Mësimi 159
Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës
Hyrje
Më 23 shtator 1995, në një mbledhje të përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, Presidenti Gordon B. Hinkli paraqiti “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”. Kjo proklamatë nga Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve i shpall botës standardet dhe doktrinat e Zotit lidhur me familjen. Proklamata jep këshilla edhe për forcimin e familjes dhe një paralajmërim rreth pasojave të shpërbërjes së familjeve.
Shënim: Sigurohuni që çdo student të ketë një kopje të dokumentit “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”. Ky dokument mund të gjendet në faqen 129 të numrit të nëntorit 2010 të revistës Ensign ose Liahona, në broshurat Detyra ndaj Perëndisë dhe Përparimi Personal, në librin Të Vërtetë ndaj Besimit nën pjesën “Familja” dhe në LDS.org. Ju mund të gjeni një kopje të proklamatës së familjes edhe në shtojcën e këtij manuali.
Sugjerime për Mësimdhënien
Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve i nxjerrin një shpallje botës lidhur me familjen
Përpara orës së mësimit, renditni në tabelë fjalët dhe frazat vijuese:
Fillojeni orën mësimore duke bërë pyetjet vijuese:
-
Duke ngritur duart lart, sa prej jush kanë pasur pyetje apo njohin dikë që ka pasur pyetje lidhur me një ose më shumë nga çështjet që janë në tabelë?
-
Ku mund t’i gjejmë udhëzimet e Zotit mbi këto tema?
Shpërndajuni studentëve kopje të dokumentit “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”. (Ju mund të doni t’i ftoni studentët që t’i numërojnë paragrafët në proklamatë në mënyrë që të mund t’ju ndjekin me lehtësi kur ju u referoheni paragrafëve të ndryshëm.) Shpjegoni se Presidenti Gordon B. Hinkli e shpalli këtë deklaratë më 23 shtator 1995, në një mbledhje të përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës. Pikërisht përpara se Presidenti Hinkli ta lexonte atë, ai tha disa nga arsyet përse botës i nevojiten të vërtetat që ajo përmban. Ftojeni një student që të lexojë me zë të lartë thënien në vijim nga Presidenti Hinkli. Vëreni klasën të dëgjojë arsyet përse botës i nevojitet kjo proklamatë.
“Me kaq shumë sofizëm që jepet si e vërtetë, me kaq shumë mashtrim lidhur me standardet e vlerat, me kaq shumë joshje dhe nxitje për të përqafuar ndotjen e ngadaltë të botës, ne kemi pasur ndjenjën që të lajmërojmë dhe paralajmërojmë. Në mbështetje të kësaj, ne të Presidencës së Parë dhe të Këshillit të Dymbëdhjetë Apostujve tani i shpallim një proklamatë Kishës dhe botës si një deklaratë dhe ripohim të standardeve, doktrinave dhe praktikave lidhur me familjen, të cilat profetët, shikuesit dhe zbuluesit e kësaj kishe i kanë përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë historisë së saj” (“Stand Strong against the Wiles of the World”, Ensign, nëntor 1995, f. 100).
-
Përse iu dha Kishës dhe botës kjo proklamatë?
Shpjegoni se kur ne studiojmë dokumentin “Familja: Një Proklamatë Drejtuar Botës”, ne mund të marrim përgjigje për shumë pyetje lidhur me familjen. Për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë doktrinat që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më qartësisht temat e renditura në tabelë, ftojini pesë studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë paragrafët 1–5 të proklamatës. Vëreni klasën t’i ndjekë dhe të kërkojë doktrinat që lidhen me temat në tabelë. Ndaloni pas çdo paragrafi për t’i lejuar studentët të tregojnë atë që kanë gjetur. Ftojini studentët t’i shenjojnë doktrinat që gjejnë në kopjet e tyre të proklamatës së familjes.
Ndërsa studentët raportojnë, ftojini ata të shkruajnë në tabelë doktrinat që gjejnë. Studentët mund të përcaktojnë dhe të shkruajnë doktrinat vijuese:
Martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia [paragrafi 1].
Familja është thelbësore në planin e Atit Qiellor [paragrafi 1].
Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual të jetës para lindjes, të jetës së vdekshme dhe asaj të përjetshme [paragrafi 2].
Plani hyjnor i lumturisë bën të mundur që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë pas vdekjes [paragrafi 3].
Urdhërimi i Perëndisë për bashkëshortët dhe bashkëshortet që të kenë fëmijë, mbetet i vlefshëm sot [paragrafi 4].
Perëndia ka urdhëruar që fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis një burri dhe një gruaje që janë ligjërisht të martuar [paragrafi 4].
Krijimi i jetës së vdekshme është një pjesë e shenjtë dhe e rëndësishme e planit të Atit Qiellor [paragrafët 3 dhe 5].
Ndërsa studentët raportojnë çdo doktrinë që kanë gjetur, përdorni një ose më shumë nga pyetjet vijuese për ndjekjen e ecurisë për t’i ndihmuar ata që ta kuptojnë më mirë doktrinën.
-
Si lidhet kjo doktrinë me temat e renditura në tabelë?
-
Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që ta kuptoni këtë doktrinë?
-
Si mund të ndikojë të kuptuarit dhe të besuarit e kësaj doktrine në vendimet që ju merrni?
Nëse studentët nuk përmendin asnjë nga doktrinat e renditura më lart, ndihmojini studentët të gjejnë vendndodhjen e tyre dhe t’i diskutojnë ato.
Proklamata për familjen na ndihmon të krijojmë familje të suksesshme
Ftojini studentët të mendojnë se si do të donin të ishin familjet e tyre të ardhshme.
-
Çfarë lloj veprimtarish, karakteristikash, qëndrimesh dhe bindjesh mendoni se do t’i sjellin lumturi familjes suaj të ardhshme?
Ndajini studentët në grupe të vogla. Ftojeni secilin grup të lexojë së bashku me zë të lartë paragrafët 6–7 të proklamatës së familjes. Ftojini ata të kërkojnë gjëra që mund t’i ndihmojnë të arrijnë lumturi në familjet e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme, bëjini gjithë klasës pyetjet vijuese:
-
Si ka më shumë gjasa të arrihet lumturia në familje? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Lumturia në jetën familjare ka më shumë gjasa të arrihet kur bazohet mbi mësimet e Zotit Jezu Krisht. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë parim në kopjet e tyre të proklamatës së familjes.)
-
Sipas paragrafëve 6 dhe 7, cilat janë disa parime që i ndihmojnë familjet të gjejnë lumturi? (Merrni parasysh ta ftoni një student që t’i shkruajë përgjigjet e studentëve në tabelë.)
Ftojini studentët t’i diskutojnë së bashku pyetjet vijuese në grupet e tyre të vogla. Jepini secilit grup një kopje të pyetjeve ose shkruajini pyetjet në tabelë.
Shënim: Për shkak të natyrës së ndjeshme dhe vetjake të marrëdhënieve familjare, mos i ftoni studentët ta diskutojnë veprimtarinë vijuese me zë të lartë. Në vend të kësaj, nxitini studentët të mendojnë për këto mësime individualisht dhe të përsiatin se si mund të përmirësohen.
Pasi grupet të kenë pasur kohë për t’i diskutuar pyetjet, kërkojuni studentëve të përsiatin se cilin nga këto mësime zbatojnë në familjet e tyre dhe se në ç’mënyrë të vepruarit kështu i ka shtuar lumturi familjeve të tyre. Ftojini studentët të marrin parasysh se cilin nga mësimet te proklamata mund të jetojnë më mirë në përpjekje për të sjellë lumturi më të madhe për veten e tyre dhe për familjet e tyre. Ju mund të doni t’i ftoni studentët që të shkruajnë një synim për mënyrën se si planifikojnë t’i jetojnë më mirë këto mësime në familjet e tyre.
Nëse e lejon koha, zgjidhni dy ose më shumë nga pyetjet vijuese për t’i diskutuar si klasë:
-
Sipas gjysmës së fundit të paragrafit 7, cilat janë përgjegjësitë e etërve? Në çfarë mënyrash e keni parë atin tuaj ose etërit e tjerë t’i përmbushin këto përgjegjësi?
-
Sipas gjysmës së fundit të paragrafit 7, cila është përgjegjësia kryesore e nënave? Në çfarë mënyrash e keni parë nënën tuaj ose nënat e tjera ta përmbushin këtë rol?
-
Çfarë do të thotë që këto përgjegjësi janë dhënë “nëpërmjet planit hyjnor”? (Ato u vendosën nga Ati ynë Qiellor.) Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që kjo të kuptohet?
-
Cilat fraza te paragrafi 7 na ndihmojnë të kuptojmë se si etërit dhe nënat duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Etërit dhe nënat janë të detyruar ta ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë në përgjegjësitë e tyre familjare.)
-
Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që nënat dhe etërit të kuptojnë se janë partnerë të barabartë?
Ftojini studentët të tregojnë se si i kanë parë nënat dhe etërit të punojnë së bashku si partnerë të barabartë.
Ndërsa studentët diskutojnë nevojën që etërit dhe nënat ta mbështetin njëri-tjetrin, ju mund të doni ta drejtoni vëmendjen e tyre te fjalia vijuese pranë fundit të paragrafit 7: “Paaftësia, vdekja ose rrethana të tjera mund të bëjnë të nevojshme përshtatjen ose ndryshimin e këtyre roleve”. Sigurojini studentët se Zoti është në dijeni të këtyre rrethanave dhe se Ai i bekon prindërit dhe familjet ndërsa ata përpiqen t’i përmbushin detyrimet e tyre.
-
Sipas fjalisë së fundit të paragrafit 7, kush tjetër mund t’i ndihmojë nënat dhe etërit në përgjegjësitë e tyre? (Të afërm të tjerë. Ju mund të doni të vini në dukje se edhe fëmijët mund t’i ndihmojnë prindërit e tyre.)
Shpjegoni se çdo familje ka vështirësitë e saj, por që çdo familje mund t’i jetojë mësimet e Jezu Krishtit dhe të gjejë lumturi.
Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë paragrafin 8 dhe 9 të proklamatës së familjes. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se çfarë do të ndodhë nëse nuk i përmbushim përgjegjësitë tona në familjet tona.
-
Çfarë do të ndodhë nëse i shpërfillim përgjegjësitë tona familjare? (Studentët duhet të shprehin se, Zoti do të na mbajë përgjegjës nëse nuk i përmbushim përgjegjësitë tona në familjet tona. Ata gjithashtu mund të vënë në dukje se shpërbërja e familjes do të çojë në fatkeqësi.)
-
Çfarë përgjegjësish mendoni ju se kanë fëmijët në familje?
Ftojini studentët të përsiatin mbi mënyrën se si po i përmbushin përgjegjësitë e tyre në familjet e tyre. Nëse i ftuat ata që të shkruajnë një synim për të jetuar më mirë në familjen e tyre një nga mësimet e proklamatës së familjes, nxitini ata të kërkojnë ndihmën e Zotit ndërsa përpiqen për t’i arritur qëllimet e tyre.
Përfundoni duke u kërkuar disa studentëve që të tregojnë dëshminë e tyre për ndonjë nga të vërtetat e dhëna mësim në këtë orë mësimore. Ju mund të doni gjithashtu të jepni dëshminë tuaj për doktrinat dhe parimet në proklamatën e familjes.