Mësimi 141
Doktrina e Besëlidhje 133:1–35
Hyrje
Më 3 nëntor 1831, dy ditë pasi Zoti e udhëzoi Jozef Smithin të botonte Librin e Urdhërimeve, Profeti mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 133. Kjo zbulesë u përfshi në botimin e vitit 1835 të Doktrinës e Besëlidhjeve si seksioni 100 dhe u përcaktua si shtojca e librit. Ata që po punonin me dorëshkrimin, fillimisht kishin për qëllim që kjo zbulesë të ishte zbulesa e fundit e botuar që shfaqej në botimin e vitit 1835. Zbulesa do të ndahet midis dy mësimeve. Ky mësim shqyrton urdhrin e Zotit që populli i Tij ta përgatitë veten e tij dhe të tjerët për Ardhjen e Tij të Dytë. Ai gjithashtu shqyrton profeci për ngjarje që lidhen me Ardhjen e Tij të Dytë dhe mbretërimin mijëvjeçar.
Sugjerime për Mësimdhënien
Doktrina e Besëlidhje 133:1–3
Zoti përshkruan Ardhjen e Tij të Dytë
Përpara orës mësimore, shkruani në tabelë thënien vijuese. (Thënia gjendet te “Preparation for the Second Coming”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 7.)
Fillojeni orën mësimore duke u bërë studentëve pyetjet vijuese:
-
A keni qenë ndonjëherë në shkollë dhe kuptuat se keni harruar të përgatiteni për një provim? Nëse po, si u ndiet?
-
Si ndiheni kur e dini se jeni përgatitur mirë për një provim?
Drejtojeni vëmendjen e studentëve te thënia në tabelë. Ftojeni një student ta lexojë thënien me zë të lartë. Më pas bëjini klasës pyetjen vijuese:
-
Si mendoni ju, cilës ngjarje po i referohej Plaku Ouks?
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 133:1–3. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar ngjarjen për të cilën ne duhet të përgatitemi dhe një arsye përse duhet të përgatitemi për të. (Përpara se studenti të lexojë, ju mund të doni të shpjegoni se fraza “zhveshë krahun e tij të shenjtë” i referohet Zotit kur t’i zbulojë botës forcën dhe fuqinë e Tij.)
-
Cilës ngjarje po i referohet Zoti në këto vargje? (Nëse studentët kanë nevojë për ndihmë, ftojini ata të shohin te vargu 2, shënimin a në fund të faqes. Më pas plotësoni thënien në tabelë nga Plaku Ouks duke shkruar Ardhja e Dytë e Zotit.)
-
Sipas vargut 2, çfarë do t’u ndodhë të paperëndishmëve ose të ligjve në Ardhjen e Dytë? (Studentët duhet të përcaktojnë doktrinën vijuese: Në Ardhjen e Tij të Dytë, Jezu Krishti do të vijë për gjykim kundër të paperëndishmëve. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë doktrinë në shkrimet e tyre të shenjta, pranë vargut 2.)
Doktrina e Besëlidhje 133:4–16
Zoti e urdhëron popullin e Tij që të përgatitet për Ardhjen e Tij të Dytë
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë kontekstin e kësaj zbulese, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë hyrjen e seksionit te Doktrina e Besëlidhje 133. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar mënyrën se si u përfshi kjo zbulesë fillimisht te Doktrina e Besëlidhje. Pasi të raportojnë atë që gjejnë, ftojini studentët të vërejnë datën kur u dha kjo zbulesë. Shpjegoni se kjo zbulesë është jashtë rendit kronologjik ngaqë fillimisht ishte një shtojcë e Doktrinës e Besëlidhjeve. Kjo zbulesë dhe seksioni 1 shfaqeshin pas të gjitha zbulesave të tjera të botuara te Doktrina e Besëlidhje.
Ftojini studentët që në heshtje t’i hedhin një sy të shpejtë vargut 4 dhe të gjejnë atë që Zoti e urdhëron popullin e Tij të bëjë në lidhje me Ardhjen e Tij të Dytë.
-
Çfarë e urdhëron Zoti popullin e Tij të bëjë? (Ta përgatitë veten e tij dhe të mblidhen së bashku në Sion.)
Shkruajeni thënien e paplotë vijuese në tabelë: na ndihmon të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.
Ndajini studentët në dyshe. Ftojini dyshet të lexojnë së bashku Doktrinën e Besëlidhjet 133:4–16, duke kërkuar fjalë dhe fraza që na mësojnë se si të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.
Ftojeni çdo çift të raportojë atë që ka gjetur dhe kërkojini një studenti ta plotësojë thënien në tabelë duke i shkruar përgjigjet e studentëve nën vijën bosh.
Për t’i ndihmuar studentët që t’i kuptojnë më mirë disa nga mënyrat se si mund të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Zotit, bëni një kopje të veprimtarisë vijuese për çdo student. Ftojini studentët ta plotësojnë veprimtarinë me partnerët e tyre dhe të përgatiten për t’i ndarë idetë e tyre me klasën. (Ju mund të doni t’i nxitni studentët që t’i shkruajnë përgjigjet e tyre përpara se t’ia tregojnë klasës.)
Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini studentët t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës. (Për t’i ndihmuar të gjithë që të marrë pjesë, caktoni çifte të ndryshme që t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme.) Ndërsa studentët diskutojnë vargun 15, ata duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse kthehemi te ligësia dhe mëkatet e mëparshme, atëherë ne nuk do të jemi të përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit.
Referojuni sërish listës në tabelë të gjërave që ne mund të bëjmë për t’u përgatitur për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Vini në dukje se Zoti do që të gjithë njerëzit të jenë gati për ardhjen e Tij. Ftojini studentët të shqyrtojnë me të shpejtë Doktrinën e Besëlidhjet 133:4–15 dhe të përcaktojnë vargjet që na mësojnë se si ta shpërndajmë ungjillin dhe se si t’i ftojmë të tjerët të vijnë te Krishti.
-
Cilat vargje na mësojnë se ne duhet ta shpërndajmë ungjillin dhe t’i ftojmë të tjerët të vijnë te Krishti? (Studentët duhet të përcaktojnë vargjet 8–10.)
-
Çfarë mund të mësojmë nga këto vargje rreth punës misionare? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë parimin vijues: Kur e ndajmë ungjillin, ne i ndihmojmë të tjerët të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shkruajnë këtë parim në shkrimet e tyre të shenjta.)
Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë këtë parim, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ftojeni klasën të dëgjojë për atë që Plaku Andersen përcaktoi si përgjegjësinë tonë dhe një mënyrë se si mund ta përmbushim atë përgjegjësi.
Një nga përgjegjësitë tuaja të rëndësishme është që të ndihmoni në përgatitjen e botës për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. …
Misioni juaj do të jetë një mundësi e shenjtë për t’i sjellë të tjerët te Krishti dhe për të ndihmuar në përgatitjen për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. …
… Bota, në masë të madhe, po përgatitet për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit për shkak të punës së Zotit nëpërmjet misionarëve të Tij” (“Të Përgatisësh Botën për Ardhjen e Dytë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 49, 51).
-
Përse mendoni se nuk është e mjaftueshme të përgatitim vetëm veten tonë për Ardhjen e Dytë?
-
Si mendoni ju, në ç’mënyrë të ndihmuarit e të tjerëve që të përgatiten për Ardhjen e Dytë do t’ju ndihmojë edhe ju vetë të përgatiteni për të?
Ftojini studentët të mendojnë për njerëzit që i kanë ndihmuar ata të vijnë më pranë Krishtit. Ftojini disa studentë që të tregojnë se si të tjerët kanë ndikuar dhe i kanë ndihmuar ata.
Vërini studentët të rishikojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 133:16, duke kërkuar atë që Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit të bëjnë që të përgatiten për ta takuar Atë. Kërkojuni studentëve të raportojnë për atë që gjejnë.
-
Çfarë gjeni te vargu 16 që lidhet me punën misionare?
-
Çfarë parimi mund të përcaktojmë te vargu 16 që do të na ndihmojë të jemi të përgatitur për ta takuar Zotin kur Ai të vijë? (Një mënyrë se si studentët mund ta shprehin këtë parim është që kur pendohemi, ne përgatitemi për t’u takuar me Zotin.)
-
Si na ndihmon pendimi që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit?
Shkruajini në tabelë shprehjet e papërfunduara vijuese:
Për t’i ndihmuar studentët të vënë në zbatim të vërtetat që kanë mësuar sot, u kërkoni atyre që t’i plotësojnë thëniet [e shkruara] në tabelë në fletoren e tyre të klasës ose në ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta.
Doktrina e Besëlidhje 133:17–35
Zoti zbulon disa ngjarje që lidhen me Ardhjen e Dytë dhe mbretërimin e Tij mijëvjeçar
Shpjegoni që, pasi dha mësim rreth mënyrave se si të përgatitemi për ardhjen e Tij, Zoti na urdhëroi që të jemi të përgatitur.
Ndajini studentët sërish në dyshe që të kenë partnerë të rinj. Ftojeni gjysmën e çifteve që të lexojnë së bashku Doktrinën e Besëlidhjet 133:17–25, duke kërkuar ngjarje që lidhen me Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Kërkojini gjysmës tjetër të çifteve që të bëjnë të njëjtën gjë me Doktrinën e Besëlidhjet 133:26–35. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojeni çdo çift që t’i raportojë klasës një gjë që ata kanë zbuluar.
-
Sipas vargut 17, çfarë do të na duhet të bëjmë që të përgatitemi për Ardhjen e Dytë? Përse kjo është kaq e rëndësishme? (Për t’i ndihmuar studentët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, ju mund të doni të sugjeroni që ata të lexojnë Almën 7:9, 14–19. Vini në dukje se fraza “duke i drejtuar shtigjet e tij” lidhet me përgjegjësinë tonë që të pendohemi dhe t’ua predikojmë ungjillin të tjerëve, kështu që ata të mund të pendohen, të pagëzohen dhe të marrin dhuratën e Frymës së Shenjtë.)
Përfundoni duke dëshmuar për rëndësinë e pendimit në përgatitjen për Ardhjen e Dytë. Nxitini studentët të jetojnë drejtësisht që të mund të përjetojnë përmbushjen e premtimeve të Zotit në jetën e tyre.