Seminare dhe Institute
Mësimi 52: Doktrina e Besëlidhje 45:16–59


Mësimi 52

Doktrina e Besëlidhje 45:16–59

Hyrje

Bibla dhe Libri i Mormonit profetizojnë për kushtet dhe ngjarjet që do ta paraprijnë Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Pak kohë pasi Kisha lëvizi nga Nju-Jorku për në Ohajo, Jozef Smithi mori zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 45. Në pjesën e zbulesës që trajtohet në këtë mësim, Shpëtimtari siguroi hollësi rreth kohës që e paraprin Ardhjen e Tij të Dytë. Ai e zgjeroi shpjegimin e të vërtetave që ua kishte mësuar dishepujve të Tij në Malin e Ullinjve (shih Mateu 24).

Sugjerime për Mësimdhënien

Doktrina e Besëlidhje 45:16–46

Shpëtimtari zbulon shenja që do ta paraprijnë Ardhjen e Tij të Dytë

Fillojeni mësimin duke bërë pyetjen vijuese:

  • Si mund ta dalloni se kur është gati për të rënë shi?

Shpjegoni se ashtu siç ka tregues që na ndihmojnë të dimë se kur do të bjerë shi, ka edhe tregues ose shenja që na ndihmojnë të dimë se kur do të ndodhë Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit.

Shkruani sa vijon në tabelë: Shenjat e Ardhjes së Dytë.

Shpjegoni se në zbulesën e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 45, Zoti përshkroi disa nga shenjat që do të na paralajmëronin rreth afrimit të Ardhjes së Tij të Dytë.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 45:16–17 duke parë se për çfarë dishepujt e Zotit i kërkuan Atij dhe çfarë tha Ai se do t’iu tregonte atyre.

  • Për çfarë i kërkuan dishepujt Zotit që t’u mësonte atyre?

  • Çfarë tha Zoti se Ai do t’u tregonte dishepujve të Tij? (Se si do të vinte dita e shëlbimit dhe se si do të rivendosej Izraeli i shpërndarë.)

Për t’i ndihmuar studentët të përcaktojnë se çfarë tha Shpëtimtari që do ta paraprinte Ardhjen e Tij të Dytë, shkruani në tabelë referencat vijuese:

DeB 45:18–24

DeB 45:25–27

DeB 45:28–31, 33

DeB 45:40–43

Ndajini studentët në dyshe dhe i caktoni secilës dyshe një nga fragmentet në tabelë. Vërini t’i lexojnë vargjet së bashku duke kërkuar shenjat e përmendura në ato vargje. Përpara se të fillojnë, ju mund të doni të vini në dukje se disa nga shenjat janë përmbushur tashmë.

Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojini secilës dyshe t’ia raportojnë klasës gjetjet e tyre. Ftojeni një student t’i shkruajë përgjigjet e tyre në tabelë nën titullin “Shenjat e Ardhjes së Dytë”. Siç nevojitet, përdorni informacionin në dy paragrafët vijues për t’i ndihmuar studentët që t’i kuptojnë profecitë.

Te Doktrina e Besëlidhje 45:18–24 ne lexojmë për profecitë që janë përmbushur tashmë. Ngjarjet e profetizuara në këto vargje ndodhën pak kohë pas vdekjes dhe Ringjalljes së Shpëtimtarit. Vini në dukje se vargu 20 i drejtohet tempullit të ndërtuar nga Herodi i Madh në Jerusalem. Ai u shkatërrua në vitin 70 ps.K. nga romakët.

Te Doktrina e Besëlidhje 45:25–46 ne lexojmë për profecitë që do të përmbusheshin në këtë periudhë ungjillore, përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Në këtë fragment fraza “kohët e Johebrenjve” (DeB 45:25, 28, 30) i drejtohet ungjillit që po u predikohej fillimisht johebrenjve në ditët e mëvonshme. Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se Jozef Smithi “ishte një johebre, që do të thotë një shtetas i një kombi johebre dhe gjithashtu që ai nuk ishte një jude. … Në të vërtetë, ungjilli ka ardhur në ditët e fundit në kohët e johebrenjve dhe, në një shkallë të gjerë, nuk do t’iu shkojë judenjve derisa të fillojë plotësia e johebrenjve. (DeB 45:28–30.)” (Mormon Doctrine, bot. i 2-të [1966], f. 311).

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 45:34. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar mënyrën se si u ndien dishepujt në kohën e Jezu Krishtit kur Ai u tregoi atyre rreth shenjave të Ardhjes së Tij të Dytë.

  • Si ndiheni kur merrni parasysh shenjat e Ardhjes së Dytë?

Shpjegoni se të mësuarit rreth shenjave të Ardhjes së Dytë mund të na ndihmojë të jetojmë pa spekulim, frikë ose ankth. Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 45:35–38 që të mësojnë përse Zoti i dha këto shenja. (Përpara se studentët të lexojnë, ju mund të doni të shpjegoni se në Izrael, pema e fikut është pema e fundit që nxjerr gjethe në pranverë dhe e bën këtë vonë në stinë.)

  • Përse është e rëndësishme të jemi në gjendje të dallojmë se kur “ora është afër”, ose që Ardhja e Dytë është e pashmangshme?

Shkruani në tabelë: Doktrina e Besëlidhje 45:32, 39. Ftojini studentët t’i lexojnë këto vargje me partnerët e tyre dhe të përcaktojnë atë që pasuesit e Jezu Krishtit do të bëjnë që të jenë gati për ardhjen e Tij.

  • Çfarë mund të bëjmë që të jemi të përgatitur për ardhjen e Zotit?

Shkruajeni në tabelë thënien e paplotë vijuese: Nëse qëndrojmë në vende të shenjta dhe vigjilojmë për shenjat, ne do të …

  • Bazuar në atë që kemi studiuar deri tani, si do ta plotësonit këtë thënie? (Sa vijon është një mënyrë se si studentët mund ta plotësojnë parimin: Nëse qëndrojmë në vende të shenjta dhe vigjilojmë për shenjat, ne do të jemi gati për Ardhjen e Dytë të Zotit. Përfundojeni shkrimin e parimit në tabelë.)

  • Si mendoni se një pasues i Jezu Krishtit mund të “qëndroj[ë] në vende të shenjta”? Cilat janë disa vende në jetën tuaj që mund t’i konsideroni “vende të shenjta”?

Për t’i ndihmuar studentët ta shtojnë të kuptuarit e tyre se çfarë do të thotë të qëndrojnë në vende të shenjta, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese. Kërkojini klasës të dëgjojë për atë që do të thotë të qëndrojnë në vende të shenjta:

“‘Vendet e shenjta’ mund të kenë të bëjnë më shumë me mënyrën se si dikush jeton, sesa me vendin ku jeton. Nëse jetojmë të denjë për shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë, atëherë ne qëndrojmë në një vend të shenjtë. … Një vend i shenjtë është një vend ku një njeri gëzon Shpirtin e Perëndisë” (Doctrine and Covenants Student Manual, bot. i 2-të. [Church Educational System manual, 2001], f. 196).

  • Si mund të qëndrojmë në vende të shenjta ndërkohë që rrethohemi nga ligësia e botës?

Merreni parasysh të paraqitni figurën Ardhja e Dytë (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 66; shih edhe LDS.org). Përmblidheni Doktrinën e Besëlidhjet 45:44–46 duke shpjeguar se ata që janë të përgatitur për ardhjen e Shpëtimtarit, do ta shohin Atë të vijë në lavdi. Të drejtët që kanë vdekur përpara ardhjes së Tij, do të ringjallen dhe do të ngrihen për ta takuar Atë. Shenjtorët besnikë që janë gjallë në tokë, gjithashtu do të rrëmbehen lart për ta takuar Atë (shih DeB 88:96–98).

Ardhja e Dytë

Doktrina e Besëlidhje 45:47–59

Shpëtimtari zbulon shenja dhe mrekulli që do të jenë të pranishme në Ardhjen e Tij të Dytë

Paraqitni ose ftojini studentët të kthehen te Harta 1 (“Harta Fizike e Tokës së Shenjtë”) në seksionin e Hartave të Biblës në shkrimet e tyre të shenjta. Vini në dukje vendndodhjen e Malit të Ullinjve në Jerusalem dhe shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 45:48 i drejtohet këtij vendi të rëndësishëm në Izrael. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Doktrinën e Besëlidhjet 45:48. Vëreni klasën ta ndjekë duke kërkuar se çfarë do t’i ndodhë këtij mali dhe tokës kur të kthehet Shpëtimtari.

Ftojeni një student të lexojë Doktrinën e Besëlidhjet 45:49–50. Vëreni klasën ta ndjekë dhe të kërkojë çfarë tjetër do të ndodhë në Ardhjen e Dytë.

  • Çfarë do t’u ndodhë kombeve të tokës në Ardhjen e Dytë?

  • Cilëve mendoni se u drejtohet shprehja “ata që kanë qeshur”?

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 45:51–53 duke kërkuar se si judenjtë do të përgjigjen kur Zoti të vijë në Malin e Ullinjve.

  • Përse do të vajtojnë judenjtë kur Zoti të kthehet?

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë mënyra shtesë të përgatitjes për Ardhjen e Dytë të Zotit, tregoni figurën Shëmbëlltyra e Dhjetë Virgjëreshave (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 53; shih edhe LDS.org). Kërkojuni studentëve nëse ndonjëri prej tyre mund ta tregojë shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave. Nëse është e nevojshme, ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë shëmbëlltyrën nga Mateu 25:1–13.

Shëmbëlltyra e Dhjetë Virgjëreshave
  • Në ç’mënyra ishin pesë prej virgjëreshave të mençura?

  • Si lidhet kjo shëmbëlltyrë me Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit?

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 45:56–57 duke kërkuar mënyrën se si do të përmbushet shëmbëlltyra e dhjetë virgjëreshave.

  • Si do të përmbushet kjo shëmbëlltyrë në Ardhjen e Dytë?

Për t’i ndihmuar studentët ta kuptojnë më tej shëmbëlltyrën e dhjetë virgjëreshave, kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërkojini klasës të dëgjojë se çfarë përfaqësojnë dhjetë virgjëreshat:

Plaku Dallin H. Ouks

“Aritmetika e kësaj shëmbëlltyre është drithëruese. Dhjetë virgjëreshat në mënyrë të qartë përfaqësojnë anëtarët e Kishës së Krishtit, sepse të gjitha u ftuan në festën e dasmës dhe të gjitha e dinin se çfarë kërkohej për t’u pranuar kur të vinte dhëndri. Por vetëm gjysma ishin gati kur ai erdhi” (“Preparation for the Second Coming”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 8).

  • Sipas vargut 57, çfarë duhet të bëjmë me qëllim që të përgatitemi për ardhjen e Zotit? (Studentët duhet të përcaktojnë parimin vijues: Nëse e pranojmë të vërtetën dhe e marrim Shpirtin e Shenjtë si udhëzuesin tonë, ne do t’i qëndrojmë Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Shkruajeni parimin në tabelë.)

Ftojini studentët të mendojnë rreth parimit në tabelë dhe të përsiatin raste kur ata e kanë pranuar të vërtetën ose e kanë ndjekur Shpirtin e Shenjtë. Ftojini disa studentë që të tregojnë përvojat e tyre.

  • Si mendoni se mund t’ju ndihmojnë përvojat tuaja me marrjen e së vërtetës dhe ndjekjen e Shpirtit të Shenjtë, që të jeni të përgatitur për ta takuar Zotin në Ardhjen e Tij të Dytë?

Ftojini studentët t’i përdorin parimet e shkruara në tabelë për të caktuar një synim që do t’i ndihmojë të përgatiten për ardhjen e Shpëtimtarit.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Doktrinën e Besëlidhjet 45:55, 58–59 për të zbuluar bekime shtesë, të cilat do t’iu vijnë atyre që janë të përgatitur për ditën e Ardhjes së Dytë dhe i qëndrojnë asaj. Kërkojuni atyre të raportojnë atë që gjejnë.

Shpjegoni se Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, theksoi rëndësinë e pasjes së Shpirtit në kohë të trazuara. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese dhe ftojeni klasën të dëgjojë për mënyrën që tha Presidenti Paker se si ne mund të ndihemi rreth të jetuarit në kohën që paraprin Ardhjen e Dytë:

Presidenti Bojd K. Paker

“Ne jetojmë në kohë të trazuara – kohë shumë të trazuara. Ne shpresojmë, ne lutemi për ditë më të mira. Por ajo nuk ndodh. Profecitë na e thonë atë. Ne nuk do të përjashtohemi nga sprovat që do të vijnë as si një popull, as si familje apo si individë. …

Nuk është e nevojshme të jetojmë me frikën e së ardhmes. Ne kemi çdo arsye që të gëzohemi dhe pak arsye që të frikësohemi. Nëse i ndjekim nxitjet e Shpirtit, ne do të jemi të sigurt, çfarëdo që të përmbajë e ardhmja. Do të na tregohet se çfarë të bëjmë” (“The Cloven Tongues of Fire”, Ensign, maj 2000, f. 8).

Kërkojuni studentëve të tregojnë diçka që mësuan rreth Ardhjes së Dytë nga ky mësim. Ju mund të doni të shprehni ndjenjat tuaja gjithashtu.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Doktrina e Besëlidhje 45. Artikull rreth Ardhjes së Dytë

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, paraqiti një vështrim gjithëpërfshirës të Ardhjes së Dytë në një artikull të titulluar “When Shall These Things Be?”[“Kur do të Jenë Këto Gjëra?”]. Artikulli u botua në revistën Ensign të dhjetorit 1996. Ai është në dispozicion te LDS.org.

Doktrina e Besëlidhje 45:25–28. “Kohët e Johebrenjve”

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Plaku Brus R. Mek‑Konki

“Kohët e johebrenjve është ajo kohë ose epokë, ajo shtrirje e kohës ose e viteve, gjatë së cilës ungjilli u shkon johebrenjve mbi një bazë parapëlqimi. Në kohën e Jezusit ungjilli iu ofrua fillimisht njerëzve të tij judenj; vetëm më vonë u predikua ai në veshët e johebrenjve. Në kohën tonë ai u është rivendosur johebrenjve, domethënë njerëzve që nuk janë judenj – njerëzve, megjithatë, që janë të shtëpisë së Izraelit. Ai po u mësohet tani mbi një bazë parapëlqimi johebrenjve ose popullit që nuk është judeas, sikurse tha Pali, ‘se i ka ndodhur një ngurtësim një pjese të Izraelit deri sa të ketë hyrë tërësia e johebrenjve’. (Romakëve 11:25.)

Rivendosja e ungjillit paralajmëron fundin e epokës së johebrenjve dhe fillimin e epokës së judenjve. Zbulesat tona thonë se pasi mbetja e judenjve të Jerusalemit të jetë shpërndarë në të gjitha kombet, një ngjarje që ka ndodhur prej kohësh, ‘ata do të mblidhen përsëri’. Ata, megjithatë, duhet të mbeten në gjendjen e tyre të shpërndarë ‘derisa kohët e Johebrenjve të përmbushen. … Dhe kur kohërat e Johebrenjve të vijnë, një dritë do të agojë mes atyre që dergjen në errësirë dhe ajo do të jetë plotësia e ungjillit tim. Por ata [shumica e judenjve të shpërndarë] s’e pranojnë atë; sepse nuk e dallojnë dritën dhe i largojnë zemrat e tyre prej meje për shkak të mësimeve të njerëzve. Dhe në atë brez do të përmbushen kohërat e Johebrenjve.’ (DeB 45:24–29.) Që judenjtë, pak prej tyre, po fillojnë tani ta besojnë ungjillin e rivendosur dhe po kthehen te Mesia i tyre i vërtetë, është e mirënjohur. Kohët e johebrenjve do të përmbushen shpejt dhe kohët e judenjve edhe njëherë do të vijnë në ekzistencë” (The Mortal Messiah: From Bethlehem to Calvary, 4 vëll. [1979–1981], 1:97).

Doktrina e Besëlidhje 45:35–38. “Ora është afër”

Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se ngjarjet që paraprijnë Ardhjen e Dytë, mund të ndodhin me të shpejtë:

Plaku Nil A. Maksuell

“Dhe sa kohë deri para Ardhjes së Dytë? Përderisa engjëjt, me fjalë të tjera individët e mirinformuar, nuk e dinë ditën ose orën (po vitin?), sigurisht asnjë prej nesh nuk e di. Edhe pse kështu, edhe pse nuk na është dhënë me saktësi, ne ende mund të vëzhgojmë gjethet e pemës së fikut dhe shenjat e profetizuara të kohëve. Nga njëra anë, në mënyrë të qartë ka kaq shumë që ende duhet të vijë për të ndodhur: së pari, ungjilli do t’i predikohet çdo kombi për një dëshmi (shih Mateu 24:14). Por nga ana tjetër, shumë ngjarje mund të ngjishen në një hapësirë të shkurtër kohore (për shembull, hapja e dyerve drejt kombeve, të cilat tani janë të mbyllura)” (That Ye May Believe [1992], f. 7).