojuni përshkrimit të Jozef Smithit duke nxjerrë në dritë Librin e Mormonit dhe Doktrinën e Besëlidhjet te vargu 3. Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë më tej rëndësinë e kësaj pune, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 135:6. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar një arsye përse u nxorën në dritë Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje.
-
Sipas vargut 6, përse u nxorën në dritë Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Libri i Mormonit dhe Doktrina e Besëlidhje u sollën në dritë për shpëtimin e botës.)
-
Në çfarë mënyrash japin ndihmesë këta libra për ta shpëtuar botën?
-
Sipas vargut 6, çfarë i bën Librin e Mormonit dhe Doktrinën e Besëlidhjet ndër librat më të vlefshëm që mund të zotërojmë?
Kërkojuni studentëve të përsiatin se çfarë kanë bërë me Librin e Mormonit dhe Doktrinën e Besëlidhjet në jetën e tyre.
-
Çfarë mund të bëjmë për ta treguar mirënjohjen tonë për sakrificën që bënë Jozef e Hajrëm Smithi që t’i nxirrnin në dritë këta libra?
Ftojini studentët të shkruajnë në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta rreth një mënyre të veçantë se si ata mund ta tregojnë mirënjohjen e tyre për sakrificat e bëra për t’i nxjerrë në dritë këta libra.
Referojuni listës së shkruar në tabelë më parë në mësim. Dëshmoni se duke ndihmuar për ta rivendosur shkrimin e shenjtë, doktrinën e vërtetë, autoritetin dhe çelësat e priftërisë, ordinancat, dhe organizimin e Kishës së Jezu Krishtit, Jozef Smithi i ndihmoi të gjithë fëmijët e Perëndisë që të fitonin të drejtën e plotë për të marrë bekimet e Shlyerjes.
Shpjegoni se disa njerëz mund t’i keqkuptojnë ndjenjat e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme ndaj Profetit Jozef Smith ose bindjet e tyre rreth tij. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Gordon B. Hinkli. Kërkojini klasës të dëgjojnë për mënyrën se si anëtarët e Kishës e shohin Jozef Smithin në lidhje me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Nëse është e mundur, ju mund të doni t’i jepni secilit student një kopje të kësaj thënieje.
“Ne nuk e adhurojmë Profetin. Ne adhurojmë Perëndinë, Atin tonë të Amshuar, dhe Zotin e ngritur, Jezu Krishtin. Por ne e njohim Profetin; ne e shpallim atë; ne e respektojmë atë; ne e nderojmë atë si një mjet në duart e të Plotfuqishmit për rivendosjen në tokë të të vërtetave të ungjillit të shenjtë, së bashku me priftërinë nëpërmjet së cilës autoriteti i Perëndisë ushtrohet në punët e Kishës së Tij dhe për bekimin e popullit të Tij” (“Joseph Smith Jr. – Prophet of God, Mighty Servant”, Ensign, dhjetor 2005, f. 4).
-
Me fjalët tuaja, si do t’i shpjegonit ndjenjat e anëtarëve të Kishës rreth Profetit Jozef Smith?
Ftojini studentët të mendojnë rreth ndikimit që ka pasur shërbesa e Profetit Jozef Smith në jetën e tyre dhe në jetën e miliona njerëzve anembanë botës. Shkruajini në tabelë pyetjet vijuese dhe kërkojuni studentëve që t’u përgjigjen atyre në fletoret e klasës ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta:
Ftojini studentët ta përdorin pjesën e mbetur të orës mësimore për të shprehur ndjenjat dhe dëshmitë e tyre rreth Profetit Jozef Smith dhe Rivendosjes së ungjillit. Ftojini ata të marrin parasysh që të përdorin përgjigjet e tyre nga veprimtaria e mëparshme e të shkruarit, ndërkohë që shprehin ndjenjat dhe dëshmitë e tyre.
Përfundoni duke dhënë dëshminë tuaj për Profetin Jozef Smith dhe Rivendosjen. Ftojini studentët të kërkojnë mundësi në disa prej ditëve pasuese që t’u japin të tjerëve dëshminë e tyre për Profetin Jozef Smith dhe rolin e tij në rivendosjen e ungjillit. Ju gjithashtu mund t’i nxitni ata të shënojnë në ditarët e tyre vetjakë dëshmitë e tyre për Profetin Jozef Smith dhe Rivendosjen e ungjillit.
Shënim: T’u jepni studentëve kohë të mjaftueshme për të dhënë dëshmitë e tyre në fund të këtij mësimi është më e rëndësishme sesa kryerja e veprimtarisë vijuese. Nëse dëshmitë e studentëve e mbushin kohën e mbetur të orës mësimore, ju mund të doni ta përdorni këtë veprimtari një ditë tjetër kur të keni më shumë kohë.
Jepuni studentëve një listë të 25 referencave të zotërimit të shkrimit të shenjtë për Doktrinën e Besëlidhjet dhe historinë e Kishës. Ftojini të marrin në shqyrtim se cilin prej fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë mund të përdorin për t’i dhënë mësim dikujt tjetër rreth Rivendosjes së ungjillit nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Kërkojuni studentëve të shkruajnë një mësim ose një bisedë të shkurtër duke përdorur disa prej fragmenteve të zotërimit të shkrimit të shenjtë që përcaktuan. Ata mund t’i shkruajnë mësimet ose bisedat e tyre në një fletë letre ose në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta. Merreni parasysh t’i ftoni disa studentë që t’ia japin këto mësime ose t’ua lexojnë këto biseda klasës si pjesë e kohëve të ardhshme shpirtërore të klasës.
Njësia Tjetër (Udhëtimi drejt Perëndimit)
Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur profeti u kërkoi atyre të mblidhnin disa nga plaçkat e tyre dhe të udhëtonin qindra kilometra në një karro ose duke shtyrë një karrocë dore drejt një toke të pakolonizuar. Shpjegoni se në njësinë tjetër, ata do të mësojnë rreth udhëtimit të shenjtorëve drejt perëndimit. Ata gjithashtu do të mësojnë se si Zoti vazhdoi ta drejtonte Kishën, duke përfshirë vendosjen e udhëheqësit të ardhshëm pas vdekjes së Profetit Jozef Smith.